Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.elitaislame.com
 

 
 
 
 
 
 
 

Ramazani dhe gjendja e njerėzve nė tė

Falenderimi i takon Allahut i Cili e bėri ndėrrimin e ditėve e tė netėve pėrkujtim pėr ata qė logjikojnė. E falenderojmė Atė pėr mirėsitė e Tij tė shumta qė na ka dhuruar. Dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr me meritė veē Tij, i Cili ėshtė Bujar dhe falės i madh. Caktoi qė kjo botė tė jetė e pėrkohshme dhe nxiti qė tė furnizohemi pėr botėn e pafundme. Dėshmoj se Profeti ynė Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij, bartės i flamurit tė besnikėve. Pėr tė qoftė paqja dhe nderimet, mbi familjen dhe shokėt e tij, tė drejtėt dhe besnikėt, bujarėt dhe tė devotshmit!

   Allahu i Lartėsuar ka zgjedhur qė gjatė kohės tė ketė periudha pėr shtimin e bindjes ndaj Tij dhe, sigurisht, qė nė tė ka zgjedhur disa ditė e netė, duke treguar bamirėsi ndaj robėrve tė Tij besimtarė.

Nuk ka dyshim se ky ymet (muslimanėt) janė nderuar me ardhjen e njė muaji nė tė cilin ata pastrojnė shpirėtrat nga gjynahet dhe kundėrshtimet, trupat e tyre nga zakonet e kėqia dhe veprat e ndyra.

  Tė devotshmit nė kėtė muaj e shfrytėzojnė kohėn e tyre me bindje, lexim tė Kuranit dhe me ēdo punė tė mirė, tė cilat i afrojnė ata mė afėr me Krijuesin e tyre.

 Besoj se e kuptove se cili ėshtė ky muaj, o vėlla dhe ti o motėr.

 Ky muaj ėshtė ai, hėnėn e tė cilit besimtarėt e presin me padurim  nė mėnyrė qė tė shtojnė nė tė devotshmėrinė, duke zbatuar kėshtu urdhėrin e Zotit tė tyre.

" O ju qė keni besuar! Ju ėshtė urdhėruar juve agjėrimi siē u qe urdhėruar edhe atyre pėrpara jush me qėllim qė tė mund tė bėheni tė pėrkushtuar." Bekare, 183.

 Ai ėshtė muaj i begatė tė cilin muslimanėt e presin duke shpresuar qė tė jetė falje gjynahesh pėr ta, nuk ka dyshim se ai ėshtė furnizim pėr shpirtin dhe zemrėn dhe me anėn e tė cilit muslimanėt pėrpiqen pėr rritjen e gradave .

 Ai ėshtė zotėria i tė gjithė muajve. Nė tė zbriti Kurani mbi tė dėrguarin tonė Muhamedin (salallahu alejhi ue selam). E pra ky ėshtė muaji i Ramazanit, pėr tė cilin Allahu thotė:

"Muaji i Ramazanit nė tė cilin u zbrit Kurani: udhėzim pėr njerėzimin, provė e qartė pėr udhėheqje dhe kriter (dallues i qartė pėr tė drejtėn dhe tė gabuarėn)." Bekare, 185.

Ramazani ėshtė muaj ku pakėsohen tė kėqiat dhe pastrohen shpirtrat, nxirren nė pah besimet e sinqerta dhe nė tė hapen dyert e Xhenetit dhe mbyllen dyert e Xhehenemit. Profeti (salallahu alejhi ue selam) ka thėnė:" Kur hyn Ramazani hapen dyert e Xhenetit dhe mbyllen dyert e Xhehenemit dhe nė tė prangosen djajtė (shejtanėt)." (Mutefekun alejhi)

 Nė kėtė muaj ndodhet njė natė e cila ėshtė kurorė e vendosur nė kryet e kohės, ajo ėshtė mė e mirė se njėmijė muaj, nata e Kadrit pėr tė cilėn Allahu ka thėnė:

" Nata e Kadrit ėshtė mė e vlefshme se sa njėmijė muaj!" Kadėr, 3.

Nėse besimtari falet nė tė me besim dhe bindje i falen atij gjynahet e mėparshme.

   Ramazani ėshtė muaj nė tė cilin shfaqet qartė besimi i sinqertė dhe dashuria ndaj Allahut. Ai ėshtė sekreti midis robit dhe Zotit tė tij, ku ai e kryen atė tė sinqertė vetėm pėr Allahun dhe duke kėrkuar me tė kėnaqėsinė e Tij. Me tė shfaqen shenjat e njėsimit, shtohet besimi dhe rrėnjosen nė zemrėn e besimtarit bindja dhe devotshmėria.

 E si tė mos ndodh njė gjė e tillė kur agjėrimi ėshtė sikur e ka cilėsuar Allahu nė fjalėn qė transmeton prej Tij i dėrguari ynė Muhamedi (salallahu alejhi ue selam):

" Ēdo punė e birit tė Ademit ėshtė pėr tė, me pėrjashtim tė agjėrimit, ai ėshtė pėr Mua dhe Unė do ta shpėrblejė atė."

 Ramazani ėshtė muaj i cili tregon bashkimin dhe njėsimin e muslimanėve, nė tė janė tė barabartė tė pasurit dhe tė varfėrit, tė mėdhenjtė e tė vegjlit, burrat e gratė. Tė gjithė ata agjėrojnė duke iu bindur kėshtu Zotit tė tyre. Ata ndalohen prej ngrėnies nė tė njėjtėn kohė dhe e ēelin iftarin po nė tė njėjtėn kohė, janė tė barabartė nė agjėrimin dhe urinė e tyre. Sigurisht qė muaji i Ramazanit ėshtė hallkė e fortė qė i bashkon muslimanėt edhe pse ata janė tė shpėrndarė nė vende tė ndryshme. Nė kėtė muaj vėrtetohet fjala e Allahut ku thotė:

" Dhe me tė vėrtetė qė kjo feja juaj ėshtė njė fe (Islami) dhe Unė jam Zoti juaj; kėshtu pra, m’u frikėsoni (vetėm) Mua." Muminun, 52.

O ju muslimanė! Vėrtet vlerat e muajit tė Ramazanit janė tė mėdha e tė panumėrta.

    Pėrgėzohu o ti i cili e ndėrpret ngrėnien dhe pirjen pėr Allahun duke agjėruar dhe je i bindur ndaj Tij me atė qė Allahu i ka veēuar agjėruesit Ditėn e Gjykimit. Allahu ka caktuar qė agjėruesit tė hynė nė Xhenet nga dera Rejan (nga dera e atyre qė nuk do t’i marrė etja kurrė).

Sehl ibni Sadi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė se profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Vėrtet, nė Xhenet ėshtė njė derė, e cila quhet Rejan, nėpėr tė cilėn do tė hyjnė Ditėn e Gjykimit vetėm ata qė agjėrojnė, nėpėr atė derė tė tjerėt nuk do tė hyjnė. Do tė thirret nė atė derė ku janė agjėruesit. Do tė ēohen agjėruesit dhe nuk do tė mundet tjetėrkush tė hyjė nga kjo derė, e pasi tė hyjnė ata, dera do tė mbyllet e nuk do tė mundet tė hyjė askush tjetėr.”. (Mutefekun alejhi)

 Vallė a nuk mjafton si vlerė e kėtij muaji qė Allahu t’u falė gjynahet atyre tė cilėt e agjėrojnė muajin e Ramazanit duke qenė tė bindur nė besimin islam?

Ebu Hurejre (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Kush e agjėron muajin e Ramazanit, duke qenė i bindur nė besimin islam dhe duke i kryer obligimet islame, do t'i falen gabimet e tij tė mėparshme.” (Mutefekun alejhi)

   Nga vlerat e kėtij muaji ėshtė se besimtari nė tė ka lidhje mė tė ngushtė se nė muajt e tjerė me Kuranin. Nuk pėrkujdeset dikush nė kėtė muaj madhėshtor pėr agjėrimin e tij dhe leximin e Kuranit, vetėm se Allahu do tė mundėsojė qė ata tė dy tė jenė ndėrmjetėsues pėr tė Ditėn e Gjykimit; atė ditė kur unė dhe ti do tė kemi nevojė tė thotė qoftė edhe dikush njė dėshmi tė mirė pėr ne, para Allahut.

Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:" Agjėrimi dhe Kurani ndėrmjetėsojnė pėr besimtarin Ditėn e Gjykimit. Agjėrimi do tė thotė: ‘O Zot, ia ndalove robit ushqimin dhe epshet, prandaj mė bėj ndėrmjetėsues!’ Kurani do tė thotė:  ‘O Zot, e kam ndaluar robin tėnd nga gjumi i natės, prandaj mė bėj pėr tė ndėrmjetėsues!’ Dhe ndėrmjetėsojnė. (Ahmedi)

Agjėrimi i Ramazanit ėshtė njė nga pesė shtyllat e Islamit, tė cilat nėse dikush i kryen siē duhen do tė hyjė nė Xhenet.

Ibni Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Islami ėshtė ngritur mbi pesė (shtylla): dėshminė se nuk ka zot tjetėr me tė drejtė pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i dėrguar i Allahut, kryerjen e namazit, dhėnien e zekatit, vizitėn e Kabes dhe agjėrimin e Ramazanit.” (Mutefekun alejhi)

 Ndėrsa Talha bin Ubejd (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka transmetuar se njė arab me flokė tė pushpuritura erdhi tek i dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i tha: “Mė lajmėro pėr atė qė mė ka obliguar Allahu prej namazit!” Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ia ktheu: "Faljen e pesė namazeve me pėrjashtim tė asaj qė dėshiron ta falėsh vullnetarisht." Arabi pyeti pėrsėri duke thėnė: “Mė lajmėro pėr atė qė mė ka obliguar Allahu prej agjėrimit!” Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ia ktheu: "Agjėrimin e muajit tė Ramazanit me pėrjashtim tė asaj qė mund tė agjėrosh vullnetarisht." Pasi Profeti e lajmėroi atė pėr tė gjitha obligimet e fesė islame, ai tha: “Pasha Atė i Cili tė ka nderuar! Nuk shtoj e as nuk pakėsoj asgjė nga ato qė mė ka obliguar Allahu.” - dhe mė pas shkoi. Pasi u largua, Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: "Do tė hyjė nė Xhenet, nėse vepron ashtu siē tha." (Buhariu)

   Pėr shkak se besimtari nė muajin e Ramazanit shkėputet nga ngrėnia e pirja, kėnaqėsitė trupore (si marrėdhėniet me bashkėshorten) dhe dėshirat e vetes, Allahu ka vendosur qė kėtė sakrificė ta shpėrblejė mė shpėrblim tė veēantė, shpėrblim ky qė nuk mund ta caktojė vetėm se Ai. Po ashtu, Allahu ka bėrė qė era e gojės sė agjėruesit, prej tė cilės neveriten e shtrembėrohen shumė njerėz, tė jetė mė e mirė dhe mė e dashur tek Allahu, se era e miskut (parfumit kundėrmues). 

Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke transmetuar nga Allahu ka thėnė: "Ēdo punė e birit tė Ademit ėshtė pėr tė, ēdo e mirė shpėrblehet nga dhjetė deri nė shtatėqind fish, me pėrjashtim tė agjėrimit, ai ėshtė pėr Mua. Unė do ta shpėrblej atė, sepse ka lėnė epshet e tij, ushqimin dhe pirjen pėr Mua. Pėr agjėruesin ka dy gėzime, gėzim nė kohėn e iftarit dhe gėzim kur ta takojė Zotin e tij. Era e gojės sė agjėruesit tek Allahu ėshtė mė e mirė se era e miskut." (Mutefekun alejhi)

   Subhanallah! Sa shumė vlera ka agjėrimi i muajit tė Ramazanit! Pėr ēdo ditė nė tė Allahu liron grupe njerėzish nga zjari dhe me ēdo ditė agjėrimi pėr Allahun, besimtari largohet nga zjarri shtatėdhjetė vite.

Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kur tė jetė nata e parė e Ramazanit burgosen shejtanėt dhe sėmuren xhindėt, mbyllen dyert e zjarrit dhe nuk hapet asnjėra prej tyre dhe hapen dyert e Xhenetit dhe nuk mbyllet asnjėra prej tyre dhe thėrret njė thirrės: “O kėrkues i sė mires, pėrgatitu! O kėrkues i sė keqes, ndalohu prej saj, sepse me tė, vėrtet, Allahu shpėton nga zjarri; e kjo  nė ēdo natė tė kėtij muaji." (Tirmidhiu dhe Ibnu Maxhe)

Ndėrsa, nė njė hadith tjetėr Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kush agjėron njė ditė nė rrugė tė Allahut, ia largon Allahu fytyrėn e tij me kėtė ditė nga zjarri shtatėdhjetė vjet. (Muslimi)

 O Allah! Ty tė lutemi tė na lirosh ne dhe tė gjithė muslimanėt nga zjarri i Xhehenemit nė muajin Ramazan!

O Allah! Largoi fytyrat tona nga zjarri pėr ēdo ditė agjėrimi qė bėjmė pėr ty! Vėrtet, Ti je i Mėshirshėm dhe Bujar i Madh, nuk ka zot tjetėr me meritė, veē Teje.

Allahu i Lartėsuar, siē ka vendosur qė ky muaj tė jetė i begatė dhe me mirėsi tė pashtershme, ka bėrė qė me anėn e tij edhe besimtarėt tė jenė tė tillė nė kėtė muaj.  

Nuk ka dyshim se rrethi i bamirėsisė zgjerohet nė kėtė muaj madhėshtor, e kėshtu zemrat e besimtarėve shpejtojnė nė nxitjen e tyre pėr bujari dhe ēdo tė mirė. Ndaj dhe feja e pastėrt islame ka nxitur pėr njė gjė tė tillė, nė mėnyrė qė tė zgjerohen zemrat e bamirėsve dhe tė kurohet koprracia e tė ligėve. Allahu thotė:

" Kush ėshtė ai qė dėshiron tė lerė tek Allahu njė hua tė mirė, ashtu qė Ai tė mund t’ia shumėfishojė atė atij disa herė?" Bekare, 245.

Pasuria nuk pakėsohet me bujarinė e sadakasė, porse ajo ėshtė hua  e sigurtė tek Allahu, i Cili e shton begatinė e saj, dhe tė cilėn kur ta shohėsh Ditėn e Gjykimit do tė thuash: “Ah, qė nuk u tregova bujar edhe mė shumė!”

Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Ēdo ditė nė tė cilėn zgjohen njerėzit, zbresin dy melaike. Njėri prej tyre thotė: “O Allah, atij qė jep pėr Ty zėvendėsoja me mė tė mirėn!” Ndėrsa tjetri thotė: “O Allah, atij qė ėshtė koprrac jepi vetėm shkatėrrim!" (Mutefekun alejhi)  

 Kėshtu qė i gjen besimtarėt nė kėtė muaj tė garojnė nė dhėnien e sadakasė dhe zgjidhjen e problemeve qė kanė vėllezėrit e tyre. Dhe e gjithė kjo arrihet, sepse pasanikėt kur agjėrojnė kėtė muaj kuptojnė gjendjen e vėllezėrve tė tyre qė nuk sigurojnė dot kafshatėn e gojės, kujtojnė jetimėt dhe vejushat, tė cilėve u mungon ai qė pėrpiqet pėr furnizimin e tyre.

Nga ana tjetėr ata marin nė kėtė vepėr si shembull tė dėrguarin e tyre, i cili kur vinte Ramazani ishte pėr njerėzit mė i dobishėm se era, e cila sjell shiun.

Abdullah bin Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė: “Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Ramazan kur takonte Xhibrilin tregonte njė bujari qė nuk e kishte nė muajt e tjerė. Ai Xhibrili e takonte atė pėr ēdo natė tė Ramazanit dhe e pėrsėrisnin sė bashku Kuranin. Kėshtu, Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kėtė muaj ka qėnė pėr njerėzit mė i dobishėm se era pas sė cilės vjen shiu." ( Buhari dhe Muslimi)

O ju muslimanė! O ju tė cilėt Allahu ju ka nderuar me pasuri! Nė kėtė muaj ju ka hapur njė derė, ndaj shfrytėzojeni rastin tė hyni nė tė, para se ajo tė mbyllet. Nėse ke mundėsi qė tė mos tė ta kalojė dikush, bėje, se vėrtet garimi mė i pėlqyer ėshtė garimi nė tė mira dhe gjithmonė kujtoje fjalėn e profetit (salallahu alejhi ue selam) i cili ka thėnė: "O biri i Ademit! Jepu (tė varfėrve e nevojtarėve), nė mėnyrė qė tė tė jepet ty.”

Lum si ai i cili e shfrytėzon kėtė muaj dhe pėrfiton prej asaj qė ka vendosur Allahu nė kėtė muaj.

 

Gjendja e njerėzve nė Ramazan

Vėrtet, njerėzit nė kėtė muaj kaq tė madh janė nė grada tė ndryshme dhe gjėndje tė habitshme.

   Ka njerėz qė nė kėtė muaj agjėrojnė dhe falen pėr Allahun, Zotin dhe Krijuesin e tyre, si dhe i kryejnė obligimet e fesė. Porse ata kryejnė disa vepra qė janė adhurime si: duaja, kurbani, kėrkimi i ndihmės etj, pėr dikėnd tjetėr veē Allahut, qoftė ky varr, apo mekam, kėshtu qė i shkon kot agjėrimi, falja dhe ēdo vepėr qė ai bėn. O ti i cili e humb gjithė kėtė sakrificė me duar e tua! Qumėshti sa do tė madh qė ta ketė volumin, nėse do tė hedhėsh nė tė njė pisllėk ai do tė prishet. Kėshtu ėshtė edhe puna jote kur i drejton dhe i kryen disa vepra pėr tė tjerėt qė nuk lejohen vetėm se pėr Allahun. I ke shkatėrruar tė gjitha veprat e tua tė mira. Dėgjo se ē'thotė Allahu dhe largohu nga kjo vepėr e rrezikshme e cila bėhet shkak qė njeriu tė jetė pėr jetė nė zjarrin e Xhehenemit.

" Dhe sigurisht qė tashmė tė ėshtė shpallur ty (O Muhamed) si dhe atyre (tė dėrguarve) para teje: ‘Nė qoftė se bashkoni tė tjerė nė adhurim me Allahun, sigurisht qė gjithė veprat tuaja do tė jenė tė pavlera dhe padyshim qė do tė ishe nga tė humburit. Pėrkundrazi, adhuro Allahun (Njė tė Vetėm) dhe ji prej falėnderuesve!” Zumer, 65.

Ndėrsa nė njė ajet tjetėr thotė:

" Nuk ka dyshim se kushdo qė i vė shok nė adhurim Allahut, atėherė Allahu e ka bėrė haram (tė ndaluar) Xhenetin pėr tė dhe vendbanimi i tij do tė jetė zjarri. Dhe pėr keqbėrėsit (e mizorėt) nuk do tė ketė asnjė ndihmues.” Maide, 72.

    Vihet re se shumė njerėz agjėrojnė, porse nuk e falin namazin, apo falet vetėm nė Ramazan.

O ti i cili ke lėnė ngrėnien dhe pirjen pėr hir tė Allahut! O ti i cili ke ndėrmarrė kėtė sakrificė kaq tė madhe! Ē’tė pengon tė mos e falėsh namazin? Mos do tė thuash se ėshtė i vėshtirė?! Unė tė them se ai nuk ėshtė mė i vėshtirė se agjėrimi i muajit tė Ramazanit. Kujdesu ndaj namazit dhe bėje kėtė muaj tė bagatė, shkak dhe rrugė pėr fillimin dhe ruajtjen e asaj qė ėshtė shtylla kryesore e Islamit pas dėshmisė, namazit. Por, nėse nuk tregohesh i kujesshėm pėr kėtė vepėr madhėshtore, kam frikė se do tė jesh sikurse ai qė me njė dorė e ndėrton shtėpinė dhe me dorėn tjetėr e prish atė.

Vėllai im dhe ti o motėr! Bashkė me agjėrimin e Ramazanit fale dhe namazin dhe mos e ndėrprit atė me mbarimin e kėtij muaji, sepse besimtarėt janė urdhėruar me kėtė vepėr pėrpara se t’u obligohej atyre agjėrimi. Kjo ėshtė kėshilla me tė cilėn unė i drejtohem kėtij grupi njerėzish, nė mėnyrė qė tė mos bėjnė pjesė nė atė qė ka thėnė profeti (salallahu alejhi ue selam): "Mė erdhi Xhibrili e mė tha: ‘O Muhamed! Kush del nga Ramazani dhe nuk i janė falur gjynahet, dhe do tė hyjė nė zjarr, atėhere Allahu e largoftė kėtė njeri. Thuaj amin!’ Dhe unė thashė amin." (Ibėn Huzejme dhe Ibnu Hibani nė librat e saktė tė tyre, hadithi ėshtė i mirė.)

   Disa tė tjerė e agjėrojnė kėtė muaj si zakon dhe jo si adhurim. Ai agjėron pėr shkak se  shikon qė familja e tij apo njerėzit agjėrojnė. Ka shumė mundėsi qė nėse do tė ishte nė ndonjė vend nė tė cilin njerėzit nuk agjėrojnė edhe ky nuk do tė agjėronte. Kėshtu, qėllimi i tij ėshtė imitimi i njerėzve, ndaj dhe profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kush e agjėron muajin e Ramazanit me bindje dhe besim nė fenė islame do t’i fallen gjynahet e mėparshme." (Mutefekun alejhi)

Ėshtė detyrė pėr kėtė njeri qė ta shtyjė pėr tė agjėruar besimi se Allahu e ka obliguar atė, e jo pėr njerėzit, sepse kėshtu nuk do tė marrė shpėrblim pėr kėtė sakrificė qė po bėn.

  Ka njerėz tė cilėt ndėrpresin ngrėnien dhe pirjen, porse nuk agjėrojnė bashkė me ta sytė dhe gjuhėt e tyre. Ata nuk i ndalojnė vetet nga shikimi nė haram. Ka prej tyre qė shumicėn e kohės e kalojnė nė trotuare duke kullotur sytė sa andej e kėndej, ndėrsa tė tjerė nuk shkėputen nga televizioni edhe kur paraqiten nė tė femra tė zhveshura e lakuriq. Ndėrsa, disa njerėz nuk i frenojnė gjuhėt e tyre, nėse do t’ia regjistrosh fjalėt qė nxjer nga goja gjen qė shumica e tyre ėshtė sharje, ofendim, gėnjeshtra, thashetheme e pėrgojim tė muslimanėve. O ti i cili ke ndėrprerė ngrėnien dhe pirjen, pėrse ha mishrat e vėllezėrve tė tu? Kjo ėshtė mė e madhe, nėse ata qė pėrgojon janė njerėz qė kanė dije dhe pozitė ndėr muslimanėt. Mos e ēo urinė dhe etjen tėnde kot, duke ngrėnė mishrat e vėllezėrve tė tu muslimanė.                                 

Imam Ahmedi (Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė: “Patjetėr duhet qė besimtari ta ruajė agjėrimin nga gjuha e tij, kanė qenė sahabėt qė qėndronin nė xhami e thoshin: ta ruajmė agjėrimin tonė duke mos pėrgojuar askėnd.”                                                                               Ndėrsa Pejgamberi (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kush nuk i lė fjalėt e kėqija dhe punėn me to, nuk ka nevojė Allahu qė ky person tė lerė ushqimin dhe pijen e tij." (Buhariu)

Ndėrsa tė devotshmit pėrmbahen dhe atyre u agjėron ēdo qelizė qė u gjendet nė trup. Ata e kanė kuptuar se Allahu ua obligoi Ramazanin nė mėnyrė qė ata t’i mposhtin epshet e tyre dhe nuk ka dyshim se ata i lėnė tė dashurat e vetes pėr shkak tė dashurisė sė Allahut. Dashuria e Allahut te kėta njerėz ėshtė mė e madhe se dashuria dhe kėnaqėsitė e veteve tė tyre. Kėta njėrėz e ruajnė agjėrimin e tyre dhe nuk e ēojnė atė dėm, madje ndodh qė nėse dikush i ofendon apo i shan ata thonė ne jemi agjėrues dhe dėgjon prej tyre vetėm se atė me tė cilėn kėnaqet Allahu.

   Ka njerėz tė cilėt kur agjėrojnė u prishen moralet dhe u ngushtohen vetet. Kur hedh sytė tek ata vetėm se do t’i gjesh me fytyrė tė ngrysur, qė nxehen shpejt dhe qė mėrziten pėr gjėnė dhe mė tė vogėl.

  Ndėrsa disa njerėz e presin iftarin dhe durimi u ka mbaruar, nė dorėn e tyre mbajnė paketėn e duhanit, nė mėnyrė qė ta ēelin iftarin me tė. Po a nuk e dinė kėta njerėz se me njė vepėr tė tillė ata bėjnė njė sėrė gabimesh. E ēelin iftarin me diēka e cila ėshtė e ndaluar, e cila i dėmton e nuk u bėn dobi, bezdisin engjėjt dhe besimtarėt me erėn e gojės sė tyre kur falin namazin e akshamit nė xhami e shumė e shumė tė tjera.                                                   

Detyrė e kėtyre njerėzve, tė cilėt janė sprovuar me kėtė gjė, ėshtė qė nė kėtė muaj tė marrin inisiativėn par ta lėnė atė.

   Ndėrsa disa tė tjerė mezi presin sa tė mbarojė Ramazani nė mėnyrė qė tė khehen pėrsėri tek ngrėnia e pirja si dhe qefet e kėnaqėsitė tė cilat i kanė lėnė nė Ramazan, porse:  

" Por, nėse agjėroni, kjo ėshtė akoma mė mirė pėr ju, veē sikur ta dinit." Bekare, 184.

Kėta njerėz nuk e dinė se shfrytėzimi i kėtyre ditėve tė numėruara ėshtė me vlerė tė madhe. Disa nga tė parėt tanė tė mirė kanė thėnė: "Nė dynja ndodhet njė Xhenet, kush nuk hyn nė tė, nuk do tė hyjė nė Xhenetin e Ahiretit. Dhe Xheneti i kėsaj dynjaje ėshtė Xheneti i adhurimit dhe ėmbėlsia e besimit.”

 Sa keq ėshtė pėr ata njerėz tė cilėt duan tė dalin nga ky Xhenet! Dėgjo o vėlla dhe ti o motėr se ē’thotė dikush nga tė parėt tanė tė mirė nė momentin e vdekjes: “Vėrtet, qaj sepse agjėruesit do tė agjėrojnė pėr Allahun e unė nuk do tė jem me ta dhe do tė falen falėsit e unė nuk do tė jem nė mesin e tyre.”

   O ju vėllezėr! Po a nuk ėshtė e vėrtetė se ka tė tillė qė kėtė muaj e kalojnė vetėm nė gjumė dhe bėhen dembelė? Subhanallah! Sa shumė ndryshim ka midis kėtyre dhe profetit (salallahu alejhi ue selam) e shokėve tė tij, tė cilėt luftėrat mė tė mėdha i kanė patur nė Ramazan. O ju rinia islame, nė kohėn tonė kushtet janė mė tė favorshme se nė kohėn e profetit (alejhi selam) dhe pėrsėri gjejmė qė ata na e kanė kaluar nė tė mira dhe nuk e humbnin kėtė muaj me gjumė. Nė luftėn e Bedrit muslimanėt kur shkuan pėr nė fushėn e betejės 180 km larg kishin tre veta njė kafshė dhe ecnin nė shkretėtirėn pėrvėluese. Lufta e Hendekut ka ndodhur po nė Ramazan dhe nė kėtė muaj ėshtė realizuar dhe hapja e Mekės.

   Ėshtė pėr tė ardhur keq kur sheh apo dėgjon se shumė gra i kalojnė ditėt e Ramazanit vetėm nė guzhinė, duke gatuar, jo sikur ky muaj tė jetė muaj agjėrimi, por sikur ėshtė muaj pėr artin e gatimit. Ndėrsa disa tė tjera kur u vjen cikli mujor, shkėputen njėherė e pėrgjithmonė nga pėrkujtimi i Allahut dhe leximi i Kuranit, duke e ditur se gruas me menstruacione i lejohet tė lexojė Kuran, porse Kuranin duhet ta prekė me njonjė picetė apo dorashka.

  Ka disa gra tė cilat dalin e shkojnė nė xhami pėr tė falur teravitė me njerėzit, porse kur shkojnė nė tė e kthejnė xhaminė si forum nė tė cilin bisedojnė pėr ēdo problem, njėra pėrgojon kėtė e tjetra atė, saqė disa pėrgojojnė burrat dhe njerėzit e tij. Ndėrsa disa tė tjera marrin me vete fėmijėt e vegjėl dhe kur hynė nė xhami nuk shohin mė se ē’bėhet dhe as nuk kujdesen nėse ata tė bėhen tė bezdisshėm.

 O ju muslimanė! Nė derė keni njė muaj tė begatė i cili ka sjellė me vete mirėsi tė pa fundme, ndaj hapjani atij derėn dhe priteni me zemėrgjerėsi dhe ashtu siē duhet nė mėnyrė qė kur ai tė largohet prej jush tė jeni pastruar prej gjynaheve tuaja.

Dhe dijeni! Se qėllimi me agjėrimin e Ramazanit ėshtė tė penguarit e vetes nga qejfet, ngrėnia dhe pirja, nė mėnyrė qė tė pėrgatitemi pėr arritjen e kėnaqėsisė. Ai duhet tė na kujtojė barqet bosh tė vėllezėrve tanė tė varfėr dhe duhet tė jetė shkak qė ne tė rregullojmė sjelljet tona.

 Lexoni nė kėtė muaj librin e Allahut, sepse nuk ka rrugė pėr tek Ai dhe nuk ka shpėtim vetėm se me anėn e tij.

Gjėja mė e mirė me tė cilėn angazhohet njeriu nė Ramazan ėshtė leximi dhe studimi i tij, si dhe puna me tė. Allahu thotė:

" Kushdo qė ndjek udhėzimin Tim, nuk do tė humb e as nuk do tė bjerė nė mjerim e skamje." Taha, 123.

Lexojeni nė kėtė muaj tė begatė atė i cili ėshtė shėrim pėr zemrat dhe qetėsi pėr shpirtėrat. Allahu ka vendosur pėr leximin e tij shpėrblim tė madh. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kush lexon njė ajet do tė shpėrblehet me njė tė mirė dhe e mira ėshtė dhjetė fish…" (Tirmidhiu)

Esuedi (njėri prej tabinėve) ka qenė qė e pėrfundonte sė lexuari Kuranin nė krye tė ēdo tre ditėve. Po kėshtu ka qenė edhe Katade (Allahu e mėshiroftė!) dhe kur vinte dhjetėditėshi i fundit ai e lexonte atė pėr ēdo natė.

 O ju qė agjėroni kėtė muaj! Kush dėshiron kėnaqėsinė e pėrjetshme le t’i pėrmbahet adhurimit dhe punėve tė mira. E, nga adhurimet mė tė larta pėr besimtarin pas faljes sė farzeve ėshtė namazi i natės. Me tė kullohen kohėt dhe ėmbėlsohen thirrjet. Me tė garojnė tė mirėt nė errėsirėn e netėve dhe e deshėn dynjanė pėr netėt e saj, ndaj afroi dhe ti hapat me ata qė e falin kėtė namaz (teravitė) derisa t’i mbarrojė imami, sepse pėr tė tillėt ėshtė premtuar falje mėkatesh dhe mirėsi pa fund. Profeti ka thėnė pėr ata qė falin pikėrisht teravitė me imamin: "Kush falet me imamin, derisa ai tė mbarojė do t’i shkruhet sikur ėshtė falur gjithė natėn."( Ebu Daud, Tirmidhi, Nesai, Ibnu Maxha, hadithi ėshtė i saktė)

Gjithashtu, ai ka thėnė: "Ramazani ėshtė muaj agjėrimin e tė cilit ua ka obliguar Allahu, ndėrsa unė u kam ligjėruar namazin nė tė, ndaj kush e agjėron dhe falet nė tė do tė pastrohet nga gjynahet si ditėn qė e ka lindur nėna e tij." (Nesai, e ka konsideruar tė mirė Arnauti)

   Si pėrfundim pėrpara se ta mbyllja kėtė temė dėshiroja ti rikujtoja vėllezėrit dhe motrat muslimanė me disa ēėshtje tė rėndėsishme nė lidhje me agjėrimin e Ramazanit.

 Dije Allahu tė mėshiroftė se muaji i Ramazanit fillon me shikimin e hėnės sė re, dhe po me shikimin e saj mbaron, por nėse ajo nuk shihet atėhere plotėsohet Shabani tridhjetė ditė. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kur ta shihni hėnėn (e re) filloni agjėrimin dhe kur ta shihni pėrsėri pėrfundojeni atė, por nėse ajo nuk duket atėhere plotėsojeni atė (tridhjetė ditė)." (Buhari dhe Muslimi)

  Por nėse hėna e Ramazanit ėshtė parė nė ndonjė shtet dhe paria fetare e vendit tėnd nuk e marin atė pėr bazė, apo bazohen nė shikimin e saj nga vendi mė i afėrt, atėhere kėshilla ime pėr ty ėshtė qė tė agjėroshė me njerėzit dhe me ata ta pėrfundosh, vetėm nėse e shikon hėnėn e Ramazanit nė vendin tėnd vetė, sepse profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Agjėroni ditėn kur tė agjėrojnė njerėzit dhe ēeleni atė (hani e pini) ditėn kur ta ēelin njerėzit…." (Tirmidhi hadithi ėshtė i saktė, Albani).

  O ju muslimanė! Ngrihuni pėr tė ngrėnė Suhurin (ushqimin pėrpara ezanit tė sabahut) sepse nė ngrėnien e tij ka bereqet dhe mundohuni ta vononi atė (nė mėnyrė qė ta hani sa mė afėr me ezanin e sabahut) dhe shpejtojeni Iftarin (porsa tė dėgjoni ezanin e akshamit) sepse, kjo ėshtė shenjė qė tregon se nė kėtė ymet vazhdon tė ketė mirėsi,.

Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Hajeni suhurin o njerėz sepse nė ngrėnien e tij ka bereqet." (Buhari dhe Muslimi)

Ndėrsa nė njė hadith tjetėr ka thėnė: "Do tė vazhdojnė njerėzit tė jenė nė mirėsi pėrderisa ata do ta shpejtojnė iftarin." (Buhari dhe Muslimi)

   Nėse dikush ėshtė i sėmurė me sėmundje tė pashėrueshme dhe qė e dėmton agjėrimi, apo ėshtė nė pleqėri tė thellė, atėhere ai nuk agjėron porse ushqen pėr ēdo ditė tė Ramazanit njė tė varfėr. Allahu i Lartėsuar thotė nė Kur'anin Famėlartė:

  "Ndėrsa, sa u pėrket atyre tė cilėt e kanė tė vėshtirė agjėrimin (tė sėmurėt, tė moshuarit etj), ata kanė tė drejtė tė ushqejnė njė tė varfėr pėr ēdo ditė…" Bekare 184

  Gratė qė janė me menstruacione apo lehonat nuk agjėrojnė ditėt e ciklit tė tyre dhe ato i zėvendėsojnė kur tė pastrohen. Por nėse ndonjėra prej tyre pastrohet gjatė ditės atėhere ajo obligohet tė agjėrojė pjesėn e mbetur tė saj dhe ta kompesojė atė mė pas.

Ndėrsa ato tė cilat janė shtatėzėna nėse gjejnė vėshtirėsi nė agjėrim mund ta agjėrojnė atė pasi tė lindin, e njėjta gjė ėshtė edhe pėr ato tė cilat kanė foshnje nė gji, nėse ato kanė vėshtirėsi nė agjėrimin e tyre mund ti kompesojnė ato mė pas, por edhe nėse kanė frikė pėr foshnjen e tyre.

 Nė kėtė muaj tė madhė prindėrit duhet qė tė vegjėlit e tyre ti venė tė agjėrojnė qoftė edhe njė pjesė fare tė vogėl tė ditės, po ashtu ata duhet qė tė mos bėjnė shpenzime tė tepėrta, aq sa shpenzimet pėr ngrėnie dhe pirje tia kalojnė ditėve tė kaluara nė tė cilat ata nuk kanė agjėruar.

  Ėshtė detyrė e domosdoshme pėr ēdo musliman i cili agjėron qė ta bėjė nijetin pėr agjėrimin qė nė darkėn e ditės sė parė tė Ramazanit.  

  Nėse agjėruesi ha ose pi diēka me harresė, ai duhet tė mos e ndėrpresė agjėrimin e tij dhe nuk e zėvendėson atė ditė, pra agjėrimi i tij ėshtė i saktė. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kush ha apo pi me harresė duke qėnė se agjėron, atėherė le ta plotėsojė agjėrimin e tij, sepse Allahu ėshtė Ai qė e ka ushqyer dhe i ka dhėnė pėr tė pirė." (Buhari dhe Muslimi). Por edhe pse diēka e tillė ėshtė dhuratė nga Allahu duhet pėr atė qė e shikon dikė qė ha apo pi me harresė ta kujtojė se ai ėshtė agjėrues.

   Lejohet pėr muslimanėt qė gjatė netėve tė Ramazanit tė shkojnė me gratė e tyre dhe tė hanė e pinė deri nė agim (pra nė eznin e sabahut) sepse Allahu thotė:

" Ju ėshtė bėrė e ligjshme qė ju tė keni marrėdhėnie me gratė tuaja natėn e agjėrimit. Ato janė vend prehje pėr ju, ashtu siē jeni edhe ju vend prehje pėr ato. Allahu e di mirė se ju gėnjenit vetveten, kėshtu qė Ai u e pranoi pendimin tuaj dhe ju fali. Tash pra, afrojuni atyre dhe kėrkoni atė qė Allahu ka pėrcaktuar pėr ju (fėmijėt, pasardhėsit) dhe hani e pini derisa tė dallohet peri i (drita e) bardhė nė agim qartė nga peri i zi (errėsira e natės), pastaj plotėsoni agjėrimin tuaj deri nė rėnien e natės…" Bekare 187

Nėse dikush zgjohet nga gjumi xhunub ditėve tė Ramazanit ai duhet ta vazhdojė agjėrimin por duhet tė lahet nė mėnyrė qė tė mund tė falet.

   Duhet patur shumė kujdes qė gjatė Ramazanit muslimani tė mos i afrohet bashkėshortes sė tij, sepse ai qė bėn mardhėnie me gruan e tij gjatė ditėve tė Ramazanit duhet tė kompesojė kėtė ditė dhe veē kėsaj tė liroj njė rob, nėse nuk ka, atėhere duhet tė agjėrojė dy muaj pa ndėrprerė, por nėse nuk ka mundėsi ta bėjė dhe kėtė atėhere duhet tė ushqejė gjashtėdhjetė tė varfėr.

   Ata muslimanė tė cilėt nuk agjėrojnė ndonjė ditė tė Ramazanit pėr shkaqe shėndetėsore, apo ngaqė janė udhėtarė nuk duhet qė tė hanė e pinė nė sytė e njerėzve nė mėnyrė qė tė mos hidhen dyshime kundrejt tyre, me pėrjashtim tė atyre qė janė tė shtruar nė spitale apo qė kurohen nė shtėpi.

 Ata tė cilėt janė tė sėmurė me njė sėmundje qė nuk i pengon nga agjėrimi i Ramazanit por qė u ėshtė kėshilluar nga mjeku marja e gjilpėrave ushqyese (si vitamina b), duhet qė ato ti bėjnė pasi tė kenė ēelur iftarin, gjithmonė nėse njė gjė e tillė nuk shkakton probleme pėr tė sėmurin. Njė gjė e tillė kėshillohet edhe pėr ata qė kanė gjilpėra jo ushqyese apo ilaēe tė tjera veē gjilpėrave.

Sė fundi e lus Allahun ta bėjė agjėrimin e kėtij muaji tė lehtė pėr tė gjithė muslimanėt.

O Zot! Bėna prej atyre qė do ta arrinė ramazanin e do tė dalin prej tij me gjynahe tė falura. Amin

 O Zot! Bėna ne dhe tė gjithė muslimanėt nga ata tė cilėt Ti do ti lirosh nga Zjarri kėtė muaj.

O Zot! Pranoje agjėrimin tonė dhe tė gjithė muslimanėve.

O Zot! Bėna ne dhe tė gjithė muslimanėt prej tė fituarve nė kėtė muaj, dhe mundėsona ta agjėrojmė atė tė sinqertė vetėm pėr Ty.

O Zot! Dhuroi kėtij ymeti nė kėtė muaj madhėshtorė mirėsitė dhe krenarinė qė i ke dhėnė Profetit tėnd dhe shokėve tė tij.

O Zot! Ti je falės i madh dhe Mėshirues. Tek Ti pendohemi dhe Ty tė lusim tė na falėsh tė gjitha gjynahet tona.

O Zot! Bėna banorė tė Xhenetit dhe na ruaj nga dėnimi i Xhehenemit.

Dhe Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Profetin tonė tė nderuar Muhamedin salallahu alejhi ue selam, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe tė gjithė besimtarėt qė ecin nė rrugėn e tyre deri nė ditėn e gjykimit.

 

Pėrgatiti: Bledar Haxhiu

             
www.klubikulturor.com