Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Pse  prindėrit mendojnė se gjithmonė ata kanė tė drejtė? 

Pyetja:

Pse  prindėrit mendojnė se gjithmonė ata kanė tė drejtė? 

Pėrgjigja:

Ėshtė njė pyetje paksa e ēuditshme, por ndoshta rrethanat nė tė cilat ju e shkruat kėtė pyetje ju bėnė qė tė mendoni rreth saj mė shumė.

Pėrgjigja jonė nė fillim do tė ishte se kjo edhe ėshtė e vėrtetė deri diku, prandaj edhe Allahu i Lartėsuar na urdhėron qė tė jemi tė mirėsjellshėm ndaj tyre, e ky urdhėr vjen menjėherė pas urdhėrit qė tė mos i bėjmė shirk Allahut. Allahu i Lartėsuar thotė: “Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij, dhe tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve.”(Isra, 23)

Pra, nga ky ajet vėrehet se sa e rėndėsishme ėshtė se si i trajtojmė ne prindėrit tanė dhe ku e zėnė vendin ata te ne. Vazhdimi i ajetit na e vėrteton edhe mė shumė se pa marrė parasysh ēfarė do tė ishte sjellja e tyre, ne jemi tė obliguar qė tė sillemi vetėm me fjalė tė mira dhe respekt ndaj tyre. Allahu i Lartėsuar thotė:   

“Nėse njėrin prej tyre, ose qė tė dy, i ka kapur pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre, po atyre thuaju fjalė tė mira (tė buta respektuese).”(Isra, 23)

Pėr kėtė e kemi shembull edhe Ibrahimin (alejhi selam) kur babai i tij ishte idhujtar dhe e kundėrshtonte besimin e Ibrahimit, por jo vetėm kaq ai edhe kėrcėnonte atė se do ta gurėzoj. Ibrahimi me gjithė kėtė sillej mirė me tė dhe e thėrriste me emėr pėrkėdhelės, ashtu siē tregohet kjo nė suren Merjem ajetet, 41-47, mund tė kthehesh te kėto ajete dhe tė shohėsh.

I tėrė ky respekt dhe mirėsjellje qė kėrkohet nga ne, nuk ėshtė pa asnjė arsye, por nė vete ka urtėsi tė shumta qė secili nga ne mund tė vėrejė.

Sė pari, sepse ata janė mė tė vjetėr se ne, pastaj janė me mė shumė eksperiencė nė jetė, kanė sakrifikuar nga vetja e tyre shumė qė ne tė arrijmė atė qė jemi. Ata janė kujdesur pėr ne kur mė sė shumti kemi patur nevojė. Dhe nė fund ata janė mė tė mėshirshėm pėr ne noshta edhe shpesh herė mė shumė se ne pėr veten, prandaj, pa marrė parasysh se ēfarė do tė jetė qėndrimi i tyre nė ato pika qė ne nuk pajtohemi, duhet t`i kemi parasysh kėto qė i thamė.

Muslimani konsiderohet se ka bėrė mėkat, nėse refuzon fjalėn dhe urdhėrin e prindėrve, pa marrė parasysh ēfarė ėshtė ajo, pėrveē nėse ėshtė nė pyetje feja, atėherė ai nuk obligohet t`i dėgjojė, por ėshtė i obliguar tė mos i pasoj ata.

Prandaj motėr e nderuar tė kėshilloj ty por edhe tė gjithėve, sė pari veten time ta kemi parasysh kėtė ēėshtje dhe tė mos e shpėrfillim kėtė, se nuk ėshtė njė punė qė ėshtė edhe aq e thjeshtė siē mendojmė ne.

Nga kjo qė u tha deri tani nuk dėshirojmė qė tė kuptohemi se prindėrit janė tė pagabuar dhe ēdo fjalė tė tyre duhet tė jetė e shenjtė pėr ne, jo asesi. Posaēėrisht nė kohėn tonė ku disa rrethana ndikojnė qė shumė nga prindėrit tė mos jenė korrektė ndaj fėmijėve tė tyre, qoftė pėr tė ardhmen e tyre apo diēka tjetėr, pasi pikėnisje tė planifikimeve pėr tė mirėn e fėmijėve e kanė njė anė tė caktuar, duke mospėrfillur anėt e tjera e nė kėtė hyn edhe dėshira apo nevojat e vetė fėmijėve tė tyre. Shumė nga prindėrit gabojnė kur mundohen t’ua pėrcaktojnė fėmijve tė tyre profesionin, apo dėshirojnė tė bėhen sikur ata, tė sillen sikur ata e kėshtu me radhė. Prandaj, themi se ėshtė e vėrtetė se shumė nga prindėrit gabojnė nė formėn se si sillen me fėmijėt e tyre dhe kjo patjetėr duhet tė kihet parasysh dhe tė korigjohet. Por kjo neve nuk duhet tė na bėjė qė tė sillemi keq me ta. Ėshtė njė temė qė duhet tė trajtohet nė disa pikpamje, por ne po mjaftohemi me kaq. Allahu e di mė sė miri.

Alaudin Abazi

20.02.2006

                                         www.klubikulturor.com