Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Pse nuk po mundem tė falem e tė mbulohem?

Pyetja:

Jam 17 vjeēare dhe jam e martuar qė prej 4 muajsh. Desha t’ju pyes pse nuk mundem qė ta filloj namazin apo edhe tė mbulohen. Para shumė kohe kisha shumė dėshirė qė tė filloj tė falem dhe tė mbulohem edhe tani dua shumė, por nuk e di, mė ndryshohet mendja (them jo s’kam rroba, jo kėshtu jo ashtu) Atje ku jam e martuar e zgjoj kunatin pėr tė falur sabahun, ndėrsa vet gjithmonė mendoj pėr t’u falur, por nuk mundem.

Pėrgjigja:

Motėr e nderuar!

Tė deshirojmė mirseardhje nė faqen tone dhe tė tuajėn, neve e ndiejmė veten shumė tė lumtur pėr letrat e lexuesve qė na arrijnė  nė faqe  pa marrė parsysh nė ēfarė kohe apo pėr ēfardo ēėshtje qė shkruajnė. Lusim Allahun e Lartėsuar tė ju shpėrblejė me tė mira nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr, gjiithashtu lusim Atė qė tė ju forcoj nė rrugėn e drejtė.

Sė pari, motėr e nderuar, themi se neve jemi tė bindur qė nuk ka pengesė ndėrmjet teje dhe praktikimt tė Islamit: si falja e namazit, mbulesės, etj.  pėrveē vendosshmėrisė  sė plotė prej teje, vendosshmėri qė nuk i lejoni vetes ndonjė dyshim.

Vėrtet, ju motėr keni nevojė pėr njė vendim qė ndoshta ju duket i vėshtirė nė fillim, por ky ėshtė njė vendim pėr ty, inshallah, qė do ta ndriēojė rrugėn dhe do t’i hapė rrugėt e tė mirės (hajrit) dhe shpėtimit.

Me tė vėrtetė, vendimin qė do ta ndėrmerrni, jo qė do ta arrijė kėnaqėsinė e Allahut, por me kėtė ju do tė arrini edhe ndihmėn e Tij. Allahu i Lartėsuar thotė: “S'ka dyshim se Allahu ėshtė me ata qė janė tė devotshėm  dhe me ata qė janė bamirės...” (Nahl, 128).

Paramendoni si do tė jetė gjendja juaj kur Allahu i Plotfuqishėm ėshtė me ju dhe si do tė jetė fuqia juaj kur nė mbėshtetje keni Krijuesin tuaj.

 Nėse ju e ndėrmerrni kėtė hap, atėherė edhe nėse tėrė njerėzit bashkohen nuk do tė arrijnė tė tė bėjnė diēka, derisa Allahu ėshtė me ty. I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė nė njė hadith: “Dije, sikur tėrė njerėzit tė tuboheshin qė tė tė ndihmojnė nė diēka, nuk do tė tė ndihmonin, pėrveē nė atė qė ka caktuar Allahu. E nėse do tė tuboheshin qė nė diēka tė tė bėjnė dėm, nuk do tė dėmtonin, pėrveē nė atė qė Allahu tė ka caktuar…” (Transmeton Tirmidhiu).

Prandaj, motėr e nderuar, neve themi se tani nuk ju mbetet asgjė qė tė mendoni nė vazhdimin e jetės ashtu, por menjėherė tė filloni me ndryshime nė jetė dhe ta falni namazin dhe tė pralajmėroni pendimin  ndaj Allahut.

 Gjithashtu, motėr e nderuar, dėshirojmė tė bėjmė me dije se me kėto mendime jeni duke rėnė nė gracka tė shejtanit, i cili mundohet me vesvese dhe arsyetime tė thjeshta t’ju largojė nga ky hap qė dėshironi tė ndėrmarrni, prandaj keni parasysh se tė gjitha ato paragjykime qė ju bien nė kokė janė vetėm pengesa nga shejtani i cili mundohet tė tė frikėsojė ty nga pastrimi i vetes dhe pasimi i rrugės sė besimit.

   Nė vazhdim ne do tė mundohemi tė tė ndihmojmė me disa kėshilla konkrete se si tė arrini tė dilni nga kjo situatė qė nga ju kėrkohet tė mos vazhdoni mė ashtu:

-Duhet ta kuptoni, motėr e nderuar, se ēėshtja e praktikimit tė namazit dhe mbulesės ėshtė njė vendim qė duhet tė vendoset nga ju, pėr shkak se pėr kėtė nuk mundet dikush t’ju detyrojė, por edhe nėse ju detyron, atėherė nuk ka kurfarė peshe, derisa ju mos tė jeni tė bindur nė tė. Prandaj juve duhet tė filloni sa mė shpejt, posaēėrisht me namazin dhe ju duhet menjėherė ta thyeni atė pengesė qė nuk ju lejon ta bėni atė, pengesė pėr tė cilėn edhe ju deklaroheni se ėshtė shumė e lehtė dhe e thjeshtė.

-Gjithashtu, ju rikujtoj se vendimi tė cilėn do ta ndėrmerrni ėshtė njė vendim qė do ta ndriēojė zemrėn tuaj dhe do ta hapė rrugėn e tė mirės, prandaj edhe vesveset e shejtanit nuk do tė pėrfundojnė qė t`ju ndaloj juve ta merrni kėtė hap.

-Nga mesazhi juaj kuptuam se ju nuk po mundeni ta filloni namazin apo tė mbuloheni nga disa shkaqe qė janė tė natyrshmėrisė sė thjeshtė (nuk keni rroba, etj), tė cilat mund tė tejkalohen me njė qasje mė serioze rreth mėsimeve islame dhe vetėdijėsimit tuaj nė kėtė fushė. Por mos harroni shumė nga ato vajza qė mbulohen apo dėshirojnė tė jenė praktikuese tė fesė ballafaqohen me disa probleme shumė mė serioze. Nuk mendoj se ato kundėrshtohen nga rrethi i tyre, kjo ėshtė normale, duke patur parasysh vetėdijen fetare tė familjeve tė tyre, por ka nga ato qė pėrzihen nga mė tė dashurit, familjet e tyre, pastaj ka prej atyre qė i mbyllin nė shtėpi dhe nuk i lejojnė tė dalin dhe probleme tė tjera tė shumta.

 -Mundohu tė shoqėrohesh me shoqe qė janė fetare dhe kanė njohuri rreth fesė, kėshtu qė ti tė pėrfitosh nga ato, pasi edhe Profeti (salallahu alejhi ue selem) thotė: “Njeriu ėshtė nė fenė e shokut tė tij, prandaj keni parasysh kė e shoqėroni.” Nga ky hadith kuptojmė rėndėsinė e atyre njerėzve qė shoqėrohemi me ta. Prandaj ne ju rekomandojmė tė njoftoheni me vajza praktikuese tė fesė me tė cilat do tė mund tė jeni  e hapur me to dhe do tė mund tė diskutoni pėr tė gjitha problemet me tė cilat ballafaqoheni.  

-Nėse keni mundėsi tė merrni pjesė nė ligjerata qė mbahen apo takimet e motrave muslimane kjo do tė ndikonte shumė nė realizimin apo tejkalimin e pengesave pėr tė cilat nuk mundeni tė filloni namazin.

-Tė mundohesh tė lexosh rreth Islamit  dhe mirėsive tė tij, apo tė dėgjosh ligjerata nė kaseta.

-Ta kesh parasysh, motėr e nderuar, se kjo botė me tė gjitha kėto kėnaqėsi dhe gėzime, e ka fundin e vet dhe kėnaqėsi e vėrtetė pėr ne ėshtė ajo qė nuk shuhet kurrė e ajo ėshtė kėnaqėsia e ahiretit, prandaj tė pėrkujtoj me thėnien e dijetarit Ibėn Kajim el Xheuzij, i cili thotė: “Ēfarė dobie ka ajo kėnaqėsi ku pas pėrfundimit tė tij pason zjarri.”

-Tė shpeshtosh lutjet ndaj Allahut dhe tė kėrkosh nga Ai qė ta hapė zemrėn dhe tė udhėzoj nė rrugė tė vėrtetė, me tė vėrtetė lutja e sinqertė qė e bėnė njeriu nuk refuzohet kurrė nga Allahu.

Pėr fund lus Allahun e Lartėsuar t’ju japė sukses nė kėtė rrugė, t`ju hapė zemrėn dhe t`ju vesh me rroba tė devotshmėrisė! Amin!

Alaudin Abazi

05.01.2006

                                     www.klubikulturor.com