Jam 15 vjeē. Prej cilės moshė jam i detyruar tė falem?
Pėrgjigja:
Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,
shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė
Ditėn e Gjykimit.
Vėlla i
dashur, sė pari tė pėrshėndesim dhe tė urojmė pėr
interesim tėnd pėr Islamin. Mė beso, kur muslimani
dėgjon nga njerėz tė moshės tėnde qė interesohen rreth
Islamit dhe praktikimit tė tij, e bėn atė tė ndiejė njė
shkėndijė tė shpresės se kėtė umet e pret rimėkėmbja, sė
shpejti me lejen e Allahut, pasi qė jetojmė nė njė kohė
ku shumė rrethana na detyrojnė qė tė humbim shpresėn se
vallė a do tė ndodh kjo ndonjėherė!
Kurse sa
pėrket pyetjės tėnde themi se muslimani obligohet me
praktikimin e namazit dhe riteve tė tjera tė Islamit,
kur arrin moshėn e pjekurisė (pubertetit). Personi i
cili e arrin kėtė moshė quhet mukelef, qė do tė thotė se
ai tani ėshtė i ngarkuar me obligime dhe pėrgjegjėsi,
prej tė cilave ishte i lirė mė heret. Mosha e pjekurisė
konstatohet me disa shenja si te mashkulli, ashtu edhe
te femra.
Shenjat
e pubertetit te mashkulli janė njėra nga kėto:
1.Plotėsimi pesėmbėdhjetė vjet.
2.Ejakulimi, nėse kjo ndodh nė gjumė apo i zgjuar.
3.Dalja e
qimeve nė pjesėt e turpshme dhe nė sqetulla.
Kurse
shenjat e pubertetit te femrat janė njėra nga kėto:
1.Plotėsimi dymbėdhjetė vjetė (nė kėtė ka edhe mendime
tė tjera, disa mė pak vjet disa mė shumė).
2.Ejakulimi, nėse ndodh nė gjumė apo i zgjuar.
3.Dalja e
qimeve nė pjesėt e turpshme dhe nė sqetulla.
4.Praqitja
e menstruacioneve.
Kėto ishin
shenjat e pubertetit te meshkujt dhe te femrat, por kėtu
duhet ta bėjė njė vėrejtje se mjafton tė paraqitet njėra
nga kėto shenja qė njeriu tė konsiderohet mukelef, se ka
hyrė nė moshėn e pjekurisė, pa marrė parasysh cila ėshtė
ajo.