Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Pesė gjėrat qė e shkatėrrojnė zemrėn

 Pesė gjėrat qė e shkatėrrojnė zemrėn janė:

1. Ndejat e shumta me njerėz,  2. Shpresa, 3. Tė lidhurit ngushtė me dikė tjetėr, pos Allahut, 4. Tė ngopurit nga ushqimi dhe 5. Gjumi.

Kėto pesė gjėra janė prej gjėrave mė shkatėrruese tė zemrės.

1.     Ndejat e shumta me njerėz

Pasojat qė i lė tė ndenjurit e shumtė me njerėz, janė mbushja e zemrės me avullin e frymėmarrjeve tė njerėzve, derisa ajo tė nxihet. Kėshtu ajo e obligon personin e tillė nė ndonjė ndasi, pėrēarje, brengė, hall, dobėsim si dhe bartjen e ndonjė gjėje, qė ėshtė i paaftė ta bartė prej lodhjes qė ka nga shoqėria e keqe. Obligon, poashtu, nė humbjen e interesave tė tij dhe nuk do tė ketė kohė tė mirret me to, pėr shkak tė angazhimit tė tij me ta dhe me problemet e tyre. Kėshtu qė ideali i tij do tė ndahet nė kėrkesat dhe nė dėshirat  e tyre. Atėherė i tilli, ēka do tė mbetet tė veprojė pėr Allahun dhe botėn e Ahiretit?!

Pėrveē kėsaj, sa tė ligėn e ka sjellė, ndeja e shumtė me njerėz, dhe sa dhuntinė e ka larguar? Sa sprova ka sjellė e sa tė mira ka zhvlerėsuar? Sa goditje ka sjellė dhe nė sa sprova ka hedhur? Athua, kush ėshtė epidemia e njerėzve pėrveē njerėzve?

 Ndejat qė bėhen nė formė tė dashurisė reciproke nė kėtė botė, dhe nė formė tė plotėsimit tė nevojave njėri me tjetrin, kur tė dalin nė shesh tė vėrtetat Ditėn e Gjykimit, shndėrrohen nė armiqėsi, dhe nga ndjenja e madhe pėr pendim, personi i tillė do t’i kafshojė duart e tij, ashtu siē paralajmėron Allahu i Madhėrishėm: “Atė ditė zullumqari do t'i kafshojė duart e veta dhe do tė thotė: "I mjeri unė, ta kisha marrė rrugėn e Pejgamberit!" O shkatėrrimi im, ah tė mos e kisha bėrė filanin mik! Nė tė vėrtetė, pasi e gjeta rrugėn e drejtė, ai mė largoi mua prej asaj, e djalli ėshtė ai qė njeriun e humb dhe e lė tė vetmuar.” (El Furkan, 27,28 dhe 29)

Allahu po ashtu thotė: “Atė ditė shokėt e ngushtė do tė jenė armiq tė njėri-tjetrit, pėrveē atyre qė ishin tė sinqertė nė miqėsi.” (Ez Zuhruf, 67)

Ibrahimi, alejhis selam, i tha popullit tė vet:  "Ju pėrqafuat, veē All-llahut, idhuj vetėm sa pėr bashkėjetesė mes jush nė jetėn e kėsaj bote, e nė ditėn e kijametit (ndryshon gjendja) ju do tė refuzoni njėri-tjetrin dhe do tė mallkoni njėri-tjetrin; fundi juaj ėshtė zjarri, pėr ju nuk do tė ketė ndihmėtarė.” (Elankebut, 25)

 Kėshtu qėndron ēėshtja me tė gjithė ata qė marrin pjesė me ty nė njė ēėshtje apo interes. Kanė dashuri reciproke pėrderisa ndihmojnė njėri-tjetrin nė realizimin e atij interesi. Me tė pėrfunduar tė procesit tė atij interesi, vije pendimi, dėshpėrimi, dhembja etj. , dhe dashuria e mėhershme shndėrrohet nė urrejtje, mallkim, dhe pėrēmim tė njėrit ndaj tjetrit.

 Kriteri i dobishėm nė ēėshtjen e ndejave ėshtė tė rrish me njerėz nė ēėshtje mirėsie si nė namazin e xhumasė, namazet me xhematė , nėpėr bajrame, nė Haxh, nė tubimet e kėrkimit tė diturisė, nė xhihad, nė kėshillime etj. dhe duhet tė distancohet nga njerėzit  nė ēėshtje tė kėqija si dhe kureshtje tė panevojshme.

 Nėse e kėrkon nevoja qė patjetėr tė pėrzihesh me njerėz nė ēėshtje tė pandershme dhe nuk ke fare mundėsi qė tė distancohesh, tė keshė shumė kujdes e tė mos pajtohesh me ta dhe tė keshė durim pėr mundimin qė ta bėjnė, sepse ata patjetėr do tė mundojnė pasi qė ti nuk ke fuqi dhe ndihmues. Mirėpo ky mundim do tė sjell pas veti krenari dhe dashuri pėr ty. Do tė madhėrojnė dhe do tė keshė lėvdata prej tyre, prej besimtarėve dhe prej Zotit tė botėve. Nė tė kundėrtėn, pėlqimi yt me ta do tė sjellė pėrulje dhe urrejtje pėr ty. Do t’i humbin vlerat dhe do tė keshė pėrēmim prej tyre, prej besimtarėve dhe prej Zotit tė botėve. Pra durimi nė mundimet e tyre ėshtė mė i mirė, ka tė ardhme mė tė mirė dhe pasuri mė tė lavdėruar.

 Ndėrsa nėse e kėrkon nevoja qė tė rrish me njerėz pėr ēėshtje asnjanėse tė lira,  tė orvatesh me zell, qė tubimin ta shndėrrosh, nėse ke mundėsi, nė tubim ku respektohet Allahu.

     2. Shkatėrruesi i dytė, udhėtimi nėpėr detin e shpresės

 Deti i shpresės ėshtė njė det pa bregdet. Det, nė tė cilin udhėtojnė njerėzit e dėshtuar. Siē thuhet, shpresa padyshim ėshtė kapitali i tė falimentuarve. 

 Vazhdimisht valėt e shpresave tė rrejshme dhe iluzioneve tė kota luajnė me lundruesin e tyre ashtu siē luan qeni me cofėtinėn. Shpresa ėshtė malli i ēdo shpirti tė ligė dhe tė ulur, i cili nuk ka vendosje tė saktė qė me te t’i arrijė realitetet e jashtme. Pėrkundrazi, e ka zėvendėsuar atė vendosje me shpresa iluzioni. Dhe secili sipas gjendjes, tė cilėn e shpreson. Dikush shpreson forcėn dhe pushtetin, dikush shpreson tė shėtis dhe tė bėj turizėm nėpėr vende tė ndryshme, dikush shpreson pasuri dhe gjėra tė vlefshme, dikush nė femra etj. dhe kėshtu shpresuesi krijon njė pamje qė e kėrkon nė veten e tij, dhe e arrin atė ta realizojė duke ndier kėnaqėsi me fitimin e saj. Pėrderisa ai ėshtė nė kėtė gjendje, kur tė gdhihet (nga gjumi i mashtrimit), e gjen dorėn e tij me kashtė (kot).

 Ndėrsa ai qė ka determinim (vendosjen) tė lartė, shpresat e tij qėndrojnė rreth diturisė, besimit dhe veprės qė tė afron te Allahu.

Shpresat e kėtij tė fundit janė besim, dritė dhe urtėsi, kurse shpresat e atyre tė tjerėve janė tradhti dhe mashtrim.

 Pejgamberi, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin pėr tė, i ka lavdėruar shpresuesit e gjėrave tė mira, e nė disa raste e ka krahasuar shpėrblimin e tyre me shpėrblimin e praktikuesve tė atyre shpresave.

      3. Shkatėrruesi i tretė, tė lidhurit ngushtė me dikė tjetėr, pos Allahut

 Ky ėshtė shkatėrruesi mė i madh i zemrės absolutisht. Nuk ka pėr zemrėn diē mė i dėmshėm se ky dhe asgjė nuk e shkėput mė shumė nga interesat dhe kėnaqėsia mė shumė se ky shkatėrrues. Kur njeriu lidhet ngushtė me dikė tjetėr pos Allahut, Allahu e dorėzon atė njeri te ai, me tė cilin ėshtė lidhur dhe ia nėnshtron atij. Nė kėtė mėnyrė, njeriu i tillė, me lidhjen e tij dhe me pėrqendrimin e tij me dikė tjetėr pos Allahut, e ka humbur arritjen e synimit tė tij prej Allahut. I tilli as fatin e tij prej Allahut e as shpresėn e tij prej atij, me tė cilin ėshtė lidhur, nuk i ka arritur. Allahu ka thėnė: “Dhe  ata nė vend tė All-llahut adhuruan zota tė tjerė pėr t'u krenuar me ta. Pėrkundrazi, ata (idhujt) do tė tėrhiqen prej adhurimit tė atyre dhe do tė bėhen armiq tė tyre.” (Merjem, 81 dhe 82)  Allahu po ashtu thotė: “Po, shkojnė e nė vend tė All-llahut adhurojnė zota tė tjerė me shpresė se do tė ndihmohen prej tyre. Ata nuk mund t'u ndihmojnė atyre, por kėta (idhujtarėt) u janė bėrė ushtri e gatshme e tyre.” (Jasinė, 74 dhe 75)

Pra, njerėzit mė tė poshtėruar janė ata qė lidhen me dikė tjetėr pos Allahut.

 Ajo qė humbi njeriu i tillė prej interesave, lumturisė dhe shpėtimit tė tij ėshtė mė shumė se sa atė qė e ka arritur prej atij, qė ėshtė lidhur me te. Ajo qė e ka arritur bile, ėshtė e pambrojtur nga zhdukja dhe shkatėrrimi. Ai qė lidhet me dikė tjetėr pos Allahut, i ngjason shembullit tė atij qė mbrohet nga vapa apo acari nėn hijen e shtėpisė sė merimangės, e cila ėshtė shtėpia mė e dobėt.

 Nė pėrgjithėsi, duhet ditur se baza e shirkut (rivalitetit tė Allahut) dhe fondamenti i tij, mbi tė cilin ndėrtohet, ėshtė tė lidhurit me dikė tjetėr pos Allahut. Qortimi dhe poshtėrimi, i takojnė pastaj personit tė tillė, siē thotė Allahu: “E mos shoqėro me All-llahun ndonjė zot tjetėr, e tė bėhesh i qortuar i pa pėrkrahur.” (El Israė, 22) I qortuar, pra d.m.th. tė mos ketė kush qė tė lavdėron, ndėrsa i pa pėrkrahur d.m.th. tė mos ketė ndihmės pėr ty.

 Dikush nga njerėzit mund tė jetė i mospėrkrahur, por i lavdėruar, si p.sh. ai qė ėshtė shtypur padrejtėsisht. Dikush mund tė jetė i qortuar, por i ndihmuar, si p.sh. ai qė mbizotėrohet mizorisht. Dikush pra, mund tė jetė edhe i lavdėruar, po edhe i ndihmuar, si ai qė ka arritur dhe posedon vlera nė mėnyrė tė ligjshme. Ndėrsa, shirkbėrėsi, qė lidhet me dikė tjetėr pos Allahut, ėshtė nė grupin e katėrt, i cili ėshtė mė i ulėti nga kėta grupe, pra as i lavdėruar e as i ndihmuar.

       4. Shkatėrruesi i katėrt prej shkatėrruesve tė zemrės, ushqimi

Ky shkatėrrues ėshtė dy llojesh:

1.     Ushqim qė shkatėrron vetvetiu, siē janė gjėrat e ndaluara haram. Tė tillat po ashtu janė dy lloje:

a) tė ndaluarat pėr tė drejtėn e Allahut siē janė; cofėtina, gjaku, mishi i derrit, mishi i shtazėve dhėmbėshkyese etj. dhe

b) tė ndaluarat pėr tė drejtat e njerėzve si p.sh. ushqimi i vjedhur, i uzurpuar, i plaēkitur, i marrė pa dėshirėn e pronarit etj.

 2.   Ushqim[1] qė shkatėrron kur konsumohet me masė tė tepruar, tė ngopurit e tepėrt etj. Ky ushqim i tepėrt e pasivizon konsumuesin nga adhurimet dhe e angazhon nė praktikėn e konservimit tė ushqimit nė stomak derisa tė “triumfojė”. Kur tė triumfojė, do tė angazhohet me shėrimin e lėvizjes sė asaj rezerve, me tė mbrojturit nga dėmi i saj dhe me mundimin nga pesha e saj. Kjo gjė do t’ia forcojė materiet e pasioneve dhe rrugėt e qarkullimit tė shejtanit dhe do t’i zgjerojė ato, sepse shejtani qarkullon nė njeriun nėpėr kapilarėt e gjakut. Agjėrimi ia ngushton rrugėt shejtanit, e edhe ia mbyll, kurse tė ngopurit ia shtron rrugėt dhe ia zgjeron. Ai qė ha shumė, ai edhe pi shumė. Ai qė pi shumė pastaj edhe fle shumė. I tilli edhe humb mė tej shumė. Nė hadithin e njohur Pejgamberi, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin pėr tė, ka thėnė: “Njeriu nuk mbush ndonjė enė mė keq se e mbush barkun e tij. Do t’i mjaftonin njeriut disa kafshata qė ta mbajė kurrizin (trupin) e tij. E nėse duhet qė patjetėr tė hajė mė shumė, atėherė 1/3 le tė jetė pėr ushqim, 1/3 pėr pije dhe 1/3 pėr frymėmarrjen e tij.”[2]

         5. Shkatėrruesi i pestė, gjumi i shumtė

 Gjumi i tepėrt e vdes zemrėn, e rėndon trupin, e humb kohėn dhe sjell pakujdesi dhe pėrtaci tė shumtė. Ka gjumė qė ėshtė i rrejtur shumė dhe ka qė ėshtė i dėmshėm pa kurrfarė dobie. Gjumi mė i dobishėm ėshtė kur nevoja pėr te ėshtė e madhe. Gjumi i fillimit tė natės ėshtė mė i lavdėruar dhe mė i dobishėm se ai i fundit tė saj. Gjumi i mesit tė ditės ėshtė mė i dobishėm se ai i dy skajeve tė saj. Sa mė afėr mėngjesit apo mbrėmjes tė bėhet gjumi, pakėsohet dobia e tij dhe shtohet dėmi e sidomos gjumi nė kohėn e ikindisė  dhe nė fillim tė ditės, pėrveē ai qė nuk ka fjet natėn.

 Urrehet gjumi nė mes tė namazit tė sabahut dhe lindjes sė diellit, sepse ajo ėshtė kohė e fitimeve. Sipas vlerėsuesve tė mirėfilltė tė adhurimit, tė bėhet adhurim nė kėtė kohė ka vlerė tė madhe edhe ata qė tėrė natėn e kanė kaluar me adhurim, nuk do t’i lejonin vetes tė ulen deri sa tė lind dielli. Pėr shkak se kjo kohė ėshtė fillimi i ditės dhe ēelėsi i saj. Si dhe koha e zbritjes sė rrizkut, arritjes sė hises sate si dhe ardhja e begatisė. Aty ndėrtohet dita  dhe me gjykimin e asaj pjese do tė gjykohet e tėrė dita. Andaj gjumi nė atė kohė duhet tė jetė si gjumi i tė detyruarit.

 Nė pėrgjithėsi gjumi mė i drejtė dhe mė i dobishėm ėshtė gjumi i gjysmės sė parė tė natės dhe pjesa 1/6 e fundit prej natės. Ky ėshtė gjumi mė i drejtė sipas mjekėve. Ēka shtohet mbi kėtė masė apo mungohet, shkakton sipas tyre nė natyrė devijime sipas ndryshimeve tė bėra.

Prej gjumit qė gjithashtu nuk bėn dobi ėshtė gjumi nė fillim tė natės, menjėherė pas perėndimit tė diellit (pas namazit tė akshamit) e deri sa tė largohet e zeza e natės sė plotė (pas jacisė). Pejgamberi, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin pėr tė, e ka rrejtur gjumin nė kėtė kohė. Pra ky gjumė ėshtė i urryer sheriatisht dhe natyrisht. Allahut i kėrkohet ndihmė!

 

Ibn Kajjim EL XHEVUZIJEH

 Pėrktheu dhe pėrshtati:Muhamed Dėrmaku

12.05.2006


[1] Qė nė esencė ėshtė i lejuar hallall.

[2] trans. Ahmedi, Termidhiu dhe Hakimi. Sahih Albani

                                         www.klubikulturor.com