Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.elitaislame.com
 

 
 
 
 
 
 
 

Pėrulja nė namaz

     Falenderimi i takon Allahut qė e bėri namazin shtyllė tė fesė. Allahu thotė: “Kėrkoni ndihmė (nė tė gjitha ēėshtjet) me durim dhe me namaz! Vėrtet, ajo ėshtė e madhe (vėshtirė), por jo edhe pėr ata qė kanė frikė (Zotin). Tė cilėt janė tė bindur se do tė takojnė Zotin e vet dhe se ata do t'i kthehen Atij.”” (Bekare, 45-46) Paqja e mėshira qofshin mbi Pejgamberin qė me porosinė e tij e fundit, para se tė dilte nga kjo botė, nxiste umetin e tij pėr kryerjen e  namazit, pėr shkak tė rėndėsisė qė ka nė fe,  si dhe pėrshėndetjet mė tė mira e tė larta qofshin pėr familjen dhe shokėt e tij.

    Pėrulja, rėndėsia dhe ndikimi i saj

    Dukuritė tė cilat shfaqen te shumė njerėz si: ngurtėsia e zemrės, zbrazėtia shpirtėrore, privimi nga meditimi, dolėn nė sheh pėr shkak tė materializmit, i cili ka mbizotėruar zemrat tona, sa qė ka filluar tė marrė pjesė edhe nė adhurimet tona dhe zemrat nuk mund tė kthehen nė gjendjen e tyre tė shėndoshė dhe tė pastrohen nga ēdo papastėrti qė iu ėshtė veshur. Udhėheqėsi i muslimanėve, Uthman ibn Afan (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tregoi pikėn e dobėt qė e ka kjo dukuri e shfaqur, kur tha: “ Po tė ishin tė pastėrta zemrat e tuaja, nuk do tė ngopeshin sė lexuari Librin e Allahut.”

  Ibn Kajimi, pėruljen e vėrtetė e mėrton me fjalėt: “pėrulja e besimit” dhe e pėrkufizon atė si: “Pėrulja e zemrės ndaj Allahut nė shenjė madhėrimi, madhėshtie, respekti, dinjiteti, turpi, ashtu qė zemra pėrulet me njė pėrulje tė mishėruar me drojė, frikė, dashuri dhe turp, pohim i dhuntive tė Allahut dhe nė tė njėjtėn kohė pohim i gabimeve tė saj. Kur zemra pėrulet kėsisoj, padyshim e pason pėrulja e gjymtyrėve.”

  Pėr rėndėsinė e pėruljes nė namaz tregon edhe ajo se pėrulja nė tė ėshtė shkaku kryesor pėr pranimin e namazit e qė namazi ėshtė shtylla mė e rėndėsishme pas shehadetit. Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “ Njeriu largohet nga namazi i tij, por nuk i ėshtė shkruar atij vetėm se gjysma e tij, apo njė e treta, apo  njė e katėrta, apo njė e pesta, apo njė e gjashta, apo njė e shtata, apo njė e teta, apo njė e nėnta, apo njė e dhjeta.(aq sa ka qenė nė tė i pėrulur)” (Transmetojnė: Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxheh)

  Gjithashtu, pėrulja e bėn kryerjen e namazit mė tė lehtė dhe tė dashur te shpirti. Shejh Abdurrahman Sadi, gjatė komentit tė fjalės sė Allahut: “Vėrtet, ajo ėshtė e madhe (vėshtirė), por jo edhe pėr ata qė kanė frikė (Zotin)”. (Bekare, 45) thotė: “D.m.th: pėr ta ėshtė e lehtė, pasi pėrulja, droja nga Allahu dhe shpresa nė atė qė ėshtė tek Ai, obligojnė kryerjen e tij me gjoks tė hapur pėr atė se ai e pret shpėrblimin dhe i frikėsohet ndėshkimit.”

  Duke ia shtuar kėsaj atė qė pėrulja ėshtė dija e vėrtetė, Ibn Rexhebi gjatė komentit tė hadithit tė Ebu Derdasė pėr vlerėn e kėrkimit tė diturisė thotė: “Ėshtė transmetuar nga Ubade bin Samit, Auf bin Malik dhe Hudhejfja (Allahu qoftė i kėnaqur me ta!) tė kenė thėnė: “Dija e parė qė do tė ngrihet prej njerėzve ėshtė pėrulja, derisa nuk do tė shihet njeri i pėrulur.”

  Pastaj, pėrmendi hadithe tė tjera me kėtė kuptim dhe tha: “Nė kėto hadithe tregohet se dija largohet me largimin e veprave dhe se sahabėt (Allahu qoftė i kėnaqur me ta!) e komentuan kėtė me largimin e dijes sė brendshme nga zemra qė ėshtė pėrulja (recensenti i librit pėrmend hadithe tė tjera me tė cilat pėrforcohet).

  Pra, namazi ėshtė lidhje mes Zotit dhe robit tė Tij, ku njeriu pushon nė tė nga obligimet e jetės, i drejtohet me tėrė qenien  Zotit tė tij, nga ai merr ndihmėn dhe udhėzimin e suksesin, kėrkon nga ai ta pėrforcojė nė rrugėn e drejtė. Mirėpo, njerėzit dallojnė nė namaz, disave namazi ua shton afrimin e tyre drejt Allahut e te disa namazi nuk ndikon deri nė kėtė masė.

  Ai e kryen namazin duke plotėsuar lėvizjet, leximin, pėrmendjen e Allahut dhe madhėrimin e Tij, por pa ndjenja tė plota pėr atė qė bėn dhe pa vėmendje pėr atė qė thotė. Namazin tė cilin e  dėshiron Islami nuk ėshtė thjesht fjalė qė shpreh gjuha dhe as lėvizje qė i kryejnė gjymtyrėt, pa medituar me mendjen dhe pa pėrulje tė zemrės.

  Nga Ebu hurejre transmetohet se Pejgamberi  (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Ditėn e Gjykimit, sė pari, do tė llogaritet robi prej veprave tė tij pėr namazin e tij. Nėse ėshtė nė rregull vetėm se ka shpėtuar dhe fituar. E nėse nuk ėshtė nė rregull vetėm se ka humbur dhe dėshtuar. E nėse nga namazet obligative i mungon gjė, thotė Allahu i Lartėsuar: “Shikoni nėse ka robi im ndonjė namaz vullnetar qė t’ia plotėsoj atė mangėsinė tek namazet obligative. Pastaj, tėrė veprat e tij do tė trajtohen kėsisoj.”

  Pėrderisa, shumė njerėz vuajnė nga pėrulja e pakėt nė namaz, e pamė tė arsyeshme t’i hulumtojmė disa shkaqe, tė cilat na kthejnė nė namazin e vėrtetė, i cili na e pėrforcon lidhjen me Zotin tonė tė Lartėsuar e qė do tė ishte namazi i zemrės dhe gjymtyrėve, si dhe nėnshtrimi i tyre ndaj Allahut tė Lartėsuar. Allahu i ka lavdėruar ata besimtarė qė i kanė kėto cilėsi me fjalėt: Ėshtė e sigurtė se kanė shpėtuar besimtarėt. Ata tė cilėt janė tė pėrulur dhe tė kujdesshėm gjatė faljes sė namazit.” Fal namazin, vėrtet namazi largon nga tė shėmtuarat dhe tė irituarat.”

  E pyesim veten tonė pse pasi ta kryejmė namazin shumė prej neve veprojnė punė tė shėmtuara? E sa dallim i madh ėshtė mes kėsaj gjendjeje dhe gjurmės qė e len namazi i atyre tė pėrulurve e tė penduarve. E qė ndonjėri prej tyre del nga namazi i tij e nė veten e tij e ndjen se ēdo namaz pastron zemrėn e tij nga papastėrtitė dhe e afron tek Allahu i Lartėsuar.

Pėrktheu: Driton Lekaj

             
www.klubikulturor.com