Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.elitaislame.com
 

 
 
 
 
 
 
 

Namazi i teravive

Namazi i teravive ėshtė sunet pėr burra dhe pėr gra. Fjala “teravi” ėshtė shumės i fjalės “teruihatun” e cila rrjedh nga fjala “rahatun”, qė do tė thotė ēlodhje, pushim. Imam El Fejumi nė “Misbahul munir” dhe imam Ibnul Mendhuri nė “Lisanul arab” shpjegojnė se namazi i teravive ėshtė quajtur kėshtu, ngaqė muslimanėt e gjeneratės sė parė, kur falnin namazin e teravive pushonin pas ēdo dy selamesh, pra pas ēdo katėr rekatėsh. Buhariu dhe Muslimi transmetojnė se pėr vlerėn e kėtij namazi pejgamberi (alejhi selam) ka thėnė: “Kush ēohet pėr t’u falur nė ramazan (teravitė) me besim tė plotė dhe duke llogaritur shpėrblim tek Allahu, do t’i falen gjynahet e mėparshme.”

Namazi i teravive falet pas namazit tė jacisė dhe para namazit tė vitrit nė xhami me xhemat, por mund tė falet edhe vetėm nė shtėpi. Prej sunetit ėshtė tė falen 8 rekatė, duke dhėnė selam pas ēdo 2 rekatėsh. Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė: “Pejgamberi (alejhi selam) nuk ka falur mė shumė se 11 rekatė nė ramazan dhe jasht ramazanit.” Transmeton Buhariu. Pra, 8 rekatė teravi dhe 3 rekatė namaz vitėr.

Shumica e dijetarėve tė mėdhenj si imam Ebu Hanifja, imam Maliku, imam Shafiu, imam Ahmed ibn Hambeli, imam Sufjan eth Theurij, imam Ibnul Mubarek etj., janė tė mendimit se namazi i teravive mund tė falet mė shumė se 8 rekatė, pasi kjo gjė ka qenė e njohur te tabiinėt (pasuesit e sahabėve), tė cilėt i kanė falur teravitė dikush 20 rekatė, dikush 36, dikush mė shumė e dikush mė pak. Imam El Kemal Ibnul Humami, njėri nga dijetarėt mė tė njohur tė medhhebit hanefi, thotė: “Prej sunetit ėshtė qė tė falen 8 rekatė, ndėrsa 12 rekatet e tjera (sa tė plotėsohet 20 rekatėshi) janė mustehab (vepėr e pėlqyeshme).”

Namazi i teravive ėshtė i mundshėm edhe pėr gratė. Edhe pse namazi mė i mirė pėr gruan ėshtė nė shtėpinė e saj, siē ka ardhur nė njė hadith qė e transmeton Ebu Daudi, kjo s’do tė thotė se namazi i saj nė xhami ėshtė i pavlefshėm, aq mė tepėr kur bėhet fjalė pėr namazin e teravive, i cili ėshtė njė namaz i veēantė. Dalja e gruas nga shtėpia natėn nė xhami ka kushtet e veta. Ajo duhet tė jetė e shoqėruar nga pjesėtarėt e familjes sė saj, tė jetė e mbuluar, tė mos zbukurohet pėr njerėzit e huaj, mos tė parfumoset me erėra tė mira.

Ėshtė e pėlqyeshme qė pėr namazin e teravive tė merren edhe femijėt qė kanė mbushur moshėn 7 vjeē, qė ta praktikojnė kėtė namaz me xhemat nė muajin e ramazanit dhe qė tė marrin pjesė nė begatitė dhe mirėsitė qė Allahu i Lartėsuar zbret nė kėtė muaj madhėshtor.

Allahu na bėftė prej adhuruesve tė Tij dhe na pranoftė adhurimet!

Mustafa Tėrniqi

             
www.klubikulturor.com