Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Mos po e marr veten mėsysh?

Pyetja:

Sa herė qė bėj diēka tė mirė dhe mė pėlqen, e kam tė vėshtirė qė ta mbaj dhe e tregoj, por nuk e bėj pėr ta lėnduar dikė qė nuk e ka pas suksesin tim, apo pėr t'i thėnė dikuj se nuk vlen, por e them sepse e ndiej atė gėzim dhe ēfarė arrij me atė, duket sikur marr mėsysh dhe e kam vėshtir ta pėrsėris atė. Por, tani e kam kuptuar dhe po mundohem ta ruaj gjuhėn dhe kur po bėj plan tė bėj kėtė apo atė, mė duket se po i merr era ato, thjesht s'po mundem t'i realizoj pėr atė kohė qė unė po i mendoj dhe po i planifikoj. A ėshte problemi se mos e marr mėsysh veten, sepse mė duket se kjo mė ndodh pasi edhe nė familjen tonė ėshtė ky problem, sepse kur planifikojmė diēka dhe tregojme, duket sikur prishet apo shumė vėshtirė realizohet, apo ėshtė si pasojė e mėkateve tona?

Pėrgjigja:

Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

     Nga jeta dhe veprimtaria e tė parėve tanė tė mirė (selefu salih) dimė se gjithmonė ata donin dhe pėrpiqeshin qė veprat e tyre tė ishin tė fshehta, ndėrmjet tyre dhe Allahut tė Lartėsuar, me qėllim qė kėto vepra t’u sillnin dobi nė botėn tjetėr.

     Ėshtė e njohur se nga ato dėshirat  e fshehta qė zėnė vend nė zemrėn e njeriut ėshtė edhe vetėlavdėrimi i tyre apo i veprave tė tyre tek tė tjerėt. Ky veprim ėshtė shkaku  mė i madh  qė tė shpie drejt syefaqėsisė, e cila ėshtė e kundėrta e sinqeritetit, njė nga kushtet kryesore tė pranimit tė veprės.

     Nėse njeriu mundohet tė forcojė sinqeritetin nė zemrėn e tij dhe mė pas ndodhin gjėra me tė cilat pėrhapin mirėsinė tek njerėzit dhe si rezultat i kėsaj njerėzit e pasojnė atė, kėtu nuk pėrbėn ndonjė problem.

     Ndėrsa, pėrsa i pėrket prishjes sė disa planeve, pėr shkak tė lajmėrimit tė njerėzve pėr to, ka ardhur nė  jė transmetim se Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!)  ka thėnė: “Mos njoftoni askėnd  pėr gjendjen tuaj, derisa tė pėrfundojė (ajo qė kishit planifikuar), pasi aty ku ndodhet mirėsia ndodhet dhe hasedi (smira, marrja mėsysh)” Transmeton Bejhakiu dhe Taberaniu.

     Pėrveē kėsaj, duhet ēdokush qė punon ndonjė punė tė mirė, tė thotė sikurse na ka lajmėruar Allahu i Madhėruar nė Kuran: “Dhe do tė ishte mė mirė pėr ty tė thoshe kur hyre nė kopshtin tėnd: “Ēfarė do Allahu (bėhet). Nuk ka fuqi dhe ndryshim pa ndihmėn e Tij (Mashallahu la kuuete ila bilah)…” (Kehf, 39)

Allahu e di mė mirė.

Husein es Serraxh

01.04.2005

                                         www.klubikulturor.com