Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Mirėsia e katėr fjalėve

Falenderimi i takon Allahut tė Lartėsuar, Zotit tė botėrave, paqja dhe bekimi qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen e shokėt e tij dhe mbi ēdokėnd qė ndjek rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Vėrtetė, Allahu i Lartėsuar i ka veēuar kėto katėr fjalė me mirėsi tė mėdha dhe me cilėsi tė cilat dėshmojnė pėr rėndėsinė dhe dallimin e tyre ndaj fjalėve tė tjera. Ato janė fjalėt e bukura:

           Subhanallah, Elhamdulilah, Allahu Ekber, La ilahe il Allah.

Mirėsia dhe veēantia e kėtyre fjalėve ėshtė tansmetuar nė argumente tė shumta nga Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ku dėshmohen tė mirat e tyre dhe shpėrblimin e madh qė ka nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr ai i cili punon me to. Le tė sjellim mė poshtė disa nga kėto mirėsi, nė mėnyrė qė tė meditoni nė to dhe tė shėrbejnė si ndihmesė nė ruajtjen dhe praktikimin e kėtyre fjalėve. Allahu ėshtė Ai i cili me mirėsinė e Tij plotėsohet ēdo e mirė, nuk ka forcė e as ndryshim vetėm se me ndihmėn e Tij.

Mirėsitė e kėtyre fjalėve

1. Kėto fjalė janė fjalėt mė tė dashura tek Allahu i Lartėsuar, ashtu siē ka ardhur nė njė transmetim nga imam Muslimi nė Sahihun e tij nė hadithin e Semurate ibn Xhundub, i cili tha se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Fjalėt mė tė dashura tek Allahu janė katėr, nuk tė prish punė se me cilėn prej tyre fillon: Subhanallah, Elhamdulilah, La ilahe il Allah, Allahu Ekber". Sahihul Muslim, nr. 2137.

Ebu Daud et Tajalisi ka transmetuar nė Musnedin e tij: " Nga fjalėt mė tė mira dhe ato janė prej Kuranit, janė katėr; nuk tė prish punė se me cilėn prej tyre fillon: Subhanallah, Elhamdulilah, La ilahe il Allah, Allahu Ekber." Musnedi i Tajalisit, f. 122.

2. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka lajmėruar se kėto fjalė janė mė tė dashura tek Ai se kjo kjo botė dhe ē’ka nė tė, ashtu siē ka transmetuar edhe imam Muslimi nė Sahihun e tij nga hadithi i Ebu Hurejres (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i cili tha se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Qė tė them: Subhanallah, Elhamdulilah, La ilahe il Allah, Allahu Ekber, ėshtė mė e dashur tek unė se ēdo gjė mbi tė cilėn lind dielli (dynjaja dhe ēfarė ka nė tė). Sahihul Muslim, nr. 2695.


3. Nga mirėsia e kėtyre fajlėve ėshtė edhe ajo qė ėshtė theksuar nė Musnedin e imam Ahmedit dhe Shuabul Iman tė imam Bejhakiut nga Asim bin Behdeleh nga Ebu Salih nga Umu Hani bintu Ebi Talib i cili tha: “Pranė meje kaloi Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i thashė: ‘Unė tashmė jam plakur dhe mė ka dobėsuar pleqėria (ose siē ka thėnė ajo) mė urdhėro me njė punė qė ta bėj duke qenė e ulur’, Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: "Thuaj 100 herė subhanallah, sepse ajo ėshtė e barabartė me lirimin nga robėria e 100 robėrve nga djemtė e Ismailit alejhi selam; thuaj 100 herė elhamdulilah, sepse ajo ėshtė e barabartė me pėrgatitjen e 100 kuajve qė tė mbartin mbi to 100 kalorėsa nė rrugėn e Allahut; thuaj 100 Allahu ekber, sepse ajo ėshtė e barabartė me 100 deve tė pėrgatitura (pėr nė xhihad); thuaj 100 herė la ilahe il Allah." Ibn Halef (ai qė transmeton kėtė hadith nga Asim) tha: ‘E mbush ē’ka mes qiellit e tokės, dhe nuk i ngrihen asnjėrit punėt atė ditė, vetėm se nė qoftė se vjen me tė njėjtat fjalė me tė cilat do vish ti." Musned Ahmed, vėll. VI, f. 344. dhe Shuabul Iman i Bejhakiut, nr. 612. Mundhiri ka thėnė se e ka transmetuar imam Ahmedi me zinxhir tė mirė nė Et tergibu uet terhib, vėll. II, f. 409, ndėrkohė qė hadithin e bėrė hasen dijetari i madh i kohės tonė Albani. Le tė shohim me vėmendje nė shpėrblimin e madh tė kėtyre fjalėve: Kush thotė 100 herė subhanallah, ėshtė e barabartė me lirimin e 100 robėrve nga bijtė e Ismailit. Ka veēuar bijtė e Ismailit, alejhi selam, sepse rrjedhin nga njė fis i nderuar arab. Kush thotė 100 herė elhamdulilah, ka si shpėrblim si ai i cili pėrgatit 100 kuaj pėr tė luftuar nė rrugė tė Allahut pėr lartėsimin e fjalės sė Tij. Kush thotė 100 herė Allahu ekber, ėshtė si tė ketė pėrgatitur 100 deve pėr xhihad, e kush thotė 100 herė La ilahe il Allah, ajo mbush hapėsirėn ndėrmjet tokės e qiellit dhe nuk i ngrihet asnjėrit puna tek Allahu vetėm atij i cili vjen me kėto fjalė.


4. Kėto fjalė janė shkak pėr faljen e gjynaheve. Nė lidhje me kėtė kanė transmetuar Imam Ahmedi nė Musnedin e tij, Tirmidhiu nė Sunenin e tij dhe Hakimi nė Mustedrakun e tij nga hadithi i Abdullah ibn Umer (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!): "Nuk ka person mbi tokė i cili thotė kėto fjalė: Laihe il Allah, Allahu ekber, subhanallah, elhamdulilah, la haule ue la kuuete ila bilah, vetėm se i falen atij gjynahet, edhe sikur tė jenė sa shkuma e detit." E bėri hasen Tirmidhiu, Hakimi, e ka aprovuar Dhehebiu dhe e bėrė hasen Albani. Musned vėll. II, fq 158-210; Tirmidhi nr. 3460, Mustedrak vėll.I, f.503, Sahihul Xhami'u nr. 5636. Hadithi qė pėrmendėm ka pėr qėllim gjynahet tė cilat falen, janė tė vogla, siē ka ardhur nė Sahihul Muslim nga Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thoshte: "Pesė namazet, xhumaja deri nė xhuma dhe ramazani deri nė ramazan, falin ēdo gjė mes tyre, nėse u largohet gjynaheve tė mėdha." Sahihul Muslim, nr. 2333.

U pėrmend mosfalja e gjynaheve tė mėdha, sepse ato nuk shlyhen ndryshe vetėm se me pendim (teube). Nė lidhje me kėtė ka transmetuar imam Tirmidhi dhe tė tjerė nga hadithi i Enes bin Malik (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kaloi pranė njė peme me gjethe tė thara dhe e goditi me shkopin e tij, ndėrsa gjethet ranė prej saj, kurse Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Vėrtet, elhamdulilah, subhanallah, la ilahe il Allah, Allahu ekber, ia shlyejnė gjynahet robit, ashtu siē bien gjethet e kėsaj peme." E bėri hasen Albani, Sunen Tirmidhi, nr. 3533, Sahihul Xhamiu nr.1601.


5. Kėto fjalė mbillen nė xhenet, siē ka transmetuar Tirmidhiu nga Abdullah ibn Mesud (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) nga Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) se ai ka thėnė: "Takova Ibrahimin, alejhi selam, natėn e israsė dhe mė tha: "O Muhamed, ēoji selam umetit tėnd nga unė dhe lajmėroi se xheneti ka tokė tė mirė, ujė tė ėmbėl, ėshtė tokė pjellore dhe tė mbjellat nė tė janė: subhanallah, elhamdulilah, la ilahe il Allah, Allahu ekber." Sunen Tirmidhi nr. 3462. hadithin e ka bėrė hasen Albani nė Silsiletus Sahihah nr.105.


6. Allahu i Lartėsuar i ka zgjedhur kėto fjalė pėr robėrit e Tij dhe caktoi pėr atė i cili i thotė kėto fjalė shpėrblim tė madh, siē ėshtė transmetuar nė Musnedin e Ahmedit, Mustedrakun e Hakimit me zinxhir tė saktė nga Ebu Hurejra nga Ebu Seid (Allahu qoftė i kėnaqur me ta!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Vėrtet, Allahu ka zgjedhur katėr fjalė dhe ato janė: subhanallah, elhamdulilah, la ilahe il  Allah, Allahu ekber. Kush thotė subhanallah, i shkruhen atij njėzet tė mira dhe i shlyhen njėzet tė kėqija; kush thotė Allahu ekber ka tė njėjtin shpėrblim, kush thotė la ilahe il Allah ka tė njėjtin shpėrblim, e kush thotė elhamdulilahi rabil alemin nga vetja e tij, i shkruhen atij tridhjet tė mira dhe i shlyhen atij tridhjet tė kėqija." Musnedi i Ahmedit, vėll. II, f. 302, Mustedraku i Hakimit, vėll.I, f. 512. Albani nė Sahihul Xhamiu nr. 1718, thotė se ėshtė sahih.


7. Ato janė mbrojtje nga xhehenemi pėr atė qė i thotė kėto fjalė dhe janė shpėtuese e fillim i mbarė pėr tė Ditėn e Gjykimit, siē tranmeton Hakimi nė Mustedrak dhe Nesai nė amelul jeumi ue lejleh dhe tė tjerė veē tyre nga hadithi i Ebu Hurejres (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i cili ka thėnė se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: " Merrni mburojat tuaja!" Thamė: “O i dėrguari i Allahut, nga armiku qė ėshtė pranė?” Tha: "Jo, por mburojė pėr ju nga zjarri i xhehenemit. Thoni subhanallah, elhamdulilah, la ilahe il Allah, Allahu ekber, sepse ato ju vijnė Ditėn e Gjykimit si fillim i mbarė dhe shpėtuese pėr ju, ato janė veprat e mira qė mbeten." Hakimi ka thėnė se ky hadith ėshtė i saktė sipas kushtit tė Muslimit, por nuk e ka nxjerrė. Kėtė e ka aprovuar , gjithashtu, Dhehebiu dhe e  ka saktėsuar Albani.


Mustedrak vėll.I, f. 541; Amelul jeumi ue lejleh, vėll. VI, f. 212; Sahihul Xhamiu i Albanit nr. 3214.


8. Kėto fjalė sillen rreth Arshit tė Rrahmanit dhe kanė njė zė qė i pėrngjan zhurmės sė bletės dhe e pėrmendin thėnėsin e kėtyre fjalėve, siē ėshtė transmetuar nė Musnedin e imam Ahmedit dhe Sunen Ibn Maxheh si dhe Mustedrak tė Hakim nga hadithi i Numan ibn Beshir (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i cili tha se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): "Vėrtet, prej madhėshtisė sė Allahut qė ju pėrmendni ėshtė: tesbihu (subhanallah), tekbiri (Allahu ekber), tehlili (la ilahe il Allah), tehmidi (elhamdulilah) dhe sillen rreth Arshit, kanė njė zė qė i pėrngjan gumėzhimės sė bletės dhe pėrmendin thėnėsin e tyre. A nuk dėshiron ndonjėri prej jush tė ketė kėtė, apo tė jetė dikush qė e pėrmend atė vazhdimisht." Buejsiri nė Zeuaid Ibn Maxheh ka thėnė se zinxhiri i tij ėshtė i saktė, me transmetues tė saktė, e ka saktėsuar Hakimi.
(Musned Ahmed, vėll. IV, f. 268-271; Sunen Ibn Maxheh nr. 3809, Mustedrak vėll. I, f. 503.)


9. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka lajmėruar se ato janė tė rėnda nė peshojė, siē e ka transmetuar Nesaiu nė Amelul jeumi ue lejleh dhe Ibn Hibani nė Sahihun e tij, Hakim dhe tė tjerė nga hadithi i Ebu Selmeh (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Bekh, bekh , ( bėri shenjė 5 me dorėn e tij ) sa tė rėnda janė nė peshore: subhanallah, elhamdulilah, la ilahe il Allah, Allahu ekber dhe njė fėmijė i mirė qė i vdes muslimanit dhe ai duron duke pritur shpėrblimin (prej Allahut)." E saktėsoi Hakimi dhe e aprovoi Dhehebiu. (Nesai nė Amelul jeumi ue lejleh, vėll. VI, f. 50; Sahih Ibn Hiban nė kapitullin El Ihsan, vėll. III, f. 113, nr. 338; Mustedrak vėll. I, f. 511-512. Ky hadith ka rrugė tjetėr qė dėshmon pėr tė, hadithi i Theubanit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), e ka transmetuar Bezari nė Musnedin e tij duke thėnė se zinxhiri i tij ėshtė i mirė. Vėll. IV, f. IX, nr. 3072.)

10. Ai person i cili i thotė kėto fjalė ka shpėrblim tė madh, siē ka transmetuar Muslimi nė Sahihun e tij nga hadithi i Ebu Dherrit (Allahu  qoftė i kėnaqur me tė!): “Disa persona nga shokėt e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i thanė: ‘O i Dėrguari i Allahut, na e kaluan pasanikėt nė shpėrblime, falen siē falemi ne dhe agjėrojnė siē agjėrojmė ne dhe japin sadaka nga pasuria e tepėrt e tyre.’ Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: "A nuk ju ka dhėnė Allahu me ēfarė tė jepni sadaka! Ēdo tesbih ėshtė sadaka, ēdo tekbir ėshtė sadaka, ēdo tahmid ėshtė sadaka, dhe ēdo tehlil ėshtė sadaka, edhe urdhėrimi pėr tė mirė dhe ndalimi nga e keqja ėshtė sadaka, edhe marrėdhėnia juaj me gratė tuaja ėshtė sadaka.’ Thanė: ‘O i Dėrguari i Allahut, edhe nė kryerjen e epsheve me bashkėshorten ka shpėrblim?’ Tha: "Po sikur t'i kryente kėto marrėdhėnie nė haram, a do ndėshkohej?! Po kėshtu nėse e kryen nė hallall do ketė shpėrblim." (Sahihul Muslim nr. 1006)  Menduan tė varfėrit se nuk ka sadaka vetėm se me pasuri, gjė nga e cila ata ishin tė privuar, prandaj Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i lajmėroi se tė gjithė punėt e mira janė sadaka, dhe nė fillim tė kėtyre punėve pėrmendi katėr fjalėt.

11. Ajo qė ka thėnė Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) se kėto fjalė janė prej Kuranit, siē transmeton Ebu Daudi, Nesaiu, Darekutni dhe tė tjerė nga hadithi i Ibn Ebi Eufa (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!), i cili tha se njė burrė erdhi tek Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe tha: “O i Dėrguari i Allahut, unė nuk mundem ta mėsoj Kuranin, mė mėso diēka e cila mė mjafton mua. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: "Thuaj: subhanallah, elhamdulilah, la ilahe il Allah, Allahu ekber, la haule ue la kuuete ila bilah" Personi tha: “Kėshtu (duke kapur duart e tij) kjo ėshtė pėr Allahun, po pėr mua?” I tha:"Thuaj, O Zot, mė fal mua, mė mėshiro, mė jep shėndet e furnizim dhe mė udhėzo!" I mori ky person ato dhe i mbylli pėllėmbėt e duarve, ndėrsa Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: "Sa i pėrket kėtij, i ka mbushur duart e tij me mirėsi." (Sunen Ebu Daud nr. 832; Nesaiu vėll. II, f.143; Darekutni vėll. I, nr. 313-314) Ebu Tajib el Adhijm Abadij ka thėnė nė shtesėn e tij tek Darekutni se zinxhiri i tij ėshtė i saktė. Albani ka thėnė se zinxhiri i tij ėshtė hasen. Sahih Ebu Daud, vėll.I, f. 157.

Kėto pra ishin disa mirėsi dhe vlera tė transmetuara nė sunet nė lidhje me kėto katėr fjalė. Kush vėshtron me vėmendje nė mirėsitė e kėtyre fjalėve, dėshmon pėr rėndėsinė e tyre pa asnjė lloj mėdyshje. Kanė pėrmendur disa dijetarė se emrat e Allahut tė Lartėsuar janė tė pėrmbledhura nė kėto fjalė, p.sh: subhanallah pėrmbledh emrat tė cilat pastrojnė Allahun nga ēdo e metė si p.sh: Kudus, Selam. Fjala elhamdulilah pohon plotėsinė e Allahut nė emrat dhe cilėsitė e Tij. Fjala Allahu ekber pėrmban madhėrimin dhe lartėsimin e Allahut dhe se askush nuk e falėnderon Allahun ashtu si duhet. Duke qenė se Allahu ėshtė i Vetmi i Cili i posedon kėto cilėsi, do tė thotė se nuk ka tjetėr qė e meriton adhurimin pėrveē Tij.

Nė pėrfundim e lusim Allahun tė na japė sukses nė pėrmendjen e kėtyre fjalėve dhe na bėftė prej atyre tė cilėt i ruajnė dhe kujdesen pėr to, si dhe prej atyre tė cilėt gjuha e tyre nuk pushon sė pėrmenduri Allahun e Lartėsuar, Ai ėshtė i Cili zotėron ēdo gjė dhe ka mundėsi pėr ēdo gjė.

 

Pėrmblodhi: Erion Sula

                                         www.klubikulturor.com