Kur
bėhet dhikri pas namazit tė farzit apo nė fund tė
namazit nė pėrgjithėsi?
Pėrgjigja:
Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,
shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė
Ditėn e Gjykimit.
Praktika e e Resulullahut (salallahu alejhi ue
selem) na tregon se dhikri i cili bėhet pas namazeve
duhet tė bėhet pas farzeve e jo pasi tė pėrfundojmė
sunetet nė pėrgjithėsi. Kėshtu qė, kur falim namazin
e drekės, akshamit dhe jacisė, atėherė pasi tė falim
farzin qėndrojmė ulur dhe i themi lutjet qė kėrkohen
tė bėhen pas namazeve, pra bėjmė nga tridhjetė e tri
herė: Subhanallah, Elhamdulilah, Allahu Ekber,
kėndojmė ajetul kursinė dhe i bėjmė disa lutje qė
janė tė njohura tė bėhen nė kėtė vend. Kur t`i
pėrfundojmė kėto lutje, atėherė ngritemi dhe
vazhdojmė me faljen e suneteve tė mbetura. Kurse
namazi i sabahut dhe i ikindisė pas farzeve nuk kemi
sunete kėshtu qė lutjet nga tė gjithė bėhen pas
farzit.
Praktikim i dhikrit pas pėrfundimit tė namazit nė
tėrėsi ėshtė e panjohur pėr gjeneratat e mėhershme
duke filluar prej Profetit (salallahu alejhi ue
selem) dhe shokėt e tij, prandaj kėrkohet nga ne qė
nė kėtė ta pasojmė Resulullahun (salallahu alejhi ue
selem) dhe sahabėt e tij.
Kjo
ēėshtje duhet tė trajtohet mė gjėrsisht duke pasur
parasysh edhe atė se si praktikohet tek ne, prandaj
nuk po zgjerohemi mė shumė me shpresė se nė tė
ardhmen do tė bėjmė njė qasje tė tillė pėr tė.
Allahu e di mė sė miri.