Eselamu
alejkum! Nė rast se gruaja dhe burri ndahen dhe kanė njė
fėmijė ende pa i mbushur 1 vit, kujt i takon fėmija?
Allahu ju ndihmoftė!
Pėrgjigja:
Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,
shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė
Ditėn e Gjykimit.
Nė rast se
ndodh shkurorzimi ndėrmjet burrit dhe gruas dhe ata dy
posedojnė fėmijė i cili ėshtė i vogėl, atėherė fėmija i
takon gruas, me kusht qė ajo mos tė martohet me dikė
tjetėr, nėse martohet, atėherė e humb tė drejtėn.
Argument
pėr kėtė ėshtė hadithi i Profetit (salallahu alejhi ue
selem) ku transmeton Abdullah Ibėn Amri se njė grua
erdhi te Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) tha: “O
i Dėrguar i Allahut, vėrtetė ky djali im, barkun tim e
ka patur vendqėndrim (gjatė shtatzėnis), gjirin ushqim,
prehrin vendstrehim, kurse babai i tij mė shkurorėzoi
dhe dėshiron qė tė mė ndaj nga ai. Profeti (salallahu
alejhi ue selem) thotė: ‘Ti e posedon tė drejtėn (e
pėrkujdesjes) ndaj tij, nėse nuk martohesh.’”
(Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe e vėrteton Hakimi se
ėshtė i saktė). Allahu e di mė sė miri.