Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Kujt i takon dashuria absolute

Allahu i Lartėsuar thotė nė Kuran:

“Thuaj (o i dėrguar)! Nė qoftė se baballarėt tuaj, djemtė tuaj, vėllezėrit tuaj, bashkėshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria qė e fituat, tregėtia qė frikėsoheni se do tė dėshtojė, vendbanimet me tė cilat jeni tė kėnaqur, (tė gjitha kėto) janė mė tė dashura pėr ju se Allahu, se i dėrguari i Tij dhe se lufta pėr nė rrugėn e Tij, atėherė, pritni derisa Allahu tė sjellė vendimin e Tij. Allahu nuk vė nė rrugė tė drejtė njerėzit e prishur."

Ky ajet ka zbritur pėr ata tė cilėt nuk e bėnė hixhretin prej Mekės nė Medine, pėr shkak se dikush nuk mund ta linte familjen e tij e dikush pasurinė e tij e dikush tė afėrmit e tij.

Imam Kurtubi ka thėnė: “Ky ajet ėshtė  argument i qartė pėr domosdoshmėrinė e dashurisė ndaj Allahut, pejgamberit dhe nuk ka mospajtim nė kėtė tek umeti. Duhet qė  kjo dashuri t’i paraprijė ēdo dashurie tjetėr.”

Transmeton Nesaiu, Ibn Hibani dhe Buhariu ne librin e tij “Terihul kebir” se Pejgamebri (alejhi selam) ka thėnė: “Shejtani ėshtė pėrpjekur ta pengojė birin e Ademit nė tri gjėra. Ėshtė pėrpjekur ta pengojė nė fe dhe i ka thėnė: ‘Pėr ēfarė po e lė fenė tėnde dhe fenė e baballarėve tė tu?’ Biri i Ademit e kundėrshtoi shejtanin dhe e pranoi Islamin. Pastaj ėshtė pėrpjekur ta ndalojė prej  hixhretit pėr hir tė Allahut duke i thėnė: ‘A po e lė pasurinė tėnde, familjen tėnde dhe po bėn hixhret?’ Biri i Ademit e kundėrshtoi shejtanin dhe bėri hixhret. Pastaj u pėrpoq qė ta pendojė nga lufta nė rrugėn e Allahut duke i thėnė: ‘Po lufton  qė tė vritesh, pastaj familja jote do tė martohen dhe pasuria do tė ndahet.’ E kundėrshtoi biri i Ademit shejtanin dhe luftoi, derisa e meritoi xehnetin e Allahut.”

Imam Ahmedi ka thėnė: “Na ka treguar Kutejbe bin Seid, e ky nga ibn Luheja, ai nga Zehreh bin Mabed, e ky nga gjyshi i tij, i cili ka thėnė se ishin me Pejgamberin e ai kishte marrė pėr dore Umer ibėn Hatabin. Atėherė i tha Umeri: ‘Uallahi, o i Dėrguari i Allahut, ti je mė i dashur te unė se ēdo gjė, pėrveē vetes time.’ Pejgamberi i tha: ‘Nuk ka besuar askush derisa tė jem mė i dashur tek ai se vetja e tij.’ Atėherė Umeri i tha: ‘Ti tani je tek unė mė i dashur se vetja ime.’ Pejgamberi i tha: ‘Tani o Umer, (tani ėshtė imani yt nė rregull).”

Gjithashtu, nė hadithin e vėrtetė Pejgamberi ka thėnė: “Pasha Atė nė Dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, nuk ka besuar askush, derisa te jem tek ai mė i dashur se  prindi i tij, fėmija i tij  dhe njerėzit nė pėrgjithėsi.”

Transmeton  Ahmedi  dhe Ebu Davudi nga hadithi i Ibni Umerit, i cili thotė se e kam dėgjuar Pejgamberin duke thėnė: “Nėse bėni shitblerje me ine (lloj i shitblerjes qė nėnkuton kamatė nė tė), merreni me blegtori, kėnaqeni me tė mbjellurat tuaja, e lini luftėn nė rrugėn e Allahut, Allahu do t’ua  sjellė njė nėnēmim tė cilin nuk do ta  largojė nga ju, derisa tė ktheheni nė fenė e Allahut.”

Sehl ibėn Abdullah thėnė ka: “Shenja e dashurisė sė Allahut ėshtė ta duash Kuranin. Shenja e dashurisė sė Kuranit ėshtė ta duash pejgamberin. Shenja e dashurisė sė Pejgameberit ėshtė ta duash sunetin e tij.

Shenja e dashurisė sė Allahut, shenja e dashurisė sė Kuranit, shenja e dashurisė sė pejgamberit, shenja e dashurisė sė sunetit janė shenja tė dashurisė sė botės tjetėr, shenja e dashurisė sė botės tjetėr ėshtė qė ta dojė veten e tij, shenja e dashurisė sė vetes sė tij ėshtė  qė ta urresh dunjanė, shenja e urrejtjes sė dunjasė ėshtė qė mos tė marrė prej saj pėrveē se atė qė i nevojitet dhe i mjafton.

Pėrgatiti: Shaban Murati

 19.05.2006

                                         www.klubikulturor.com