Ku qėndron besimi i atyre njerėze tė
cilėt falen vetėm pėr xhuma dhe gjatė ramazanit?
Pyetja:
Ku qėndron besimi i atyre njerėze tė cilėt falin vetėm
namazin e xhumasė dhe gjatė muajit Ramazan falin namaz ?
Si ėshtė gjendja me kėta persona nė Ditėn e Gjykimit?
Doja njė pėrgjigje tė fortė me argumente nga Kurani dhe
Suneti, pėr shkak se kėto pėrgjigje do t'ia adresoj njė
vellai musliman?
Pėrgjigja:
Dijetarėt kanė dy mendime nė kėtė ēėshtje:
1. Mendimi i imam Ahmedit dhe muhadithėve tė tjerė ėshtė
se ky person ėshtė mohues dhe nuk i pranohet xhumaja e
as Ramazani.
2. Mendimi i dytė ėshtė se ai ėshtė fasik (mėkatar) dhe
tek ai sė pari kėrkohet tė pendohet, e nėse jo, ai
ekzekutohet si mėkatar e jo si dezertor, ky ėshtė
mendimi i imam Malikut, Ebu Hanifes, Shafiut.
Argumentet e mendimit tė parė, janė disa hadithe tė
Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)
nė tė cilat thuhet: "Dallimi nė mes njeriut dhe kufrit
ėshtė lėnia e namazit. " Gjithashtu argument ėshtė dhe
hadithi tė cilin e transmeton Tirmidhiu nga Ebu Shekiki
se shokėt e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi tė!) ka thėnė se lėnia e asnjė vepre tjetėr
nuk ėshtė konsideruar kufėr (mohim), pėrveē lėnies sė
namazit. Gjithashtu argument ėshtė edhe njė transmetim
tjetėr se njė grup erdhėn tek Abdullah ibn Mesudi dhe e
pyetėn pėr fjalėn e Allahut "E pas tyre erdhėn pasardhės
tė kėqinj, tė cilėt e lanė namazin e u dhanė pas
kėnaqėsive (trupore) e mė vonė do tė hidhen nė ēdo tė
keqe. (Sure Merjem - 59). Tė pranishmit pyetėn se ēdo tė
thotė fjala "e lanė namazin" ? Ai u pėrgjigj se ajo
ėshtė vonimi i tij nga koha e caktuar. Ata vazhduan
bisedėn duke thėnė se ne e kemi menduar se ėshtė lėnia e
tij. Nėse ata do ta braktisin namazin, do tė bėheshin
jobesimtar (mohues), - u pėrgjigj ai.
Pėrsa i pėrket argumentave tė mendimit tė dytė ėshtė hadithi
i vėrtet tė cilin e transmeton Tirmidhiu se Muhamedi (Paqja
dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė " Ai i
cili i ruan (falė) pesė namazet gjatė ditės dhe natės,
Allahu i ka premtuar se do ta fusė nė xhenet. Ai i
cili nuk i ruan ato, atėherė Allahu atij nuk i ka
premtuar se do ta fusė nė xhenet; nėse dėshiron e fut
nė xhenet, e nėse nuk dėshiron nuk e futė."
Argument tjetėr ėshtė edhe njė hadith i gjatė, pėr tė
cilin po mjaftohemi duke pėrmendur vetėm pjesėn e duhur,
ku Allahu i Madhėruar me Grushtin e Tij e nxjerr njė
grup nga xhehenemi prej atyre qė nuk kanė bėrė asnjė
punė tė mirė.
Ajo qė mendojmė ne ( Allahu e di mė sė miri) ėshtė se
argumentet e mendimit tė dytė nuk janė tė qarta, pėr
arsye se hadithi i parė ka ardhur me njė transmetim
tjetėr nė tė cilin thuhet: " Kush ju pėrmbahet pesė
kohėve tė namazit gjatė ditės dhe natės, qė Allahu ju ka
caktuar juve, me kushtet e tij, rukunė, sexhden e tij
dhe me frikrėspekt, do tė ketė tek Allahu njė premtim…"
Ky transmetim tregon se ai i cili e vepron kėtė, mirpo
jo nė formėn e mire, ai ėshtė nėn dėshirėn e Allahut tė
Madhėruar, kėtu nuk ėshtė qėllimi se lėnėsi i tij ėshtė
nėn dėshirėn e Allahut, ndėrsa hadithi i Muhamedit (Paqja
dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė i qartė se
lėnėsi i namazit ka bėrė kufėr (ka mohuar) dhe ėshtė e
ditur se jobesimtari nuk hyn nėn dėshirėn e Allahut.
Kurse argumenti i dytė (i mendimit tė dytė) nuk ėshtė i
pėrgjithshėm, ndėrkohė qė thėnia " nuk ka bėrė asnjė
punė tė mirė", pėrdoret nė gjuhėn arabe pėr tė treguar
pakėsimin e veprave qė ka bėrė, e jo lėnia e namazit,
ashtu siē e ka vėrtetuar imam Ibn Huzejme nė librin e
tij "Imani". Nėse kjo thėnie do tė ishte e pėrgjithshme,
atėherė hadithi do tė binte nė kundėrshtim me hadithet
tjera, ndėrsa pejgamberėt nuk kanė kundėrthėnie me veten
e tyre. Nėse thonė se thėnia e Muhamedit (Paqja dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) "kush e lė namazin ka
bėrė kufėr" ka pėr qėllim kush e mohon, pėrgjigja pėr
kėtė ėshtė se ajo qė e dimė tė gjithė ėshtė se mohimi i
ēdo gjėje ne fe ėshtė kufėr, prandaj nuk i mbetet
namazit ndonjė specifik qė tė permendet nė hadith se
kush e lė atė ka bėrė kufėr.
Nėse thonė se si ėshtė gjykimi i njerzėve nė vendin tonė,
pasi shumica e tyre e kanė lėnė namazin, u themi se
njerėzit nė kohėn tonė klasifikohen nė disa grupe:
Prej tyre ka qė nuk falen nga mendjamadhėsia, pėr tė
cilėt Allahu ka thėnė "... e ata qė nga mendjemadhėsia
i shmangen adhurimit Tim, do tė hyjnė tė nėnēmuar nė
xhehenem." (Gafir - 60)
Prej tyre ka qė janė tė zėnė pasė dynjasė, kėta janė ata
pėr tė cilėt Allahu ka thėnė : "E kush ia kthen shpinėn
udhėzimit Tim, do tė ketė jetė tė vėshtirė dhe nė ditėn
e Kiametit do ta ringjallim tė verbėr" (Sure Ta Ha 124).
Prej tyre ka njerėz qė nuk e dinė se ėshtė obligim apo
nėse e lė namazin del nga feja.
Ajo qė kėrkohet prej nesh ėshtė t'i thėrrasim (t'i
ftojmė) e t'ua sqarojmė atyre Islamin mire dhe nė
veēanti namazin dhe jo t'i lėmė tė vazhdojnė nė
injorancėn e tyre.