Ku ndryshon kamata nga kredia dhe sa
here pėrmendet zekati nė Kuran?
Pyetja:
Ku ndryshon kamata nga kredia dhe sa here pėrmendet
zekati nė Kuran?
Pėrgjigja:
Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,
shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė
Ditėn e Gjykimit.
Ajo qė ėshtė e pėrbashkėt ndėrmjet kamatės dhe kredisė
ėshtė se janė disa lloje tė kredive qė janė tė pėrhapura
te njerėzit sot qė nė vete pėrmbajnė kamatė, ndoshta ky
ėshtė shkaku qė ju e bėtė kėtė pyetje nė kėtė formė.
Pra, nėse njeriu merr kredi tė themi 5000 euro qė ato
t`i kthejė pas njė kohe tė caktuar apo me kėste, mirėpo
shuma qė duhet kthyer ėshtė mė shumė se qė kemi marrė,
p.sh neve duhet t`i kthejmė 5500 euro, atėherė ky lloj i
kredisė ėshtė me kamatė dhe konsiderohet e ndaluar.
Nėse marrim kredi dhe sasia qė do ta kthejmė me kėste
ėshtė e njejtė me sasinė qė kemi marrė, atėherė ajo
kredi nuk pėrmban nė vete kamatė dhe ėshtė e lejuar.
Me njė fjalė, ēdo kamatė ėshtė haram, kurse ēdo kredi
nuk ėshtė haram, por ajo kredi qė pėrmban kamatė ėshtė
haram.
Ndėrsa pėr zekatin ju themi se ai pėrmendet nė Kuran
gjithsejt 30 herė, 22 herė nė ajetet qė kanė zbritur nė
Medine dhe 8 herė nė ajetet qė kanė zbritur nė Mekė.