Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Komenti i sures Huxhurat (I)

Para se tė hyjmė nė komentimin e kėsaj sureje, ajet pėr ajet, do tė flasim pėr disa  rregulla dhe sjellje qė pėrmban kjo sure nė pėrgjithėsi.

Kjo sure mban emrin suretul Huxhurat qė do tė thotė kapitulli i dhomave.

Ėshtė quajtur me kėtė emėr, sepse nė tė pėrmenden  dhomat e Pejgamberit (alejhi selam) dhe shtėpitė e grave tė tij, Allahu qoftė i kėnaqur me to.

Kjo sure ėshtė e mbushur pėrplot me sjellje dhe edukatė  dhe udhėzon muslimanin se si  tė jetojė  nė shoqėrinė  e tij, aty ku ai jeton.

Morali dhe sjellja e muslimanit  duhet tė jetė nė njė nivel tė lartė, duhet tė jetė shėmbėlltyrė edhe pėr tė tjerėt.

Kjo sure mėson muslimanin se si tė sillet me tė Dėrguarin e Allahut (alejhi selam), si tė sillet me muslimanėt dhe me njerėzit nė pėrgjithėsi.

Kjo sure ka pėrfshirė njė grumbull sjelljesh dhe edukatash, prej tė cilave pėrmendim:

Edukata dhe sjellja me ligjin e Allahut dhe me fenė e Tij. Allahu i Lartėsuar thotė: “O besimtarė! Mos bėni asgjė para (se tė orientoheni nė udhėzimet e) Zotit dhe tė Dėrguarit tė Tij! Kini kujdes Allahun, se me tė vėrtetė Allahu i dėgjon tė gjitha dhe i di tė gjitha.” Huxhurat,1.

Edukata dhe sjellja me tė Dėrguarin e Allahut (alejhi selam). Allahu na porosit duke thėnė: “O ju qė keni besuar! Mos e ngrini zėrin tuaj mbi zėrin e Pejgamberit dhe mos i ngėrmoni atij siē i ngėrmoheni njėri-tjetrit, e tė zhduken veprat tuaja duke mos e ditur ju. Ata qė ulin zėrat e tyre pranė tė Dėrguarit tė Allahut, Allahu zemrat e tyre i ka pėrshtatur pėr devotshmėri, ata kanė falje mėkatesh dhe shpėrblim tė madh." Huxhurat, 2-3.

Sjellja dhe edukata gjatė pranimit tė lajmeve dhe pėrhapjes sė tyre. Allahu na porositė qė tė jemi korrekt kur vjen ndonjė lajm, tė shikojmė se nga po vjen ky lajm dhe a ėshtė i vėrtetė, e mos tė flasim ēdo gjė qė e dėgjojmė. Allahu i Lartėsuar thotė: “O ju qė keni besuar !Nėse ndonjė i pandėrgjegjshėm ju sjellė ndonjė lajm, ju shqyrtojeni mirė, ashtu qė tė mos e goditni ndonjė popull, pa e ditur realitetin, e pastaj tė pendoheni pėr atė qė keni bėrė.” Huxhurat, 6.

Edukata dhe sjellja vėllazėrore ndėrmjet muslimanėve. Muslimanėt janė vėllezėr. Allahu thotė: “S'ka dyshim se besimtarėt janė vėllezėr. Pra, bėni pajtim ndėrmjet vėllezėrve tuaj dhe kini frikė Allahun, qė tė jeni tė mėshiruar (nga Zoti).”

Edukata dhe sjellja nė pėrmirėsimin e gjendjes, nėse mes muslimanėve ndodhin mospajtime.

Allahu i Lartėsuar thotė: “Nėse dy grupe besimtarėsh tentojnė tė luftojnė ndėrmjet tyre, ju pajtoni ata, e nė qoftė se ndonjėri prej tyre e sulmon tjetrin, atėherė luftojeni atė grup qė vėrsulet me pa tė drejtė, derisa t'i bindet udhėzimit tė Allahut, e nėse kthehen, atėherė me drejtėsi bėni pajtimin ndėrmjet tyre, mbani drejtėsi, se vėrtet Allahu i do tė drejtėt.” Huxhurat, 9.

Edukata dhe sjellja mes shoqėrisė muslimane. Allahu i Lartėsuar thotė: “O ju qė besuat! Nuk bėn tė tallet njė popull me njė popull tjetėr, meqė tė pėrqeshurit mund tė jenė mė tė mirė nga ata tė cilėt pėrqeshin dikė tjetėr, e as gratė me gratė e tjera, sepse mund tė ndodhė qė gratė e tjera tė jenė mė tė mira se ato qė pėrqeshin (duke nėnēmuar njėri-tjetrin) dhe mos etiketoni njėri-tjetrin me llagape. Pas besimit ėshtė keq tė pėrhapet llagapi i keq. E ata qė nuk pendohen, janė mizorė.

O ju qė keni besuar! Largohuni prej dyshimeve tė shumta, meqė disa dyshime janė mėkat dhe mos hulumtoni pėr zbulimin e tė metave tė njeri-tjetrit, mos pėrgjoni njėri-tjetrin! A mos ndonjėri prej jush dėshiron tė hajė mishin e vėllait tė vet tė vdekur? Atė pra e urreni! Kini frikė nga ndėshkimi i Allahut, e Allahu ėshtė Mėshirues, Ai pranon shumė pendimin.” Huxhurat, 11-12.

Edukata dhe sjellja nė marrėdhėniet me njerėzit nė pėrgjithėsi. Allahu i Lartėsuar thotė: “O ju njerėz! Vėrtet, Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet jush, e s'ka dyshim se te Allahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur (tė kėqijave). E, Allahu ėshtė i Dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė.” Huxhurat,13.

Allahu nė kėtė sure e vonoi pėrmendjen e sjelljeve nė marrėdhėniet me njerėz  qė tė na tregojė se para se tė kemi marrėdhėnie tė mira me njerėz duhet t’i realizojmė disa edukata dhe sjellje me tė Dėrguarin tonė, pastaj  ne muslimanėt nė mesin tonė, nė mėnyrė qė tė jemi shėmbėlltyrė pėr tė tjerėt, edhe nėse janė jobesimtarė. Sepse morali i mirė dhe sjellja e mirė  ka mundėsi tė hapė vende dhe zemra tė njerėzve dhe ka mundėsi ta bėjė atė qė nuk e bėjnė luftėrat dhe shpata.

Sjellja dhe edukata me besimin nė Allahun. Allahu i Lartėsuar thotė: “Ata tė shprehin ty mirėnjohės (ta pėrmendin) qė u bėnė myslimanė. Thuaj! Pranimin tuaj tė fesė islame mos ma njihni (mos ma pėrmendni) mua, nėse jeni tė sinqertė. Allahu juve ju bėri mirė, kur ju udhėzoi pėr besim." Huxhurat-17.

Vėrtet, kjo sure ėshtė sure e edukatės shoqėrore dhe siē thamė ėshtė quajtur kapitulli i dhomave, pėr arsye se nė tė pėrmenden shenjtėria e dhomave tė Pejgamberit, nė tė cilat banonin nėnat e besimtarėve, Allahu qoftė i kėnaqur me to. Gjithashtu, kjo sure  lidhet ngushtė me dy suret qė janė para saj, suretu Fet’h dhe Muhamed, sepse edhe ato flasin pėr Pejgamberin e Allahut, Muhamedin (salallahu alejhi ue selem). Nė suren Muhamed, qėllimi ishte  qė tė pasohet Pejgamberi i Allahut, nė suren Fet’h tregohen cilėsitė e atyre qė e pasojnė tė Dėrguarin e Allahut, ndėrsa nė kėtė sure, qė ne jemi  nė komentimin e saj, suretu Huxhurat, tregohet pėr sjelljet qė duhet tė kemi me tė Dėrguarin e Allahut, shoqėrinė muslimane dhe njerėzit nė pėrgjithėsi.

Shaban Murati

09.06.2006

       (vazhdon)

                                         www.klubikulturor.com