Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.elitaislame.com
 

 
 
 
 
 
 
 

Keqbėrėsi i namazit tė tij

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė njė rast hyri nė xhami, pas njė kohe hyn njė person, fal namazin e pastaj vjen te Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i jep selam. Ai ia kthen selamin e i thotė: “Kthehu e falu, se ti nuk je falur.” Ai shkoi e u fal pastaj erdhi  te Profeti  dhe i dha selam, ai prap i tha: “Kthehu e falu se ti nuk je falur.” (kėshtu veproi tri herė) Herėn e tretė personi i tha tė Dėrguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Pasha Atė qė ty tė dėrgoi me tė vėrtetėn unė nuk di tė falem mė mirė, prandaj mė mėso!”

I Dėrguari i Allahut i thotė: “Kur tė ngritesh pėr tė falur namazin, atėherė thuaje tekbirin fillestar (Allahu ekber), kėndo diēka nga Kurani (ndonjė pjesė qė di), pastaj bėje rukunė dhe rri derisa tė qetėsohesh, pastaj shko nė sexhde  dhe rri derisa tė qetėsohesh, pastaj ngritu nga sexhdeja dhe rri ulur derisa tė qetėsohesh, pastaj shko nė sexhde dhe rri derisa tė qetėsohesh e kėshtu vepro gjatė tėrė namazit tėnd.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

Komenti i hadithit

Namazi ėshtė shtylla e Islamit dhe gjėja mė e rėndėsishme pas dėshmisė (shehadetit).

Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) sqaroi formėn e namazit nė thėnie e vepra dhe  muslimanit nuk i lejohet ta falė atė vetėm se ashtu siē e ka falė Profeti (salallahu alejhi ue selem).

Ky hadith, te dijetarėt e fikhut, njihet si hadithi i keqbėrsit tė namazit tė tij.

Ndėrkohė qė Resulullahi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte ulur nė xhaminė e tij nė Medine hyri njė person dhe fali namazin, mirėpo mėnyra se si e fali ai nuk ishte nė rregull, nuk e bėnte rukun, ngritjen nga ajo, sexhden dhe veprat tjera nė namaz ashtu siē duhet. I Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e shikonte atė dhe pasi pėrfundoi namazin erdhi te Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)dhe e pėrshėndeti me selam, ai ia ktheu selamin dhe e urdhėroi ta pėrsėriste namazin, kėshtu veproi tri herė e herėn e tretė, pasiqė u bind se namazin nuk po e falte nė rregull, kėrkoi  nga Resulullahi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) t’ia mėsojė mėnyrėn e saktė tė tij.

Nga ky hadith dijetarėt nxjerrin shumicėn e dispozitave, farzeve dhe uaxhibeve, qė duhet bėrė nė  namaz, qofshin ato thėnie apo vepra, kurse dispozitat e tjera i nxjerrin nga disa hadithe tė tjera.

Ky hadith nė vete pėrmban shumė dobi e ne do t`i   pėrmendim disa:

1.Obligueshmėria e tekbirit fillestar tė bėhet me thėnien “Allahu ekber” dhe nuk lejohet tė fillohet namazi me ndonjė thėnie tjetėr nė vend tė saj.

2.Domosdoshmėria e leximit tė Kuranit nė namaz, kurse nė hadithe tė tjera vėrtetohet leximi i Fatihas.

3.Bėrja e rukusė, ngritja nga ajo, pastaj sexhdeja dhe tė qėndėruarit ulur ndėrmjet dy sexhdeve janė tė domosdoshme nė namaz, pra nuk lejohet tė shkojmė menjėherė pas rukusė nė sexhde pa qėndėruar njė kohė nė kėmbė, e kėshtu me radhė.

4. Tė gjithė veprat qė i bėjmė nė namaz ato duhet tė kryhen me qetėsi (pa nxituar) dhe me pėrkushtim.

5.Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)  nuk ia tregoi formėn e saktė tė namazit kėtij personi, derisa ai e pėrsėriti namazin tri herė, pėr shkak qė ta kuptojė gabimin qė e bėnte vetė dhe pastaj ta pranojė kėshillėn me bindje.

 

Pėrgatiti: Alaudin Abazi

             
www.klubikulturor.com