Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Ju keni tek i Dėrguari i Allahut shembullin mė tė mirė

بسم الله الرحمن الرحيم

Falenderimet i takojnė vetėm Allahut paqja dhe nderimet e Tij qofshin mbi vulėn e profetėve Muhamedin salallahu alejhi ue selam, familjen e tij dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė ditėn e gjykimit.

Sigurish qė ēdo musliman i cili dėshiron tė pasojė profetin patjetėr duhet ta njohė atė.

Askush nuk mund tė jetė musliman i mirė nėse nuk e njeh dhe e pason Profetin Muhamed salallahu alejhi ue selam.

Allahu i madhėruar i ka urdhėruar besimtarėt qė ti binden dhe ta pasojnė tė dėrguarin nė ēdo gjė nėse duan tė jenė tė shpėtuar. Allahu thotė:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ وَلا تُبْطِلُوا أَعْمَالَكُمْ

" O ju qė keni besuar! Binduni Allahut dhe binduni tė Dėrguarit (Muhammedit) dhe mos i ēoni kot veprat tuaja." Muhammed 33

Nė njė ajet tjetėr Allahu ka thėnė:

قُلْ إِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمْ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ

" Thuaj (O Muhammed): “Nėse vėrtet e doni Allahun, atėherė mė ndiqni mua, Allahu do t’ju dojė ju dhe do t’ju falė juve gjynahet tuaja. Dhe Allahu ėshtė gjithnjė Falės i Madh, Mėshirėplotė.” Al-Imran 31

    Ebu Hurejre transmeton se Profeti salallahu alejhi ue selam ka thėnė:" Largohuni nga tė gjitha gjėrat qė ju kam ndaluar, dhe mundohuni tė kryeni sa tė mundeni prej atyre gjėrave qė ju kam urdhėruar, sepse shumė popuj qė kanė jetuar para jush u shkatėrruan pėr shkak tė pyetjeve tė shumta dhe mosbindjes ndaj profetėve tė tyre." Buhari dhe Muslimi

    Po ashtu Mulimanėt janė tė urdhėruar qė nė ēdo grindje dhe mosmarrėveshje tė tyren tė drejtohen tek Profeti salallahu alejhi ue selam, dhe Allahu ka vėnė nė dukje se ata nuk do tė jenė besimtarė pėrderisa nuk e kryejnė njė vepėr tė tillė e mė pas tė ngelen tė kėnaqur nga gjykimi i tij. Allahu pėr kėtė thotė:

فَلا وَرَبِّكَ لا يُؤْمِنُونَ حَتَّى يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لا يَجِدُوا فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجاً مِمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُوا تَسْلِيماً

"Por Jo, pėr Zotin tėnd! Ata nuk janė besimtarė derisa tė mos zgjedhin ty pėr tė gjykuar nė tė gjitha mosmarrėveshjet mes tyre, derisa tė mos mbetet nė veten e tyre asnjė pikė kundėrshtimi ndaj vendimeve tė tua dhe derisa t’i pranojnė ato (vendimet e tua) plotėsisht tė nėnshtruar." Nisa 65

    Ndėrsa pas vdekjes sė profetit kjo realizohet duke u kthyer tek syneti i tij.

 Nuk ka dyshim se besimi i ēdo muslimani ėshtė i varur me dashurinė e Profetit salallahu alejhi ue selam pra ai nuk mund tė jetė besimtar derisa ta dojė atė.

Allahu thotė:

النَّبِيُّ أَوْلَى بِالْمُؤْمِنِينَ مِنْ أَنْفُسِهِمْ وَأَزْوَاجُهُ أُمَّهَاتُهُمْ

"Pejgamberi ėshtė mė afėr besimtarėve se sa vetė ata me vetveten, dhe bashkėshortet e tij janė nėnat e tyre." Ahzab 6

Po ashtu Allahu nė njė ajet tjetėr thotė:

قُلْ إِنْ كَانَ آبَاؤُكُمْ وَأَبْنَاؤُكُمْ وَإِخْوَانُكُمْ وَأَزْوَاجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وَأَمْوَالٌ اقْتَرَفْتُمُوهَا وَتِجَارَةٌ تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا وَمَسَاكِنُ تَرْضَوْنَهَا أَحَبَّ إِلَيْكُمْ مِنْ اللَّهِ وَرَسُولِهِ وَجِهَادٍ فِي سَبِيلِهِ فَتَرَبَّصُوا حَتَّى يَأْتِيَ اللَّهُ بِأَمْرِهِ وَاللَّهُ لا يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ

" Thuaju (O Muhammed): “Nė qoftė se baballarėt tuaj, bijtė tuaj, vėllezėrit tuaj, bashkėshortet tuaja, tė afėrmit tuaj, pasuria qė ju e keni fituar, tregtia qė frikėsoheni se do tė dėshtojė dhe vendbanimet tuaja ku ju gjeni kėnaqėsi, (tė gjitha kėto) janė mė tė dashura pėr ju se Allahu dhe i Dėrguari i Tij, mė tė dashura se pėrpjekja dhe lufta pėr Ēėshtjen e Allahut, atėherė prisni derisa Allahu tė sjellė Vendimin (dėnimin) e Tij. Dhe Allahu nuk e udhėzon popullin kryeneē.” Teube 24

Ndėrsa Profeti salallahu alejhi ue selam ka thėnė:" Nuk ka pėr tė besuar askush nėse unė pėr tė nuk jam  mė i dashur se fėmija i tij, prindi i tij dhe tė gjithė njerėzit." Buhari dhe Muslimi

Ndėrsa nė njė hadith tjetėr Profeti ka treguar se dashuria e tij ėshtė shkak qė muslimani tė shijojė ėmbėlsinė e besimit.

" Tre gjėra nėse gjenden tek muslimani ka pėr ta shijuar ėmbėlsinė e besimit: Tė jetė Allahu dhe i dėrguari i Tij mė i dashur se ēdo gjė tjetėr, ta dojė ndokėnd vetėm pėr hir tė Allahut dhe tė urrejė tė kthehet nė kufėr sikurse urren tė hidhet nė zjarr." Buhari dhe Muslimi. 

    Njohja e Profetit Muhamed ėshtė njė nga themelet bazė tė fesė Islame, ēdo kush do tė pyetet kur tė hyjė nė varrin e tij me kėto pyetje: Kush ėshtė Zoti yt, kush ėshtė feja jote dhe kush ėshtė Profeti i cili ėshtė dėrguar tek ty.

Kėshtu qė ēdo musliman duhet ta njoh tė dėrguarin e tij.

Ėshtė me interes qė kėtu tė pėrmendnim Gjenealogjinė e tė dėrguarit tonė Muhamedit salallahu alejhi ue selam

Gjenealogjia  e Profetit Muhamed salallahu alejhi ue selam:

Muhamed i biri i Abdullahit i biri i Abdul Mutalibit, i biri Hashim, i biri Abdu Menaf, i biri i Kusaj, i biri i Kelab, i biri i Murra, i biri i Kab, i biri i Luej, i biri i Galib, i biri i Fihr, i biri i Malik, i biri i Nadėr, i biri i Kinane, i biri i Khuzejme, i biri i Mudrike, i biri i Iljas, i biri i Mudėr, i biri i Nezar, i biri i Mad, i biri i Adnan, i cili ėshtė nga nipėrit e Ismailit i biri i Ibrahimit

    Pėr kėtė degė tė Gjenealogjisė (prejardhjes) sė profetit Muhamed kanė rėnė dakord tė gjithė dijetarėt, dhe kėtė e ka pėrmendur imam Buhari nė librin e saktė tė tij. Ndėrsa nga Adnani deri tek Ismaili dijetarėt nuk kanė njė mendim tė pėrbashkėt pėr emrat e tyre, porse ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė fakti se Adnani ėshtė nga nipėrit e Ismailit i biri i Ibrahimit babait tė Profetėve alejhi selam.

Emrat me tė cilat ėshtė emėrtuar Profeti Muhamed salallahu alejhi ue selam.

1- Muhamed =) Ky emėr rrjedh nga folja hamd qė do tė thotė falėnderim.

Profeti Muhamed ka qenė njeriu qė e falėnderonte dhe e madhėronte mė tepėr se ēdo kush Allahun e Madhėruar.

Po ashtu mban kuptimin i lavdėruar, Profeti Muhamed ėshtė i lavdėruar nga Allahu, i lavdėruar nga Melaiket, nga vėllezėrit e tij tė dėrguar, dhe nga tė gjithė njerėzit e tokės. Nuk ka njeri me mendje tė shėndoshė edhe nėse nuk beson nė tė tė mos e lavdėrojė dhe ta ketė zili Profetin Muhamed.

Jo mė kot profeti kur e ka cilėsuar veten e tij ka thėnė: Un jam zotėria i bijve tė Ademit dhe nuk krenohem, jam i pari i cili do tė dalė nga varri, jam i pari qė do tė lejohet pėr ndėrmjetėsim dhe i pari qė do tė ndėrmjetėsoj." Muslimi

2- Ahmed

3- Mahi =) Fshirės. Dijetarėt nė lidhje me kėtė kanė thėnė: Kėtu Profeti ka pasur pėr qėllim njė nga dy gjėrat.

Se Allahu me ardhjen e tij do tė fshijė kufrin, ose do tu fshijė gjynahet e mėparshme atyre tė cilėt e pasojnė atė. Neueuiu nė sherh Muslim.

4- Hashir =) I pari qė do tė ringjallet.

5- Akib =) Profeti i fundit

Tė gjithė kėto emra Profeti i ka pėrmendur nė hadithin qė transmeton Xherir bin Mut'im ky nga i ati i tij se Profeti salallahu alejhi ue selam ka thėnė:

" إنَّ لي أسماءً, أنا محمد و أنا أحمد و أنا الماحي الذي يمحو الله به  كفر و أنا الحاشر الذي يحشر الناس على قدمي و أنا العاقب "

" Un kam disa emra. Unė quhem Muhamed, dhe Ahmed dhe Mahi (fshirėsi) me tė cilin Allahu fshin kufrin. Unė jam Hashir (i pri qė do tė ringjallem) nė kėmbėt e tė cilit do tė ringjallen njerėzit (d,m,th, do tė ringjallen pas meje), unė jam Akib, Profeti i fundit pas tė cilit nuk ka mė tė dėrguar." Tirmidhi

6- Mustafa =) I zgjedhur, Profet tė cilin e ka zgjedhur Allahu.

7- Nebiju Rrahme =) Profeti i mėshirės

8- Nebiju Teube =) Profet i pendimit.

9- Nebiju Melheme =) Profeti i luftėrave.

Ju keni tek i Dėrguari i Allahut shembullin mė tė mirė

Allahu nė lidhje me kėtė thotė:

لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِمَنْ كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الآخِرَ وَذَكَرَ اللَّهَ كَثِيراً

"  Tashmė padyshim qė tek i Dėrguari i Allahut (Muhammedi) ju keni njė shembull mjaft tė mirė pėr ta ndjekur, pėr atė qė shpreson nė (takimin me) Allahun dhe nė Ditėn e Fundit dhe qė e kujton Allahun shumė." Ahzab 21

    Sigurisht qė ēdokush i cili dėshiron tė arrijė kėnaqėsinė e Allahut dhe lumturinė nė dy botėt patjetėr qė duhet tė pasojė Profetin salallahu alejhi ue selam dhe duhet ta marrė atė shembull nė ēdo ēėshtje.

E si tė mos e marrim ne pėr shembull atė i cili pikėllohet pėr besimtarėt dhe ndaj tyre ėshtė i mėshirshėm. Allahu thotė nė Kuranin Famėlart:

لَقَدْ جَاءَكُمْ رَسُولٌ مِنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُمْ بِالْمُؤْمِنِينَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ

" Vėrtet qė ju ka ardhur juve njė i Dėrguar (Muhammedi) nga vetė ju (tė cilin ju e njihni fare mirė). Ai pikėllohet nėse juve ju bie ndonjė lėndim e vėshtirėsi. Ai (Muhammedi ) ėshtė i merakosur dhe i dėshiruar pėr ju dhe pėr besimtarėt ai ėshtė i ndjeshėm, mėshirues." Teube 128

1- Profeti salallahu alejhi ue selam ka qenė njeriu mė i devotshėm dhe ai i cili ishte mė i mbėshteturi tek Allahu,

Allahu thotė nė Kuran:

إِلاَّ تَنصُرُوهُ فَقَدْ نَصَرَهُ اللَّهُ إِذْ أَخْرَجَهُ الَّذِينَ كَفَرُوا ثَانِيَ اثْنَيْنِ إِذْ هُمَا فِي الْغَارِ إِذْ يَقُولُ لِصَاحِبِهِ لا تَحْزَنْ إِنَّ اللَّهَ مَعَنَا فَأَنزَلَ اللَّهُ سَكِينَتَهُ عَلَيْهِ وَأَيَّدَهُ بِجُنُودٍ لَمْ تَرَوْهَا وَجَعَلَ كَلِمَةَ الَّذِينَ كَفَرُوا السُّفْلَى وَكَلِمَةُ اللَّهِ هِيَ الْعُلْيَا وَاللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

" Nė mos e ndihmofshi (Pejgamberin), atė e ka ndihmuar Allahu; kur ata qė nuk besuan e nxorėn atė vetė tė dytin; kur qė tė dy ishin nė shpellė, kur po i thoshte shokut tė vet: "Mos u pikėllo (friko), Allahu ėshtė me ne!" E Allahu zbriti qetėsi (nė shpirtin e) tij, e fuqizoi me njė ushtri qė ju nuk e patė; e fjalėn e atyre qė nuk besuan e bėri mė tė poshtėruarėn, kurse fjala e Allahut (ėshtė) mė e larta. Allahu ėshtė mė i fuqishmi, mė i urti." Teube 40

    Ndėrsa Ebu Bekri radijallahu anhu tregon se kur ishim nė shpellė dhe u afruan afėr saj idhujtarėt i thashė Profetit salallahu alejhi ue selam: O i dėrguar i Allahut nėse ndonjėri prej tyre do tė uli shikimin tek kėmbėt e tij do tė na shoh. Profeti iu pėrgjigj: O Ebu Bekėr ēmendim ke ti pėr dy persona i treti i tė cilėve ėshtė Allahu."

    Kėshtu duhet tė jetė dhe besimtari tė marrė pėr shembull profetin dhe ti mbėshtetet vetėm Allahut.

Subhanallah sa njerėz gjen qė me njė sprovė tė vogėl qė i bie menjėherė drejtohen tek falltarėt e vendet tė ashtėquajtura tė mira.

Besimtari i vėrtetė mbėshtetet vetėm tek Allahu dhe e lidh zemrėn vetėm me Atė duke qenė i sigurt se Allahu nuk i lė mėnjanė ata qė i mbėshteten Atij.

Allahu thotė:

وَمَنْ يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُ

 "Dhe kushdo qė mbėshtetet e vė shpresat tek Allahu, atėherė Ai do t’i mjaftojė atij " Talak 3

Ndėrsa Profeti salallahu alejhi ue selam ka thėnė:" Kush shkon tek fallxhorėt dhe beson nė ato qė thotė vėrtet ka mohuar nė atė qė ju ka zbritur Muhamedit."

2- Profeti shembullor nė Adhurim.

    Profeti salallahu alejhi ue selam ka qenė adhuruesi mė i madh edhe pse Allahu ia kish falur tė gjitha gjynahet qofshin ato para profecisė apo pas saj.

Aishja radijallahu anha transmeton se namazi i Profetit gjatė natės ka qenė dy nga dy, dhe mos pyet pėr bukurinė  dhe gjatėsinė e tyre."

Aq shumė falej Profeti salallahu alejhi ue selam natėn saqė i ēaheshin thembrat nga qėndrimi nė kėmbė.

    Kur e pyeti Aishja se pėrse Profeti bėnte gjithė kėtė adhurim ai i pėrgjigjet:" Po a nuk meritoj tė jem un rob falėnderues."

Megjithatė Profeti salallahu alejhi ue selam ishte i mesėm dhe nuk e tepronte, dhe ja jepte hakun ēdo gjėje. Njėherė erdhėn tre burra pėr tė pyetur se si ishte adhurimi i Profetit, kur morėn vesh pėr tė njėri prej tyre tha: Unė do tė falem gjithė natėn, tjetri tha unė do tė agjėroj pa ndėrprerė, ndėrsa tjetri tha unė nuk do tė martohem kurrė. Kur mori vesh Profeti se ē'kishin thėnė kėta doli ke njerėzit dhe tha: Ku janė ata qė pyetėn pėr mua. Kėtu jemi o i dėrguar i Allahut u pėrgjigjėn ata. Atėherė Profeti tha: Unė jam qė i frikėsohem Allahut mė shumė se ju, porse unė falem dhe fle, agjėroj dhe ha si dhe fle me gratė, kush nuk vepron me synetin tim nuk ėshtė prej meje."

3- Profeti Muhamed prijės dhe komandant i pa shok.

    Vėrtet Profeti Muhamed ka qenė prijėsi mė shembullor qė ka parė njerėzimi, e si tė mos ishte shembullor kur Allahu e ka zgjedhur qė tė  jetė profet pėr gjithė njerėzimin.

    Profeti salallahu alejhi selam gjithmonė kur dėrgonte ēeta apo ushtri pėr mision luftarak tė parėt e ēetave dhe ushtrive i kėshillonte tė kishin frikė Allahun, tė mos sulmonin nė befasi njė popull, por fillimisht ti publikonin atyre islamin e nėse refuzonin. atėherė tė jepnin xhizjen, taksė kjo tė cilėt e japin popujt e librave tė mėparshėm nė mėnyrė qė tė jenė tė sigurtė dhe tė ruajtur si dhe tė mund tė praktikojnė ritet e fesė sė tyre.

   Gjithashtu Profeti salallahu alejhi ue selam, porosiste qė tė mos vriteshin pleqtė, gratė, fėmijėt, ata qė nuk mermin pjesė nė luftė dhe qėndronin nė shtėpitė e tyre, si dhe adhuruesit nė faltoret e tyre.

    Subhanallah sa ndryshim ka midis kėtij prijėsi dhe atyre tė cilėt urdhėrojnė qė objektet e para pėr shėnjestėr tė jenė xhamitė, fėmijėt, gratė dhe pleqtė, dhe nė fund nuk mjaftohen me kaq por deklarojnė se kanė vrarė kaq e kaq terrorrista.

    Ē'do kush qė sheh nė historinė Islamė dhe luftėrat ēliruese tė cilat i kanė ndėrmarrė Mulimanėt shikon qartė dallimin e madh qė ka mes tyre dhe kryqėzatave, dhe ēdokush e din historinė e kryqėzatave dhe metodat ēnjerėzore qė kanė pėrdorur ata, megjithatė askush nuk thotė se ata kanė qenė terroristė. Atėhere a nuk janė ata mė tė meritueshėm pėr ato qė shpifin ndaj profetit dhe fesė tonė?

4- Profeti Muhamed i mėshirshėm me Mulimanėt dhe zemėrgjerė me injorantėt.

    Ē'do musliman duhet tė pajiset me virtytet e profetit salallahu alejhi ue selam, tė jetė i mėshirshėm ndaj vėllezėrve tė tij dhe ti justifikojė ata nėse bien nė ndonjė gabim, subhanallah po kush shpėton nga gabimi!

Enesi radijallahu anhu Profeti salallahu alejhi ue selam ka thėnė : Tė gjithė bijtė e Ademit janė gabimtarė, por gabimtari mė i mirė ėshtė ai i cili pendohet. " Tirmidhiu dhe Ibnu Maxha, e ka bėrė tė mirė hadithin shejh Albani.

    Kur Profeti donte tė sulmonte kurejshėt nė hapjen e Mekės e la lajmin sekret dhe atyre qė e dinin i porositi tė mos i tregonin askujt. Hatib ebi Belta radijallahu anhu dėrgoi njė shkresė tek paria e Mekės me anė tė njė gruaje, porse Allahu i dėrgoi Profetit Xhibrilin i cili i tregoi se ē'kish ngjarė. Atėherė Profeti salallahu alejhi ue selam dėrgoi Aliun dhe Zubejr bin Auamin dhe i tha se do ta gjenin gruan ne filan vend, pasi sahabet e morėn letrėn erdhėn tek profeti dhe kurja atje gjendej: Nga Hatib ibėn ebi Belta tek filan nga tė parėt e kurejshėve,  ku i lajmėronte pėr planin. Profeti u drejtua nga Hatib dhe i tha: Ēėshtė kjo o Hatib: Ai u pėrgjigj: Mos u nxito nė ēėshtjen time o i dėrguar i Allahut! Unė besoj nė Allahun dhe tė dėrguarin e Tij dhe nuk kam dezertuar e as kam kthyer, porse ju e dini qė unė nuk kam njerėz qė tė mė mbrojnė familjen nė Mekė dhe doja qė ata tė ishin tė siguruar nga keqtrajtimet e Kurejshėve.  Kur dėgjoi njė gjė tė tillė Umeri tha mė jep leje o i dėrguari Allahut ti a heq kokėn kėtij munafiku, mė avash o Umer ia ktheu profeti! A nuk e din ti se ai ka marrė pjesė nė luftėn e Bedrit dhe Allahu ka thėnė pėr luftėtarėt e Bedrit:" Punoni ē'tė doni se ju janė falur gjynahet. Atėherė sytė e Umerit rrodhėn lot dhe tha: Allahu dhe i Dėrguari i tij e dinė. Buhari me kuptim

    Ndėrsa nė lidhje me zemėrgjerėsinė e profetit mjafton vetėm ndodhia me arabin i cili urinoi nė xhami.

Enesi radijallahu anhu transmeton se njė arab hyri nė xhaminė e tė dėrguarit dhe urinoi nė njė cep tė saj, sahabet kur e panė tė gjithė filluan ti flisnin dhe shpejtuan ta ndalonin, nė kėtė kohė Profeti u tha lėreni atė e mos e ndėrprisni, kur mbaroi urinėn arabi Profeti e thirri dhe i tha: Xhamitė janė vend falje dhe adhurimi pėr Allahun dhe nuk janė vend pėr tė tilla gjėra. Buhari, Muslimi

Nė disa transmetime tė tjera tė kėtij hadithi gjendet:" Pasi arabi pa veprimin e profetit tha: O Zot mė fal mua dhe Muhamedin e askėnd tjetėr.

    A e shikoni sa shumė kemi ne nevojė tė edukohemi me edukatėn e Profetit salallahu alejhi ue selam.

Po vallė a tregohemi ne kaq tė mėshirshėm me vėllezėrit tanė, kur bien nė gabime tė vogla apo, menjėherė e hapim lajmin pėr ta dhe i pėrēmojmė sikur tė mos e kemi dėgjuar hadithin e Profetit i cili ka thėnė:" Nuk beson askush nga ju pėrderisa nuk dėshiron pėr vėllain e tij atė qė dėshiron pėr vete."

 5- Profeti Muhamed bashkėshort shembullor.

    Muslimani i mirė e merr pėr shembull profetin nė ēdo gjė, qofshin ato nė aspektin e adhurimeve apo nė aspektin e tė jetuarit.

    O ju qė dėshironi tė jetoni njė jetė tė lumtur dhe tė qetė me bashkėshortet tuaja, pasha Allahun ju e keni shembullin mė tė mirė tek i dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selam.

    Profeti ka qenė bashkėshorti mė shembullor dhe ka ditur si tė sillet edhe nė situata kritike, po ashtu ai ka qenė i dobishėm pėr familjen e tij, dhe jo si sot ku gjen disa qė janė pėrtac nė kulm, tė cilėt nuk dinė vetėm se tė urdhėrojnė dhe ti gjejnė gjėrat tė gjitha llokum. Shikoni tek profeti dhe merrni shembull nė tė.

Transmetohet nga Aishja se profeti salallahu alejhi ue selam ka thėnė:" Mė i miri ndėr ju ėshtė ai i cili ėshtė mė i mirė me familjen (bashkėshorten e tij) dhe unė jam mė i miri juaj pėr familjen." Tirmidhi 3895, Ibnu Maxha 1977, dhe ka thėnė Tirmidhi: Hadithi ėshtė i mirė i saktė (hasen sahih).

    Si tė mos ketė qenė Profeti mė i miri pėr familjen kur ai ishte i pajisur me moral dhe virtyte tė pa shembullta?

Ai nuk ėshtė mjaftuar me kaq por ka porositur besimtarėt tė sillen mirė me gratė.

Nė dy librat e saktė transmetohet se profeti salallahu alejhi ue selam ka thėnė:" Silluni mirė me gratė, vėrtet gruaja ėshtė krijuar nga brinja e burrit, dhe pjesa mė e pėrkulur tek brinja ėshtė pjesa e sipėrme e saj. Nėse do tė mundohesh ta drejtosh atė, do ta thyesh, dhe nėse nuk do ta luash atėherė do tė mbetet ashtu e shtrembėr, ndaj silluni mirė me gratė." Ndėrsa nė transmetimin e Muslimit gjendet:" Nėse do tė pėrpiqesh ta drejtosh, do ta thyesh atė dhe thyerja, ėshtė divorci i saj."

    Profeti alejhi selatu ue selam ka ditur se si tė sillet kur ndonjė nga gratė e tij gabonte.

Aishja tregon: Njė ditė profeti ishte me disa shok tė tij nė shtėpinė time. Zejneb bintu Xhahsh, dėrgon njė pjatė me bukė dhe mish pėr profetin dhe miqtė e tij. Kur pa atė Aishja, e kapi xhelozia dhe e qėlloi pjatėn dhe e rrėzoi atė.

Imagjinoni nėse njė vepėr e tillė ndodh nė shtėpinė e ndonjėrit prej nesh, e imagjinoni vet se ēmund tė ndodhė.

Ndėrsa profeti veproi krejt ndryshe, ai nuk e shau, nuk i bėrtiti nė sy tė njerėzve dhe as nuk e qėlloi atė. Pėrkundrazi e mblodhi ushqimin qė kish pjata e thoshte duke e justifikuar gruan e tij:" e kapi xhelozia nėnėn tuaj, dhe kėtė e pėrsėriti dy herė." Buhari 2349.

Aishja ka thėnė:" Profeti salallahu alejhi ue selam nuk i ka qėlluar me dorėn e tij askujt, pėrveē se kur luftonte nė rrugė tė Allahut..." Muslimi 2328

6- Profeti salallahu njeriu mė i thjeshtė

Ai i cili hedh vėshtrimin nė historinė e Profetit Muhamed gjen se ai ka qenė njeri i thjeshtė edhe pse Allahu e kishte nderuar me shpallje. Profeti ka jetuar njė jetė normale, bile mund tė thuash qė shpesh herė edhe tė vėshtirė, ai nuk jepej pas kėsaj bote dhe nuk i bėnin pėrshtypje bukuritė e saj.

Kur vinin njerėzit nė Medine pėr tė pranuar Islamin, hynin nė xhaminė e Profetit qė ta takonin atė dhe nuk e dallonin atė nga tė tjerėt, saqė shumė prej tyre pyesnin: Kush ėshtė Muhamedi. Ai vishej si visheshin njerėzit, kur kish ndonjėherė grumbullim ulej atje ku gjente vend. Nuk jetonte nėpėr pallate pėrrallore e as qė kishte frone madhėshtore. Nėse dikush hynte nė shtėpitė e tij kish mundėsi ta prekte tavanin e tyre.

Njė herė Umeri radijallahu anhu hyri tek profeti, dhe kur pa gjurmėt qė kish lėnė rrogozi nė shpinėn e profetit, sytė filluan ti pikonin lot dhe tha: O i dėrguar i Allahut mbretėrit e Romakėve dhe Persėve janė nė kufėr dhe jetojnė njė jetė luksoze, pėrse nuk e lut Allahun tė dhuroj dhe ty diēka tė tillė? Profeti salallahu alejhi ue selam iu pėrgjigj:" Akoma je nė dyshim o Umer, po a nuk dėshiron ti qė ata tė kenė dynjanė e ne Xhenetin?

Profeti salallahu alejhi ue selam nuk e kish frikė varfėrinė. Njė herė njė arab vjen tek i Dėrguari i Allahut dhe e kap prej kėmishe e i thotė: Mė jep nga ajo qė tė ka dhėnė Allahu. Profeti buzėqeshi dhe i tha shko merr ē'tė duash dhe lėr ē'tė duash.

Kur shkoi tek populli i tij ky arab u tha: o populli im kam ardhur nga njė njeri qė ėshtė shumė bujar dhe qė nuk e ka frikė varfėrinė.

Profeti alejhi selatu ue selam sa herė qė i binte nė dorė pasuri e shpėrndante atė tek tė varfrit.

Njėri prej sahabeve tregon e thotė: Para se tė pranoja Islamin Profeti ka qėnė njeriu qė e urreja mė shumė dhe ai mė dha disa deve, porse unė akoma e urreja dhe ai pėrsėri mė jepte derisa u bė njeriu mė i dashur nė zemrėn time.

7- Profeti Muhamed ka qėnė thirėsi mė i suksesshėm dhe mė i vendosuri.

    Si tė mos ishte ai i tillė, kur Allahu e inkurajonte me shpallje dhe i kish dhuruar urtėsi.

Thjirja e tij ka qėnė praktikė e fjalės sė Allahut:

خذ العفو وأمر بالمعروف و أعرض عن الجاهلين

" Mere tė lehtėn dhe fto nė tė mira e largoju injorantėve"  Araf 7

Nuk e pengonin atė mundimet dhe keqtrajtimet nga ftesa e njerėzve nė fenė Islame. Ai asnjėherė nuk e la thirrjen edhe pse u mundua shumė. Njėherė tė parėt e Mekes erdhėn tek xhaxhai i Profetit dhe filluan ti thoshin atij: Nėse dėshiron tė bėhesh i pari i Arabėve ne do tė bėjmė tė parin e tyre. Nėse dėshiron ndonjė grua ne do tė tė martojmė me vashėn mė tė bukur qė kanė kurejshėt.

Nėse do pasuri ne do tė bėjmė tė pasur vetėm qė tė heqėsh dorė nga thirja qė u bėn njerėzve nė Allahun Zotin e vetėm. Ai pasi dėgjon i qetė dhe me gjithė krenarin qė gjen nė vetvete thotė: sikur diellin tė ma vini nga e djathta dhe hėnėn nga e majta nuk kam pėr tė hequr dorė nga ftesa pėr nė fenė e Allahut!

8-     Profeti Muhamed ka qėnė edukatori dhe mėsuesi mė i mirė.

    Njė gjė e tillė shpaloset qartė nė mesazhet dhe kėshillat qė ai u jepte shokėve tė tij.

Muadh bin Xhebel transmeton se Profeti salallahu alejhi ue selam i ka thėnė: "Kije ndėrmend Allahun kudo qė tė jesh. Tė keqen pasoje me tė mirė sepse ajo do ta fshijė atė dhe sillu me njerėzit me moral tė mirė." Tirmidhiu dadithi ėshtė i saktė

 Ndėrsa nė njė hadith tjetėr ai ka thėnė: "Unė i premtoj njė shtėpi nė fillim tė Xhenetit atij i cili i lė debatet edhe nėse ėshtė nė tė vėrtetė, i premtoj njė shtėpi nė mes tė Xhenetit atij qė e lė gėnjeshtrėn qoftė dhe me shaka dhe i premtoj njė shtėpi nė Xhenetin mė tė lartė atij qė e ka moralin e mirė."

Gjėja e parė qė dėgjuan njerėzit nga goja e profetit kur erdhi nė Medine ishin: "O njerėz pėrhapeni selamin, ushqeni tė varfėrit dhe faluni natėn kur njerėzit tė flenė tė hyni nė Xhenetin e Zotit tuaj me paqe."

Pėrgatiti: Bledar Haxhiu

05.02.2006

                                         www.klubikulturor.com