Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Islami, dhurata mė e ēmuar

Falendėrimi i plotė i takon Allahut i Cili krijoi njeriun nė formėn mė tė bukur, e nderoi dhe dukshėm e mbivlerėsoi atė ndaj shumė krijesave. E falendėroj Allahun pėr begatitė e Tij tė vazhdueshme mbi njerėzit. Dėshmoj se nuk ka tė adhuruar tė denjė pėrveē Allahut i cili ėshtė njė, pa rival. Ai [subhanehu ve teala] urdhėroi ruajtjen e begative me falendėrim dhe ndaloi pėrbuzjen e tyre. Dėshmoj dhe deklaroj se Muhammedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ėshtė rob dhe i dėrguar i Allahut qė e dėrgoi Allahu [subhanehu ve teala] pėr t’i pėrsosur vlerat e moralit, t’i udhėzojė njerėzit kah rruga mė e drejtė. Dėrgimi i tij ishte mėshirė pėr botat, argument i tė gjithė krijesave, salavatet dhe selamet e Allahut qofshin mbi tė aq herė sa ndėrrohet dita me natėn, mbi familjen dhe shokėt e tij mirėbėrės dhe tė pastėr.

Njerėz! Keni frikė Allahun dhe falendėroni Atė pėr begatinė e Islamit. Para jush keni nje fe madhėshtore qė e zgjodhi Allahu [subhanehu ve teala] pėr ju dhe mė kėtė ju nderoi me fenė e babait tuaj Ibrahimit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] Kjo fe pėrmban gjithė atė qė pėrmbanin fetė e pejgamberėve para Muhamedit a.s., ėshtė pra rezyme dhe fund i tyre, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “ Ai u pėrcaktoi juve fe atė qė i pat pėrcaktuar Nuhut dhe atė qė Ne ta shpallėm ty dhe atė me ēka e patėm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositėm) Ta praktikoni fenė e drejtė e mos u pėrēani nė tė. Pėr idhujtarėt ėshtė rėndė kjo nė ēka ju i thirrni ata. All-llahu veēon pėr tė (pėr besim tė drejtė) atė qė do dhe e udhėzon atė qė i drejtohet Atij.„

(Shura – 13)

Pejgamberi juaj ėshtė mė i miri qė e njohi e tėrė njerėzia, ai ėshtė mė i epėrti i pejgamberėve dhe vula e tė dėrguarve. Nėpėrmjet tij Allahu [subhanehu ve teala] e plotėsoi begatinė e tij, i largoi errėsirrat e injorancės, politeizmit, padrejtėsisė dhe armiqėsisė, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Eshtė e vėrtetė se All-llahu u dha dhuratė tė madhe besimtarėve, kur ndėr ta nga mesi i tyre dėrgoi tė dėrguar qė atyre t'u lexojė shpalljen e Tij, t'i pastrojė ata, t'ua mėsojė Kur'anin dhe sheriatin, edhe pse, mė parė ata ishin krejtėsisht tė humbur.„ (Ali imran – 164)

Zoti juaj ju porositi qė tė kapeni pėr kėtė fe dhe tė pasoni kėtė pejgamber, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Dhe se kjo ėshtė rruga (feja) Ime e drejtė (qė e caktova pėr ju), pra pėrmbajuni kėsaj, e mos ndiqni rrugė tė tjera e t'ju ndajnė nga rruga e Tij. Kėto janė porositė e Tij pėr ju, ashtu qė tė ruheni.„ (En’am – 153)

Muslimanė! Para nesh kemi rrugėn e lumturisė tė hapur, e pse pra tė mos e ndjekim? Para nesh kemi rrugėn e fitores dhe shpėtimit tė qartė, e pėrse largohemi nga ajo dhe e lėmė pas dore dhe pasojmė rrugėn e prapambeturisė, jolumturisė dhe humbjes. A nuk e vėreni se feja juaj tenton qė t’iu udhėzojė nė rrugėn ė drejtė e ju largoheni prej saj. A mos vallė keni lexuar nė mėsimet e kėsaj feje diēka qė ju largon nga punėt e mira dhe virtytet e larta dhe i keni lėnė pas dore? Jo, assesi, feja e Allahut e cila do tė

mbetet rruga e lumturisė deri nė ditėn e kiametit, nuk ka vyrtyt qė nuk nxitė nė pėrfitimin e tij, e as qė ka ves e qė nuk tėrhoqi vėrejtjen nga shėmtimi i tij dhe sqaroi pėrfundimin e keq. E ē’po ngjan me ne qė ecim jo nė rrugėn e udhėzimit dhe imitojmė jobesimtarėt nė gjėra qė i ndaloi Islami? Shumica e kanė nėnvlerėsuar ēėshtjen e fesė dhe tė drejtat e saj.

Obligimet i lanė pas dore, vetes sė tyre i dhanė guxim qė t’i shkelin

urdhėrat e Allahut. Fenė e zėvendėsuan me etikėn e jobesimtarėve, zakonet e

tyre e..“ Sa kėmbim i shėmtuar ėshtė ai i jobesimtarėve!„ (Kehf – 50)

Muslimanė! Besimtari i vėrtetė nuk pajtohet qė fenė e tij ta zėvendėsojė mė diēka tjetėr sado qė mundohen jobesimtarėt dhe sado qė mashtrojnė ata, apo e mundojnė atė. Ai mbetet i palėkundshėm para ēdo sprovimi, i kapur fortė pėr besimin e tij. Ky ėshtė Bilali, muedhini i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dėnimi ndaj tij aq shumė vėshtirėsohet saqė e hudhin tė shtrirė nė shpinė nė nxehtėsinė e tokės sė Mekkes e mbi gjoksin e tij vėndojnė njė gurrė tė madh duke kėrkuar prej tij qė tė braktisė fenė e tij, mirėpo mė gjithė kėtė ai mbetet i palėkundshėm duke thėnė: njė dhe vetėm njė. Hubjeb ibėn Rebiė, i thotė atij Museleme el Kedhdhabi (kedhab d.m.th. gėnjeshtarė, u quajt kėshtu sepse ai pretendonte pejgamberinė pas Muhamedit a.s., sh.p.) : thuaj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut – e ai e thoshtė kėtė, pastaj vazhdonte: thuaj: dėshmoj sė Muselemeja ėshtė pejgamber i Allahut, e ai thoshte: nuk tė rrespektoj nė kėtė. Muselemeja ia coptonte trupin dalngadalė e ai refuzoi tė dėshmojė pejgamberinė e tij derisa ndėroi jetė duke shpresuar tek Allahu shėrpblim. Abdullah ibėn Hudhafe esSehmijin e robėron mbreti krishter dhe i thotė atij: mė paso mua tė bėj ortak nė pasurinė time, ai refuzonte duke thėnė: nuk dua zėvendėsim pėr fenė e Muhamedit. Mbreti urdhėroi qė tė sjellin njė kazan nė tė cilin vlonte hekuri pėr tė gjuajtur Abdullahin. Abdullahi kur u gjend para kėtij kazani filloi tė qajė e mbreti mendoi se ai do tė ndėronte mendimin dhe e pyeti: do tė lėshė fenė e Muhamedit apo do tė dėnohesh? Ai ia ktheu: nuk qajė pėr vetveten, por dėshirova qė tė kisha jeta aq sa kam qime nė flokė dhe t’i shpenzoja tė gjitha nė rrugė tė Allahut dhe tė hy nė xhennet pa dhėnė llogari. Ammar ibėn Jasiri babai dhe nėna e tij Sumeja u torturuan qė tė lėnė fenė islame, mirėpo duruan mundimet, u kapėn pėr fenė islame e Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kur kalonte pranė tyre u thoshte: durim oj familja e Jasirit se vendtakimin e keni nė xhennet. Habbab ibėn Erti u dėnua pėr shkak besimit tė tij. Politeistėt e gjuajtėn nė zjarr tė cilin e fiku shpina e tij, e ai me durim tė plotė nuk u lėkund nga ideali islam.

Muslimanė! Kėto janė vetėm disa shembuj qė shfaqin qėndrueshmėrinė e plotė tė muslimanėve me gjithė torturat qė i pėrjetuan, pėrveē kėsaj shtoe edhe faktin qė ata kuntribuan pėr tė mirėn e kėsaj feje dhe pėrhapjen e saj duke dhėnė shpirtat dhe pasurtiė e tyre. Qindra prej tyre ranė dėshmorė nėpėr beteja tė ndryshme, e pėr ta kjo ishte lakmi dhe mburje. Ata lanė pėr kėtė ideal shtėpitė dhe pasuritė e tyre, ata me kėtė kėrkonin kėnaqėsinė e Allahut dhe pajtimin e tij, ata ndihmuan Allahun dhe tė Dėrguarin. Tėrė kėtė pėr shkak se ata kuptuan mirėsinė e kėsaj feje dhe lumturinė e vėrtetė.

Dashuria ndaj kėsaj feje u skalit nė zemrat e tyre aq sa feja pėr ta bėhet mė e mirė se sa shpirtat e tyre, fėmijėt e tyre, pasuritė dhe vendbanimet e tyre, dersia njėri prej tyre ka thėnė: nėse tė paraqitet ndonjė sprovė, jepe pasurinė tėnde para shpirtit, e nėse sprova kėrkon mė tepėr jepe shpirtin pėrpara fesė tėnde.

Robėr tė Allahut! C’mund tė themi pėr shumė njerėz tė cilėt emėrtohen me emrin e Islamit qė mėsimet e kėsaj feje i konsiderojnė tė pavlefshme deri nė pikė tė fundit dhe qė pėr zėvedėsim i marrin mėsimet e kufrit(mosbesimit)?!

C’ėshtė me ta qė po refuzojnė gjykimin e islamit dhe pėr ligj tė tyre zgjedhin sistemet dhe kanunet e kufrit? C’po ndodh me shumė muslimanė tė cilėt pėrngjasohen me jobesimtarėt nė pamjen, veshjen, fjalėt e tyre, madje edhe ne mėnyrėn e tė ushqyerit?! Rruajnė mjekrat e tyre, lėshojnė tepėr mustaqet, lėshojnė flokė tė gjata, zgjasin thonjtė, vėndojnė unaza tė arit, ushqehen me dorė tė majtė? C’ėshtė me kėtė musliman dhe atė qė ėshtė rritur nė ambient tė teuhidit (besimit tė pastėr nė Allahun s.v.) dhe nėn flamurin la ilahe il-lallah e qė shkon nė vendet e jobesimtarėve, i shoqėron ata nė pierjen e alkoolit, ngrėnien e mishit tė derit dhe veprimin e gjėrave tjera tė flliqura e pastaj kthehet te ne duke e injoruar fenė dhe vlerat tona, mundohet qe vendet tona t’i shndėroj nė pjesė tė vendeve tė jobesimtarėve?!

Njeriu i kėtillė ėshtė dėm i madh pėr popullin e tij. Ai ka shkuar nė vendet e jobesimtarėve pėr tė studiuar lėmi tė ndryshme pėr tė cilat ka nevojė vendi i tij, mirėpo kthehet pa fe dhe pa moral madje as qė mėson diēka tė dobishme. Shumė prej perendimorėve kur shohin kėta njerėz ndalen dhe ngurojnė nė pranimin e Islamit sepse mendojnė se mu kėta janė ata qė pėrfaqėsojnė Islamin kėshtu qė bėhen prej atyre qė pengojnė nga rruga islame.

Musliman! Feja juaj ėshtė madhėshtore, ajo pėrmban mirėqenien e njerėzimit.

Nėse pėr ju ėshtė e lirė, ajo nuk ėshtė e tillė pėr ata qė shohin me sy tė realtė dhe qė kėrkojnė shkaqet e lumturisė: “ Po nėse ju i ktheni shpinėn, Ai do t'ju zėvendėsojė me njė popull tjetėr, qė nuk do tė jetė si ju.„ (Muhamed-38)

Feja juaj kėrkon qė tė jeni tė sinqertė, durimtarė, qė ndihmoni kėtė rrugė dhe pengoni armiqėsinė ndaj saj, e nėse jo atėherė do t’ju ikė nga dora dhe do tė shkoj te tjerėt kėshtu qė do tė humbni kėtė botė dhe tjetrėn: “ Po nėse ju i ktheni shpinėn, Ai do t'ju zėvendėsojė me njė popull tjetėr, qė nuk do tė jetė si ju.„ (Muhamed-38)

Kėrkoj mbrotje tek Allahu nga shejtani i mallkuar: “O ju qė besuat! Kush largohet prej nga feja e vet (i bėn dėm vetes) s'ka dyshim se All-llahu do tė sjellė njė popull qė Ai e do atė (popull) dhe ata e duan Atė (Zotin), (njė popull) qė ėshtė modest e i butė ndaj besimtarėve, por i ashpėr dhe i fortė ndaj mohuesve, qė lufton nė rrugėn e All-llahut dhe qė nuk i frikėsohet kėrcėnimit tė asnjė kėrcėnuesi. Kjo (cilėsi e atij populli) ėshtė dhuratė e All-llahut qė i jep atij qė do. All-llahu ėshtė dhurues i madh, i dijshėm.„ (Maide – 54)

                                         www.klubikulturor.com