Pėrsa
i pėrket detyrave tė Islamit, gruaja muslimane ėshtė e
njėjtė me burrin musliman. Ajo ka njė mision nė jetėn e
saj dhe kėshtu asaj i kėrkohet tė jetė e efekshme,
aktive dhe sociale, sipas kushteve tė veēanta dhe
mundėsive, duke kombinuar me gratė e tjera sa tė mundet
dhe duke ndarė me to qėndrime dhe sjellje tė vlefshme nė
Islam, tė cilat e dallojnė atė nga gratė e tjera. Kudo
qė gjendet gruaja muslimane, bėhet pishtar ndriēues i
udhėheqjes apo drejtimit dhe njė burim pozitiv i
korrigjimeve tė edukatės, me tė dyja, fjalė dhe vepra.
Qėndrimi i
mirė ndaj tė tjerėve
Gruaja
muslimane ėshtė e njė karakteri tė mirė dhe fisnik e
miqėsor, kokėulur dhe e zgjuar. Ajo i pėlqen tė tjerėt
dhe pėlqehet nga ata. Duke arritur kėtė veēori, ajo
ndjek shembullin e Profetit (Paqja dhe bekimi i
Allahut qofshin mbi tė!) i cili, siē thotė
shėrbėtori i tij Enesi, ishte mė i miri prej njerėzve.
Enesi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) pa shumė
nga qėndrimet e tij tė mira dhe dėshmoi pėr kėto sjellje,
qė askush nuk mund t’i imagjinojė se kanė ekzistuar tek
ndonjė qėnie tjetėr njerėzore. Ai na tregon pėr njė nga
aspektet e karakterit fisnik tė Profetit (Paqja dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke na thėnė: “I
shėrbeva pėr dhjetė vjet tė Dėrguarit (Paqja dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe ai kurrė nuk
mė tha “uf!” fjalėn mė tė vogėl pėrbuzėse. Nė qoftė se
bėja ndonjė gjė, ai kurrė nuk mė thoshte: “Pėrse e bėrė
kėtė?”
Profeti
(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)
kishte moralin mė tė mirė, ashtu siē na lajmėron Allahu
i Madhėruar kur ka thėnė: “Vėrtet, ti Muhamed je nė njė
shkallė tė lartė morali.” (Kalem, 4)
Profeti
(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u
fliste sahabėve pėr efektin e moralit dhe qėndrimit tė
mirė nė formimin e personalitetit dhe nė rritjen e
statusit tė personit nga ana e Allahut tė Madhėruar dhe
njerėzve. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin
mbi tė!) i kėshillonte ata duke u thėnė: “Mė i miri
prej jush ėshtė ai qė ka qėndrimin mė tė mirė ndaj tė
tjerėve.”
Sahabėt,
burrat dhe grate, i dėgjonin mėsimet pėr fisnikėrinė e
Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)
dhe e shikonin me sytė e tyre mėnyrėn e shkėlqyer
nė tė cilėn ai vepronte me njerėzit. Kėshtu u themelua
shoqėria e tyre, e cila kurrė nuk barazohet me ndonjė
tjetėr nė historinė e njerėzimit.
Nėse
qėndrimet, morali dhe sjelljet ndėrmjet jomuslimanėve
janė rezultat i rritjes dhe edukimit tė mirė, ndėrmjet
muslimanėve qėndrime tė tilla tė mira vijnė, mbi tė
gjitha, nga Islami, i cili formon moralet e mira, njė
karakteristikė bazė kjo e muslimanėve e cila e rrit
statusin nė kėtė botė dhe peshon ndjeshėm nė tė mirė tė
tij nė ahiret. Asnjė vepėr nuk do tė ketė mė shumė peshė
Ditėn e Gjykimit sesa morali i mirė i njė njeriu.
Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)
ka thėnė: “Asgjė nuk do tė peshojė mė rėndė nė
peshoren e besimtarėve nė Ditėn e Gjykimit sesa qėndrimi
(morali) i mirė ndaj tė tjerėve. Allahu i urren ata qė
thonė fjalė tė turpshme (pėrbuzėse) dhe fjalime tė
pahijshme.”
Islami,
gjithashtu, i pėrshkruan ata qė kanė qėndrimin mė tė
mirė ndaj tė tjerėve si mė tė dashurit e Allahut tė
Lartėsuar nga robėrit e tij. Kjo shihet qartė nė
hadithin e Usame ibn Shurejh, i cili thotė se ishin ulur
me Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
tė!) sikur kishim zogj nė kokat tona, askush nga ne
nuk fliste. Disa njerėz erdhėn tek ai dhe e pyetėn:
“Kush ėshtė mė i dashur tek Allahu nga robėrit e tij?”
Ai tha: “Ata qė janė mė tė mirė nė qėndrim (moral) ndaj
tė tjerėve.”
Nuk
ėshtė e ēuditshme qė njeriu me moral apo qėndrim mė tė
mirė me tė tjerėt, tė jetė mė i dashur tek Allahu sesa
tė tjerėt, pasi trajtimi i mirė i tė tjerėve ėshtė njė
pikė e rėndėsishme e ligjit islam. Ajo ėshtė vepra mė e
rėndėsishme qė mund tė vendoset nė peshoren e
muslimanėve nė Ditėn e Gjykimit, siē e kemi parė. Ai (morali)
ėshtė i barabartė me namazin dhe agjėrimin, bazat mė tė
mėdha tė Islamit, siē thotė Profeti (Paqja dhe bekimi
i Allahut qofshin mbi tė!): “Asnjė vepėr mė e madhe
nuk do tė vendoset nė peshore, pėrveē qėndrimit tė mirė
ndaj tė tjerėve. Qėndrimi i mirė ndaj tė tjerėve do ta
ngrejė person nė shkallėn e agjėrimit dhe namazit.”
Ai i
cili nis tė shfletojė mėsimet islame mbi ēėshtjet
sociale, do tė gjendet pėrballė njė numri tė madh
mėsimesh, tė cilat inkurajojnė ēdonjerėn prej kėtyre
karakteristikave tė dobishme. Kjo ėshtė njė tregues i
ēėshtjes sė madhe islame pėr formimin e personalitetit
shoqėror tė muslimanit, nė mėnyrėn mė tė saktė. Kėshtu,
ajo nuk ndalon vetėm me pėrmendjen e gjėrave tė
pėrgjithshme, por ajo, gjithashtu, ka tė bėjė me ēdo
ēėshtje tė vogėl morale, e cila mund tė formojė aspekte
individuale tė personalitetit tė integruar shoqėror. Kjo
gjithanshmėri nuk ekziston nė sisteme tė tjera sociale,
ashtu siē ndodh nė Islam.
Tani e
tutje, kėrkuesi i cili nis tė zbulojė karakterin e gruas
muslimane, nuk ka asnjė alternativė tjetėr, vetėm se tė
ekzaminojė tė gjitha kėto tekste dhe tė kuptojė
drejtimin (udhėheqjen) dhe legjislacionin qė pėrmban ato.
Vetėm atėherė do tė jetė i aftė tė kuptojė
personalitetin fisnik shoqėror, i cili ėshtė i vetėm te
muslimanėt, burra apo gra qofshin.