Nga Abdulhamid ibn Mahmud
transmetohet tė ketė thėnė: “U falėm pas njė emiri (princi),
por njerėzit na shtynin e ne u falėm midis dy shtyllave (tė
xhamisė), kur mbaruam namazin, Enes ibn Malik na tha: ‘Nė
kohėn e profetit (alejhi selam) nuk e vepronim kėtė gjė.’”
Transmetuan: Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Daudi, Nesaiu.
Disa dijetarė pėr
Abdulhamid ibn Mahmud kanė thėnė se ai ėshtė i dobėt (nė
transmetimin e haditheve).
Muauijeh ibn Kurrah
transmeton nga babai i tij: “Ne na ndalonin nga falja e
namazit midis shtyllave e ne i largonim ata (njerėzit qė i
ndalonin).” Nė zinxhirin e transmetimit tė kėtij hadithi njė
person rezulton i panjohur nga dijetarėt.
Nė librat e Buhariut dhe
Muslimit ekziston njė hadith i transmetuar nga Ibn Umer se
profeti (alejhi selam) kur ėshtė futur nė Qabe ėshtė falur
midis dy shtyllave.
Thėniet e dijetarėve pėr
kėtė ēėshtje:
-Disa dijetarė e kanė
urryer faljen e namazit midis shtyllave. Imam Tirmidhiu
thotė: “Hadithi i Enesit ėshtė hasen-sahih. Disa dijetarė e
kanė urryer radhitjen e safit midis shtyllave. Prej tyre
kanė qenė imam Ahmedi dhe Is’haku, por disa dijetarė e kanė
lejuar kėtė.”
-Ebu Hanife, Maliku,
Shafiu janė tė mendimit se ky veprim ėshtė i lejuar.
-Said ibn Xhubejri,
Ibrahim et Tejmi, Suejd ibn Gafle faleshin imam ndėrmjet
shtyllave tė xhamisė.
Mendimi mė i saktė ėshtė
ai i imam Ibnu el Arabij nė tė cilin thuhet se nuk ka
kundėrshtim nė lejimin e kėtij veprimi, nėse vendi nė xhami
ėshtė i ngushtė, nuk mjafton pėr tė gjithė; ndėrsa nė njė
xhami nė tė cilėn ka vend tė bollshėm ky veprim ėshtė mekruh
(i urryer) nė faljen me xhemat. Pėrsa i pėrket namazit qė
falet vetėm, falja midis shtyllave ėshtė e lejuar, nė bazė
tė hadithit qė gjendet nė dy librat e saktė tė haditheve.
Shėnim:
Asnjė prej dijetarėve nuk
ėshtė i mendimit se namazi i cili falet midis dy shtyllave
ėshtė i pavlefshėm. Ata kanė shkuar deri nė mendimin se kjo
gjė ėshtė e saktė, por e urryer dhe jo e ndaluar.
Pėrktheu: Erion Sula |