Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

Daveti nė shtėpi

Nga sheikh Selman el Audeh

Falėnderimi i takon Allahut, Atė e falėnderojmė dhe prej Tij ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga Allahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon Allahu s’ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga ė vėrtetė, s’ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s’ka hyjni tjetėr pėrveē Allahut dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.

“O ju qė keni besuar, keni frikė Allahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė myslimanė!” (Al-Imran: 102)

“O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė vete dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė Allahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se Allahu ėshtė Mbikėqyrės  mbi ju.” (En-Nisa:1)

“O ju besimtarė, keni frikė Allahun dhe thoni fjalė tė drejta. Ai (Allahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja, e kush respekton Allahun dhe tė dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh.” (El-Ahzab: 70:71)

Tema e shqyrtimit nė kėtė punim tė shkurtė ėshtė ēėshtje shumė e rėndėsishme. Kėtė temė duhet ta njohin punonjėsit islam, ndėrsa njerėzit e fushave tė ndryshme duhet tė dėgjojnė pėr tė. Kėtė e themi sepse ēdo familje kėrkon njė lloj shtėpie pėr tė jetuar nė tė. Kjo shtėpi pėrfshinė njė strukturė tė plotė tė shoqėrisė. Aty ka prindėr, fėmijė tė vegjėl dhe po ashtu ka tė rritur, qė kanė arritur pjekurin, meshkuj e femra. Shtėpia ėshtė njė institucion i kompletuar. Ėshtė njė institucion mė i vogėl, nga i cili ėshtė ndėrtuar shoqėria si tėrėsi.

Nėse i shikojmė shoqėritė tė cilat ekzistojnė dhe kanė ekzistuar nė tėrė botėn, ne gjejmė se disa nga institucionet, qė rėndom lidhen me ekzistencėn civile, mund tė mos jenė tė pranishme. Pėr shembull ka pasė shoqėri pa shkolla dhe shoqėri pa industri, e  madje shoqėri pa qeveri. Nė anėn tjetėr, kurrė nuk ka pasė shoqėri nė botė pa shtėpi, nė tė cilėn familjet do tė gjenin rahati. Nuk ka rėndėsi se a ka qenė shoqėria e pasur ose e varfėr, e vogėl ose e madhe, myslimane ose jo myslimane. Familjet jetojnė nė shtėpi tė cilat ekzistojnė nė tė gjitha shoqėritė njerėzore. Njė institucion me njė rėndėsi tė tillė gjithėpėrfshirėse dhe universale na tėrheqė vėmendjen.

Shtėpia nė ligjin Islam

Njė mėnyrė pėr tė ēmuar rėndėsinė e shtėpisė nė Islam ėshtė hedhja e vėshtrimit nė disa rregulla tė cilat i ka vendosur ligji islam lidhur me kėtė:

1.     Ėshtė e ndaluar hyrja nė shtėpinė e ndokujt pa e pyetur dhe pa marr leje nga banorėt e saj. Allahut thotė: “O ju qė keni besuar mos hyni nė shtėpi tė huaj pa kėrkuar leje dhe pa pėrshėndetur njerėzit e saj.”

Sure Nur 27

Pra nuk lejohet hyrja nė shtėpinė e ndokujt pa pyetur sė pari dhe pastaj pa t’u dhėnė leja. Ligji shkon edhe mė larg se kaq. Ai rreptėsishtė e ndalon bile edhe shikimin nė shtėpinė e ndokujt. Njėherė Muhammedi a.s. ishte nė shtėpi duke i krehur flokėt. Njė njeri i cili qėndronte jashtė shikonte vjedhurazi nė tė. Kur e vėrejti pejgamberi a.s., iu drejtua me fjalėt: Sikur ta dija se po mė shikonit vjedhurazi do t’ju godisja me krehėr nė sy.” Arsyeja e vetme qė ėshtė obligim pėr tė kėrkuar leje para se tė hyni nė njė shtėpi ėshtė pėr shkak tė shikimit.[1] Rregulla islame kėtu ėshtė mjaft e ashpėr. Ėshtė e lejueshme qė atij i cili shikon vjedhurazi nė shtėpi tė huaj t’i shpohet syri dhe kush e zbaton kėtė nuk ka nevojė t`ia kompensojė pėr shpimin e syrit. Arsyeja pėr kėtė ėshtė se shikimi nė shtėpinė private tė dikujt tjetėr i humbė tė drejtėn pėr kompensim ligjor.

2.    Ligji islam i vė theks tė madh tė drejtave tė fqiut. Kjo dėshmohet me numrin e madh tė rregullave ligjore tė cilat paraqesin kėto tė drejta. Muhammedi a.s. ka thėnė: “Engjėlli Xhibril vazhdonte tė mė porosiste pėr tė drejtat e fqiut derisa fillova tė dyshoi se ata do tė marrin pjesė nė trashėgimi.”[2]

3.    Pėlqehet qė namazet vullnetare tė falen nė shtėpi. I dėrguari i Allahut i urdhėronte myslimanėt t’i kryenin kėto namaze nė shtėpi. Ai porosiste: “Mos i ktheni shtėpitė nė varreza.”[3] Ai po ashtu thoshte: “Namazi mė i mirė pas namazeve obligative, ėshtė namazi qė personi e fal nė shtėpi.” [4]

Falja nė shtėpi i sjell falėsit dobitė vijuese:

1.    E ruan falėsin nga prirja pėr syefaqėsi.

2.    Sjellė shembull tė mirė pėr anėtarėt tjerė tė familjes.

3.    E mban shejtanin larg shtėpisė duke ushqyer brenda saj njė ambient tė pėrkujtimit tė Allahut dhe lutjeve.

4.    Kur nė shtėpi falėt namaz, shtėpia bėhet gati si xhami. Ndėrsa kur nuk falet namazi nė shtėpi, shtėpia bėhet si varrezė ku ligji islam e ndalon kryerjen e faljes.

Sa keq bėhet kur shtėpitė tona bėhen vend i mėkateve dhe veseve tė kėqija. Kėto shtėpia janė mė tė kėqija se varrezat. Ato janė mė afėr shtėpive publike.

 Kapitulli i parė

Thirrja nė bindje ndaj Allahut nė shtėpi

 Islami e ka pajisur shtėpinė me njė nder tė veēantė. Na ėshtė obliguar neve pėr t’i thirrur anėtarėt e shtėpisė nė bindje ndaj Allahut. Nėse ne mundemi t’i bindim vėllezėrit tė kujdesen vetėm pėr ēėshtjet e tyre nė shtėpi dhe t’i drejtojnė pėrpjekjet e tyre pėr dave nė shtėpitė e tyre, ne do tė shohim se do ndodhin mrekulli.

Nėse kombet mė tė fuqishme dhe mė tė pasura nė tokė do tė dėshironin tė mobilizonin njė ushtri misionare, pėr tė ngritur njė ide ose parim tė caktuar, ata do t’ia dilnin tė mobilizonin mė sė shumti disa mijėra persona. Nė anėn tjetėr, nėse ne do tė arrinim ta bindim ēdo mysliman fetar t’i kryej detyrat e thirrjes nė Islam brenda familjes sė tyre, imagjinoni ēfarė rezultati do tė kishte. Rasti do tė ishte ku miliona njerėz do tė mobilizoheshin pėr punė islame, pa u ofruar ndonjė kompensim financiar.

Pėr mė tepėr, ju keni mobilizuar njė forcė tė aftė pėr tė depėrtuar nė shtėpi. Njė punonjės islamik ndoshta u flet njerėzve nė xhami, nė qendra islame ose nė sheshe publike. Mirėpo ai zakonisht nuk ka qasje tė drejtėpėrdrejt ndaj jetės private nė shtėpitė e tyre. Madje edhe nėse mund tė arrijė tė hyjė nė jetėn private, ai rrallė mund ta ketė ndikim e njėjtė qė ka anėtari i shtėpisė.

I dashur lexues! ju jeni njėri nga elementet qė pėrbėjnė shtėpinė tuaj bashkė me babanė, nėnėn, vėllezėrit dhe motrat tuaja dhe ndoshta bashkėshortin, bashkėshorten ose fėmijėt. Kėta janė njerėzit me tė cilėt keni lidhje mė tė forta dhe marrėdhėnie mė tė afėrta. Pėr kėtė arsyeje ju keni mundėsi tė arrini me kėta njerėz atė qė nuk mund ta arrini me dikėn tjetėr. Kėshtu qė mos prit qė tė tjerėt tė vinė nė shtėpinė tuaj dhe tė njoftohen me familjen tuaj pėr t’i thirrur ata nė bindje ndaj Allahut nė vendin tuaj.

Islami fillon nė shtėpi

Falėnderimi i takon Allahut qė sot gjejmė njerėz qė po kthehen nė Islam me numėr tė madh. Kjo sjell gėzim nė zemrat e besimtarėve. Kurdoherė qė flasim pėr kėtė ringjallje, na bėn tė lumtur tė mendojmė se Islami ėshtė nė duar tė besimtarėve dhe, se si Allahu po e ēon Islamin pėrpara nė ditėn dhe kohėn tonė. Allahu ua shtoftė atyre udhėzimin.

Sa i takon armiqve tė Islamit, ata po flasin me nxitim si njerėz tė cilėt janė tronditur nga diēka qė kurrė nuk e kanė pritur. Qendrat e pushtetit nė perėndim nxjerrin rezolutė pas rezolute qė theksojnė rreziqet e ringjalljes Islame dhe rėndėsinė e kundėrvėnies ndaj Tij.

Ringjallja e bekuar ka shkaktuar dėshirė te shumė tė rinj tanė pėr tė parė forcimin e serishėm tė Islamit. Ata dėshirojnė ta shohin atė se e ka kthyer forcėn qė mė parė e gėzonte. Kėto shpresa tė ēmueshme janė nė tė gjitha zemrat tona.

Si mysliman, ne tė gjithė jemi tė njohur me kėto shpresa dhe aspirata. Ne shikojmė drejt qėllimit tė rindėrtimit tė Islamit, ngritjen e tij nė tokė dhe pėrhapjen e tij nėpėr tėrė botėn.

Siē thotė fjala e urtė: “njė udhėtim njė mijė kilometra fillon me njė hap tė vetėm.” Atėherė, cili ėshtė hapi ynė i parė? Pėrgjigjja ėshtė se nė momentin kur dikush vendos tė bėj da’ve, hapi i parė ėshtė qė ai tė merret me shtėpinė e vet.

Rruga e sahabeve

Ėshtė pikėllim tė shohim tė rinj e tė reja tona duke shpresuar ta  ndėrrojnė botėn kur ata madje nuk mund ta ndėrrojnė gjendjen brenda shtėpive tė tyre. Si mundet qė njė person i cili nuk mund ta pėrmbush njė amanet aq tė vogėl, tė shpresoi tė bartė barrėn e njė amaneti aq tė madh?

Sahabet si Ebu Bekri, Omeri, Othmani, Aliu, Selmani, Biladhi dhe Suheibi, Allahu qoftė i kėnaqur me ta, ėndėrronin qė Islami tė triumfonte, derisa po pėsonin persekutimin mė brutal nė Mekke. Ata mbetėn tė durueshėm dhe tė qėndrueshėm deri kur Allahu u dha fitore. Tėrė kohėn ata ishin nė dijeni tė faktit se fitorja fillon nė shtėpi.

Nėse e shikojmė jetėn e Ebu Bekrit, ne do tė shohim se fėmijėt e tij ishin nė mes tė myslimanėve. Ata i besuan tė Dėrguarit a.s. dhe luftuan pėr Islam. Ne duhet tė kemi nė mendje rolin tė cilin e luajtėn bijtė dhe bijat e tij gjatė emigrimit.

Ne duhet gjithashtu tė shikojmė birin e Omerit, Abdullah Ibn Omerin, i cili ka qenė kandidat pėr halife, pas kohės sė halifeve tė drejtė.

Gjithashtu duhet t’i shohim edhe fėmijėt e Aliut, Hasanin dhe Husenin, pėr tė cilėt pejgamberi a.s. ka thėnė se do tė jenė prijėsit e rinisė nė Xhenet.

Ne po ashtu duhet tė vlerėsojmė familjen e Zubejrit. Fėmijėt e tij, sidomos Abdullah Ibn Zubeirin, tė cilėt u rritėn me Islam dhe bėn sakrifica tė mėdha pėr fenė.

E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr sahabėt tjerė. Shtėpia e ēdonjėrit nga ata ishte ēerdhe pėr edukim tė duhur Islam. Secila nga kėto ēerdhe nxorėn njerėz tė mėdhenj tė cilėt i shėrbyen Islamit. Ata formuan ushtritė dhe udhėheqėsit e tyre dhe Allahu ndėrtoi Islamin me duart e tyre.

Kapitulli i dytė

Gjenden tri detyra themelore, tė cilat duhet tė zbatohen brenda ēdo shtėpie. Secilėn prej tyre do ta diskutojmė me radhė:

Detyra e parė:

Pėrmbushja e nevojave tė familjes

Ne duhet t’i pėrmbushim nevojat familjare. Nuk duhet tė mendojmė qė njė djalosh fetar nė shtėpi, duhet tė kalojė gjithė kohėn e tij duke udhėtuar me vėllezėr tjerė myslimanė, pėr tė shkuar nė qendra islame ose pėr tė ndjekur ligjėrata fetare ose t’ia kushtojė gjithė kohėn aktiviteteve personale si tė lexuarit, tė recituarit e Kur’anit, dėgjimin e ligjėratave ose duke fjetur, pa bėrė asgjė pėr familjen dhe nevojat e tyre. Atėherė kush do t’i kryej punėt e shtėpisė? Kush do t’i ēojė anėtarėt e familjes nė vendin ku duhet tė shkojnė? Kush do t’i pres mysafirėt? Kush do ta marrė familjarin tjetėr nga aeroporti? A ka arsye qė anėtari fetar i familjes tė jetė ai qė thotė: “mė falni! Nuk kam kohė, jam i zėnė!” Ky djalosh fetar nuk e ka kryer rolin e tij si duhet. Si rezultat duhet tė jetė dikush tjetėr pėr ta kryer atė. Ky person tjetėr mund tė jetė i dobėt nė fe, por pėr shkak se kujdeset pėr nevojat e shtėpisė ai do tė ketė ndikim mė tė madh nė familje. Fjalėve tė tij do t”ia vėnė veshin dhe urdhėrave tė tij do t’i binden. Mendimet e tij do tė ēojnė peshė. Sa i pėrket djaloshit fetar, fjala e tij nuk do tė ketė peshė fare, meqė ai nuk bėn asgjė qė do t’i bėnte dobi ndokujt.

Nganjėherė situata ėshtė edhe mė keq. Ka raste kur njeriu fetar nuk ia lė ēėshtjet e familjes nė pėrgjegjėsi vėllait tė vet por ia lė shėrbėtorit ose shoferit. Shoferi i ēon vajzat nė shkollė dhe nė dyqan-treg. Ky i huaj qėndron me ato nė veturė ose nė qendra tregtare me orė tė tėra.

Ky ėshtė njėri prej gabimeve mė tė mėdha nė tė cilat biejnė disa nga njerėzit fetar.

Shėrbimi ndaj anėtarėve tė familjes ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė ndikuar te ta. Njė djalosh fetar duhet ta ruajė familjen prej largimit tė panevojshėm nga shtėpia. Ai vetė duhet tė kujdeset pėr nevojat e tyre. Ai duhet tė dalė nė treg pėr ta. Ai fare nuk do tė mund t’i pengojė gratė nga dalja nė treg, nėse nuk del nė vend tė tyre, duke u arsyetuar sė ėshtė i zėnė. Shtėpia e tij nuk ėshtė hotel ku duhet tė flejė, ha dhe pi. Pėrfundimisht nuk ėshtė vend pėr tė mos bėrė asgjė tjetėr, pos tė veprojė si perandor duke urdhėruar tjerėt dhe duke u vėnė ndalesa pa u siguruar alternativa.

Nėse dėshironi qė tė tjerėt t’u dėgjojnė, atėherė ju duhet tė gjeni pak kohė dhe tė bėni pėrpjekje pėr tė qenė tė siguruar se nevojat e familjes po pėrmbushen. Duhet tė gjeni kohė pėr t’i blerė gjėrat qė ju duhen dhe pėr t’i ēuar atje ku kanė nevojė.

Fjalėt e njėjta mund t’i themi pėr motrat tona tė devotshme, pasi qė disa nga motrat e reja fetare, nuk po i kryejnė punėt e shtėpisė qė kėrkohet nga ato.

Mundet qė njė motėr tė arsyetohet se nuk ka kohė pėr t’i bėrė punėt e shtėpisė pėr shkak se po lexon Kur’an ose po dėgjon njė ligjėratė nė kasetė. Atėherė e pyet veten se si mund tė ketė ndikim pozitiv nė anėtarėt tjerė tė familjes sė saj dhe t’i vė fund sjelljeve tė liga qė ata i shfaqin?

Pėr tė qenė tė aftė qė ta luftoni sjelljen e keqe tė anėtarėve, e cila zhvillohet nė shtėpi, sė pari duhet tė ndėrtoni pozitėn tuaj brenda familjes, duke u shėrbyer atyre dhe duke ua plotėsuar nevojat. Mos e bėni veten tė padukshėm! Bėni qė prezenca juaj tė ndihet duke u ndihmuar tė tjerėve! Disa nga tė rinjtė tanė fetar nė njė farė mėnyre ikin nga shtėpitė e tyre nė momentin kur pėrqendrohen nė fe. Ata e ndiejnė se nuk mund ta pėrballojnė qėndrimin nė shtėpi sepse ajo ėshtė e rrethuar me mėkate.

Disa prej tyre mendojnė se ata mund tė ikin duke bėrė xhihad. Ata shpesh nuk u vėnė veshin rregullave ligjore islame lidhur me njė vendim tė tillė serioz, i cili lehtė mund tė rezultojė nė vdekje. Disa tė rinj thjesht e pranojnė se dėshirojnė tė bėjnė vetėvrasje dhe e shohim xhihadin si njė mėnyrė tė ligjshme Islame pėr tė vepruar ashtu.

Tė tjerėt kėrkojnė tė arratisen, pėr tė studiuar ose thjesht pėr t’u shpėrngulur nga shtėpia. Shpesh vėrejmė shenja tė qarta nė sjelljen e tyre qė lėnė tė kuptojmė se ata thjesht po arratisen nga shtėpia. Disa prej tyre e lėnė shtėpinė pa lejen e prindėrve tė tyre. Ata harrojnė se kur njė njeri e pyeti Muhammedin a.s. nėse kishte mundėsi tė shkojė nė xhihad, pejgamberi a.s. menjėherė e pyeti se a i kishte gjallė prindėrit. Kur ai u pėrgjigj se ata ishin gjallė, pejgamberi a.s. i tha: Xhihadi juaj ėshtė kujdesi pėr prindėrit”.[5] Ata po ashtu harrojnė se kur njė i ri tjetėr iu afrua pejgamberit a.s. pėr t’i kėrkuar leje tė shkojė nė xhihad, pejgamberi a.s. e pyeti se a e kishte nėnėn gjallė. Kur e mori vesh se ajo ishte gjallė, ai a.s. i tha: “Mjerė pėr ty! Kujdesu pėr tė, do ta fitosh Xhenetin!”[6] Kėshtu qė nėse dėshirojmė Xhenetin, mėnyra mė e shpejtė pėr tė arritura atje ėshtė nderimi i nėnave tona.

Gjatė sundimit tė Omeri Ibn Hatabit, njė djalosh i quajtur Kullab shkoi pėr xhihad nė Siri me ushtrinė e Jezid Ibn Ebu Sufjan. Babai i djalit vajti te Omeri dhe i tregoi atij me vargje poetike se si djali i tij e kishte braktisur babanė dhe nėnėn. Omeri e pyeti se pėr ēfarė po bėhej fjalė. Plaku iu pėrgjigj se djali i tij ishte nisur pėr nė Siri dhe i kishte braktisur dy prindėrit e tij tė vjetėr. Me tė dėgjuar kėtė, Omeri filloi tė qajė dhe shpejt i shkroi Jezidit duke e urdhėruar tė riun tė kthehej me tė gjitha plaēkat e tij te Omeri.

Kur djaloshi arriti, Omeri e pyeti: “Ju jeni Kullabi?” Pastaj i tha: Shko te prindėrit tuaj, nderoi ata dhe qėndro me ta derisa tė vdesin.”

Edhe pse xhihadi ėshtė nga veprat mė tė ndershme nė Islam, kėrkohet leja e prindėrve. Pa kėtė leje, ėshtė e ndaluar tė shkohet, pėrveē nė raste kur xhihadi bėhet obligim pėr ēdo individ.

Nganjėherė njė person nuk mund t’ia del me thirrjen nė Islam tė familjes se tij. Njė person i tillė nuk do tė mund tė angazhohet nė dave ose pėrpjekje larg nga shtėpia. Si mund qė njė person i cili madje nuk mund t’i bėj ballė detyrave nė shtėpinė e vet tė mendojė se mund tė merr pėrsipėr detyra, tė cilat do tė ndikojnė nė ummetin islam.?

Detyra e tij e parė ėshtė tė bėjė vend duke i pėrmbushur pėrgjegjėsit e tij ndaj familjes. Ai duhet tė pėrpiqet tė qėndrojė nė shtėpi, pa marrė parasysh se ēfarė rrethanash janė krijuar dhe tė bėj atė qė ka mundėsi pėr t’i rregulluar gjėrat.

Detyra e dytė: Edukimi, udhėzimi dhe udhėheqja

Farefisi mė i afėrt i personit ėshtė brenga primare dhe ata janė tė parėt, tė cilėt duhet tė trajtohen mirė nga ai. Nuk ka dyshim se thirrja e tyre nė atė qė ėshtė e drejtė ėshtė pjesė e kėtij trajtimi tė mirė qė duhet t’u bėjmė.

Allahu duke iu drejtuar pejgamberit a.s thotė: “ Dhe tėrhiqja vėrejtjen farefisit tėnd mė tė afėrt.”  

Kur’an Esh Shuaraė 214

Pasi i zbriti ky ajet pejgamberit a.s., ai i mblodhi farefisin e tij dhe u tha: “ O kurejshitė! Shpėtoni veten nga zjarri, sepse unė nuk mundem tė bėj asgjė pėr ju tek Allahu. O Ebu Abd Menaf! Unė nuk mundem tė bėj asgjė pėr ju tek Allahu. O Safie, halla e tė dėrguarit tė Allahut! Unė nuk mundem tė bėj asgjė pėr ju tek Allahu. O Fatime, bija e Muhammedit! Shpėtoje veten nga zjarri, sepse unė nuk mundem tė bėj asgjė pėr ju tek Allahu. Mė kėrkoni nga pasuria ēfarė dėshironi, por unė nuk mundem tė bėj asgjė pėr ju tek Allahu![7]

Farefisi juaj i ngushtė kanė mė shumė tė drejtė pėr t’u thirrur nė bindje ndaj Allahut se sa tė tjerėt. Ėshtė gabim t’i thėrrasėsh tė tjerėt nė Islam, ndėrsa familjen tėnde ta lėsh nė devijim dhe mėkate. Ju duhet t’i filloni pėrpjekjet nė shtėpi dhe t’u tregoni rrugėn e drejtė anėtarėve tė familjes. Ka shumė mėnyra pėr ta bėrė kėtė.

Mėnyra e parė ėshtė arsimimi. Ju duhet tė filloni me njė hallkė tė dijes nė shtėpi. Kjo ėshtė nė pajtim me sunnetin. Njė ditė gratė shkuan te pejgamberi a.s. dhe i thanė: “ Burrat po ju marrin gjithė kohėn. Na jep njė ditė pėr tė na mėsuar.” Ai u premtoi atyre se do tė veprojė ashtu. Njėherė gjatė ligjėratės ai i kėshilloi ato duke u thėnė: “Nėse njė grua ka tre fėmijė dhe tė gjithė i vdesin, ata do tė jenė mburojė nė mes saj dhe zjarrit.” Njė grua pyeti nėse ėshtė e njėjtė pėr dy fėmijė dhe ai i tha: “Dy gjithashtu.” [8] Nė njė transmetim tjetėr, pėrmendet se njė grua tjetėr foli dhe pyeti: Po pėr njė fėmijė?” Kėsaj iu pėrgjigj pejgamberi a.s. duke thėnė: “Madje njė.[9]

Ne mund tė kuptojmė nga ky hadith se pejgamberi a.s. caktoi njė ditė tė veēantė ku do t’i mėsonte gratė. Buhariu e vendosi kėtė hadith nėn kapitullin ‘A duhet t’u caktohet grave njė ditė e veēantė pėr ligjėrim? Ne gjithashtu duhet tė kemi parasysh faktin se kur pejgamberi a.s. u foli grave, ai i informoi mbi ēėshtjet tė cilat kishin nevojė tė dėgjonin. Si rrjedhim, ne duhet tė pėrpiqemi pėr t’i dhėnė anėtarėve tė familjes udhėzime qė i pėrkasin nevojave tė tyre.

Disa hapa praktik qė mund tė merren:

1.       Bėni njė bibliotekė tė vogėl nė shtėpinė tuaj qė pėrmban libra dhe artikuj tė cilat i drejtohen nevojave tė burrave, grave dhe fėmijėve nė familjen tuaj. Ju gjithashtu duhet tė keni disa libra tregimesh me tematika islame pėr fėmijė. Ju duhet t’i merrni disa libra tė historisė Islame dhe disa punime interesante. Ju duhet tė organizoni librarinė mirė dhe duhet tė jetė e kapshme nga anėtarėt e ndryshėm tė familjes, kėshtu qė ata do ta pėrdorin dhe pėrmes saj do tė bėhen tė predispozuar pėr pranimin e rrugės sė drejtė.

2.       Pėrveē bibliotekės me libra ju duhet tė siguroni njė bibliotekė tė vogėl me kaseta qė pėrmban ligjėrata tė incizuara, ilahi, Kur’an dhe lutje pėr tė gjithė anėtarėt e shtėpisė. Duhet tė ketė ligjėrata qė kanė tė bėjnė me ligjet Islame dhe me kryerjen e adhurimeve dhe disa qė kanė tė bėjnė ekskluzivisht me ēėshtjen e gruas. Ju gjithashtu duhet tė bėni njė program pėr t’i ndihmuar anėtarėt e shtėpisė tė pėrfitojnė nga kėto dy biblioteka.

3.       Ėshtė e domosdoshme qė ēdonjėri nga ne tė mbaj njė orė fetare nė shtėpi, sė paku njė herė nė javė, pėr tė gjithė familjen. Ajo duhet tė pėrfshijė memorizimin e Kur’anit, memorizimin e haditheve, njė sesion pyetje-pėrgjigje, udhėzime se si duhet tė kryhen aktet e adhurimit me saktėsi dhe diēka pėr t’i zbutur zemrat. Nė kėtė mėnyrė ju do tė keni ndikim nė familje dhe do t’u mėsoni atė qė kanė nevojė.

Njė mėnyrė tjetėr ėshtė urdhėrimi nė tė mirė dhe ndalimi nga e keqja. Ne duhet ta bėjmė atė ashtu si ka vepruar pejgamberi a.s.

Njėherė pejgamberi  a.s. kaloi pranė njė gruaje, e cila po qante mbi njė varr. Ai i tha asaj: “ Ke frikė Allahun dhe bėhu durimtare.”  Ajo, duke mos kuptuar se kush i foli, iu pėrgjigj: “Mė le rahat. Ju nuk jeni goditur me atė qė mė ka ndodhur mua dhe ju nuk e keni njohur kėtė njeri.”

Kur i treguan se njeriu qė e kėshilloi ishte vetė pejgamberi a.s., ajo shkoi te dera e pejgamberit a.s. dhe gjeti se askush nuk e ruante derėn. Ajo e pa pejgamberin a.s dhe i tha: “Unė nuk e dita se ju ishit.” Ai iu pėrgjigj: “Koha pėr durim ėshtė nė fillim tė fatkeqėsisė.[10]

Kėtu pejgamberi a.s. sė pari e urdhėroi nė tė mirė duke e thirrur tė jetė e durueshme dhe t’i frikėsohej Allahut. Pastaj ai iu pėrgjigj asaj duke e informuar se duhet tė jetė e durueshme nė fillim tė fatkeqėsisė. Kjo ėshtė mėnyra si pejgamberi a.s. i mėsoi sahabėt tė urdhėrojnė nė tė mirė dhe tė ndalojnė nga tė kėqijat. Kurdo qė ai e shihte njė tė keqe, ai do ta nxirrte nė pah atė nė mėnyrė tė butė dhe do t’u pėrkujtonte Allahun.

Kjo nuk ėshtė njė kohė pėr tė shfaqur fuqinė dhe autoritetin tuaj,  por koha pėr tė urdhėruar nė tė mirė dhe pėr tė ndaluar nga tė kėqijat nė tė njėjtėn kohė pėr t’i pėrkujtuar pėr Allahun. Nga ne kėrkohet t’i ngjallim zemrat e njerėzve nė familje dhe tė mbjellim nė zemrat e tyre frikėn dhe dashurinė ndaj Allahut dhe njė dėshirė pėr tė kėnaqur Atė dhe pėr tė fituar Xhenetin. Kjo kėrkon nga ne njė qasje qė do tė mbjell besim nė zemra.

Detyra e tretė

Mbikėqyrja dhe monitorimi i ēėshtjeve tė familjes

Kjo detyrė vjen pas dy detyrave tjera. Ėshtė shkallė tė cilėn ju dhe familja juaj duhet ta arrini. Megjithatė, kur arrihet kjo shkallė, ju duhet tė keni mundėsi tė monitoroni ēėshtjet e familjes suaj dhe t’i merrni nė llogari pėr gabimet e tyre. Pejgamberi a.s. e pėrmbushi kėtė detyrė shumė bukur. Abdullah Ibn Amar transmeton: “Ne ishim me tė dėrguarin e Allahut a.s. kur ai e vėrjeti njė vajzė tė cilėn nga largėsia nuk mund ta njihte. Kur ne iu afruam asaj, doli se ishte vajza e tij, Fatimja. Ai e pyeti atė: “Fatime, ēfarė ju bėri tė dilni nga shtėpia?”

“Erdha ta vizitoj familjen e tė ndjerit qė tė mund t’i ngushėlloja.”

Ai e pyeti: “Mos shkove te varrezat me ta?”

Ajo u pėrgjigj: “Allahu mė ruajt prej veprimit tė asaj pune, pasi ju kam dėgjuar se ēfarė keni thėnė pėr njė punė tė tillė.”

Ai i tha asaj: “Nėse do shkonit te varrezat me ta, nuk do ta shihnit xhenetin siē nuk e ka parė stėrgjyshi juaj.”[11]

Natyrisht se stėrgjyshi i saj ishte pabesimtar. Ajo qė na intereson kėtu ėshtė interesimi i pejgamberit a.s. qė ta dijė se pse ka dal ajo nga shtėpia.

Njėherė pejgamberi a.s. shkoi nė shtėpinė e Fatimes dhe nuk e gjeti Aliun nė shtėpi, kėshtu qė e pyeti se ku ishte ai. “Ne patėm njė mospajtim dhe ai mė zemėroi, kėshtu qė ai doli dhe nuk e bėri pushimin e mesditės nė shtėpi.” Pejgamberi a.s. e porositi dikė qė ta gjejė Aliun. Njeriu u kthye dhe e informoi se Aliu ishte nė xhami duke pushuar. I dėrguari i Allahut shkoi te xhamia dhe e gjeti Aliun tė shtrirė. Pallto i kishte rrėshqitur nga supet dhe ishte bėrė me dhe. I dėrguari a.s. filloi t’i heq pluhurin dhe i tha: “ Ngrihu, o Ebu Turab ( Zotėri i dheut)” Nga ajo ditė, Aliu ishte shumė krenar pėr atė kunj, sepse pejgamberi a.s. ia kishte lėnė.[12]

Aishja transmeton: “Kur mė erdhi rradha ta kaloja natėn me tė dėrguarin e Allahut, ai erdhi nė dhomė, hoqi pallton dhe i zbathi kėpucėt, tė cilat i vuri pranė kėmbėve tė tij. Ai shtriu mbulesėn nė shtrat dhe u shtri nė tė duke qėndruar ashtu deri sa mendoi se mė kishte marrė gjumi. Pastaj ai e hapi derėn dhe doli. Duke e mbyllur atė lehtė, unė e mbulova kokėn, vura mbulesėn dhe i lidha rrobat. Atėherė dola pėr tė shkuar hapave tė tij deri sa ai arriti nė varreza. Ai qėndroi atje pėr njė kohė tė gjatė. Pastaj i ngriti duart tri herė. Pastaj ai u largua dhe po ashtu unė u largova. Ai ecte shpejt edhe unė ecja shpjet. Pastaj ai filloi tė vrapojė edhe unė fillova tė vrapoj. Unė arrita tė kthehem  shtėpi para tij dhe u shtriva nė shtrat. Ai hyri brenda dhe mė pyeti: “ Pse oj Ajshe ke mbetur pa frymė?” Unė i thashė: “Asgjė s’ka ndodhė.”

Ai tha : “Mė trego ose Njohėsi i hollėsive do tė mė informojė.”

Unė i thash: “ O i dėrguar i Allahut, flijofsha babėn dhe nėnė pėr ty.” Pastaj i tregova gjithė ngjarjen.”

Ai mė pyeti: “A ju ishit figura e errtė qė e shihja para meje?”

Unė thash: “Po.”

Ai mė qėlloi nė gjoks qė mė shkaktoi pak angėshti dhe mė tha: “A menduat se Allahu dhe i dėrguari  i Tij do tė veprojnė padrejtėsisht me juve.”

Unė i thashė: “Ēfarėdo qė njerėzit e fshehin Allahu e dinė atė.”

Ai tha: “ Xhibrili mė erdhi kur ju mė pat mua. Ai mė thirri mua dhe e fshehu veten nga ju. Unė iu pėrgjigja thirrjes sė tij, por unė e fsheha atė nga ju. Ai nuk do tė hynte derisa ju nuk ishit krejt tė veshur. Unė mendova se ju kishit rėnė nė gjumė dhe nuk dėshirova t’ju zgjoja, duke u frikėsuar se ju mund tė tronditeshit. Xhibrili pastaj mė tha: “Zoti juaj ju ka urdhėruar tė shkoni te banorėt e varrezave dhe tė kėrkoni falje pėr ta.[13]

Ne duhet t’i shqyrtojmė tė gjitha pyetjet qė i dėrguari i Allahut ia bėri Aishes. Pastaj ai e informoi atė se ajo ēfarė brengosej kurrė nuk mund tė ndodhte dhe i tregoi arsyejen e largimit dhe punėn qė e kishte bėrė. Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton edhe shumė incidente tjera interesante.

Arsyeja e pėrmendjes sė kėtij tregimi ėshtė tė ilustrojmė se si i dėrguari i Allahut kujdesej pėr veprimet e familjes sė tij. Ai na urdhėroi tė bėjmė tė njėjtėn gjė me ata qė i kemi nėn kujdesin tonė.

Kapitulli i tretė

Sot shtėpia pėrshkohet nga ndikime tė shumta. Disa nga ato vijnė nga brenda shtėpisė kurse tė tjerat jashtė saj. Ėshtė me rėndėsi tė madhe qė tė jemi nė dijeni tė kėtyre ndikimeve. Le t’i shikojmė disa prej tyre.

Shkolla

Shtėpia nuk ėshtė vend i vetėm ku bijat tona edukohen. Gjendet njė institucion tjetėr qė ka hise nė kėtė. Shkolla ka njė ndikim tė dukshėm. Ne duhet ta pyesim veten se ēfarė efekti kanė shkollat nė bijat tona.

Ne mund t’i pėrgjigjemi kėsaj pyetje vetėm nėse i hapim sytė dhe shikojmė se ēfarė po sjellin bijat nė shtėpi nga shkolla. A vijnė ato me diturinė e saktė, sjelljet e mira dhe frikė-respekt pėr Allahun apo zhduken kėto cilėsi pėr ēdo ditė?

Ėshtė gabim qė ne t’i vėmė fėmijėt tanė nė ēfarėdo shkolle dhe pastaj t’i themi vetes se ata janė nė duar tė sigurta. Ėshtė mė mirė tė sigurohemi se a me tė vėrtetė po i vendosim nė duar tė sigurta. Madje edhe kur kemi besim se shkolla ėshtė e mirė, ne nuk duhet tė harrojmė rolin qė duhet ta luajmė nė shkollė.

Shokėt

Bijat tona pashmangshėm do kenė njė grup tė shoqeve me tė cilat shoqėrohen nė shkollė ose diku tjetėr. Ato shpesh formojnė lidhje tė ngushta me njėra-tjetrėn dhe kalojnė shumė kohė bashkė. Ndoshta kėto shoqe janė tė mira, por edhe nėse ėshtė kėshtu ne duhet tė jemi tė kujdesshėm se mos po drejtohen nga njė vajzė, e cila ėshtė mė pak e virtytshme dhe qė mund t’i llastojė shumicėn.

Ka tregime tė tmerrshme, tė cilat mund t’ju tregoj por ju e keni  tė vėshtirė t’i besoni. Kėto tregime nuk kanė tė bėjnė me vajzat nė shkollat e larta por me ato tė shkollave tė mesme. Vajzat nė kėtė moshė janė shumė mendjelehta dhe tė ndikueshme. Zemrat e tyre janė pastra nė thelb. Megjithatė, nė mes tyre mund tė qėllojė njė vajzė e cila ėshtė e keqe, por ka personalitet tė fort. Njė vajzė e tillė mund t’i devijojė shumė tė tjera.

Tė njėjtat fjalė mund t’i themi pėr djemtė. Shokėt janė prej ndikuesve mė tė mėdhenj qė fėmijėt kanė dhe ėshtė detyrė e prindėrve t’i pėrcjellin fėmijėt se mė kė po shoqėrohen. Prindėrit, pra duhet ta dinė se kush janė shokėt e fėmijėve tė tyre.

Telefoni

Ky ėshtė njė kėrcėnim i rėndė brenda shtėpisė. Rrallė ka njė shtėpi ose dhomė pa telefon nė kohėn tonė.

Shumė njerėz tė cilėt nuk i kanė frikė Allahut e pėrdorin telefonin pėr qėllime tė ndyta. Gati ēdo krim qė kryhet nė shoqėrinė tonė mbėshtet nė njė telefonatė njė kohė para kryerjes sė krimit.

Nganjėherė fillon si lojė ose si mjet pėr ta humbur kohėn. Kjo shpie nė njė takim dhe pastaj nė gjėra mė tė pista. Kėshtu kalohet nga njė punė e keqe nė njė mė tė keqe e me rrallė. Para shumė kohe njė poet ka shkruar:

Njė shikim, njė buzėqeshje, njė pėrshėndetje shoqėrore,

Pak biseda, njė takim, pastaj........

Si rrjedhim ne duhet tė mbjellim nė fėmijėt cilėsi tė cilat do t’i fortifikojnė nga kėto rreziqe. Ne duhet t’i mėsojmė qė t’i shmangen shfrytėzimit tė kotė tė kohės dhe sjelljes sė ligė.

Nėse ne prindėrit jemi indiferent nė kėtė ēėshtje atėherė kemi shkelur amanetin qė na ėshtė dhėnė. Njeriu ėshtė bari pėr shtėpinė dhe familjen e tij. Ai ėshtė bari pėr kopenė e tij.

Tregu

Tregu ėshtė njė vend i hapur ku pėrzihen tė gjitha kategoritė e njerėzve. Disa vijnė aty pėr tė blerė, disa pėr tė shitur dhe disa tjerė vijnė pėr qėllime tjera. Nė kėtė vend vajzat u ekspozohen fjalėve provokuese dhe keqpėrdorimeve. Atje gratė shkėmbejnė shikime dhe gjithashtu ndonjė fjalė tė ndytė. Paramendoje se sa e rrezikshme ėshtė njė situatė e tillė. Paramendoje se nė ēfarė joshje po ekspozohen vajzat. Njė bari i cili e lė tė lirė kopenė e tij nė hapėsirė tė hapur dhe pastaj kotet, mund tė pres qė ujqit t’ia hanė delet.

Pėrfundimi

Tė gjithė atė qė e thamė na sjell deri te njė pėrfundimi i pashmangshėm se shtėpia ka rėndėsi tė madhe. Nėse ne kemi sukses t’i bėjmė burrat dhe gratė punonjės islamik nė shtėpi, ne do tė arrijmė shumė.  Ne do tė kemi mundėsi tė depėrtojmė nė ēdo shtėpi dhe do tė kemi ndikim pozitiv nė ēdo anėtar tė gjeneratės tonė.

Ka shumė mėnyra pėr tė bėrė reforma nė shtėpi:

1.         Duke krijuar pozitė nė shtėpi pėrmes ofrimit tė shėrbimeve pėr familjen.

2.        Duke pėrdorur metoda tė ndryshme tė arsimimit, mėsimit dhe udhėzimit brenda shtėpisė.

3.        Duke i mbikėqyrur anėtarėt e familjes. Vendosja e tyre nėn mbrojtjen dhe kujdesin tonė pa u bėrė tė dyshimtė, tė lodhshėm dhe tė padurueshėm.

Ne lusim Allahun qė ky punim t’i ndihmojė njerėzit nė kryerjen e roleve tė tyre nė shtėpi. Qėllimi i shkrimit tė kėtij punimi ėshtė qė t’i nxisė vėllezėrit dhe motrat qė ta vėnė nė praktikė atė qė shkruhet. Sot ka shumė ndikime negative qė rrethojnė shtėpitė tona dhe ato tani po veprojnė brenda familjeve tona.

Zėri i kėngėtarit qė dėgjohet nė shtėpitė tona, valltarit, spikerit, kasetės, libri, volumi i poezive, piktura dhe revista janė tė gjitha pjesė tė kėtij komploti pėr tė ndikuar nė ne. Askush nga ne s’ėshtė i sigurt nga pasojat e tyre, pėrveē atė qė Allahu e ka ruajtur.

Ne lusim Allahun qė tė na dhėnė sukses nė reformimin e familjeve tona dhe nė pėrmbushjen e amanetit qė Allahu na ka ngarkuar. Allahu i dinė ēėshtjet tona mė sė miri.

Paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi shėrbėtorin dhe tė dėrguarin e Tij, Muhammedin dhe mbi familjen dhe shokėt e tij.

 

Pėrktheu nga anglishtja: Driton Maxhuni

Redaktor gjuhėsor: Avni Avdiu

Titulli nė origjinal: “Islamic Work at Home”

Autor: Selman el Audeh

Marrė nga: www.islamtoday.com

Publikuar pėr herė tė parė nė shqip nga: www.klubikulturor.com

 

[1] Sahihul Buhariu (6392). Sahihul Muslim (4013).

[2] Sahihul Buhariu (5556).  Sahihul Muslim (2757).

[3] Sahihul Buahriu (414, 1114). Sahihul Muslim (1296).

[4] Sahihul Buhariu (689). Sahihul Muslim (1301).

[5] Sahihul Buhariu (2728) Sahihul Muslim (4623)

[6] Sunnen Ibn Maxhe (2771) Hadithi ėshtė i saktė

[7] Sahihul Buhariu (2548). Sahihul Muslim (305).

[8] Sahihul Buhariu (99). Sahihul Muslim (4768).

[9] Al-Tabarani (2489).

[10] Sahihul Buhariu (1203)

[11] Sunen El-Nesaiu (1857). Sunen Ebu Daėud (2716). Musned Ahmed (6286).

[12] Sahihul Buhariu (422). Sahihul Muslim (4426).

[13] Sahihul Muslim (1619).

www.klubikulturor.com