Ēfarė ėshtė buraku? Ku gjindet kjo fjalė, kjo gjindet nė
mevlud ku thuhet aty se ka qajt buraku kur ka mar vesh
se do shkojė ta marė Muhamedin a.s dhe ta ēojė te
Allahu tė bisedojė ose (qelam) nėse nuk gaboj. Nėse ju
keni mundėsi, mėm sqaroni pak rreth kėsaj se ēfarė
ėshtė ky burak?
Pėrgjigja:
Buraku ėshtė njė kafshė, i cili ėshtė mė i vogėl se kali
dhe mė i madh se gomari dhe ka ngjyrė tė bardhė, siē
transmeton Buhariu. Me kėtė kafshė pejgamberi, alejhi
selam, ka udhėtuar natėn e israsė dhe miraxhit duke i
hipur atij, duke u shoqėruar nga Xhibrili a.s., siē
pėrshkruhet nė hadithe, Kjo kafshė ėshtė shumė e
shpejtė, hap i tij ishte deri nė kufirin ku arrin
shikimi i tij. Pėr herė tė parė Profeti, alejhi selam, e
ka parė burakun nė Mekė kur i erdhi me tė Xhibrili a.s.,
i ka hipur atij dhe ka shkuar me tė nė Mesxhidul Aksa, e
ka lidhur atė nė derėn e xhamisė, ka falur namazin,
pastaj ka vazhduar rrugėn mė tė pėr nė qiellin e shtatė.
____________________________
Israja ėshtė udhėtimi qė ka bėrė Pejgamberi, alejhi
selam, nga Meka nė Mesxhidul Aksa (nė Jeruzalem), ndėrsa
miraxhi ėshtė ngritja e Pejgamberit, alejhi selam, nga
Mesxhidul Aksaja pėr nė qiellin e shtatė. E gjithė kjo
ka ndodhur brenda njė pjese tė natės.