Unė
jam ajo vajza qė kam pyetur rreth bisedės nė
internet me njė djalė pėr fejesė dhe them se e kam
lexuar pėrgjigjen, por ju pyes perseri n.q.s. djali
ėshtė larg dhe bisedojmė me internet, dihet direkt
pėr fejese ose martese dhe e shohim njeri-tjetrin nė
kamer me foto: a ėshtė e lejuar a jo, pasi nuk ėshtė
mundėsia pėr t’u parė nga afėr, por me internet.
Pėrgjigja:
Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e
Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi
familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn
e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Nėse ėshtė
situata ashtu siē thoni ju, atėherė themi se nė kėtė
rast lejohet tė bisedoni, por kjo mos tė jetė shumė
here, por eventualisht njė herė apo pak mė shumė herė,
varet sa ėshtė e nevojshme dhe mos tė bėhet kjo duke u
veēuar ju tė dy nė kėtė bisedė. Pastaj ju duhet ta keni
tė qartė se qėllimi nga kjo bisedė ėshtė qė ju tė
merreni informacion pėr disa ēėshtje me rėndėsi rreth ju
tė dyve e jo tė krijoni apo mbillni kontakte para se tė
dihet se si do tė jetė rrjedhoja e raporteve tė
ndėrsjellta. Allahu e di mė sė miri.