Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A vlen durimi im nėse qaj shumė?

Pyetja:

Kam dy vjet qė falem rregullisht. Allahu ma ka mundėsuar tė mėsoj leximin e Kuranit. Familja ime nuk    falet  dhe   shumė  shpesh me  flasin, ndėrsa kur mė shohin se lexoj diēka pėr fenė mė bėrtasin. Shumė herė  familja ime  mė flet edhe kur  nuk kam faj. Mundohem shumė qė tė jem sa mė e  dėgjueshme ndaj tyre, por kur ata flasin  pėr mua  keq pa faj, unė  vetėm se  i shikoj  dhe mundohem qė mos t'ia kthej fjalėn, pastaj  qaj shumė, sa qė nuk mė ndalen lotėt  dhe them se pse familja ma bėnė kėshtu  edhe kur nuk kam faj? A mund tė mė tregoni se a vlen durimi im nėse unė qaj shumė? Veten  e ndiej mė rehat kur qaj, sepse edhe lotėt vet nuk mė ndalen.

Pėrgjigje:

Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Ajo qė e bėn muslimanin tė ndiej gėzim nė kėtė kohė kur njerėzit u janė dhėnė pas kėnaqėsive dhe epsheve tė kėsaj bote, ėshtė fakti se shumė nga tė rinjtė  i kthehen Krijuesit tė tyre dhe i lėnė anash tė gjitha kėto dėfrime. Kjo, pa dyshim, ėshtė njė pėrgėzim pėr muslimanėt se ardhmėria ėshtė pėr ta, prandaj kėrkohet nga ne njė mund i madh tė parapėrgatitemi pėr punėt qė na presin.

Njė nga problemet qė mė sė shumti ballafaqohen dhe ankohen tė rinjtė qė i kthehen Islamit, janė familjet e tyre qė nuk i pranojnė ata ashtu apo u duhet njė kohė, derisa tė adaptohen. Gjithashtu kėrkohet menēuri nga kėta qė t`i pajtojnė  prindėrit e tyre pėr mėnyrėn e jetės qė kanė zgjedhur.

Prandaj, ju kėshillojmė qė sė pari tė bėsh durim se fitues si nė kėtė botė, ashtu edhe nė botėn tjetėr ėshtė vetėm ai qė bėnė durim. Pastaj tė mundohesh tė sillesh me familjen sa mė mire. Dije se mirėsia hap ēdo derė! Nėse me kėtė nuk ndikohet e gjithė familja, gjithsesi duhet tė ndikohet ndonjėri prej tyre. Nuk po ua themi kėtė se ju keni mangėsi nė kėtė, pėr shkak se nga mesazhi kuptoj se mundohesh tė jesh e sjellshme me ta, por tė rikujtoj se nga kjo, padyshim do tė kesh rezultate.

Mundohu tė bėhesh mė e fortė dhe dije se edhe pse nga tė qarėt vjen njė lehtėsi dhe rehati, nuk ėshtė mirė qė qetėsi tė gjesh vetėm nė tė dhe atė ta paramendosh si tė vetmen zgjidhje. Ne mendojmė se ju jeni tepėr e ndieshme dhe i merrni gjėrat shumė personalisht, thellohesh nė rishqyrtimin e ēdo imtėsie qė tė ndodh, kjo nuk ėshtė e nevojshme pėr shkak se e ngarkon veten me shumė gjėra tė panevojshme. Problemet pėr tė cilat ti shqetėsohesh dhe qanė aq shumė, nuk mendojmė se janė edhe me aq peshė tė madhe dhe janė gjėra tė pėrditshmėrisė sė njeriut dhe ato gabime janė tė zakonshme. Na e merr mendja se edhe ti pajtohesh me kėtė posaēėrisht pas njė kohe kur ti i mendon ato mė mirė se a ia vlenė qė ti ta mundosh veten aq shumė pėr to. Ndoshta ėshtė e nevojshme pėr ty tė tregosh edhe personalitetin tėnd nė familje qė anėtarėt e familjes tė shikojnė se je njė person qė ke qėndrime, pėrpikmėri dhe tė njėjtėn kohė edhe respekt ndaj tyre, por jo duke e anuluar apo shkelur dinjitetin tėnd. Mos u mbyll me veten duke i menduar ato gjėra qė tė kanė ndodhur,  mundohu tė gjesh dikė nga familja qė ėshtė mė i afėrt me ty, qoftė vėllai apo motra apo edhe dikush nga shoqet e tua e ti tė mundesh tė bisedosh me ta. Lute Allahun e Lartėsuar qė   t`i  lehtėsojė problemet me tė cilat ballafaqohesh.

Alaudin Abazi

20.04.2005

                                         www.klubikulturor.com