Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A mund tė ndėrhyj pėr t'u fejuar?

Pyetja:

Nėse njė vėlla musliman ėshtė i interesuar tė fejohet me njė vajzė, a i lejohet ndonjėrit tė interesohet, poashtu, pėr tė njejtėn vajzė dhe nėse ndodh kjo pa dije, a ėshtė mėkat? Allahu ju shpėrbleftė!

Pėrgjigja:

Ekzistojnė disa hadithe qė ndalojnė njė gjė tė tillė. Ne po zgjedhim hadithin ku Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) thotė: “Mos tė fejoj ndonjėri nga ju, mbi fejesėn e vėllait tė tij, derisa ai ta martojė atė apo ta lė (tė lirė vajzėn)…”(Transmeton Buhariu)

Nga ky hadith nxjerrim se nėse kuptojmė se njė vėlla musliman ėshtė i interesuar tė fejohet me njė vajzė dhe ka filluar procesin e fejeses, neve nuk na lejohet tė ndėrhyjmė dhe ta kėrkojmė po tė njejtėn vajzė pėr martesė.

Qė kjo ēėshtje tė kuptohet mė qartė dėshirojmė tė sqarojmė se rastet e fejesės nė aspektin e pranimit dhe refuzimit nuk janė tė njėjta, por ajo mund tė ndahet nė kėto raste:

Rasti i parė: Nėse njė mashkull i propozon martesė ndonjė vajze dhe tė pranohet kjo ofertė nga pala e vajzės. Nė kėtė rast, tė gjithė janė tė pajtimit se nuk i lejohet ndonjė tjetėr tė shkojė tek ajo dhe t`i propozojė fejesė.

Rasti i dytė: Nėse vajza refuzon propozimin e personit tė parė, atėherė, padyshim, lejohet qė dikush tjetėr tė shkojė dhe t`i ofrojė fejesė, pėr shkak se personi i parė nuk ka fituar asnjė tė drejtė ndaj vajzės qė e ka kėrkuar, kėshtu qė nuk i takon atij tė hidhėrohet.

Rasti i tretė: Nėse njė djalė i propozon fejesė  ndonjė vajze dhe nuk kthehet pėrgjigja nga ana vajzės, as pozitive e as negative, duke mos patur anim nga njėri opsion.

Nė kėtė rast ka mospajtim te dijetarėt se a lejohet personi i dytė t’i ofrojė fejesė apo jo.

Disa fukaha (juristė islam) kanė thėnė se nuk lejohet, pasi me kėtė ne i ndėrhyjmė nė atė qė ka tė drejtė i pari, kėshtu qė me ndėrhyrjen e tij ndikon nė kthimin e pėrgjigjes tė parit.

Disa tė tjerė kanė thėnė se kjo  lejohet, pasi heshtja nė kėtė rast aludon nė refuzim dhe nuk ka ndėrhyrje, pasi personit tė parė nuk i ėshtė premtuar asgjė.

Shumica e dijetarėve hanefi janė tė mendimit se nuk lejohet dhe kjo ėshtė mė logjike dhe mė afėr argumenteve, pėrveē nėse kjo pėrgjigje nė kėtė formė kalon nė njė interval kohor tė gjatė, atėherė mund tė themi se kjo e humb peshėn qė e kishte.

Rasti katėrt: Nėse pėrgjigja nuk kthehet nga pala e vajzės as positive e as negative, por ekziston animi nga njėri opsion. Nėse animi ėshtė nga pėrgjigja negative, atėherė lejohet tė propozojė dikush tjetėr fejesė vajzės.Nėse ka anim nga pėrgjigja pozitive nuk lejohet ndėrhyrja.

Imam Tahaviu, nga dijetarėt hanefi, thotė se nėse ndodh qė dikush t’i propozojė fejesė ndonjė vajze, kurse ajo nuk shpreh interesim nė kėtė, atėherė lejohet qė dikush tjetėr t`i propozojė fejesė po tė njejtės vajzė. Kurse ajo qė konsiderohet e ndaluar ėshtė nėse me tė parin vajza shpreh interesim, atėherė i ndalohet tjetrit tė ndėrhyjė dhe t`i propozojė fejesė.

Kėto ishin rastet e fejesės tė cilat i pėrmendin dijetarėt nė librat ku trajtohen ēėshtjet e martesės, kėto raste nė kėtė formė pėrafėrsisht i pėrmend dijetari i njohur Muhamed Ebu Zehre nė librin e tij “El Ahual shekhsije”, ku kuptohet se secili rast ka dispozitė tė caktuar.

Gjithashtu, mbetet tė sqarojmė edhe ēėshtjen nėse kjo ndodh rastėsisht, pra nėse dy njerėz e kėrkojnė po tė njejtėn vajzė pėrnjėherė, apo duke mos e ditur secili nga ata dy se tjetri ėshtė duke e kėrkuar tė njejtėn vajzė.

Nėse kjo ndodh nga padija dhe paqėllim, nuk ka mėkat. Kjo ka ndodhur edhe nė kohėn e sahabėve, por ajo qė ėshtė e ndaluar ėshtė nėse kėtė e bėjmė qėllimisht, atėherė kemi mėkat. Allahu e di mė sė miri.

Alaudin Abazi

17.01.2006

                                         www.klubikulturor.com