Duke udhėtuar nga shtėpia pėr nė fakultet mė ndodh qė
shpeshherė tė pėrmend disa ajete nga Kurani, por ajo qė
mė shqetėson ėshtė se ndonjė sure nuk e di mirė dhe e
lidh me ndonjė tjetėr. A mė shkruhen gjynahe kur e
pėrziej ajetin e ndonjė sureje me ndonjė tjetėr?
Pėrgjigja:
Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,
shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė
Ditėn e Gjykimit.
Nė njė hadith qė e transmeton Muslimi nė
koleksionin e tij shėnon se Profeti (Paqja dhe bekimi i
Allahut qofshim mbi tė) ka thėnė: “Ja u tejkaluar
muferidunėt. Sahabėt e pyeten se kush janė ata, ndėrsa
Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshim mbi tė)
tha: “Muferidunėt janė ata dhe ato qė e pėrmendin
Allahun shumė.” E kjo qė vepron ti vėlla i dashur ėshtė
njė shenjė e mirė pėr ty dhe lus Allahun e Lartėsuar tė
tė forcojė dhe tė japė vazhdimėsi nė kėtė punė tė
hajrit.
Pėrsa i pėrket pėrzierjes sė ndonjė sure me tjetėr
gjatė pėrsėritjes sė Kuranit, nėse bėhet gabimisht dhe
jo shpesh, atėherė nuk ke mėkat, pėr shkak se ti e
vepron atė pa qėllim. Mirėpo nėse ky gabim pėrsėritet
shpesh, atėherė duhet tė marrėsh masa nė parandalimin e
tij dhe tė mos vazhdosh nė kėtė. Unė tė rekomandoj njė
gjė qė ėshtė praktikė e shumė hafizave dhe pėrsėritėsve
tė Kuranit e ajo ėshtė tė mbash me vete njė Kuran tė
vogėl tė xhepit dhe t`i kthehesh atij sa herė qė ke
nevojė, apo tė mbash me vete njė kasetofon tė vogėl me
dėgjuese dhe ta pėrciellėsh leximin nga ajo, qoftė nė
udhėtim apo kudo.