A
ėshtė gjynah tė kesh shoqėri me katolikė apo tė
shkosh tė rrish ta nė shtėpi?
Pėrgjigja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,
shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė
Ditėn e Gjykimit.
Nuk ėshtė
e ndaluar pėr besimtarin kontakti dhe shoqėria me
anėtarėt e fesė sė krishtere dhe ēifute, prandaj
lejohet vizita e ndėrsjellėt. Ajo qė ėshtė e ndaluar pėr
ne ėshtė qė tė afrohemi me jobesimtarė qė na lufojnė dhe
janė armiq tė haptė tė muslimanėve. Kurse nėse ne
njihemi me jomuslimanė qė nuk shprehin armiqėsi ndaj
neve edhe nėse mund tė kenė paragjykime, atėherė lejohet
mbajtja e kontaktit me ta. Allahu i Lartėsuar thotė:
“Allahu nuk ju ndalon tė bėni mirė dhe tė mbani drejtėsi
me ata qė nuk ju luftuan pėr shkak tė fesė, e as nuk ju
dėbuan prej shtėpive tuaja; Allahu i do ata qė mbajnė
drejtėsinė. Allahu ju ndalon t'u afroheni vetėm atyre qė
ju luftuan pėr shkak tė fesė, qė ju nxorėn prej shtėpive
tuaja dhe qė ndihmuan dėbimin tuaj; ju ndalon tė
miqėsoheni me ta. Kush miqėsohet me ta, tė tillėt janė
dėmtues tė vetvetes.” Mumtehine, 8-9.
Transmetohet se Resulullahu (salallahu alejhi ue
selem) kishte raporte tė mira me jomuslimanėt qė nė
atė kohė jetonin nė Medine, nga tė krishterėt dhe
ēifutėt.
Shoqėrimi me tė krishterė apo ēifutė mund tė
konsiderohet e preferuar, nėse ju mund tė kuptoni se
vizita juaj dhe mbajtja e kontaktit mund tė
shkaktojė qė ata ta njohin Islamin dhe mirėsitė e
tij nga afėr. Gjithashtu, sa i pėrket edhe ushqimit
qė serviret nga ata ėshtė i lejuar, pėrveē nėse ka
pėrzierje me alkool apo mish derri, kjo ėshtė e
ndaluar. Allahu i Lartėsuar thotė: “Sot u lejuan pėr
ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (tė therurat) e
ithtarėve tė librit (tė krishterėt dhe ēifutėt) janė
tė lejuara (hallall) pėr ju, edhe ushqimet (tė
therurat) tuaja janė tė lejuara pėr ta (u janė
lejuar).” Maide, 5.
Por,
kėtu, mė duhet tė bėj edhe njė vėrejtje tė
domosdoshme, ajo ėshtė se nėse shoqėrimi i
muslimanit me tė krishterin, apo ēifutin ndikon nė
fenė e tij, kėshtu qė mund tė ndikohet ai nga ata,
posaēėrisht nėse ai ėshtė i dobėt, atėherė nga ai
kėrkohet tė mos pėrzihet me ta shumė. Mė primare pėr
muslimanin ėshtė ruajtja e vetes, se sa ndihma e tė
tjerėve. Allahu e di mė sė miri.