Eselamu alejkum, vllėzer! Dua tė di nė qoftė se a ka
ndonjė dua (lutje) qė e bėn besimtari qė Allahu t'ia
udhėzojė familjen e tij?
Pėrgjigja:
Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,
shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė
Ditėn e Gjykimit.
Vėlla i
nderuar! Ndjehemi shumė tė gėzuar kur dėgjojmė nga
djemėt e rinjė, sikurse ju, qė kanė zgjedhur pėr vetėn e
tyre tė jetojnė duke qenė Islami udhėrėfyes dhe sistem i
jetės sė tyre, por ajo qė na e shton gėzimin edhe mė
shumė ėshtė kur dėgjojmė pėr ata tė rinjė si ju qė nuk
pajtohen qė familjet e tyre tė kalojnė jetėn duke qenė
larg Islamit, tė zhytur nė preokupimet dhe dhėnia e tyre
vetėm pas kėsaj bote. Prandaj ju pėrgėzojmė juve dhe ata
qė janė si shembulli yt!
Kurse
pytja jote se a ekziston ndonjė dua e caktuar nga
Profeti (salallahu alejhi ue selem) me tė cilėn mund ta
lusim Allahun e Lartėsuar ta udhėzojė familjen tonė,
neve nuk dimė se ekziston njė lutje e tillė, por janė
disa transmetime qė tregojnė se Resulullahu ka bėrė
lutje pėr disa sahab tė tij qė Allahu t’i udhėzojė ata
dhe tė bėhen njerėz qė udhėzojnė. Prandaj edhe ju mund
ta lusni Allahun e Lartėsuar, sė pari juve t’ju
udhėzojė, pastaj tė bėheni nga ata qė udhėzojnė tė
tjerėt nė kėtė rrugė, duke filluar nga familja juaj.
Gjithashtu,
ėshtė e preferuar nga ju qė tė shpeshtoni lutjet ndaj
Allahut tė Lartėsuar qė tė luteni pėr familjen tuaj qė
tė udhėzohen, tė zgjidhni momentet dhe kohėt kur duaja
pranohet si nė pjesėn e tretė tė natės, pas ezanit, pra
iftarit, nėse je agjėrueshėm. Vėrtetė lutja pėr
besimtarin ėshtė arma mė e fortė, me kėtė ai gjithmonė
vėrteton bindshmėrinė ndaj Krijuesit tė tij, pasi
gjithmonė i kthehet Atij dhe beson se ēdo gjė ėshtė nė
dorėn e Tij. Allahu e di mė sė miri.