Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A ėshtė mėkat tė kėrkosh ndihma nga kisha?

Pyetja:

A ėshtė mėkat tė kėrkosh ndihma nga kisha? Jetojmė jasht dhe nganjėherė marrim ndihma nė vleftė ēeku nga pak.  A ėshtė mėkat pėr kėtė? Edhe mė parė kemi marrė ndihma me ēek nė vleftė nė njė shumė e pėr festė tė jomuslimanėve, por kam vendosur qė kete ēek mos ta marr mė, sepse kam lexuar pėrmes netit se ėshtė mėkat i madh tė imitojmė popullin jobesimtar apo tė pranojmė dhurata prej tyre. Ju lutem me tregoni, Allahu ju ndihmoftė, pėr kėta ēekė nė ndihma pėr harxh, a ėshtė mėkat?

Pėrgjigja:

Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Fillimisht, dėshirojmė tė cekim kėtu ēėshtjen se te dijetarėt bashkohorė ėshtė diskutueshme kėrkimi i azilit politik nė vendet perėndimore, pasi fondet e shteteve qė lejojnė kėtė ndihmohen nga kishat, pastaj me kėtė ti pranon dhe u afrohesh jobesimtarve dhe kjo ėshtė pjesė e dashurisė sė ndaluar (el uela) ndaj tyre. Pastaj  muslimani urdhėrohet tė bėj hixhret (emigrojė) nga vendi i jobesimtarve nė vendin e muslimanėve, kurse me kėtė bėhet e kundėrta.

Sido qė tė jetė, mendimi mė i shėndosh nė kėtė ėshtė se ajo lejohet nė rast tė domosdoshmėrisė dhe nevojės qė kėrkohet, posaēėrisht nėse kemi parasysh rrethanat qė kanė qenė nė kohėn kur kjo formė e emigrimit te ne ishte prezente. Argument pėr kėtė ėshtė rasti i hixhretit tė shokėve tė Profetit (salallahu alejhi ue selem) pėr nė Etiopi (Abisini) te tė krishterėt. I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i urdhėroi tė shkojnė muslimanėt dhe tė kėrkojnė strehim te tė krishterėt, pasi ishte e pamundur jeta nė Mekė. Kurse pėr marrjen e ushqimit apo ndihmave nga tė krishterėt apo kishat parimisht ėshtė e lejuar, pasi kjo nėnkuptohet nga rasti i hixhretit pėr nė Etiopi, pasi ata kanė pėrfituar nga ato gjėra qė u ka ofruar Nexhashiu, i cili mė vonė pranon Islamin. Por duhet tė kemi parasysh tė mos jetė nė llogari tė ndonjė gjėje qė ata kėrkojnė nga ne, qoftė edhe vetėm prezentimi nė ritet e tyre fetare si shikues.

Pra, pranimi i ndihmave nga krishterėt lejohet, nėse nuk janė me ndonjė preteks apo qėllimkeq.

Kurse pranimi i dhuratave gjatė festave tė tyre, shejhul Islam Ibėn Tejmije mjaft mirė e sqaron kėtė ēėshtje nė librin e tij tė njohur “Iktida sirati mustekim” dhe tregon se ato lejohen nė pėrgjithėsi, qoftė nga gjėrat apo ushqimet, pėrveē mishit qė therret (kafshėve) pėr kėtė festė. Pėr kėtė se lejohet argumenton me disa argumente ndėr to edhe me lejimin e Aishes, e cila ėshtė pyetur pėr dhuratat qė i pranojnė muslimanėt gjatė festave tė jobesimtarve. Ajo ėshtė pėrgjigjur se lejohet t`i pranojmė pėrveē atyre mishrave qė theren dhe pėrgatiten pėr kėtė festė. Allahu e di mė sė miri.

Alaudin Abazi

02.06.2006

                                         www.klubikulturor.com