Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A bėj gjynah nė ketė rast t’ia blej dhuratėn?

Pyetja:

A lejohet qė njė njeriu me tė meta tė kufizuara t’i dėrgojmė dhuratė pėr ditėlindje, me qėllim qė ta gėzojmė se ai e di qė ka ditėlindjen, sepse i tregojnė prindėrit e tij qė nuk janė tė udhėzuar, kurse unė e kam vėlla, por unė nuk mundem atij t’ia shpjegoj haramin. A bėj gjynah nė ketė rast t’ia blej dhuratėn?

Pėrgjigja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Kremtimi i ditėlindjes nuk ėshtė prej traditės sė muslimanve dhe kjo nuk ishte e njohur tek ata asnjėherė, pa marrė parasysh si mund tė bėhet kremtimi i saj. Prandaj edhe kremtimi i ditėlindjes sė Profetit (salallahu alejhi ue selem) nuk lejohet, edhe pse kremtimi bėhet me lutje, recitime tė poezive pėr historinė e jetės sė tij.

Kremtimi i ditėlindjes ėshtė traditė e besimeve dhe shoqėrive joislame e qė pėr fat tė keq disa nga muslimanėt janė ndikuar prej tyre. Prandaj kėshillojmė muslimanėt tė largohen nga traditat dhe ritet e jobesimtarėve dhe tė mjaftohen me atė qė kanė nė fenė e tyre, pasi vetėm nė tė ėshtė krenaria dhe shpėtimi nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.

Kurse pėr rastin tėnd me vėllanė i cili ėshtė me tė meta tė kufizura themi se ju duhet tė mundoheni tė mos veproni njė praktikė tė jobesimtarve, por nė tė njejtėn kohė tė mos e mėrzisni atė. Fillimisht ju kėshilloj qė me vėllanė tė keni mirėsjellje, butėsi dhe t`i ndihmoni nė vėshtirėsitė me tė cilat ballafaqohet nė jetė. Me fjalė tė tjera, tė jeni nga ata qė vėllai juaj mos tė presė mirėsjellje, apo dhuratė vetėm nė ditėlindjen e tij, por tė jetė ky zakon yt edhe ditėve tė tjera tė vitit. Pastaj nėse ėshtė e mundur sqaroni se pse nuk e keni bėrė kėtė nė ditėlindjen e tij, nėse ai nuk kupton, ashtu si thoni ju nė letėr, dhuroji atij pasi t`i kalojė ditėlindja. Kėshtu qė edhe pse ndoshta mėrzitet pak i largohet ajo. Mundohu qė tek ai tė ngresh vetėdijen qė tė presė nga ti dhurata nė kohėn e festave tė muslimanėve, bajrameve.

Sė fundi, lusim Allahun e Lartėsuar shpėtim pėr ty, vėllanė dhe gjithė familjen nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr!

Alaudin Abazi

02.06.2006

                                         www.klubikulturor.com