Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Cilėsitė qė duhet tė ketė njė edukues

Hyrje

Njihet nga tė gjithė njerėzit se njeriu duhet tė ketė pėrgatitje pėr ēdo vepėr qė bėn. Ndėrtesėn mund ta ndėrtojė vetėm njeriu i specializuar pėr tė. Servisin e mjeteve shtėpiake ose tė veturės mund ta bėjė vetėm ai qė merret me kėtė ēėshtje. Tė gjitha kėto ēėshtje kanė nevojė pėr specializim. Por, si qėndron ēėshtja e ndėrtimit dhe e pėrgatitjes sė njeriut?
Tė edukuarit ėshtė njė operacion me rėndėsi dhe nė tė njėjtėn kohė i vėshtirė. Edukata ėshtė ajo qė e pėrgatit njeriun dhe mbjell nė tė vlera tė larta. Ajo ėshtė e vetmja formė pėr tė larguar gjėrat e kėqija, tė cilat kanė zėnė vend te njeriu pėr shkak tė disa faktorėve dhe ndikimeve tė ndryshme. Edukata merret me botėn e njeriut. Bota e njeriut ėshtė e ēuditshme me gjendjet dhe ndijimet e saj. Ai qė vepron me ndonjė mjet tjetėr jashtė njeriut vepron me njė mjet tė shurdhėr, bile edhe veprimi me gjallesa e tjera dhe mbizotėrimi ndaj tyre ėshtė mė i lehtė, por tė veprosh me njeriun ėshtė njė ēėshtje e rėndė. Tė punosh me njeriun do tė thotė tė punosh me shokun tėnd dhe me llojin e njėjtė. Pasi ēėshtja e edukimit tė njeriut qenka e tillė, atėherė duhet ta dimė se njė gjė tė tillė nuk mund ta ketė ēdokush. Jo vetėm kaq, por as mundėsia e kuptimit tė gjėrave nė formė tė vėrtetė, sasia e dijes, mundėsia e tė folurit dhe e tė biseduarit nuk janė tė mjaftueshme qė njeriu tė pėrgatitet dhe tė ketė mundėsi tė edukojė dikė.
Nisur nga kjo, duhet tė flasim pėr cilėsitė e edukuesit. Kuptohet, ndoshta ėshtė e mundshme tė ketė edhe cilėsi tė tjera, tė cilat nuk do t’i cekim, por pėrkufizimi vetėm te kėto ėshtė bėrė pėr disa shkaqe.

Shkaku i parė

Pėrkufizimi nė kėto cilėsi i mundėson edukuesit vendosjen e disa rregullave nėpėr tė cilat mund tė ecė. Pasi t’i marrė kėto cilėsi, atėherė bėhet e qartė se nuk mund ta marrė kėtė pėrgjegjėsi askush pėrveē atij qė i ka kėto cilėsi. Pra, vjetėrsia, pėrvoja e gjatė dhe pėrgatitja nė dije nuk janė tė mjaftuesh-me qė njeriu tė jetė i gatshėm pėr tė edukuar dikė.

Shkaku i dytė

Edukuesit pastaj duhet tė pėrpiqen qė t’i realizojnė dhe t’i formojnė kėto cilėsi te tė tjerėt. Edukuesit nuk janė persona qė mėsojnė gjėra mė shumė se tė tjerėt, as nuk janė persona qė dinė tė flasin mė mirė se tė tjerėt. Ata kanė mundėsi vetėm tė luajnė njė rol me rėndėsi, i cili ėshtė ndėrtimi i shpirtrave dhe formimi i tyre.

Shkaku i tretė

Kėto cilėsi i mundėsojnė edukuesit qė tė korrigjojė veten, nė mėnyrė qė tė ngrihet mė lart dhe ndikimi i tij tė jetė mė i madh dhe me lejen e Allahut edhe rezultati do tė jetė i madh.
Nė gjeneratėn e zgjimit islam ēėshtja e edukimit si duket ėshtė keqkuptuar dhe janė dhėnė disa kuptime jo tė vėrteta, si vijon:
-Disa njerėz besojnė se ēdokush di tė edukojė dhe se ai qė ka mbaruar njė periudhė tė caktuar nė ndėrtimin edukativ, ka pėrftuar njė sasi tė dijes sė sheriatit dhe ka arritur t’i kuptojė disa gjėra, ėshtė i pėrgatitur qė tė edukojė tė tjerėt, edhe pse ndoshta nuk i plotėson cilėsitė tė cilat tė bėjnė ta arrish njė gjė tė tillė.
-Besimi se fusha e edukimit ėshtė e vetmja ku njeriu mund tė japė rezultatin e tij. Dėshtimin nė tė e llogarisin si dobėsim tė edukuesit apo si dobėsim i fuqisė sė tij. Me gjithė besimin tonė pėr rėndėsinė e kėsaj fushe, duhet ta dimė se nuk ėshtė e vetmja fushė ku njeriu duhet tė japė patjetėr rezultat. Dikush ka mundėsi tė dėshtojė nė kėtė, por tė ketė rezultat nė fusha tė tjera. As shokėt e tė Dėrguarit tė Allahut salallahu alejhi ue selem nuk kanė qenė tė gjithė tė pėrgatitur nė tė gjitha fushat. I Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem tregon pabarazinė e tyre. Disa prej tyre kanė qenė tė dalluar nė njė fushė, ndėrsa dikush tjetėr ka qenė i dalluar nė njė fushė tjetėr dhe kėshtu me radhė. Njė gjė e tillė nuk ka qenė shkak nė mangėsinė e tyre. Transmetohet nga Enesi, se i Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Njeriu mė i mėshirshėm pėr umetin tim ėshtė Ebu Bekri. Mė i ashpri nė fenė e Allahut ėshtė Umeri. Mė i turpshmi ėshtė Uthmani. Mė i dijshmi pėr hallallin dhe haramin ėshtė Muadhi. Mė i dituri nė trashėgimi ėshtė Zejd b. Thabiti. Mė i miri nė lexim ėshtė Ubeji. Ēdo popull ka besnikun e vet, ndėrsa besniku i kėtij umeti ėshtė Ebu Ubejde b. Xherrahu.” (Transmeton Ahmedi, Ibėn Maxheh, Tirmidhiu.)
Thuhet qė Abdullah Kamerij, ky zahid i madh, i shkroi Malikut njė letėr, ku e nxiste pėr vetmi (ibadet) dhe punė. Imam Maliku, Allahu e mėshiroftė, ia ktheu letrėn duke i thėnė: “Allahu i ka ndarė veprat e njerėzve, ashtu siē i ka ndarė furnizimet. Ndoshta dikujt i ėshtė mundėsuar nė namaz, por nuk i ėshtė mundėsuar nė agjėrim. Tjetrit i ėshtė mundėsuar nė lėmoshė, por nuk i ėshtė mundėsuar nė agjėrim. Tjetrit i ėshtė mundėsuar nė xhihad dhe kėshtu me radhė. Pėrhapja e dijes ėshtė prej veprave mė tė mira. Unė jam i kėnaqur me atė qė mė ka mundėsuar Allahu nė tė. Nuk besoj se nė atė qė jam unė ėshtė mė pak se nė atė qė je ti. Shpresoj se tė gjithė jemi nė hair dhe nė mirėsi.”
Nga e tėrė kjo qė thamė, rezulton se patjetėr ēdonjėri prej nesh duhet ta gjejė veten nė atė qė ka prirje dhe tė largohet nga ajo qė nuk ka prirje.

Disa nga cilėsitė qė duhet tė ketė edukuesi

Dija, cilėsia e parė, pėr tė cilėn ka nevojė edukuesi pėrfshin disa fusha, si:
a) Dija e sheriatit: Edukata nė Islam ėshtė pėrgatitja e njeriut pėr adhurimin e Allahut. Njė gjė e tillė nuk ka mundėsi tė njihet vetėm se nga ana e dijes sė sheriatit.
Dija e sheriatit i jep njeriut format e bindjes dhe tė bisedimit, i jep forcė nė pėrmirėsimin e ēėshtjeve tė sheriatit dhe nė kėrkimin e tyre. Po ashtu, dija e sheriatit e pengon njeriun nga devijimi apo rėnia nė format tė cilat sheriati i ndalon.
Edukuesi nuk ėshtė e domosdoshme tė jetė dijetar, apo student i specializuar, por duhet tė zotėrojė mundėsinė e hulumtimit, tė leximit, tė pėrgatitjes sė temave dhe tė zotėrojė rregullat e pėrgjithshme tė shkencave tė sheriatit. Nėse i ka kėto, atij i ėshtė mundėsuar qė tė hulumtojė dhe tė shtojė impulset e tij nė dijen e sheriatit.
b) Kultura e pėrgjithshme dhe e pėrshtatshme si dhe kuptimi i mirė i asaj qė duhet nė kohėn e tij.
c) Dija qė i nevojitet gjatė hulumtimeve pėr njeriun, si p.sh.: tė njohė natyrshmėrinė e periudhės sė atij me tė cilin ai vepron (periudhėn e fėmijėrisė, tė adoleshencės dhe tė burrėrisė), tė njohė natyrshmėrinė e njeriut, ndikimet e tij, shtytjet e tij, pėrgatitjet e tij. Edukuesi duhet tė njohė njė numėr mėsimesh tė grupit me tė cilėn ai punon. Kėtu gjithashtu duhet tė tėrheqim vėrejtjen se edukuesi nuk duhet tė jetė me doemos i specializuar nė psikologji e pedagogji, por duhet tė zotėrojė bazat e pėrgjithshme, qė tė ketė mundėsi sė paku t’i kuptojė kėto shkenca dhe tė kuptojė hulumtimet e veēanta nė kėtė fushė.
d) Njohja e njeriut personalisht nė mundėsitė e tij dhe nė pėrgatitjen e tij. Njė gjė tė tillė mund ta vėrejė ai qė mediton mbi historinė e tė Dėrguarit tė Allahut. Transmetohet nga Enesi, se i Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Njeriu mė i mėshirshėm pėr umetin tim ėshtė Ebu Bekri. Mė i ashpri nė fenė e Allahut ėshtė Umeri. Mė i turpshmi ėshtė Uthmani. Mė i dijshmi pėr hallallin dhe haramin ėshtė Muadhi. Mė i dituri nė trashėgimi ėshtė Zejd b. Thabiti. Mė i miri nė lexim ėshtė Ubeji. Ēdo popull ka besnikun e vet, ndėrsa besniku i kėtij umeti ėshtė Ebu Ubejde b. Xherrahu.” (Transmeton Ahmedi, Ibėn Maxheh, Tirmidhiu.)
Po ashtu, nga Ebu Hurejra transmetohet se i ka thėnė tė Dėrguarit tė Allahut salallahu alejhi ue selem: “Kush do tė jetė njeriu mė i lumtur me shefatin tėnd, o i Dėrguar i Allahut?” Tha i Dėrguari i Allahut: “Mendoja, o Ebu Hurejra, se askush nuk do tė mė pyeste pėr kėtė pėrveē teje, pėr shkak tė interesimit qė ke pėr hadithin. Njeriu mė i lumtur me shefatin tim do tė jetė ai i cili ka thėnė la ilahe ilallah me sinqeritet tė plotė.” (Buhariu 6570)
I Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem e porositi Eba Dherrin me njė porosi, duke pasur parasysh se i Dėrguari i Allahut e njihte natyrshmėrinė e Eba Dherrit. Nga Ebi Dherri transmetohet, se i Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem i ka thėnė: “O Ebu Dherr. Unė po tė shoh qė je i dobėt, dėshiroj pėr ty atė qė dėshiroj pėr vete. Mos u bė udhėheqės i dyve dhe mos merr nė kujdes pasuri tė jetimit.” (Muslimi 1826)
e) Njohja e ambientit nė tė cilėn jeton edukuesi. Ambienti lė gjurmė nė personalitetin e tij dhe gjithashtu ndihmon nė njohjen dhe komentimin real tė shumė pozitave dhe qėndrimeve qė sheh edukuesi.

Cilėsia e dytė

Edukuesi duhet tė jetė nė shkallė mė lartė se ai qė edukohet. Edukata ėshtė marrje dhe dhėnie. Nisur nga kjo, patjetėr duhet qė edukuesi tė jetė mė lart se ai qė edukohet. Nuk ėshtė kusht qė tė jetė mė i ngritur me moshė, edhe pse faktori i moshės ka rėndėsi, por ajo qė kemi pėr qėllim ėshtė se edukuesi duhet tė jetė mė i ngritur se ai qė edukon nė fuqitė e tij, nė eksperiencat e tij si dhe nė mundėsitė e tij. Ky ėshtė njė realitet qė lė ndikim tė madh nė shpirtrat e njerėzve. Njeriu patjetėr duhet ta bindė veten se ėshtė nė pozitėn e dhėnėsit dhe se ėshtė mė i ngritur se ai qė edukohet nė duart e tij.
I Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem posedonte cilėsitė mė tė larta njerėzore nė ēdo fushė. Ishte njeriu mė i mirė me prejardhje, ishte njeriu mė i moralshėm, ishte njeriu mė i butė, ishte njeriu mė fisnik, ishte mė trimi prej njerėzve. Edhe shokėt e tij e argumentojnė kėtė. Enesi thotė: “I Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ishte njeriu mė i mirė dhe mė fisniku, mė trimi. Njė natė u frikuan banorėt e Medinės. Njerėzit u nisėn nė anėn e zėrit qė vinte. I Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem i ktheu njerėzit duke u thėnė: “Mos u frikėsoni, mos u frikėsoni.” Ishte duke u kthyer nga vendi me kalin e Ebu Talhas; nė qafė kishte shpatėn dhe mbante njė dritė nė dorėn e tij.”
I Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ishte njeriu mė i devotshėm, siē ka thėnė pėr veten e tij: “Ju e dini se unė jam mė i devotshmi nė Allahun, mė i sinqerti dhe mė i miri.” (Buhariu)
Prandaj, njerėzit nuk janė tė barabartė nė mundėsinė e tyre pėr tė edukuar. Shohim se shumica e prindėrve dinė t’i edukojnė fėmijėt e tyre pėr shkak tė moshės sė tyre mė tė vjetėr. Po me njė shprehje mė precize mund tė themi se: Fėmijėt u pėrgjigjen prindėrve tė tyre pėr shkak se ata e ndiejnė se ata (prindėrit) janė mė lart se ata. Por, ēdo herė qė rritet fėmija nė moshė, shtohet vėshtirėsia pėr edukim dhe tė pakėt janė ata qė u pėrgjigjen prindėrve tė tyre kur janė rritur nė moshė.
Pėr kėtė, disa njerėz kanė fuqi t’i edukojnė fėmijėt e tyre tė vegjėl, dikush di tė edukojė vetėm njė shtresė apo njė lloj njerėzish, disa kanė mundėsi mė shumė se kaq, dikush ka mundėsi tė edukojė njė shoqėri tė tėrė. Ndėrsa sa i pėrket kėtij umeti, Allahu zgjodhi pėr ta njė edukues pėr ēdo kohė dhe nė ēdo vend, e ai ėshtė i Dėrguari i Allahut.

Cilėsia e tretė

Edukuesi duhet ta ketė atė qė jep. Edukuesi duhet tė ketė cilėsi tė larta dhe t’i praktikojė vetė para se t’ia japė dikujt. Kjo ndikon qė tė praktikojė atė qė jep. Kjo demonstrohet nė disa forma, si:
a) tė ketė dije tė sheriatit, e cila ka njė rėndėsi tė veēantė, pėr tė cilėn biseduam mė lart;
b) tė jetė i gatshėm t’u pėrgjigjet pyetjeve tė parashtruara;
c) tė ketė fuqi mendore dhe eksperiencė praktike me tė cilėn ata tė cilėt i edukon i ndihmon nė tejkalimin e problemeve.
d) tė dijė tė bashkėpunojė me kėto probleme si dhe tė dijė tė japė mendimin e pėrshtatshėm nė zgjidhjen tyre.
Kur edukuesi e humb kėtė, ata qė edukohen ndiejnė se ai nuk ėshtė i gatshėm qė tė marrė pėrsipėr edukimin e tyre dhe pastaj fillojnė tė largohen nga ai.

Cilėsia e katėrt

Edukuesi duhet tė ketė fuqi nė dhėnie. Njeriu sheh personalitete tė mėdha qė nuk kanė mundėsi tė japin atė qė e kanė. Nisur nga kjo, ai pastaj nuk ka mundėsi tė edukojė. Nė vetvete ai ėshtė njė personalitet i lartė, i ngritur me mendje e shpirt, ka moral, por pėr ndonjė shkak nuk ka mundėsi tė japė praktikėn reale sepse ėshtė i larguar prej njerėzve, sepse ai mė shumė ėshtė zotėrues i teorisė dhe nuk zotėron anėn praktike, reale.
Ka shumė shembuj kur profesorė nė universitet, tė shkėlqyer nė dijen e tyre, tė shkėlqyer nė moralin e tyre, tė shkėlqyer nė ligjėratat e tyre, megjithėkėtė nuk kanė mundėsi tė edukojnė, as tė formojnė njė gjeneratė nxėnėsish, tė cilat kanė mundėsi t’i pasojnė. Tė shumtė janė ata qė shohim nėpėr tubime, nėpėr vende publike, tė cilėt dinė tė flasin, dinė tė polemizojnė, ndoshta kanė edhe eksperiencė e dije rreth kėsaj ēėshtje, por vetėm kjo nuk u mjafton pėr tė qenė edukues.
Tė kesh mundėsi pėr tė dhėnė nuk mjafton, nėse nuk pėrmbushet edhe njė ēėshtje tjetėr, e ajo ėshtė tė jesh i mirė nė dhėnie.

Cilėsia e pestė

Edukuesi duhet tė jetė i mirė nė dhėnie. Nuk ėshtė e mjaftueshme nė ēėshtjet e edukatės qė njeriu tė ketė mundėsi tė japė, mirėpo duhet qė ta japė atė nė formėn mė tė mirė. Nėse edukuesi nuk e bėn kėtė, pra atė qė ka nuk e jep nė formėn mė tė mirė, atėherė ka mundėsi qė kjo t’i kthehet nė tė kundėrtėn. Edukata nuk pėrfshin vetėm disa njohuri dhe sugjerime, tė cilat u drejtohen njerėzve, nuk pėrfshin vetėm urdhra dhe ndalesa, por edukatė ėshtė dhėnia e gjerė, e cila pėrfshin fusha tė ndryshme. Ajo duhet tė veprojė nė situata tė ndryshme. Nisur nga kjo, ai qė e merr kėtė post patjetėr duhet tė ketė fuqi nė veprim me realitetin dhe nė ndėrtimin e kėtyre shkallėve.
Ai qė ekspozon mallin e tij pėr shitje, duhet ta dijė se vetėm ekspozimi para njerėzve nuk mjafton, por i del detyrė ta rregullojė mallin e vet, ka nevojė tė flasė me njerėzit pėr mallin e vet nė formėn mė tė mirė, ka nevojė tė flasė nė atė forma, qė blerėsit tė binden se me tė vėrtetė kanė nevojė pėr atė prodhim, pastaj ka nevojė pėr reklama, etj..
Njerėzit qė janė specialistė nė ndonjė fushė sot flasin pėr format e ndėrtimit tė mendimeve, pėr ekspozimin e atyre mendimeve, pėr format se si tė kenė mundėsi pėr t’i bindur njerėzit dhe pėr tė ndikuar tek ata. Nėse flasin pėr kėto sende, atėherė ėshtė me meritore tė flasim pėr edukatėn dhe format e saj, pasi edukata ėshtė mbi tė gjitha kėto.
Edukuesi i cili di si tė japė ėshtė ai i cili e njeh pėrdorimin e metodave mė tė mira dhe realizon nė ēdo vend atė qė ėshtė e pėrshtatshme.

 

Marrė nga libri “Mekalat fi terbije”
Autori: Muhamed Duvejish
Pėrktheu: Shaban Murati
Vazhdon.
25.5.2007

                                                      www.klubikulturor.com