Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Mėsime nga hixhreti profetik

Falėnderimi i takon Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhamed, mbi familjen dhe shokėt e tij.

Allahu i Lartėsuar e dėrgoi Muhamedin, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, me thirrjen qė i mbush zemrat plot dritė, pėr pranimin e sė cilės garuan burrat e menēur, gra tė ndershme dhe fėmijė qė vazhdojnė tė jenė nė natyrshmėrinė e pastėr.

Kjo thirrje pėr njė kohė ka mbetur nė fshehtėsi, pasi jobesimtarėt kurejsh nuk i kushtonin asaj vėmendje. Kur i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, vazhdonte t’i qėndronte besnik kėsaj thirrjeje, idhujtarėt u shqetėsuan dhe kjo i nxiti t'i dėbojnė njerėzit nga kjo thirrje. Ata nisėn tė gjenin metoda t'i sprovonin besimtarėt, t'i mundonin me mundime nga mė tė ndryshmet nė mėnyrė qė tė ktheheshin nė errėsirat e idhujtarisė dhe njėkohėsisht t'i frikėsonin tė tjerėt qė mendonin tė pėrqafonin kėtė fe tė pastėr.

Sa u pėrket muslimanėve, prej tyre kishte qė kishin farefis qė i mbronin ose ndonjė aleat qė do t’i ruante nga ndonjė e keqe, por kishte tė tillė qė ishin edhe tė pafuqishėm dhe ata u torturuan nė forma tė ndryshme.

I Dėrguari i Allahut, kur pa se ēfarė sprove po pėrjetonin shokėt e tij e nuk kishte mundėsi t'i mbronte, atėherė i lejoi tė migrojnė nė Abisini, mė vonė edhe nė Medinė, ku mė nė fund edhe ai iu bashkua atyre.

Vėshtruesi nė hixhretin profetik vėren urtėsi tė ndritshme, pėrfiton mėsime madhėshtore, shkėput dobi tė shumta qė i sjellin dobi si individit ashtu edhe shoqėrisė nė pėrgjithėsi. Prej dobive nė formė tė pėrgjithėsuar mund tė pėrmendim:

1- Domosdoshmėria e bashkimit ndėrmjet marrjes sė shkaqeve dhe mbėshtetjes tek Allahu i Lartėsuar. Kjo vėrehet kur i Dėrguari i Allahut, paqja e Allahut qoftė mbi tė, i mbajti Aliun dhe Ebu Bekrin, Allahu qoftė i kėnaqur prej tė dyve, me tė, tė cilėt nuk u shpėrngulėn nė Medinė me muslimanėt. Aliu fjeti nė shtratin e Profetit, ndėrsa Ebu Bekri e shoqėroi atė nė udhėtim. Gjithashtu, kjo manifestohet edhe nė kėrkimin e ndihmės nga i Dėrguari nga Abdullah b. Urejkit el Lejthij, i cili ishte i shkathėt dhe njohės i mirė i rrugėve. Gjithashtu, shfaqet edhe nė fshehjen e sekretit tė udhėtimit tė tij, pėrveē atyre qė kishin lidhje tė forta me tė. Me gjithė marrjen e kėtyre shkaqeve dhe tė tjera ai nuk u mbėshtet tek ato, por zemra e tij ishte e lidhur me mbėshtetjen tek Allahu i Lartėsuar.

2- Domosdoshmėria e sinqeritetit dhe e ēiltėrsisė. I Dėrguari i Allahut nuk ishte i plogėsht, qė pėrmes kėsaj thirrjeje kėrkonte reputacion, e as nuk ishte i varfėr qė me kėtė thirrje kėrkonte bollėk dhe jetė tė pasur, ngase jeta e tij nė kohėn kur ari derdhej dhe grumbullohej nė xhaminė e tij ishte po ajo jetė nė kohėn kur nė rrugėn e kėsaj thirrjeje pėrjetoi vuajtje tė mėdha.

3- Mesatarja nė bollėk dhe nė vėshtirėsi. Ditėn kur doli i Dėrguari i Allahut i detyruar nga Meka, nuk u nėnshtrua, nuk u pėrul, nuk e humbi besimin e tij ndaj Zotit, ndėrsa kur Allahu i Lartėsuar i mundėsoi tė ēlirojė vende dhe e bėri krenar me fitoren e Islamit dhe tė muslimanėve nuk u tregua kryelartė e mendjemadh. Jeta e tij ishte si nė ditėn kur u dėbua nga Meka, detyrimisht ashtu si jeta kur hyri nė Mekė ēlirues, fitimtar.

4- Bindja se fundi u takon tė devotshmėve. Nė shikim tė parė ai qė mediton mbi hixhretin mund tė mendojė se thirrja islame ėshtė duke shkuar drejt shkatėrrimit dhe zhdukjes. Por nė fakt hixhreti jep mėsim tė qartė se fundi ėshtė pėr tė devotshmit. I Dėrguari i Allahut me biografinė e tij e mėson luftėtarin nė rrugėn e Allahut pėr tė vėrtetėn dhe tė jetė i qėndrueshėm para pasuesve tė sė kotės. E kota mund tė mbizotėrojė pėr njė kohė, porse fundi u takon atyre qė janė tė durueshėm dhe pėrmirėsues.

5- Qėndrueshmėria e besimtarėve nė momente tė palakmueshme. Kjo shfaqet nė pėrgjigjen e tė Dėrguarit dhėnė Ebu Bekrit kur ishin nė shpellė, kur Ebu Bekri i tha tė Dėrguarit: "O i Dėrguar i Allahut sikur dikush tė shikonte nėn kėmbėt e veta do tė na vėrente" Kurse i Dėrguari i Allahut iu pėrgjigj me qetėsi duke i thėnė: "Ēka mendon pėr dy njerėz kur Allahu ėshtė i treti me ta?" Ky ėshtė vetėm njė shembull prej shembujve tė sinqeritetit, qėndrueshmėrisė, bindjes dhe mbėshtetjes tek Allahu nė momente tė vėshtira si dhe besimi i thellė se Allahu nuk do tė largohet prej tij nė ato ēaste tė vėshtira. Kėshtu ėshtė gjendja e besimtarėve nė dallim me hipokritėt tė cilėt plogėshtohen dhe dobėsohen nė raste tė tilla.

6- Fitorja vjen me durim. Ka qenė shumė e lehtė pėr Allahun qė ta largojė dėmin dhe vuajtjet nga i Dėrguari i Allahut, por ėshtė ligj i sprovimit tė cilin e merr profeti nė mėnyrė qė tė dallohet durimi i tij e tė shumėfishohet shpėrblimi i tij te Allahu si dhe tė mėsojnė reformatorėt si tė jenė tė durueshėm gjatė vuajtjeve qofshin ato tė mėdha apo tė vogla.

7- Nevoja pėr vetėpėrmbajtje dhe shpėrblimi i sė keqes me tė mirė. I Dėrguari i Allahut, paqja e Zotit qoftė mbi tė, nė Mekė para shpėrnguljes ka pėrjetuar dėme, vuajtje tė mėdha nga tiranėt mekas, por kur ėshtė kthyer ēlirues e fitimtar ai i fali ata.

8- Pėrhapja e Islamit dhe fuqia e tij. Kėto janė prej dobive tė hixhretit. Islami nė Mekė ka qenė pothuajse i padukshėm, besimtarėt pėrjetuan mundime tė rėnda, erdhi hixhreti dhe u ngrit lart zėri i sė vėrtetės, u larguan mundimet nga besimtarėt dhe trashėguan njė jetė krenare dhe pozitė tė lartė.

9- Kush lė diēka pėr hir tė Allahut, Ai ia kompenson me diēka mė tė mirė se ajo. Muhaxhirėt kur lanė vendlindjen, familjen dhe pasurinė e tyre qė ishin gjėra mė tė dashura pėr ta dhe tėrė kėtė e lanė pėr hir tė Allahut, Allahu u kompensoi dhe u hapi dynjanė, Lindjen dhe Perėndimin.

10- Roli i madh i xhamisė. Kjo manifestohet pėr faktin se puna e parė qė bėri i Dėrguari i Allahut menjėherė pas arritjes sė tij nė Medinė ishte ndėrtimi i xhamisė, nė mėnyrė qė tė shfaqen simbolet e Islamit qė u luftuan pėr njė kohė, qė tė falen namazet qė lidhin muslimanin me Zotin e Lartėsuar dhe tė jetė pikėnisje pėr ushtritė e dijes, thirrjes dhe xhihadit.

11- Roli i madh i femrės. Kjo shfaqet pėrmes rolit qė luajtėn Aijsha dhe motra e saj Esma, Allahu qoftė i kėnaqur me tė dyja, tė cilat ishin ndihmėtaret mė tė mira nė ēėshtjet e hixhretit. Nuk e braktisėn babanė e tyre Ebu Bekrin me gjithė dijen e tyre pėr rrezikun e komplotit, nuk i zbuluan fshehtėsitė e udhėtimit askujt e shumė gjėra tė tjera.

12- Roli i tė rinjve nė ndihmėn e sė vėrtetės. Kjo manifestohet me veprimin e Ali b. Ebu Talibit, i cili ka fjetur nė shtratin e tė Dėrguarit, natėn e hixhretit. Pastaj roli i Abdullah b. Ebu Bekrit, i cili i dėgjonte lajmet e kurejshitėve dhe e lajmėronte tė Dėrguarin dhe Ebu Bekrin.

13- Ngritja e pushtetit dhe shoqėrisė islame.

14- Bashkimi i arabėve dhe lartėsimi i pozitės sė tyre.

15- Vlera e muhaxhirėve dhe e ensarėve, e shumė dobi tė tjera qė mund t'i nxjerrim nga kjo ngjarje madhore nė Islam. Falėnderimi i takon Allahut tė Madhėrishėm!


 

Pėrgatiti: Almedin Ejupi
13.12.2009

                                                      www.klubikulturor.com