Falėnderimi i takon Allahut, i Cili nė Librin e Tij
thotė: "Ai ua zėvendėson atė qė e ndani ju" (Sebe, 39).
Gjithashtu thotė: "Ēfarėdo qė tė jepni nga tė mirat,
do t’ju rikthehet e plotė dhe nuk do t’ju bėhet
padrejtėsi." (Bekare, 272)
Lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė Dėrguarin
tonė Muhamed, besnik dhe shėmbėlltyrė pėr besimtarėt,
prijės i tė devotshmėve, mėshirė e botėve, i cili thotė:
"Shpenzo, o Bilal dhe mos u frikėso pėr pakėsim nga
Pronari i Arshit". Gjithashtu thotė: “Nuk ka ditė
nė tė cilėn gdhihen robėrit e Allahut e qė tė mos
zbresin dy engjėj dhe njėri tė thotė: “O Allahu im, jepi
kom¬pensim atij qė ka shpenzuar!”, kurse tjetri thotė:”O
Allahu im, jepi shkatėrrim atij qė (dorėn e vet) e ka
shtrėnguar!” (Buhariu dhe Muslimi)
Pa dyshim se shpenzimi dhe dhėnia e pasurisė
konsiderohen prej veprave mė tė rėndėsishme dhe mė tė
mira, pėrmes sė cilėve arrihet kėnaqėsia e Allahut,
arrihen tė mira tė shumta, arrihet shlyerja e mėkateve
dhe fitimi i xheeteve. Allahu i Lartėsuar thotė: "O
besimtarė, frikėsojuni Allahut dhe ēdo njeri le tė
shikojė se ē’ka pėrgatitur pėr tė nesėrmen! Kijeni frikė
Allahun." (Hashr, 18)
Gjithashtu thotė: "Nxitoni drejt faljes sė gjynaheve
nga Zoti juaj dhe xhenetit, hapėsira e tė cilit ėshtė sa
qiejt e Toka dhe qė ėshtė pėrgatitur pėr tė devotshmit,
tė cilėt japin lėmoshė edhe kur janė nė mirėqenie, edhe
kur janė nė vėshtirėsi." (Ali Imran, 133-134)
Vėlla i dashur! Mė lė tė pėshpėrit nė vesh diēka. Tė
betohem pėr Allahun, sikur tė tė premtojė dikush nga tė
pasurit ose dikush nga tė mėdhenjtė duke tė thėnė: "O
filan, jepi filanit kaq nga pasuria dhe malli yt dhe eja
nesėr unė tė kompensoj mė tė mirė se ajo. A thua do tė
vonohesh qoftė edhe njė moment duke iu pėrgjigjur kėsaj
ftese? Jo, pasha Allahun! Si ėshtė puna nėse Ai qė tė
premton ėshtė Allahu i Lartėsuar, i Cili nė Librin e Tij
thotė: "Ēfarėdo mirėsie qė bėni pėr shpirtin tuaj, me
siguri qė do ta gjeni tek Allahu. Ajo do tė jetė mė e
mirė dhe mė e shpėrblyer." (Muzemmil, 20)
Gjithashtu thotė: "Kush ėshtė ai, qė do t’i japė
vullnetarisht Allahut njė hua tė mirė, qė Ai pastaj t’ia
kthejė shumėfish?! (Veē kėsaj), pėr atė do tė ketė
shpėrblim fisnik..." (Hadid, 11)
A ekziston stimulim mė i madh dhe mė i thellė se sa
ndjenja e dhėnėsit se ai i jep hua tė Pasurit dhe tė
Lavdishmit dhe se ka punė me Poseduesin e ēdo gjėje? Ajo
pėr tė cilėn jep do t'i kompensohet shumėfish dhe pas
gjithė kėsaj do tė ketė shpėrblim fisnik? Thjesht, vetėm
imagjinata e muslimanit se ai ėshtė i varfėr dhe i
nevojshėm i cili i jep hua Allahut, mjafton qė ai tė
shpejtojė nė dhėnie...
Robėr tė Allahut! Jepeni pasurinė tuaj Allahu ju
bekoftė, nė mėnyrė qė tė futni gėzimin dhe kėnaqėsinė nė
zemrat e tė varfėrve e nevojtarėve. Kush u jep atyre
nėse nuk u jepni ju? Pasuria juaj sot ėshtė nė duart
tuaja dhe nuk e dini nėse arrin nata e do tė mbetet me
ju ose mund tė kalojė tek trashėgimtarėt tuaj. Nuk e di
vėlla i dashur, nėse bėhesh koprrac sot me pasurinė
tėnde, ndoshta mund tė shkosh nė shtėpi e ndonjė
katastrofė e ka goditur atė dhe ka shkuar e ti bėhesh
zemėrthyer e nevojtar. Prandaj, merr iniciativė pėr
mirėsi dhe shpenzo atė qė posedon e Allahu ta ruan
pasurinė tėnde, familjen dhe fėmijėt e tu.
Robėr tė Allahut! Kush prej nesh ka lexuar fjalėn e
Allahut tė Lartėsuar: "E do tė mbahet larg tij
(zjarrit) mė i devotshmi (qė ruhet nga gjynahet), qė e
jep pasurinė e tij, duke pastruar veten dhe duke mos
pritur shpėrblim prej dikujt tjetėr pėr kėtė, por vetėm
pėr tė kėrkuar Fytyrėn (kėnaqėsinė) e Zotit tė tij, mė
tė Lartit. Dhe ai, me siguri, do tė jetė i kėnaqur!
"(el Lejl: 17-21)
Ēfarė pret ky mė i devotshėm, qė e jep pasurinė e tij
duke pastruar veten dhe duke kėrkuar Fytyrėn e Zotit tė
tij? Ai "me siguri, do tė jetė i kėnaqur!" Do tė jetė i
kėnaqur me fenė e tij, kėnaqet me Zotin e tij, kėnaqet
me kaderin (pėrcaktimin) e tij, kėnaqet dhe nuk mėrzitet
e nuk shqetėsohet e nuk ngushtohet... Pa dyshim se kjo
kėnaqėsi ėshtė shpėrblim – shpėrblim mė i madh se ēdo
shpėrblim tjetėr - qė e meriton kush shpenzon pėr hir tė
Allahut veten dhe pasurinė e tij, kush jep qė tė
pastrohet dhe jep duke kėrkuar Fytyrėn e Zotit tė tij,
tė Lartit.
Medito pėr fjalėn e tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e
Allahut qoftė mbi tė, qė e transmeton nga Allahu i
Madhėrishėm: "O biri i Ademit! Unė rashė i sėmurė e ti
nuk mė vizitove!
Njeriu do tė thotė: -O Zot, si mundem unė tė tė vizitoj
Ty, kur Ti je Zoti i botėve?
Allahu do tė thotė: -A nuk e dije se njė ndėr robėrit e
Mi ra i sėmurė e ti nuk e vizitove? Dije, pra, se nėse e
vizitoje, do tė mė gjeje tek ai!
O biri i Ademit! Unė tė kėrkova ushqim e ti nuk mė
ushqeve!
Njeriu do tė thotė: -O Zot, si mundem tė tė ushqej unė
Ty, kur Ti je Zoti i botėve?
Allahu do tė thotė: -A nuk e dije ti se njė ndėr robėrit
e Mi tė kėrkoi ushqim e ti nuk i dhe? Dije, pra, se nėse
e ushqeje, do tė mė gjeje tek ai!
O biri i Ademit! Unė tė kėrkova ujė e ti nuk mė dhe!
Njeriu do tė thotė: -O Zot, si mundem unė tė tė jap ujė,
kur Ti je Zoti i botėve?
Allahu do tė thotė: -A nuk e dije ti se njė ndėr robėrit
e Mi tė kėrkoi ujė e ti nuk i dhe? Dije, pra, se nėse do
t'i jepje ujė, do tė mė gjeje tek ai! (Shėnon Muslimi)
Ėshtė transmetuar nga Enes b. Malik, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe
paqja e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: “Kur Allahu
krijoi tokėn, ajo rrėshqiste dhe Allahu krijoi malet dhe
toka u stabilizua, ndėrsa melekėt tė ēuditur pyeten
Allahun e Lartėsuar:
-O Allah, a ke krijuar krijesė mė tė fortė sesa malet?
-Po- i thotė, -hekurin.
-A ke krijuar krijesė mė tė fortė sesa hekuri?
-Po- i thotė, -zjarrin.
-A ke krijuar krijesė mė tė fortė sesa zjarri?
-Po- i thotė, -ujin.
-A ke krijuar krijesė mė tė fortė sesa uji?
-Po- i thotė, -erėn.
-A ke krijuar krijesė mė tė fortė sesa era?
-Po- i thotė, -sadakaja qė jep biri i Ademit, qė nuk e
di dora e majtė se sa ka dhėnė dora e djathtė.
(Tirmidhiu dhe Imam Ahmedi nė Musnedin e tij).
Gjithashtu i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e
Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: "Veprat mė tė dashura
tek Allahu janė gėzimin qė e fut tek vėllai yt besimtar
ose t'i shlyesh atij borxhin ose ta ushqesh atė."
Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, thotė: "I
Dėrguari i Allahut na urdhėroi tė jepnim sadaka
(lėmoshė)! Thashė: "Nėse ndonjėherė do tė arrij ta mund
Ebu Bekrin, sot ta bėj atė." Tha: "Erdha me gjysmėn e
pasurisė sime." I Dėrguari i Allahut mė tha: "Ēfarė i le
familjes sate?" Thashė: "Kaq (sa solla kėtu, do tė thotė
gjysmėn)." Erdhi Ebu Bekri me tėrė atė qė kishte. I tha
(I Dėrguari ): "Ēfarė i le familjes sate, o Ebu Bekr?"
"Ua lashė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij", iu pėrgjigj
Ebu Bekri. Omeri thotė: "Thashė: Pasha Allahun! Nuk mund
ta kaloj nė asgjė."
Vėlla i nderuar! Lypėsin mos e shty me ashpėrsi. Sikur
tė dije se ēfarė mirėsie mbart me vete pėr ty do ta
kishe mbajtur nė zemrėn tėnde, jo nė kokėn tėnde. Sufjan
Theuri, Allahu e mėshiroftė, gėzohej kur e shihte
lypėsin nė derėn e vet dhe thoshte: "Mirėsevjen ai qė ka
ardhur tė m'i shlyejė mėkatet!"
Fudajl b. Ijadi thoshte: "Ata (lypėsit) po e mbartin
furnizimin (shpėrblimet) tonė pėr nė botėn tjetėr pa
mėditje derisa ta vendosin nė peshoren para Allahut tė
Lartėsuar."
Dėgjo thėnien e Jahja b. Muadhit, i cili thotė: "Nuk di
ndonjė kokėrr qė peshon sa malet e kėsaj bote pėrveē
kokrrės sė sadakasė."
Gjithashtu thėnien e Omer b. Abdulazizit: "Namazi tė ēon
nė gjysmė tė rrugės, agjėrimi tė ēon deri te dera e
mbretit, kurse sadakaja tė fut tek ai."
Sa njeri i mirė ishte Abdurahman b. El Harithi, i cili
trashėgoi pasuri dhe e dėrgoi atė fshehtas te vėllezėrit
e tij dhe tha: "Unė pėr ta e kėrkoja xhenetin nė namaz e
si tė tregohem koprrac pėr kėtė botė?"
Ubejd b. Umejri thotė: "Njerėzit nė Ditėn e Kiametit
ringjallen tė uritur si asnjėherė mė parė, tė etur si
asnjėherė mė parė dhe tė zhveshur si asnjėherė mė parė.
Kush ka ushqyer tė tjerėt pėr hir tė Allahut, Ai do ta
ngopė atė, kush u ka dhėnė ujė tė tjerėve, Allahu do t'i
japė ujė atij dhe kush e mbulon dikė pėr hir tė Allahut,
Ai do ta mbulojė atė.''
Ali b. Husejni mbante bukė nė shpinė gjatė natės dhe i
pėrcillte tė ngratėt nė errėsirė dhe thoshte: "Sadakaja
nė errėsirėn e natės e fik hidhėrimin e Zotit". Umer b.
Thabit thoshte: "Kur vdiq Ali b. Husejni dhe e pastruan
nisėn tė vėshtrojnė gjurmėt e zeza nė shpinėn e tij.
Pyetėn: "Ē'ėshtė kjo?" Thanė: "Mbante ushqim mbi shpinė
natėn dhe ua shpėrndante tė varfėrve tė Medinės."
Allahu e shpėrbleftė tė Dėrguarin tonė Muhamed, i cili e
udhėzoi Bilalin me fjalėt: "Shpenzo, o Bilal dhe mos u
frikėso pėr pakėsim nga Pronari i Arshit."
Po, vėlla i nderuar, shpenzo atė qė ke nė xhep tė vjen
ajo qė ėshtė gajb, ki mėshirė ndaj atyre qė janė nė
tokė, tė mėshiron Ai qė ėshtė nė qiell...
Vėlla i nderuar! Pas dėgjimit tė kėtyre fjalėve nga
Kurani, Suneti dhe thėniet e tė parėve, a thua si do tė
veprosh?