Kėsaj kategorie i pėrkasin ata qė janė mizorė ndaj
vetvetes, tė shkujdesur, qė e lėnė tė mangėt abdestin,
kufijtė dhe shtyllat e namazit.
Kategoria e dytė
I kėsaj kategorie ėshtė ai qė kujdeset pėr kohėt e
namazit, pėr kufijtė dhe shtyllat e tij, pėr abdestin,
por e ka humbur xhihadin me veten e tij pėr tė
pėrballuar vesveset, tė cilat e preokupojnė nė namaz
bashkė me mendimet.
Kategoria e tretė
Kėtu hyn ai qė kujdeset pėr kufijtė dhe shtyllat e
namazit dhe bėn xhihad me veten e tij pėr tė larguar
vesveset dhe mendimet. Xhihadi i tij ėshtė po aq i fortė
si tė ishte nė dy luftim me armikun dhe kujdeset qė tė
mos i vidhet namazi i tij. Ky person i tillė ėshtė nė
namaz dhe xhihad.
Kategoria e katėrt
I kėsaj kategorie ėshtė ai njeri qė kur fal namazin, i
plotėson tė drejtat e tij, shtyllat dhe kufijtė e tij,
zemra e tij ėshtė pėrqendruar duke u munduar tė jetė sa
mė korrekt ndaj asaj qė kėrkohet, nė mėnyrė qė tė mos i
humbė asgjė pa praktikuar. I gjithė preokupimi i tij
ėshtė qė ta falė namazin ashtu si duhet, duke e
plotėsuar dhe kompletuar atė. Kjo ėshtė zemra e
pėrqendruar nė namaz dhe adhurim ndaj Krijuesit tė vet.
Kategoria e pestė
Njeriu qė bėn pjesė nė kėtė kategori i ngjan atij tė
kategorisė sė katėrt, por megjithatė e ka vendosur
zemrėn mes duarve tė Krijuesit tė tij duke shikuar nga
Ai, i madhėruar qoftė, si tė jetė duke e parė Atė, e ka
zemrėn tė mbushur me dashuri dhe madhėrim tė Tij. Ai ka
shuar vesveset dhe mendimet, diferenca mes tij dhe
tjetrit nė namaz ėshtė shumė mė e madhe sesa mes tokės
dhe qiellit. Ky nė namazin e tij ėshtė i lidhur me
Krijuesin e tij dhe syri i pushon nė tė.
Ibn Kajimi, Allahu e mėshiroftė, thotė: Kategoria e parė
ėshtė e ndėshkuar; e dyta e llogaritur; tė tretės do ti
shlyhen mėkatet; e katra ėshtė e shpėrblyer; e pesta
ėshtė afruar te Krijuesi i vet.