Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Kapitulli i agjėrimit (5)

Hadithi i shtatė: Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: "Kemi qenė ulur me Profetin, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė me tė, dhe erdhi njė person dhe i tha: “O i Dėrguari i Allahut, u shkatėrrova!” Ai tha: “Ēfarė ke?” Tha: “Bėra marrėdhėnie me gruan time ja Resulallah.” I Dėrguari tha: “A ke rob qė ta lirosh?” Tha: “Jo.” I tha: “A mund tė agjėrosh dy muaj tė njėpasnjėshėm?” Tha: “Jo.” I tha: “A mund tė ushqesh gjashtėdhjetė tė varfėr?” Tha: “Jo.” Duke qenė kėshtu, vjen Profeti me njė sahan me hurma dhe tha: “Ku ėshtė pyetėsi?” Tha: “Ja, kėtu.” Profeti i tha: “Merri dhe jepi sadaka kėto.” Personi tha: “A ka mė tė varfėr se unė, o i Dėrguar? Nuk ka mes kėtyre dy kodrave njėri mė tė varfėr se unė.” Profeti qeshi dhe i tha: “Shko e ushqe familjen tėnde.” (Buhariu dhe Muslimi)

Kuptimi i pėrgjithshėm i hadithit

Sahabi i quajtur Seleme bin Sah’r erdhi te Muhamedi salallahu alejhi ue selem i tronditur pėr atė qė i kishte ndodhur dhe tha: “Jam shkatėrruar o i Dėrguar i Allahut!” Muhamedi salallahu alejhi ue selam i tha: “Ēfarė ke bėrė qė tė shkatėrrohesh?” E ai i tha qė ka bėrė marrėdhėnie intime me gruan e tij duke qenė agjėrueshėm nė muajin Ramazan. Muhamedi salallahu alejhi ue selem nuk u soll ashpėr me tė, por qetazi i tha: “A ke mundėsi qė ta lirosh njė rob si shpagim pėr atė qė ke bėrė?’’ Ai tha jo. “A ke mundėsi tė agjėrosh dy muaj pa ndėrprerė?” Ai tha se nuk mundej, sepse kjo i kishte ndodhur vetėm nga agjėrimi, pėr shkak se ishte i goditur nga njė lloj sėmundjeje e jashtėzakonshme, qė kishte njė mundim shumė tė madh dhe qė i largohej vetėm pas marrėdhėnieve intime bashkėshortore.

Muhamedi salallahu alejhi ue selem i tha: “A ke mundėsi t’i ushqesh 60 te varfėr, pėr ēdo tė varfėr nga njė “mud” shinik (enė druri e rrumbullakėt, qė shėrben si njėsi matėse e drithit) me grurė apo diēka tjetėr?” Ai tha jo. Heshti Muhamedi salallahu alejhi ue selem pėr disa ēaste. Mbas njė kohe erdhi njė sahab, siē e kishin traditė me njė enė me hurma me masė 15 sa’a (sa’i ėshtė njė lloj ene e cila pėrdoret si njėsi matėse dhe arrin vėllimin e katėr palė grushteve tė njė njeriu tė rėndomtė. Pesha e kėsaj sasie (vėllimi i njė sa’i) sipas njėsive matėse bashkėkohore sillet pėrafėrsisht rreth 2156 gramė.) Sahabi erdhi qė t’i jepte ato sadaka (lėmoshė) te Muhamedi salallahu alejhi ue selem. Muhamedi salallahu alejhi ue selem tha: “Ku ėshtė pyetėsi?” Ai tha: “Ja, kėtu.”

I tha: “Merri kėto hurma dhe jepi sadaka, qė tė jenė shpagim pėr mėkatin qė ke bėrė.” Sahabi, i cili pak mė herėt erdhi i thyer shpirtėrisht pėr mėkatin qė kishte bėrė, mbasi gjeti te Muhamedi salallahu alejhi ue selem qetėsi, siguri e mėshirė, filloi tė shpresonte edhe mė shumė te mirėsia e Allahut me atė qė ishte nė dorėn e mė tė mėshirshmit pėr njerėzimin nga njerėzit (Muhamedi salallahu alejhi ue selem) dhe i tha: “A t’i jap ato hurma sadaka kur nuk ka mė tė varfėr se unė nė Medinė, o i Dėrguar i Allahut?” Ai u betua pėr Allahun e Madhėruar se nuk kishte mė tė varfėr nė Medinė se ai.

Atėherė Muhamedi salallahu alejhi ue selem u mahnit me atė sahab, se si ai nė fillim kishte ardhur i frikėsuar me brengė nė shpirt duke kėrkuar zgjidhje nga ajo qė kishte bėrė, por pastaj u kthye i qetė dhe me ushqim pėr tė dhe familjen e tij. Me nė fund i dha leje atij qė tė hante prej tyre dhe tė ushqente familjen e tij.
Paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi njeriun mė tė mirė e mė tė mėshirshėm, Profetin e Allahut tė Lartėsuar, Muhamedin salallahu alejhi ue selem.

Mendimet e dijetarėve pėr kėtė ēėshtje

1- Tė gjithė dijetarėt janė tė pajtimit pėr kefaren (shpagimin) e atij qė me qėllim ka bėrė marrėdhėnie intime nė Ramazan.

2- Kanė rėnė nė mospajtim pėr atė qė ka bėrė marrėdhėnie nga harresa. Siē e kemi pėrmendur mė parė, ajo qė ėshtė e saktė ėshtė se nuk ka nevojė pėr kefare (shpagim) nga harresa.

3- Dijetarėt janė nė mospajtim nėse shpagimi ėshtė sipas zgjedhjes sė personit tė caktuar apo sipas radhitjes, siē ėshtė pėrmendur nė hadith?
Imam Maliku, imam Ahmedi nė njėrin nga dy transmetimet e transmetuara nga ai, kanė mendimin se shpagimi ėshtė sipas dėshirės qė zgjedh shpaguesi nga kėto tri gjėra. E kėta dijetarė mendimin e tyre e argumentojnė me hadithin qė transmetojnė Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra, se njė njėri kishte prishur agjėrimin e Ramazanit dhe Muhamedi salallahu alejhi ue selem e kishte urdhėruar pėr shpagimin e prishjes sė agjėrimit me lirimin e njė robi apo agjėrimin e dy muajve pa ndėrprerė apo ushqimin e 60 tė varfėrve. Muhamedi salallahu alejhi ue selem ia bėri tė mundshme qė tė zgjedhė se cila i vjen mė lehtė.

Kurse mendimi i dytė, qė ėshtė mendimi i xhumhurit (shumicės sė dijetarėve), si: Shafiij, Ebu Hanife, ajo qė mė shumė ėshtė e njohur nga transmetimet nga imam Ahmedi, Thouri si dhe Euzai, flet se ata janė tė mendimit se shpagimi i marrėdhėnieve intime nė Ramazan ėshtė sipas radhitjes sė cekur nė kėtė hadith, duke u bazuar nė hadithin tė cilin e pėrmendėm nė fillim, dhe i janė pėrgjigjur mendimit tė parė tė dijetarėve, se hadithi i cili jep mundėsi pėr tė zgjedhur nga kėto tri gjėra ėshtė hadith i pėrgjithshėm, kurse hadithi tjetėr ka sqaruar se qėllimi i shpagimit ėshtė sipas radhitjes. Pra, hadithi i dytė e ka shpjeguar tė parin, nė mėnyrė qė tė pėrfitojmė dituri nga tė dy hadithet.

Po ashtu, nėse marrim pėr bazė vetėm hadithin qė jep mundėsi pėr zgjedhje, atėherė nuk mund tė punojmė me hadithin i cili jep tė kuptojmė se shpagimi ėshtė sipas radhitjes, edhe pse tė dy hadithet janė sahih (tė sakta).

Mendimet e dijetarėve se a bie obligimi i shpagimit nė rast tė pamundėsisė

Ajo qė njihet nė medhhebin hambeli si dhe njė mendim nė medhhebin shafij thonė se shpagimi bie nė rast pamundėsie, ngase Muhamedi salallahu alejhi ue selem ia lejoj atij njeriu qė me atė ushqim tė ushqejė familjen e tij. Po tė ishte shpagimi pėr tė, nuk do tė kishte drejtė ta bėnte atė.

Kurse mendimi i xhumhurit ėshtė se shpagimi nuk ka rėnė nė rast pamundėsie, ngase nė hadith nuk ka diēka me tė cilėn mund tė argumentojmė pėr rėnien e shpagimit. Pėrkundrazi, hadithi na jep tė kuptojmė se shpagimi pėr tė nuk ka rėnė, duke u nisur nga ajo se Muhamedi salallahu alejhi ue selem, kur e pėrmendi shpagimin sipas radhitjes derisa arriti nė ushqimin e tė varfėve, nė fund nuk i tha se ti je i liruar nga ky shpagim. Kjo na jep tė kuptojmė se shpagimi atij i ka mbetur pėr ta kryer kur tė ketė mundėsi dhe kjo bazuar te kijasi, duke e krahasuar me tė gjitha borxhet dhe kefaratet (shpagimet e tjera). Njeriu nuk lirohet prej tyre, por kurdo qė i jepet mundėsia, e ka obligim shpagimin. I tillė ėshtė edhe ky rast.

Kurse sa i pėrket asaj se si i ėshtė lejuar qė me atė qė shpaguan pėr vete tė hajė edhe familja e tij, disa dijetarė kanė thėnė se nėse shpagimin pėr tė e bėn dikush tjetėr, atėherė i lejohet qė edhe ai e familja e tij tė hanė nga ai ushqim. Shpjegimi i kėtij hadithi vijon inshallah nė artikullin e radhės.
 

Pėrktheu: Hevzi Kadriu
2.8.2009

                                                      www.klubikulturor.com