Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Kapitulli i agjėrimit (2)

Hadithi i dytė

Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: “Kam dėgjuar Resulullahun salallahu alejhi ue selem tė thotė: “Agjėroni pasi ta shihni atė (hėnėn e re) dhe ndėrpriteni agjėrimin (nė fund tė muajit), kur ta shihni atė. Nėse ėshtė e fshehur, atėherė prisni derisa tė kalojnė tridhjetė ditėt e muajit Shaban.”


Fjalėt e panjohura

Gume: qė do tė thotė nėse shikimi i Hėnės ėshtė i penguar nga retė.
Fkduru leh: qė do tė thotė llogaritni dhe plotėsoni 30 ditėt e Shabanit (i cili ėshtė para Ramazanit).


Kuptimi i pėrgjithshėm i hadithit

Rregullat e sheriatit vendosen sipas argumenteve tė vėrtetuara dhe ndėrrohen vetėm me ndonjė argument bindes.

Shembull i kėsaj: Konsiderimi i muajit Shaban (mosobligimi me agjėrim) pėr derisa nuk shihet hėna e re e Ramazanit. Pėr kėtė, Muhamedi salallahu alejhi ue selem e ka bėrė tė varur fillimin e muajt Ramazanit si dhe pėrfundimin e tij nga shikimi i hėnės, ashtu qė kur muaji Shaban i ka 29 ditė dhe nuk ka mundėsi qė ta shohim hėnėn e re pėr shkak tė reve tė dendura, nė kėtė rast plotėsohen 30 ditė tė muajit Shaban e atėherė ėshtė vėrtetuar se ka mbaruar muaji i Shabanit e ka filluar muaji i Ramazanit dhe ėshtė obliguar agjėrimi. Siē e cekėm mė parė, konsiderimi i rregullave nė baza e argumente themelore pėrderisa nuk ka argumente bindėse pėr ndėrrimin e tyre.


Mospajtimi i dijetarėve rreth agjėrimit tė ditės sė 29-tė tė muajit Shaban

Dijetarėt islamė nuk janė nė ujdi lidhur me agjėrimin e ditės sė 29-tė tė muajit Shaban, nėse shikimi i hėnės pengohet nga retė.


Mendimet e dijetarėve pėr kėtė ēėshtje

Siē ėshtė e njohur nė medhhebin hanbeli , mendimi i shumė nga dijetarėve tė kėtij medhhebi ėshtė agjėrimi i ditės sė 29-tė tė Shabanit. Sipas komentimit tė hadithit ku thuhet: “dajku” (kufizim apo ngushtim) ngase kėta e kanė kuptuar dajku (ngushtoj) ashtu qė tė llogaritet Shabani 29 ditė.

Ky ėshtė njėri nga transmetimet e Ahmed bin Hnbelit. Ky mendim ėshtė i transmetuar edhe nga njė grup sahabėsh, si: Ebu Hurejra, Ibėn Omeri, Aishja dhe Esma, Allahu qoftė i kėnaqur me ta.

Kurse xhumhuri (shumica e dijetarėve) si: Maliku, Ebu Hanifja, Shafii, kanė mendimin se nuk ėshtė obligim qė tė agjėrohet kjo dit. Po edhe nėse agjėrohet me nijet pėr Ramazan, nuk do tė numėrohet pėr tė.

Kėtė mendim e zgjodhi edhe dijetari i njohur Ibėn Tejmije dhe ka thėnė: “Transmetime tė shumta nga dijetarėt e medhebit hanbeli se ky ėshtė edhe mendimi i Ahmed Ibėn Hambelit.” Thotė shkrimtari i librit tė njohur “Elfuru”, i medhhebit hanbeli: “Nuk kam gjetur askund nė medhhebin hanbeli se ai e konsideron tė obligueshme agjėrimin e kėsaj dite e as qė vlen t’i atribuohet atij ky mendim.”

E zgjodhėn kėtė transmetim tė medhhebit hanbeli edhe dy nga dijetarėt mė tė mėdhenj tė medhhebit hambeli, Ebu Hatabi dhe Ibėn Akili.

Argumenti i kėtyre dijetarėve ėshtė hadithi qė transmetojnė Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra: “Agjėroni pasi ta shihni atė (hėnėn e re) dhe ndėrpriteni agjėrimin (nė fund tė muajit) kur ta shihni atė (hėnėn e re). Nėse ėshtė e fshehur, atėherė plotėsoni tridhjetė ditėt e muajit Shaban.” Ky hadith si dhe hadithe tė ngjashme me kėtė na bėjnė qė tė kuptojmė se fjala e Muhamedit salallahu alejhi ue selem: “Fakduru leh” (llogariteni apo pėrcaktoni), qė ka pėr qėllim llogariteni Shabanin 30 ditė tė plota.

Mė sė miri e ka perceptuar kėtė temė dijetari i njohur Ibn El-Kajiim El-Xheuzijeh nė librin e tij tė shquar “El-Hedji”, ku ka pėrkrahur mendimin e xhumhurit tė dijetarėve si dhe e bėri tė pavlefshėm mendimin e tė tjerėve. Ai e ka bėrė tė qartė se nuk ka asnjė transmetim tė qartė prej sahabėve, pėrveē Ibėn Omerit, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, qė ka medhheb elhtijat (qė do tė thotė se Ibėn Omeri e ka pasur zakon qė nė ēėshtje tė fesė tė zgjedhė atė mendim i cili ėshtė mė shumė i saktė, edhe nėse ka qenė mė i vėshtirė, por mė i sigurt), siē thotė edhe Ibėn Tejmije: “Obligimi i agjėrimit tė ditės sė dyshimtė (29 Shabanit) nuk ka kurrfarė baze nė medhebin hanbeli e as ndonjė nga dijetarėt e medhhebit hanbeli, edhe nėse disa prej tyre kanė menduar se ėshtė obligim agjėrimi i saj. Argumentet e sheriatit janė shumė tė qarta se kujdesi i tepėrt dhe zgjedhja e asaj qė ėshtė mė e vėshtirė gjithmonė, vetėm qė ta qėllojmė hakun, nuk ėshtė e obliguar e as e ndaluar.


Mospajtimi i ulemave rreth ēėshtjes se nėse shihet hėna nė njė vend, a ėshtė obligim agjėrimi pėr gjithė besimtarėt e tjerė nė botė?

Ajo qė ėshtė mė e njohur nė medhhebin hanbeli dhe pasuesit e tij ėshtė obligimi i agjėrimit pėr tė gjithė muslimanėt ne tė gjitha vendet e botės meqė ėshtė vėrtetuar hyrja e Ramazanit. Atėherė ėshtė bėrė obligim edhe agjėrimi si dhe rregullat e tjera qė i pėrkasin agjėrimit. Kėtė mendim e ka Imam Ahmedi dhe Ebu Hanifja.

Kurse shumė tė tjerė nga fukahatė kanė mendimin se nuk ėshtė obligim qė tė agjėrohet nė tė gjithė botėn nė tė njėjtėn ditė pėr arsye se pėr banorėt e ēdo qyteti ka shikim tė veēantė tė hėnės. Ky ėshtė mendimi i Kasim ibn Mumamedit, Salim bin Abdullahut dhe Is’hakut. Ky mendim ėshtė i bazuar nė kėtė transmetim nga Kurejbi, qė thotė: “Udhėtova pėr nė Sham. Erdhi muaji i Ramazanit e unė isha nė Sham dhe e pamė hėnėn natėn e xhuma. Pastaj u ktheva nga Shami nė Medinė nė fund tė muajit tė Ramazanit. Duke biseduar me Ibėn Abasin mė pyeti se kur e keni parė hėnėn e Ramazanit nė Sham. I thashė natėn e Xhuma, kurse ai mė tha se ne e kemi parė natėn e shtunė dhe do tė vazhdojmė tė agjėrojmė derisa t’i plotėsojmė 30 ditė tė Ramazanit, vetėm nėse e shohim hėnėn e re tė Shevalit. I thashė: A nuk mė mjafton pėrcaktimi i shikimit tė hėnės nga Muaviu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, e mė tha jo.” Kėshtu na ka urdhėruar ne Muhamedi salallahu alejhi ue selem.”

Kurse pėr Imam Shafiun, ajo qė ėshtė mė e njohur prej tij, ėshtė se nėse ndryshon shikimi i njė vendi nga vendi tjetėr sipas lartėsive mbidetare qė shikohet hėna prej tyre, atėherė ēdo vend do tė ketė rregulla tė veēanta. E nėse lartėsia e atyre vendeve ėshtė njėsoj, atėherė pėr ata do tė jenė tė njėjtat rregulla. Ky ėshtė edhe mendimi i Ibėn Tejmijes. Thotė dijetari Ibn El-Meerakishi nė librin e tij “Adhbė ezelzalė fi mebahith rujet elhilal”, se nėse ėshtė largėsia ndėrmjet dy vendeve mė pak se 2226 km, atėherė hėna e tyre (agjėrimi i tyre) ėshtė njėsoj e nėse largėsia ndėrmjet dy vendeve ėshtė mė e madhe, atėherė edhe fillimi i agjėrimit tė tyre ka mundėsi qė tė ndryshojė.


Dobitė qė mund tė marrim nga ky hadith

1-Fillimi i agjėrimit tė Ramazanit ėshtė i varur nga shikimi i hėnės. Dijetari Ibn Dekik el-Iid e konsideron si tė pavlefshme llogarinė sipas astronomėve. Po ashtu dijetari Sana-ani thotė: “Nėse do e konsideronim shikimin e hėnės sipas astronomėve tė cilėt konstatojnė fillimin e muajit sipas studimeve planetare, atėherė nuk do ta dinte fillimin e agjėrimit askush pėrveē njė pakice shumė tė vogėl tė njerėzve. Kurse ligjet e sheriatit janė tė vendosura nė atė formė qė kanė mundėsi t’i kuptojnė tė gjitha shtresat e njerėzimit.

2- Gjithashtu edhe fundi i Ramazanit ėshtė i varur nga shikimi i hėnės.

3- Nėse nuk shohin hėnėn e re, atėherė e lėnė derisa tė plotėsohen 30 ditė tė Shabanit, e atėherė ėshtė i sigurt fillimi i Ramazanit. E po ashtu, nėse nuk e shohin hėnėn e Shevalit pas 29 ditėve tė Ramazanit, duhet t’i plotėsojnė 30 ditė agjėrim tė Ramazanit.

4- Nėse hėna ėshtė e padukshme nga retė, atėherė e lėmė derisa tė plotėsohet muaji Shaban 30 ditė. Sana-ani thotė: “Xhumhuri i fukahave dhe muhadithinėve ėshtė se qėllimi i fjalės sė Muhamedit salallahu alejhi ue selem “fakduru” (pėrcaktoni) ka pėr qėllim plotėsimin e muajit Shaban me 30 ditė.




 

Shkėputur nga libri Tejsir Elalam, i shkrimtarit Abdullah Besam
Pėrktheu: Hevzi Kadriu
12.7.2009

                                                      www.klubikulturor.com