Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Dialog i qetė (3)

Abdunebij: A e mohon o Abdullah ndėrmjetėsimin e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, a e kundėrshton atė?

Abdullahu: Jo, assesi. Unė nuk e mohoj ndėrmjetėsimin e Muhamedit salallahu alejhi ue selem. Gjithsesi Muhamedi salallahu alejhi ue selem do tė ndėrmjetėsojė Ditėn e Kiametit dhe do t’i pranohet ndėrmjetėsimi si dhe shpresoj qė edhe unė do ta fitoj shefatin (ndėrmjetėsimin) e tij atė ditė, por duhet ditur se shefati (ndėrmjetėsimi ėshtė prapėseprapė nė dorė tė Allahut, pra kė tė dojė e pranon e kė tė dojė e refuzon, sikurse thotė Allahu: “Thuaj: "I tėrė shefati (ndėrmjetėsimi) i takon vetėm Allahut.” Ai ndodh vetėm pasi tė japė leje Allahu, siē thotė Allahu nė Kuran: “Kush mund tė ndėrmjetėsojė tek Ai, pos me lejen e Tij,” (Bekare: 255) Dhe nuk ndėrmjetėson tek Ai vetėm pasi t’i jepet leje, siē thotė Allahu nė Kuran: “...dhe ata nuk pėrpiqen tė ndihmojnė pos pėr atė me tė cilin ėshtė i kėnaqur Ai.” (El Enbija: 28)
Allahu nuk ėshtė i kėnaqur me tjetėr vetėm se me teuhid, sikurse thotė nė Kuran: “E kush kėrkon fe tjetėr pėrveē fesė islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai nė botėn tjetėr ėshtė nga tė dėshpėruarit.” (Ali Imran: 85)
E nėse shefati ėshtė vetėm nga Allahu dhe do tė ndodhė vetėm pas lejes sė Allahut dhe nuk ndėrmjetėsojnė vetėm Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e jo dikush tjetėr pos tij, derisa tė japė leje Allahu e nuk e lejon shefatin vetėm pėr monoteistėt (tė cilėt s’i kanė shoqėruar nė adhurim askėnd), atėherė u kuptua se shefati (ndėrmjetėsimi) i takon Allahut nė tėrėsi, atėherė unė e kėrkoj vetėm nga Allahu e them: O Allah, mos mė bėj mua prej tė privuarve nga shefati i Muhamedit salallahu alejhi ue selem Ditėn e Gjykimit! Apo: O Allah, bėje Muhamedin salallahu alejhi ue selem ndėrmjetėses pėr mua te Ti nė Ditėn e Gjykimit!

Abdunebij: U bėmė tė pajtimit se nuk lejohet tė kėrkohet diēka nga dikush qė nuk e posedon atė, kurse Muhamedit salallahu alejhi ue selem Allahu ia ka dhanė shefatin, pra pasi Allahu ia ka dhanė, atėherė e posedon dhe lejohet tė kėrkohet ajo qė ai posedon, dhe nuk ėshtė nė kėtė rast shirk.

Abdullahu: Po, kjo ėshtė e vėrtetė, nėse nuk e ndalon Allahu i Lartėsuar atė, siē thotė Allahu i Lartėsuar: “Dhe (mua mė shpallet) se vėrtet xhamitė janė veēantė pėr ta adhuruar Allahun, e mos adhuroni nė to askėnd tjetėr me Allahun!” (Xhin: 18) Kėrkimi i ndėrmjetėsimit ėshtė dua e Ai qė ia dha Muhamedit salallahu alejhi ue selem shefatin ėshtė Allahu, po ashtu Ai ėshtė qė tė ka ndaluar qė ta kėrkosh nga tjetėrkush, kushdo qė tė jetė ai, qė kėrkohet prej tij. Gjithashtu shefati u ėshtė dhėnė edhe tė tjerėve pėrveē Pejgamberėve alejhi selam, si: melaikeve, njerėzve tė mirė, fėmijėve tė vegjėl tė muslimanėve etj. A po thua se Allahu ua dha atyre ndėrmjetėsimin e pastaj kėrkoi prej tyre? Nėse thua kėtė, atėherė u ktheve pėrsėri nė adhurimin e njerėzve tė devotshėm e siē e ka pėrmendur Allahu nė Kuran. E, nėse jo, atėherė bėhet e pavlefshme thėnia jote e mėhershme se Allahu ua ka dhanė e unė kėrkoj nga ajo qė Allahu ua ka dhėnė.

Abdunebij: Por unė nuk i bėj shirk (shok Allahut nė adhurim), se kthimi te tė devotshmit pėr ndėrmjetėsim nuk ėshtė shirk.

Abdullahu: A e di se Allahu e ka ndaluar shirkun dhe se ai ėshtė mė shumė mėkat se prostitucioni dhe se Allahu nuk e fal atė.

Abdunebij: Po e pranoj, kjo ėshtė shumė e qartė, siē e ka cekur Allahu nė Kuran.

Abdullahu: Ti tani mohove prej vetes shirkun, tė cilin e ka ndaluar Allahu e pėr Zotin, a mė trego pėr shirkun tė cilin ti nuk e ke bėrė e ti e thua se nuk e ke bėrė.

Abdunebij: Shirku ėshtė adhurimi i idhujve, statujave, kthimi drejt tyre nė vėshtirėsi, kėrkimi i ndihmės prej tyre, pasja frika prej tyre.

Abdullahu: Ēfarė nėnkuptojmė me adhurimin e idhujve? A mendon se mushrikėt kurejshė mendonin se ata idhuj nga druri e guri kanė mundėsi tė krijojnė e tė furnizojnė, tė mbizotėrojnė gjithėsinė? Ata nuk e kanė pasur atė besim, siē ta kam cekur mė herėt.

Abdunebij : Po, gjithsesi pohoj se kush i drejtohet me dua statujave prej, guri a druri apo ther pėr ta, apo thotė se ata na afrojnė ne tek Allahu, se Allahu na largon ne problemet me begatinė e tyre, ky ėshtė adhurimi i idhujve qė kam pėr qėllim.

Abdullahu: The tė vėrtetėn. Kjo ėshtė vepra juaj te statujat e po ashtu fjala jote se shirku ėshtė vetėm nė adhurimin e idhujve. Po ai qė u drejtohet tė vdekurve apo tė devotshmėve me dua nuk ka bėrė shirk?

Abdunebij: Po, kjo ėshtė ajo qė desha tė them.

Abdullahu: Ēfarė qėndrimi ke ti pėr ajetet nė tė cilat Allahu e ka ndaluar mbėshtetjen te njerėzit e mirė apo lidhjen e zemrės me melaiket apo diēka tjetėr? Allahu i konsideroi ata si jobesimtarė, siē e cekėm mė parė.

Abdunebij: Po, por Allahu na tregon nė Kuran se ata tė cilėt e adhuruan Isain dhe Mejremėn e melaiket nuk bėnė mosbesim pėr kėtė shkak, por pėr shkak se ata thanė se Isai ėshtė djalė i Zotit e thanė pėr melaiket se janė vajzat tė Zotit, kurse ne nuk themi se Abul Kader Xhejlani ėshtė djalė i Zotit, po ashtu nuk themi se Zejnepja ėshtė vajzė e Zotit.

Abdullahu: Sa i pėrket shpifjes se Zoti ka djalė, ai ėshtė kufėr nė vete, i pavarur nga adhurimi, siē thotė Allahu i Lartėsuar: “Thuaj: Ai, Allahu ėshtė Njė! Allahu ėshtė Ai qė ēdo krijesė i drejtohet (i mbėshtetet) pėr ēdo nevojė.” (Ihlas: 1-2)
Ehadė ka kuptimin se nuk ka tė barabartė me Tė, kurse eSamed ka kuptimin “i drejtohet Atij pėr tė gjitha nevojat”. E, kush e mohon kėtė, atėherė bėn mosbesim edhe nėse nuk mohon fundin e kėsaj sureje, e pastaj thotė Allahu i Lartėsuar: “Allahu nuk ka marrė pėr Vete kurrfarė fėmije (as nga engjėjt, e as nga njerėzit), nuk ka me Tė ndonjė zot tjetėr, pse (sikur tė kishte zot tjetėr), atėherė secili zot do tė veēohej me atė qė ka krijuar dhe do tė dominonin njėri mbi tjetrin! I lartė, i pastėr ėshtė Allahu nga ato qė ia pėrshkruajnė.” (Muminun : 91)
Kjo tregon ndarjen pėr tė dy llojet e kufrit e argument pėr kėtė janė gjithashtu edhe ata tė cilėt u bėnė jobesimtarė pėr shkak tė duasė sė tyre drejtuar Latit (idhull), duke e konsideruar si njeri tė mirė e jo duke e konsideruar si bir tė Zotit. Po ashtu, tė katėr medhhebet kanė pėrmendur nė kapitullin e quajtur “El Murted” (ai i cili del nga feja), se nėse ndonjė besimtar mendon se Allahu posedon djalė, atėherė ka dalė nga dini. Pra, ata bėjnė ndarje mes kėtyre tė dyjave.

Abdunebij: Por Allahu thotė: “Ta keni tė ditur se tė dashurit e Allahut (evliatė) nuk kanė frikė (nė botėn tjetėr) e as kurrfarė brengosjeje.” (Junus: 62)

Abdullahu: Po, ashtu besojmė, se ajo ėshtė hak dhe themi ashtu, por nuk adhurohen. Ne nuk kritikojmė tjetėr vetėm se adhurimin e tyre krahas Allahut apo shoqėrimin e tyre me Tė, sepse ėshtė obligim i yni qė t’i ēmojmė e t’i pasojmė si dhe t’i pranojmė kerametet (veprat e jashtėzakonshme qė Allahu ua mundėson robėrve tė Tij tė mirė). E nuk i mohojnė kerametet e evliave (njerėzve tė mirė) vetėm se bidatēitė e feja e Allahut ėshtė ndėrmjet ekstremit dhe neglizhencės si dhe rrugė mes dy devijimeve, e vėrtetė ndėrmjet dy tė kotave.

Abdunebij: Ne dėshmojmė la ilahe il-l Allah, se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut, e se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ėshtė i Dėrguar i Tij, i besojmė Kuranit, Ditės sė Gjykimit, falim namaz, agjėrojmė. Si po na barazon me ata qė nuk dėshmojnė shehadetin La ilahe il-l Allah , i pėrgėnjeshtrojnė Pejgamberėt, e pėrgėnjeshtrojnė Ditėn e Gjykimit, nuk i besojnė Kuranit e thonė se ai ėshtė sihėr?

Abdullah: S’ka kundėrthėnie tek ulematė se nėse ndonjėri i beson Muhamedit salallahu alejhi ue selem pėr diēka qė ka ardhur me tė dhe pėrgėnjeshtron diēka tjetėr, se ai ėshtė qafir, jobesimtar, dhe nuk ka hyrė nė Islam. Po ashtu, nėse beson diēka nga Kurani e mohon diēka tjetėr, si pėr shembull kush beson nė Allah e nuk fal famaz apo mohon obligimin e zekatit, apo beson kėto, por mohon agjėrimin, apo beson kėto qė u thanė mė lart, por mohon obligimin e haxhit, e pėr kėtė kur nuk mohuan njerėzit nė kohėn e Muhamedit sal Allahu alejhi ue selem, se haxhin Allahu ua bėri obligim.
“Pėr hir tė Allahut, vizita e shtėpisė (Qabes) ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); Allahu nuk ėshtė i nevojshėm pėr (ibadetin qė e bėjnė) njerėzit.” (Ali Imranė: 97)
Mohimi i ringjalljes ėshtė kufėr me ixhma (bashkimi i ulemave islamė nė njė kohė pėr ndonjė ēėshtje) e pėr kėtė Allahu nė librin e Tij ka dėshmuar se kush beson nė njė pjesė e mohon pjesėn tjetėr, ka bėrė kufėr, mosbesim.

Abdunebij: Po, kjo ėshtė e vėrtetė dhe ėshtė e qartė nė Kuranin e Madhėruar.


 

Vazhdon
10.5.2009

                                                      www.klubikulturor.com