Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Vlera e muajit Muharrem dhe agjėrimi i Ashuras

Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut tė Lartėsuar, i Cili e bėri obligim haxhin pėr ata tė cilėt kanė mundėsi. Salavatet qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė muslimanėt deri nė Ditėn e Gjykimit.

Nuk ka dyshim se muaji Muharrem ėshtė njė muaj i vlefshėm dhe ėshtė muaji i parė i vitit tė ri hixhri (tė muslimanėve), njė prej muajve tė shenjtė, pėr tė cilin Allahu i Madhėruar ka thėnė: “Tek Allahu numri i muajve ėshtė dymbėdhjetė (sipas hėnės), ashtu si ėshtė nė librin e Allahut prej ditės kur krijoi qiejt dhe tokėn. Prej tyre katėr janė tė shenjtė. Kjo ėshtė fe e drejtė. Pra, mos e ngarkoni (me mėkat) veten tuaj nė ata (katėr muaj). Luftoni tė gjithė idhujtarėt pa dallim, siē ju luftojnė ata juve pa dallim, e dijeni se Allahu ėshtė me ata qė ruhen (tė kėqijave).” (Et-Teube, 36)

Kurse Ebi Bekrete, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Viti i ka dymbėdhjetė muaj, prej tyre katėr janė tė shenjtė, tre muaj (tė shenjtė) janė njė pas njė (e qė janė): Dhulkade, Dhulhixhe dhe Muharrem, kurse muaji Rexheb ėshtė nė mes muajit Xhemad dhe Shaban.” Buhariu 2958.
Muaji Muharrem ėshtė quajtur kėshtu pėr shkak tė vėrtetėsisė sė ndalesės sė luftės nė tė. Kurse fjala e Allahut thotė: “Pra, mos e ngarkoni (me mėkat) veten tuaj nė ata (katėr muaj).” Kjo ndalesė ka ardhur pėr shkak se mėkatet nė kėta muaj janė mė tė mėdha se nė muajt e tjerė.

Kurse Ibn Abasi nė komentin e kėtij ajeti ka thėnė: “Mėkati nė kėta muaj ėshtė mė i madh dhe gjithashtu edhe shpėrblimi i ibadeteve nė kėta muaj ėshtė nė i madh.”

Katade pėr fjalėn e Allahut: “Pra, mos e ngarkoni (me mėkat) veten tuaj nė ata (katėr muaj)”, ka thėnė: “Me tė vėrtetė mėkati nė muajt e shenjtė ėshtė gabim mė i madh se nė muajt e tjerė, edhe pse nė tė gjithė muajt mėkati ėshtė i madh, por Allahu i Lartėsuar i bėn tė shenjtė cilėt muaj tė dėshirojė. Kėshtu, Allahu i Lartėsuar i ka zgjedhur disa prej njerėzve (Pejgamberėt), gjithashtu i ka zgjedhur disa prej melaikeve dhe i ka bėrė tė dėrguar (pėr t’u dėrguar Pejgamberėve shpallje) dhe ka zgjedhur vend mė tė mirė nė tokė xhamitė, dhe ka zgjedhur prej muajve muajin e Ramazanit dhe prej ditėve ka zgjedhur ditėn e xhuma, kurse prej netėve ka zgjedhur Natėn e Kadrit, prandaj shenjtėroni atė qė ka shenjtėruar Allahu.

Vlera e agjėrimit nė muajin Muharrem

Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se i Dėrguari alejhi selam ka thėnė: "Agjėrimi mė i mirė dhe mė me vlerė pas muajit tė Ramazanit ėshtė muaji i Allahut, Muharrem, dhe namazi mė i mirė dhe mė
me vlerė pas namazeve farz ėshtė namazi i natės."
(Muslimi 1163)

Nuk ka ndonjė argument qė tregon se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e ka agjėruar muajin Muharrem tė plotė. Muaj tė plotė ka agjėruar vetėm muajin e Ramazanit dhe ky hadith tregon pėr vlerėn e agjėrimit nė kėtė muaj, pra sa tė ketė mundėsi njeriu tė agjėrojė, aq mė mirė, mirėpo jo tė gjithė muajin.

Kurse agjėrimi i ditės sė nėntė dhe tė dhjetė tė muajit Muharrem (ditės sė Ashuras) ėshtė sunet i fortė. Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ibn Abbasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i cili ka thėnė: “I Dėrguari salallahu alejhi ue selem erdhi nė Medinė dhe i pa ēifutėt duke agjėruar ditėn e Ashuras dhe tha: “Ē’ėshtė kjo?” Ata thanė: “Ditė e mirė, nė tė cilėn Allahu e kishte shpėtuar Musain alejhi selam dhe Beni Israilėt nga armiqtė e tyre dhe pėr kėtė agjėroi Musai.” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem tha: “Unė kam mė shumė tė drejtė pėr Musain se ju”, dhe e agjėroi ai atė ditė dhe urdhėroi tė tjerėt tė agjėrojnė.

Gjithashtu, transmeton Ebu Katadeja se i Dėrguari salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Shpresoj nga Allahu i Lartėsuar se agjėrimi i ditės sė Ashures ėshtė shkak pėr shlyerjen e mėkateve tė vitit tė kaluar.” Muslimi 1162.

Preferohet tė agjėrohet njė ditė para ditės sė Ashuras, d.m.th. ditėn e nėntė. Transmetohet se Ibn Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: “Meqė i Dėrguari i Allahut agjėronte ditėn e Ashures dhe urdhėroi pėr agjėrimin e kėsaj dite, sahabėt i thanė: “O i Dėrguari i Allahut, ajo ėshtė ditė qė e madhėrojnė ēifutėt dhe tė krishterėt.” Dhe i Dėrguari salallahu alejhi ue selem tha: “Vitin e ardhshėm, nėse do Allahu, do tė agjėrojmė edhe ditėn e nėntė.” Mirėpo, kur erdhi viti i ardhshėm, i Dėrguari salallahu alejhi ue selem kishte ndėrruar jetė (Muslimi 1134).

Vėrejtje: Disa dijetarė kanė preferuar qė tė agjėrohet edhe dita e njėmbėdhjetė, pas agjėrimit tė ditės sė nėntė dhe tė dhjetė, duke argumentuar me hadithin qė transmeton Ibn Abasi, se i Dėrguari salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Agjėroni ditėn e Ashures dhe kundėrshtoni ēifutėt duke agjėruar njė ditė para dhe njė ditė pas saj." (Ahmedi 2418, Humejdi 485 dhe Ibn Maxhe 2095), mirėpo ky hadith ėshtė i dobėt dhe nuk merret si argument. Allahu e di mė sė miri!


Pėrgatiti: Eroll Nesimi
4.1.2009

                                                      www.klubikulturor.com