Falėnderimi i takon Allahut. Atė e
falėnderojmė dhe vetėm prej Tij ndihmė dhe falje
kėrkojmė. Dėshmojmė se nuk ka hyjni tjetėr pos
Allahut. Ai ėshtė i Vetėm dhe nuk ka shok.
Dėshmojmė se Muhamedi ėshtė rob dhe i Dėrguar i
Tij.
Grupet e njerėzve nė Ramazan
Nėse meditojmė pėr gjendjen e njerėzve nė Ramazan,
do tė vėrejmė se kemi tre grupe njerėzish:
1- Njė grup janė tė parėt nė mirėsi. Ata e
agjėruan Ramazanin me besim dhe shpresuan nė
shpėrblimin e Allahut. Barqet e tyre agjėruan nga
ushqimi, zemrat e tyre nga epshet, kurse gjymtyrėt
e tyre nga mėkatet dhe gabimet Dita e tyre ėshtė
nė pėrkujtim tė Allahut, kurse netėt e tyre nė
adhurim dhe falje tė namazit. Ata i kuptuan
obligimet dhe i zbatuan ato, i kuptuan sunetet dhe
i pasuan dhe i kuptuan mėkatet dhe u larguan prej
tyre
2- Grupi i dytė nuk kanė bėrė nė Ramazan diēka qė
e pakėson agjėrimin e tyre, madje ata i zbatuan
obligimet dhe agjėruan ashtu siē dėshiron dhe
kėnaqet Allahu, mirėpo ata nuk kanė arritur
nivelin e pėrpjekjes nė sunetet dhe nė
shfrytėzimin e mirėsive dhe dobive tė tyre.
Prandaj fitimi i tyre ėshtė sipas shkallės sė
ambicieve tė tyre.
3- Ky grup njerėzish
janė tė privuar. Nuk e
kuptuan vlerėn e Ramazanit. Nuk e madhėruan nė
zemrat e tyre vlerėn e tij. Kėtė muaj e agjėruan
vetėm si traditė e jo si adhurim. Agjėrimi i tyre
nuk i largoi nga mėkatet. Qėllimi i tyre ishte
vetėm tė ndalojnė
ngrėnien e
ushqimit. Tė tillėt janė tė
privuar nga vlera e kėtij muaji dhe ata janė
mashtruar nė mirėsitė e tij. Atėherė cilat janė
cilėsitė e tyre?
Injorojnė vlerėn e Ramazanit
Sikur tė dinin dhe tė kishin bindje, ambiciet e
tyre do tė ishin tė larta nė pėrfitimin nga vlerat
e tij. Zemrat e tyre do tė dėshiron ta arrinin
kėtė mirėsi. Do tė kuptonin se Ramazani ėshtė
muaji i fitimeve tė mėdha, sezoni i mėshirės, nė
arritjen e hises sė tij nga kjo mėshirė besimtari
i menēur nuk duhet tė tregohet neglizhues.
Ramazani ėshtė muaji i lirimit nga zjarri. Allahu
liron njerėzit nga zjarri ēdo natė. I Dėrguari,
lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė,
thotė: Nė natėn e parė tė Ramazanit djajtė dhe
xhinėt e pabindur janė tė lidhur me zinxhirė.
Dyert e xhehenemit janė tė mbyllura gjersa asnjė
derė e vetme nuk ėshtė e hapur. Dyert e xhenetit
janė tė hapura gjersa asnjė derė e vetme nuk
mbetet e mbyllur. Pastaj thėrret njė thirrės: O
ti kėrkues i sė mirės, pėrgatitu! O ti kėrkues i
sė keqes, ndalohu prej saj! Allahu liron njerėzit
nga xhehenemi e kjo ēdo natė (tė kėtij muaji).
Shėnon Tirmidhiu. Shih: Sahihul Xhami nr: 759.
Gjithashtu i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e
Allahut qoftė mbi tė, thotė: Allahu nė ēdo
natė liron njerėzit nga zjarri i xhehenemit.
Shėnon Ahmedi. Shih: Sahihul Xhami nr: 3882.
Ramazani ėshtė muaji i faljes pėr atė qė agjėron
me besim nė Allahun si dhe duke shpresuar
shpėrblimin tek Ai. I Dėrguari, lavdėrimi dhe
paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: Kush
agjėron Ramazanin me besim dhe duke shpresuar
shpėrblimin tek Allahu, atij i falen mėkatet e
mėparshme. Shėnon Buhariu.
Ramazani ėshtė muaji nė tė cilin ngrihen shkallėt,
pėr shkak se nuk e di shpėrblimin e tij vetėm
Allahu i Lartėsuar. Ebu Hurejra, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, transmeton se i Dėrguari, lavdėrimi
dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė:
Allahu i Lartėsuar thotė: Ēdo punė e birit tė
Ademit i pėrket atij pėrveē agjėrimit, ai ėshtė i
Imi dhe Unė pėr tė shpėrblej Shėnon Buhariu.
Kurtubiu, Allahu e mėshiroftė, thotė: Domethėnia
e kėsaj qėndron nė atė se sasia e shpėrblimit tė
veprave ėshtė e njohur pėr njerėzit, respektivisht
ato shumėfishohen prej dhjetė e deri nė shtatėqind
fish, pėrveē agjėrimit. Pėr tė Allahu shpėrblen pa
kufi.
Nė Ramazan ėshtė njė natė e cila ėshtė mė e
vlefshme se njė mijė net. Kush bėn adhurim nė tė
pėr hir tė Allahut, atij i falen mėkatet e
kaluara, ashtu siē ėshtė transmetuar nga i
Dėrguari, nė hadithin tė cilin e shėnon Buhariu.
Vlerat e agjėrimit janė shumė mė tė mėdha sesa
mund tė shtjellohen nė kėtė shkrim. Sikur ti
lexonte dhe kuptonte ato muslimani, do tė vėrente
se i privuari i vėrtetė ėshtė ai i cili ėshtė i
privuar nga ambiciet tė cilat e ushtrojnė atė pėr
agjėrim tė pranuar, pėrmes tė cilit arrin ato
vlera madhėshtore.
Ubadete b. Samiti, Allahu qoftė i kėnaqur me tė,
transmeton se i Dėrguari i Allahut, ka thėnė:
Ju erdhi juve Ramazani, muaji i begatisė, nė tė
Allahu ju mbulon, e zbret mėshirėn dhe i shlyen
mėkatet. Allahu shikon nė garimin tuaj (pėr vepra
tė mira) nė kėtė muaj. Ai para melekėve tė Vet
krenohet me ju. Vėrtet i dėshpėruar ėshtė ai qė u
privua nė tė nga mėshira e Allahut. Shėnon
Taberani nė El Kebir.
Ramazani ėshtė muaji i shumėfishimit tė
shpėrblimit
Puna nė kėtė muaj ėshtė e begatshme. Allahu robit
ia shumėfishon begatitė. Nė lidhje me kėtė, umreja
nė Ramazan i ngjan haxhit me tė Dėrguarin,
lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė,
ashtu siē ka thėnė i Dėrguari: Njė umre nė
Ramazan e ka shpėrblimin e njė haxhi apo njė haxhi
me mua. Shėnon Muslimi.
Ibn Rexhebi thotė: Ebu Bekr b. Ebu Merjem ka
pėrmendur nga mėsuesit e tij se ata thoshin: Kur
tė vijė muaji i Ramazanit, shpenzoni nė tė, ngase
shpenzimi nė tė ėshtė i shumėfishuar sikur
shpenzimi nė rrugėn e Allahut, ndėrsa njė tesbih
(thėnia Subhanallah) nė Ramazan ėshtė mė e
vlefshme se njė mijė tė tjera jashtė Ramazanit.
Ramazani ėshtė muaji i fitimeve dhe i stinėve tė
mirėsive. Kurse fitimi mė i shtrenjtė dhe stina mė
e ēmueshme ėshtė Nata e Kadrit, tė cilėn Allahu e
veēoi duke e pėrmendur me njė sure madhėshtore, nė
tė cilėn sqarohet vlera e saj: Ne e kemi
zbritur (Kuranin) nė Natėn e Kadrit. E kush mund
tė ta shpjegojė ty se ēėshtė nata e Kadrit? Nata
e Kadrit ėshtė mė e mirė se njėmijė muaj. Engjėjt
dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit tė tyre,
zbresin nė kėtė natė, me tė gjitha vendimet. Paqe
ėshtė ajo deri nė lindjen e agimit. (Kadr,
1-5)
Kush e ngjall atė me adhurim, i falen mėkatet e
mėparshme. Atė natė zbresin engjėjt, saqė numri i
tyre atė natė ėshtė mė i madh sesa numri i
guralecėve nė tokė.
Stomaku i tyre agjėron, por gjymtyrėt e tyre
nuk agjėrojnė
Kjo ėshtė karakteristikė e ēdo tė privuari nė
Ramazan. E sheh tė pėrmbajtur, por vetėm nga uria.
Agjėrimi nuk e ndaloi nga fjalėt e liga, pėrgojimi
i ndaluar, e ndoshta edhe sharjet dhe fyerjet.
Agjėrimi i tij nuk e ndaloi nga zilia e as nga
mendimi i keq, mllefi, urrejtja. Agjėrimi i tij
nuk e pengoi nga shikimi nė gjėra tė ndaluara, nuk
e pengoi nga humbja e kohės para filmave dhe
serialeve tė ndryshme. Nuk e ndaloi nga vjedhja e
as nga mashtrimi e tradhtia. Tėrė synimi i
agjėrimit tė tij ėshtė pėrmbajtja nga ushqimi!
Kurse i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut
qofshin mbi tė, krahas agjėrimit tė barkut sqaron
edhe obligimet e gjymtyrėve gjatė agjėrimit. Ai
thotė: Kush nuk i lė gėnjeshtrat dhe nuk
pushon sė vepruari me to, Allahu nuk ka nevojė qė
ai ta lėrė ushqimin dhe pijet e tij. Shėnon
Buhariu.
Kurse Xhabiri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė,
thotė: Kur tė agjėrosh, le tė agjėrojė tė
dėgjuarit tėnd, tė shikuarit tėnd, gjuha jote nga
gėnjeshtra dhe nga tė ndaluarat, lėre shqetėsimin
e komshiut tėnd, bėhu i qetė dhe i pėrmbajtur. Tė
mos jetė i njėjtė agjėrimi me mosagjėrimin tėnd.
Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė,
transmeton se i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e
Allahut qoftė mbi, ka thėnė: Sa janė ata qė
agjėrojnė e nga agjėrimi i tyre nuk kanė asgjė pos
urisė dhe etjes. Sa janė ata qė falen, e nga falja
e tyre nuk kanė asgjė pos pagjumėsisė.
Vėlla i nderuar, mos i privo vetes tėnde vlerėn
dhe shpėrblimin e agjėrimit. Pasi e kuptove se
shpėrblimi i tij tek Allahu ėshtė pa kufi, mos i
humb mirėsitė e tij me njė pėrgojim me gjuhė apo
me njė shikim (tė ndaluar) pėrmes syve apo vetive
tė tjera etike qė e prishin agjėrimin.
Sikur tė kthehesh te hadithi dhe ta pėrsėritėsh
shprehjen: E lė kėnaqėsinė dhe ushqimin e tij pėr
Mua. Kėnaqėsitė dhe epshet lihen pėr hir tė
Allahut tė Lartėsuar. A nuk i bėjmė veprimet tona
obligative dhe ato tė preferuara pėr hir tė
Allahut tė Lartėsuar dhe nuk i lėmė tė gjitha tė
ndaluarat dhe ato veprime tė urryera pėr hir tė
Allahut? Gjithsesi ky ėshtė njė synim madhor i
zemrave tona tė pastra. Nė zemra tė tilla djalli
orvatet tė futet dhe ta prishė sinqeritetin dhe sė
bashku me tė (sinqeritetin) tė bashkojė synimet e
prishura, si syefaqėsinė e tė ngjashme me tė, apo
dėshirėn e tij pėr interesa materiale tė kėsaj
bote e tė ngjashme mė kėto qė e prishin
sinqeritetin, kėshtu qė njeriu del nga shpėrblimi
nė mėkat, Allahu na ruajttė! (Disa ndalesa me
agjėruesit, f. 37).
Raporti i tyre me Kuranin nė Ramazan
Ramazani ėshtė muaji i Kuranit. Nė kėtė muaj
Kurani i ka zbritur tė Dėrguarit tė Allahut,
lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė. Nė
tė Xhibrili ia lexonte tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe
paqja e Allahut qofte mbi tė. Ska dyshim se tė
privuarit nga shpėrblimi i Ramazanit nuk kanė
raport me Kuranin. As nuk e lexojnė atė e as nuk e
dėgjojnė. Nuk janė tė pranishėm nė hallkat e
leximit tė tij, madje veshėt e tyre dėgjojnė
muzikė apo dėgjojnė fjalė tė kėqija e pėrgojime.
Ai qė ėshtė nė kėtė gjendje pa dyshim se ėshtė i
privuar nga begatia e Kuranit nė Ramazan. Allahu e
ka lartėsuar dhe nderuar Ramazanin me Kuran. Ai
thotė: Muaji i Ramazanit ėshtė ai, nė tė cilin
ka zbritur Kurani. (Bekare, 185). I Dėrguari,
lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, e
takonte Xhibrilin pėr ēdo natė derisa tė kalonte
muaji, I Dėrguari i paraqiste Xhibrilit Kuranin.
Zuhriu, Allahu e mėshiroftė, kur vinte Ramazani
thoshte: Ai (Ramazani) ėshtė pėr lexim tė Kuranit
si dhe pėr ushqimin e tė varfėrve. Ndėrsa Imam
Maliku, Allahu e mėshiroftė, kur vinte Ramazani,
largohej nga leximi i librave tė hadithit si dhe
shoqėrimi i dijetarėve, i drejtohej leximit tė
Kuranit. Kurse Sufjan Eth Thevrij, Allahu e
mėshiroftė, kur vinte Ramazani largohej nga ēdo
lloj ibadeti (adhurimi) dhe i drejtohej leximit tė
Kuranit. Disa prej tė parėve tanė, Allahu qoftė i
kėnaqur me ta, e pėrfundonin Kuranin nė Ramazan
pėr tri ditė, disa prej tyre ēdo javė, e kishte
prej tyre qė e pėrfundonin atė ēdo dhjetė ditė.
Vėlla, mos u bė i privuar nga shpėrblimi i Kuranit
nė Ramazan, pėr faktin se ai ėshtė litar i fortė i
Allahut. Kurani i ngre disa popuj, ndėrsa disa tė
tjerė i ul. Kurani ėshtė ndėrmjetės pėr lexuesin e
tij Ditėn e Kiametit. I Dėrguari, lavdėrimi dhe
paqja e Allahut qofshin mbi tė, thotė:
Agjėrimi dhe Kurani ndėrmjetėsojnė pėr robin
Ditėn e Kiametit. Agjėrimi do tė thotė: O Zot,
unė e kam penguar atė nga ushqimi dhe epshet
(kėnaqėsitė) gjatė ditės, mė bėj ndėrmjetės pėr
tė. Kurse Kurani do tė thotė: O Zot, unė e kam
penguar atė nga gjumi natėn, prandaj mė bėj
ndėrmjetės pėr tė. Dhe do tė ndėrmjetėsojnė.
Shėnon Ahmedi. Shih: Sahihul Xhami nr: 3882.
Raporti i tyre me namazin nė Ramazan
Ata e kryejnė namazin, por me dembelizėm. Nga disa
namaze ata flenė, kurse nga disa tė tjera vonohen
si dhe nuk shkojnė nė namazin me xhemat pėr shkak
tė qėndrimit pa gjumė gjatė natės si dhe pėr shkak
tė gjumit tė tepėrt gjatė ditės.
Vėlla i nderuar, dije se namazi konsiderohet
shtylla e fesė. Nėse pranohet, do tė tė pranohen
tė gjitha veprat e tjera, ndėrsa nėse nuk pranohet
namazi, nuk do tė tė pranohen as veprat e tjera.
Kush e lė namazin, ka bėrė kufėr, privohet nga
shpėrblimi i agjėrimit, ngase pranimi i agjėrimit
qėndron peng me pranimin e namazit. Ska dyshim se
nga gjėrat kundėrthėnėse ėshtė fakti qė muslimani
tė pėrkujdeset pėr agjėrimin me njė pėrkujdesje tė
veēantė, ndėrsa nė anėn tjetėr nuk e praktikon
namazin, duke pasur parasysh se namazi ėshtė
obligim mė i fuqishėm sesa agjėrimi.
Gjendja e tyre gjatė netėve tė Ramazanit
Prej cilėsive tė tė privuarve nė Ramazan ėshtė se
ata netėt e tyre i kalojnė ose nė ndenjja e tubime
tė kota ose nė pėrgojim apo para kanaleve
satelitore, filmave e serialeve. Shumicėn e natės
e kalojnė nė lojė e dėfrime, duke harruar se po u
kalon shpėrblimi i faljes sė namazit tė natės si
dhe i adhurimeve pėr Allahun nė netėt e kėtij
muaji tė bekuar.
Vėlla i nderuar, dėgjo tė Dėrguarin, lavdėrimi dhe
paqja e Allahut qofshin mbi tė, i cili thotė:
Kush falet gjatė Ramazanit me plot besim dhe
shpreson shpėrblimin nga Allahu, do ti falen
mėkatet e mėhershme. Shėnon Buhariu.
Xhamitė buēasin nga lexuesit e Kuranit duke iu
pėrgjigjur udhėzimit tė tė Dėrguarit, salallahu
alejhi ue selem. Nė tė janė mbledhur muslimanėt,
tė pasurit dhe tė varfrit, ai qė ka pozitė tė
lartė dhe ai i thjeshti, tė gjithė i luten Allahut
duke shpresuar mėshirėn e Tij si dhe duke pasur
frikėn nga dėnimi i Tij. Prej tyre ka qė janė tė
pėrkushtuar, qė qajnė, qė ndiejnė keqardhje nė
zemrėn e tyre pėr atė pjesė tė jetės qė u ka
kaluar nė mėkate, kurse tė gjithė ata janė nėn
mėshirėn e Allahut si dhe nėn kujdesin e Tij.
Me tė vėrtetė, Allahu nuk do tua humbė
shpėrblimin punėmirėve. (Tevbe, 120)
Ku janė ata qė e kalojnė natėn duke shikuar filma
tė ndryshėm? Sa dallim i madh nė mes tyre dhe mes
atyre qė e kalojnė natėn nė shtėpinė e Allahut
duke kėrkuar prej Tij faljen e mėkateve dhe
arritjen e mėshirės sė Tij..
Vėlla, a thua ēfarė shpreson tė fitosh nga
pagjumėsia jote pėrveē keqardhjes dhe mėkateve,
humbjes sė mirėsive tė shumta? A nuk e di se nė
Ramazan ndodhet njė natė e cila ėshtė mė e
vlefshme se njė mijė muaj, a nuk e di madhėshtinė
e Natės sė Kadrit?
A nuk e di se i privuari nė mesin e njerėzve ėshtė
ai qė ėshtė privuar nga mirėsitė e kėsaj nate? I
Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin
mbi tė, thotė: Ju erdhi muaji i Ramazanit,
muaj i bekuar, Allahu ua ka obliguar agjėrimin e
tij. Nė kėtė muaj hapen dyert e xhenetit, mbyllen
dyert e xhehenemit dhe lidhen me pranga shejtanėt.
Nė kėtė muaj ėshtė njė natė e cila ėshtė mė e mirė
se njė mijė muaj. Kush privohet nga tė mirat e
saja, ai ėshtė i privuar. Shėnon Nesaiu.
Ēohu nga gjumi i pakujdesisė dhe nis tė kėrkosh
vlerėn e kėsaj nate. Mos u bėj prej tė privuarve.
Kjo natė pa dyshim se ėshtė prej netėve tė
begatshme. Nė tė ka zbritur Kurani. Nė kėtė natė
hapen dyert e faljes. Kab el Ahbar ka thėnė: Kėtė
natė e gjejmė si vija qė shlyejnė mėkatet. Katade
thotė: Kjo natė ėshtė e tėra mirėsi deri nė
agim. Ndėrsa Xheriri thotė: Paqe e Natės sė
Kadrit nga tė gjitha tė kėqijat qė nga fillimi i
saj e deri nė agim.
Vėlla i nderuar, medito pėr fjalėn e tė Dėrguarit,
lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė:
Ky muaj ju erdhi juve, nė tė ėshtė njė natė e
cila ėshtė mė e mirė se njė mijė muaj. Kush
privohet nga ajo, ai ėshtė i privuar nga tė gjitha
mirėsitė. E nuk privohet nga mirėsitė e saj pėrveē
privuesit. Shėnon Ibn Maxhe. Shih: Et Tergib
nr: 990.
Nė kėtė natė janė tė pranishėm edhe engjėjt, siē
thotė edhe i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e
Allahut qoftė mbi tė: Nata e Kadrit ėshtė nata
e njėzet e shtatė apo e njėzet e nėnta. Numri i
engjėjve nė kėtė natė ėshtė mė i madh sesa numri i
guralecėve nė tokė. Shėnon Ahmedi. Shih:
Sahih El Xhami, nr: 534.
Ibn Xheriri thotė: Disa kanė thėnė se kuptimi i
fjalės sė Allahut: Nata e Kadrit ėshtė mė e mirė
se njė mijė muaj. (Kadr, 3) ėshtė se puna nė kėtė
natė ndoshta e kėnaq Allahun mė mirė sesa puna nė
njė mijė muaj tė tjerė.
Muxhahidi thotė: Puna nė kėtė natė, agjėrimi i
saj, falja e namazit ėshtė mė e mirė sesa njė mijė
muaj. Zuhriu thotė: Ėshtė emėrtuar me Natėn e
Kadrit pėr shkak tė madhėshtisė, vlerės dhe
pozitės sė lartė tė saj.
Gjendja e tyre gjatė ditės nė Ramazan
Prej cilėsive tė tė privuarve nė Ramazan ėshtė
edhe ajo se ata ditėn e tij e kalojnė nė gjumė.
Namazet iu kalojnė, gjithashtu edhe shpėrblimi i
leximit tė Kuranit dhe i pėrmendjes sė Allahut.
Zemrat e tyre ngurtėsohen pėr shkak tė gjumit tė
tepruar.
Vėlla i nderuar, mos harro se Ramazani ėshtė muaji
i durimit, i adhurimit, i dėlirėsisė. Prandaj, ai
qė nuk dėshiron tė mashtrohet nė mirėsitė e tij,
le tė ndiejė urinė dhe etjen e tij. Le ta mposhtė
epshin dhe tekat e tij si dhe le ta ushtrojė veten
nė leximin e Kuranit, nė pėrmendjen e Allahut, nė
garimin nė punėt e mira; nė shpenzimin e pasurisė
nė rrugėn e Allahut, nė bamirėsi, ngase Ramazani
ėshtė njė stinė kalimtare dhe njė mysafir
shtegtues.
Vėlla, dyert e xhenetit ty po tė hapen, kurse ti
po i refuzon, po fle dhe po e humb rrugėn tėnde
pėr nė xhenet, shtėpinė e paqes.
Abdulaziz b. Mervan thotė: Muslimanėt kur vinte
muaji i Ramazanit thoshin: O Allahu ynė! Ja
Ramazani na ka ardhur, na mundėso agjėrimin e tij,
faljen e namazit, na furnizo me fuqi, seriozitet,
si dhe na ruaj nga sprovat e ndryshme.
Mos u bėj i privuar!
Pėrgatite veten pėr pritjen e muajit tė agjėrimit
me qėllim tė sinqertė, me pendim si dhe me kthim
drejt Allahut. Pasurohu me nėnshtrim ndaj Allahut,
respekto urdhrat e Tij. Si nuk ke dėshirė pėr
faljen e Allahut kur tashmė ke mėsuar se Allahu
liron njerėzit nga zjarri i xhehenemit pėr ēdo
natė nė Ramazan dhe se kush e kalon kėtė muaj me
agjėrim dhe falje tė namazit, i falen mėkatet e
mėhershme, ndėrsa kush privohet nga mirėsitė e
tij, ai ėshtė i privuar nga tė gjitha mirėsitė.
Mos i nėnvlerėso shpėrblimet e mėdha tė kėtij
muaji. Ndėrsa kush madhėron shenjat e fesė sė
Allahut, tregon pėrkushtimin e zemrės sė tij.
(Haxh-xh, 32)
O ti kėrkues i sė mirės, e mira tashmė tė pret! O
ti kėrkues i sė keqes, ndalohu se e keqja tė
kthehet ty. Kujtohu se dyert e xheneteve nė kėtė
muaj janė tė hapura, ndėrsa dyert e xhenehemit
janė tė mbyllura, fundi i tė cilit ėshtė
myshku. E pėr shpėrblim tė tillė le tė garojnė ata
qė lakmojnė tė mirėn. (Mutafifin, 26)
Paqja dhe lavdėrimi i Allahut qofshin mbi tė
Dėrguarin e fundit, mbi familjen e tij dhe mbi tė
gjithė shokėt e tij.
Pėrgatitur nga sektori shkencor pranė shtėpisė
botuese Dar ibn Huzejmeh
Pėrktheu: Almedin Ejupi
5.9.2008