Falėnderimi i takon Allahut. Salavatet e selamet
qofshin pėr tė Dėrguarin e fundit, Muhamedin.
Dikush mund tė pyesė: Pėrse biseda rreth xhenetit
bėhet pikėrisht nė kėtė muaj?
Pėr faktin se nė qiell, kur vjen muaji i Ramazanit,
ndodh njė ngjarje e madhe, e ajo ėshtė hapja e
dyerve tė xhenetit. I Dėrguari, lavdėrimi dhe
paqja e Allahut qoftė mbi tė, thotė: Kur vjen
muaji i Ramazanit, hapen dyert e xhenetit, mbyllen
dyert e xhehenemit dhe prangosen djajtė. Shėnon
Buhariu dhe Muslimi.
Kėto fakte argumentojnė pėr madhėshtinė, vlerėn
dhe pozitėn e lartė qė ka ky muaj tek Allahu i
Lartėsuar. Nga kjo pikėnisje dėshiroj tia kujtoj
xhenetin atij qė e arrin pėrjetimin e kėtij muaji,
tia kujtoj begatinė e tij si dhe veprat qė e
ndihmojnė dhe ia lehtėsojnė muslimanit hyrjen nė
tė.
Imam Neveviu, Allahu e mėshiroftė, duke
transmetuar fjalėt e Kadi Ijadit thotė: Ėshtė e
mundshme qė hapja e dyerve tė xhenetit nėnkupton
se Allahu nė kėtė muaj i bekon robėrit e Tij me
disa adhurime tė cilat nuk bėhen nė muajt e tjerė,
si agjėrimi, falja e namazit tė teravive e tė
tjera. E, kėto pa dyshim se konsiderohen shkaqe
pėr hyrjen nė xhenet.
Kėtė tematikė, me ndihmėn e Allahut, do ta trajtoj
nga dy kėndvėshtrime:
1)- Karakteristikat motivuese pėr hyrjen nė xhenet.
2)- Veprat tė cilat janė pėrcaktuar nga ana e fesė
si ndihmė dhe lehtėsim pėr hyrjen e muslimanit nė
xhenet.
Pa dyshim se Ramazani ėshtė rast i mirė pėr vepra
tė mira, ngase zemra ėshtė e gatshme tu
nėnshtrohet urdhrave tė Allahut, ashtu siē ėshtė
edhe shpėrblimi i shumėfishuar. Nė hadithin e
lartpėrmendur aludohet pėr kėtė domethėnie, pra
pėr shpėrblimin dhe pėr faljen e madhe.
O ti kėrkues i sė mirės, dyert e xhenetit janė tė
hapura!
O ti kėrkues i sė keqes, dyert e xhehenemit janė
tė mbyllura!
Pikėnisjet pėr nė xhenet
1- Allahu e obligoi tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin,
lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, qė ti
pėrgėzojė me xhenet ata qė besojnė dhe bėjnė vepra
tė mira. Allahu i Lartėsuar thotė: Ata qė besojnė
dhe bėjnė vepra tė mira, gėzoji me kopshte tė
xhenetit, nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj. (Bekare,
25)
2- Shokėt e tė Dėrguarit, Allahu qoftė i kėnaqur
me ta, gjithmonė e pyesnin atė pėr veprat tė cilat
janė shkak pėr tu futur nė xhenet. Kjo pa dyshim
se ėshtė argument pėr kujdesin dhe interesimin e
tyre pėr xhenetin si dhe pėr veprat tė cilat i
afrojnė pranė tij.
3- Hyrja nė xhenet konsiderohet fitorja reale.
Allahu i Lartėsuar thotė: Kushdo qė shpėton nga
zjarri i xhehenemit dhe hyn nė xhenet, ai ka
fituar (gjithēka qė mund tė dėshirohet). (Ali Imran, 185)
4- Respektimi dhe bindja ndaj Allahut tė Lartėsuar
dhe ndaj tė Dėrguarit tė Tij janė prej shkaqeve mė
tė rėndėsishme pėr hyrjen nė xhenet. Allahu thotė:
Atė qė i bindet Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij,
Ai e shpie nė kopshte, nėpėr tė cilėt rrjedhin
lumenj dhe ku do tė qėndrojė pėrherė. Kjo ėshtė
fitorja e madhe. (Nisa, 13)
5- Vendi sa zė njė kamxhik nė xhenet ėshtė mė i
mirė sesa kjo botė dhe ēfarė ka nė tė.
6- Begatia e xhenetit e tejkalon imagjinatėn e as
nuk mund tė pėrshkruhet, siē thotė Allahu i
Lartėsuar nė hadithin kudsij: Pėr robėrit e Mi tė
mirė kam pėrgatitur atė qė syri nuk e ka parė
asnjėherė, as veshi nuk ka dėgjuar pėr tė e as qė
i ka shkuar ndėr mend kurrė. Shėnon Buhariu.
Prandaj, eja tė flasim sė bashku pėr xhenetin dhe
begatitė e tij nė kėtė muaj. Eja tė njihemi me
punėt tė cilat na ndihmojnė tė hyjmė nė xhenet, tė
jetojmė nė tė me shpirtrat tanė, edhe pse jemi
ende nė kėtė botė. Le tė kemi mall pėr tė nė
zemrat tona para se tė na fusė Allahu i Lartėsuar
nė tė, inshallah. Allahu Fuqiplotė thotė: Dhe njė
zė do ti thėrrasė: Ky ėshtė xheneti qė ju e keni
merituar pėr atė qė keni punuar. (A'raf, 43)
O Allah, ne tė kėrkojmė xhenetin!
Pesėmbėdhjetė karakteristika motivuese pėr tė hyrė
nė xhenet
1- Allahu na ka premtuar se do tė na fusė nė
xhenet. Ai thotė: Nė tė vėrtetė, Allahu ka blerė
nga besimtarėt jetėn dhe pasurinė e tyre, nė
kėmbim tė xhenetit. (Tevbe, 111)
2- Qėndrim i pėrhershėm nė xhenet. Allahu i
Lartėsuar thotė: Me tė vėrtetė, ata qė besojnė
dhe bėjnė vepra tė mira, do tė kenė pėr banesa
kopshtet e Firdeusit, ku do tė qėndrojnė pėrherė,
duke mos dėshiruar asnjė ndryshim. (Kehf,
107-108)
3- Toka e xhenetit ėshtė prej miskut. I Dėrguari,
lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, thotė:
Hyra nė xhenet toka e xhenetit ishte prej misku. Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
4- Lumenjtė e tij janė tė shumėllojshėm. Allahu i
Lartėsuar thotė: Ja pėrshkrimi i xhenetit, qė u
premtohet tė pėrkushtuarve (ndaj Allahut): njė
vend ku ka lumenj me ujė tė pandotur, lumenj
qumėshti me shije tė pandryshuar, lumenj vere me
shije tė kėndshme pėr ata qė e pinė dhe lumenj
prej mjalti tė kulluar. Ata do tė kenė aty
lloj-lloj frutash. (Muhamed, 15)
5- Burimet e tij janė tė shumta. Allahu i
Lartėsuar thotė: Pa dyshim, ata qė i frikėsohen
Allahut do tė jenė nė kopshte dhe burime. (Dharijat,
15)
6- Pallatet e tij janė tė mrekullueshme. Allahu i
Lartėsuar thotė: ...si dhe pallate tė
mrekullueshme nė xhenetin e Adnit. (Tevbe, 72)
7- Numri i dyerve tė tij ėshtė tetė dhe ato janė
tė gjera. Allahu i Lartėsuar thotė: ...nė
kopshtet e Adnit, dyert e tė cilit janė tė hapura
pėr ta. (Sad, 50)
8- Pemėt e tij janė mė tė ėmblat dhe mė tė
kėndshmet. Allahu i Lartėsuar thotė: Aty do tė prehen e do tė kėnaqen me pemė dhe pije tė
llojllojshme. (Sad, 51) Gjithashtu thotė:
Punėdrejtėt do tė jenė mes hijesh e burimesh si
dhe frutash nga ato qė dėshirojnė. (Murselat,
41-42)
9- Ushqimi i tij ėshtė i zgjedhur. Allahu i
Lartėsuar thotė: Aty do tė ketė ēfarė tju dojė
shpirti dhe gjithēka qė ta kėnaq syrin dhe atje do
tė qėndroni pėrgjithmonė. (Zuhruf, 71)
10- Verėrat e tij janė tė mira, tė kėndshme, tė
shijshme; ata qė e pinė, as nuk do tė trullosen
dhe as nuk do tė dehen. Allahu i Lartėsuar thotė:
Aty do tu shėrbehet njė gotė e mbushur nga njė
burim i rrjedhshėm, (me pije) tė bardhė e tė
shijshme pėr ata qė do ta pinė. Prej saj as nuk do
tė trullosen dhe as nuk do tė dehen. (Safat, 45)
11- Rrobat e tij janė tė shtrenjta. Allahu i
Lartėsuar thotė: ...dhe do tė vishen me rroba tė
gjelbra prej mėndafshi tė hollė dhe armaēi, duke
ndenjur tė mbėshtetur nė shtretėr tė lartė. Sa
shpėrblim i mrekullueshėm dhe sa vendbanim i bukur!
(Kehf, 31)
12- Shtretėrit e tij janė tė shtrirė. Allahu i
Lartėsuar thotė: Ata (banorėt e devotshėm qė do
tė hyjnė nė kėto kopshte) do tė jenė tė mbėshtetur
nė shtroje, anash me armaē mėndafshi. (Rahman,
54)
13- Bashkėshortet e banorėve tė xhenetit (hyritė).
Allahu i Lartėsuar thotė: Po, kėshtu do tė jetė
dhe Ne do ti martojmė ata me hyri sybukura. (Duhan,
54)
14- Kėnaqėsia e madhe, shikimi i Allahut. Allahu i
Lartėsuar thotė: Atė ditė disa fytyra do tė
shkėlqejnė dhe Zotin e tyre do tė shohin. (Kijame,
22-23)
15- Ėshtė i pėrgatitur pėr tė devotshmit. Allahu i
Lartėsuar thotė: Nxitoni drejt faljes sė
gjynaheve nga Zoti juaj dhe xhenetit, hapėsira e
tė cilit ėshtė sa qiejt e toka dhe qė ėshtė
pėrgatitur pėr tė devotshmit. (Ali Imran, 133)
Ēfarė karakteristikash, tė cilat zemrave u shtojnė
gėzim, kėnaqėsi dhe mall!
Njėzet shkaqe qė ndihmojnė pėr tė hyrė nė xhenet
Ekzistojnė vepra tė mira tė cilat, me vullnetin e
Allahut, tė ndihmojnė pėr tė hyrė nė xhenet.
Mirėpo, para se tė fillojmė ti pėrmendim disa
prej kėtyre veprave, ėshtė e domosdoshme tė dihet
se nė xhenet nuk do tė hyjė kush tjetėr pėrveē
besimtarit. Prandaj, imani (besimi) ėshtė kusht
thelbėsor pėr hyrjen nė tė. Allahu i Lartėsuar
thotė: Kurse ata qė besojnė e bėjnė vepra tė mira,
do tė jenė banorė tė xhenetit, ku do tė qėndrojnė
pėrgjithmonė. (Bekare, 82)
Ndėrsa disa nga veprat ndihmuese pėr hyrjen nė
xhenet janė:
1- Devotshmėria, e cila pa dyshim konsiderohet si
dobi shpresėdhėnėse nga agjėrimi i Ramazanit.
Allahu i Lartėsuar thotė: Vėrtet tė devotshmit do
tė jenė nė kopshtet e xhenetit pranė burimeve. (Hixhr,
45). Gjithashtu, Ai thotė: Ky ėshtė xheneti qė Ne
ua japim nė trashėgim robėrve Tanė tė pėrkushtuar.
(Merjem, 63). Kurse devotshmėria ėshtė qė tė vėsh
nė mes teje dhe Allahut njė mburojė ndaj mėkateve,
duke respektuar urdhrat e Tij dhe duke u larguar
nga ndalesat e Tij.
2- Qėndrueshmėria dhe vendosmėria haptazi dhe
fshehurazi deri nė vdekje. Allahu i Lartėsuar
thotė: Me tė vėrtetė, atyre qė thonė: Zoti ynė
ėshtė Allahu, e pastaj vazhdojnė tė vendosur nė
rrugėn e drejtė, do tu zbresin engjėjt (para
vdekjes) e do tu thonė: Mos u frikėsoni dhe mos
u pikėlloni! Dhe gėzojuni xhenetit qė ju ėshtė
premtuar. (Fusilet, 30). Ndėrsa nė hadith qėndron:
Thuaj: Besova nė Allahun e pastaj pėrqendrohu
nė tė (nė atė qė aludon kjo fjalė). Shėnon
Muslimi. Qėndrueshmėria dhe pėrqendrimi do tė
thotė vazhdimėsi nė respektimin e Allahut deri nė
vdekje.
3- Marrja e tė Dėrguarit si shembull dhe model
jete. Allahu i Lartėsuar thotė: Kush i bindet
Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, do tė shkojė nė
xhenete, nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj, kurse ai
qė shmanget, do tė ndėshkohet me dėnim tė
dhembshėm. (Feth, 17). Ndėrsa i Dėrguari i
Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi
tė, thotė: I gjithė umeti im do tė hyjė nė xhenet,
pėrveē atij qė refuzon. Thanė: Kush ėshtė ai qė
refuzon? Tha: Kush mė bindet mua, do tė hyjė nė
xhenet, ndėrsa kush mė kundėrshton, ka refuzuar. Shėnon Buhariu.
Marrja shembull e tė Dėrguarit tė Allahut
nėnkupton ndėrtimin e sjelljes sė muslimanit si
dhe tė tė gjitha akteve tė tij, qofshin ato fjalė
ose vepra, nė pajtim me atė qė ka sjellė i
Dėrguari nga ana e Zotit tė tij, duke e pasuar atė
si dhe duke i pranuar prej tij kėto veprime pėr
shkak se ai konsiderohet i Dėrguar i Allahut.
Allahu i Lartėsuar thotė: Nė tė Dėrguarin e
Allahut ka njė shembull tė mrekullueshėm. (Ahzab,
21)
4- Pendimi i sinqertė tek Allahu. Allahu i
Lartėsuar thotė: ...pėrveē atyre qė pendohen, qė
besojnė dhe bėjnė punė tė mirė. Kėta do tė hyjnė
nė xhenet dhe nuk do tu bėhet kurrfarė
padrejtėsie. (Merjem, 60). Kurse me pendim
nėnkuptohet largimi nga tė gjitha mėkatet e
gabimet, pendim pėr ēdo mėkat tė kaluar si dhe
vendosmėri pėr tė mos iu kthyer atij mėkati nė tė
ardhmen.
5- Kėrkimi i diturisė pėr hir tė Allahut si dhe
pėr hir tė kėnaqėsisė sė Tij. I Dėrguari,
lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, thotė:
kush trason rrugėn pėr tė kėrkuar dituri, atij
Allahu do tia lehtėsojė rrugėn pėr nė xhenet. Shėnon Muslimi. Kėrkimi i diturisė nė muajin e
Ramazanit mund tė manifestohet pėrmes shumė
formash:
a)- tė mėsuarit e dispozitave tė agjėrimit;
b)- njohja me gjendjen e tė parėve tanė nė Ramazan;
c)- komentimi i ajeteve tė agjėrimit si dhe
kuptimi i domethėnieve tė tyre;
ē)- njohja me ngjarjet historike qė kanė ndodhur
nė kėtė muaj.
6- Mirėsjellja me njerėzit. I Dėrguari, lavdėrimi
dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: Ajo qė mė sė shumti i fut njerėzit nė xhenet ėshtė
devotshmėria dhe sjellja e mirė Morali i tij (Muhamedit alejhi selam) ishte
Kurani. Shėnon Muslimi.
Kurse me moral tė mirė nėnkuptohet stolisja me
mirėsi dhe largimi nga shthurja.
7- Shqiptimi i dėshmisė pas abdestit. I Dėrguari,
lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, thotė:
Kush merr abdest nė mėnyrė tė pėrpiktė e pastaj
thotė: Dėshmoj se nuk ka hyjni tjetėr pos Allahut,
tė Vetmit, i Cili nuk ka shok, dhe dėshmoj se
Muhamedi ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij, i hapen
tetė dyert e xhenetit dhe hyn nga cila derė tė
dėshirojė. Shėnon Muslimi.
8- Shkuarja nė xhami pėr kryerjen e pesė namazeve
apo tė adhurimeve tė tjera. I Dėrguari, lavdėrimi
dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, thotė: Kush shkon nė xhami apo kthehet nga xhamia, Allahu ia
pėrgatit njė vend nė xhenet sa herė qė shkon apo
vjen. Shėnon Muslimi.
9- Vizita e tė sėmurit apo e vėllait nė fe pėr hir
tė Allahut. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e
Allahut qoftė mbi tė, thotė: Kush viziton njė tė
sėmurė apo ndonjė vėlla tė tij pėr hir tė Allahut,
thėrret njė thirrės: Tė lumtė dhe lum ti pėr
ecjen tėnde! Ke pėrgatitur nė xhenet njė shtėpi. Shėnon Tirmidhiu.
10- Pėrsėritja e ezanit me sinqeritet pėr hir tė
Allahut. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut
qoftė mbi tė, thotė: Nėse muezini thotė: Allahu
Ekber, Allahu Ekber, e dikush nga ju thotė:
Allahu Ekber, Allahu Ekber (pastaj ka pėrmendur
ezanin) , pastaj (muezini) thotė: Hajje ales-
salah, e dikush nga ju thotė: La haule ue la
kuuete il-la bil-lah, pastaj (muezini) thotė:
Hajje alel felah, e dikush nga ju thotė: La
haule ue la kuuete il-la bil-lah e pastaj (muezini)
thotė: La ilahe il-la Allah, e pėrcjellėsi thotė:
La ilahe il- la Allah me zemėr tė sinqertė, do
tė hyjė nė xhenet. Shėnon Muslimi.
11- Falja e dy rekateve pas abdestit. Ukbete b.
Amiri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton se
i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė
mbi tė, ka thėnė: Kush merr abdest nė mėnyrė tė
pėrpiktė dhe pastaj i fal dy rekate i pėrqendruar
me zemrėn dhe fytyrėn e tij (gjatė namazit), atij
i obligohet xheneti. Shėnon Muslimi.
12- Kryerja e nafileve tė shumta. Rebia b. Eshabi,
Allahu qoftė i kėnaqur me tė, rrėfen duke thėnė:
I shėrbeja dhe i sillja ujė tė Dėrguarit, kurse
ai mė tha: Mė kėrko. Thashė: Tė kėrkoj
shoqėrimin tėnd nė xhenet! Ai tha: Mė ndihmo
duke bėrė shumė sexhde. Shėnon Muslimi.
13- Kujdesi ndaj jetimit. I Dėrguari, lavdėrimi
dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: Unė dhe kujdestari i jetimit jemi nė xhenet kėshtu,
dhe bėri me shenjė me gishtin tregues dhe gishtin
e mesėm. Shėnon Buhariu.
14- Pėrhapja e selamit, ushqimi i tė tjerėve si
dhe falja e namazit natėn. I Dėrguari, lavdėrimi
dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, thotė: O ju
njerėz, pėrhapeni selamin (pėrshėndetjen), jepni
ushqim, faluni natėn kur njerėzit janė nė gjumė,
do tė hyni nė xhenet me selam (paqe). Shėnon Ibn
Maxheh.
15- Leximi i Ajetul Kursisė pas ēdo namazi farz (obligativ).
I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė
mbi tė, ka thėnė: Kush lexon ajetin kursij pas
ēdo namazi tė detyruar, e pengon atė nga hyrja nė
xhenet veēse vdekja. Shėnon Nesaiu.
16- Zotėria i istigfarit (lutja mė e mirė e
kėrkimit tė faljes). O Allahu im! Vetėm Ti je
Zoti im, nuk ka zot tjetėr pėrveē Teje. Mė krijove
dhe unė jam robi Yt... Shėnon Buhariu nga Shedad
b. Evsi e pastaj ka thėnė: Kush e thotė ditėn
duke qenė i bindur nė tė dhe vdes atė ditė ende pa
u ngrysur, ai do tė jetė prej banorėve tė xhenetit.
Ndėrsa kush e thotė natėn dhe ėshtė i bindur nė tė
si dhe vdes pa u gdhirė, ai po ashtu do tė jetė
prej banorėve tė xhenetit.
17- Kujdesi pėr abdestin. Qė nėnkupton
vazhdimėsinė e pastrimit pas ēdo ndyrėsire. I
Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi
tė, i ka thėnė Bilalit: O Bilal, mė trego cila
punė qė ke bėrė nė Islam tė jep mė shumė shpresė?
Vėrtet unė e kam dėgjuar zhurmėn e nallaneve tė
tua para meje nė xhenet. Bilali u pėrgjigj: Puna
qė kam bėrė dhe prej sė cilės shpresoj fitimin mė
tė madh ėshtė ajo qė asnjėherė ditėn apo natėn,
kur kam marrė abdest, me atė abdest tė mos kem
falur atė qė mė ėshtė urdhėruar tė fal. Buhariu
dhe Muslimi.
18- Largimi i pengesave nga rruga e muslimanėve. I
Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi
tė, ka thėnė: Kam parė njė burrė nė xhenet qė ka
hyrė nė tė pėr shkak tė njė peme tė cilėn e ka
hequr nga rruga, pemė e cila i pengonte njerėzit. Shėnon Muslimi.
19- Fjala e mirė. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja
e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: Nė xhenet ka
njė dhomė, pjesa e jashtme e sė cilės shihet nga
brenda, kurse brendėsia e saj shihet nga jashtė.
Ebu Malik El Esharij tha: Pėr kė ėshtė ajo, o i
Dėrguar i Allahut? Ai tha: Pėr atė qė flet mirė,
qė i ushqen tė varfrit si dhe pėr atė qė falet kur
njerėzit flenė. Shėnon Taberani dhe Hakimi.
20- Nėse njė sėrė veprash tė mira bashkohen te
muslimani gjatė ditės, ai do tė hyjė nė xhenet:
a) agjėrimi;
b) pėrcjellja e xhenazes;
c) vizita e tė sėmurit;
d) tė ushqyerit e tė varfrit.
Argument lidhur me kėtė kemi hadithin tė cilin e
transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me
tė, ku i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut
qoftė mbi tė, ka thėnė: -Kush prej jush u zgjua
sot agjėrueshėm?
Ebu Bekri tha:-Unė.
-Kush prej jush pėrcolli sot ndonjė xhenaze?
Ebu Bekri tha: -Unė.
-Kush ushqeu sot ndonjė tė varfėr?
Ebu Bekri tha:
-Unė.
-Kush vizitoi sot ndonjė tė sėmurė?
Ebu Bekri tha:
-Unė.
Atėherė i Dėrguari tha: -Nuk bashkohen te ndonjėri
kėto cilėsi e tė mos hyjė nė xhenet. Shėnon
Muslimi.
Kėto ishin njėzet forma tė cilat e ndihmojnė
muslimanin qė ta fitojė xhenetin me dėshirėn e
Allahut. Muslimani gjatė kėtij muaji ka mundėsi
ti aplikojė kėto forma nė mėnyrė qė tė jenė
ndihmė pėr tė. Kurse ne xhenetin nė kėtė muaj e
kemi pėrmendur vetėm pėr shkak tė dėshirės sė
madhe tė zemrave tona pėr tė. Rikujtimi i begative
tė tij pa dyshim se ėshtė njė motivim pėr tė
punuar vepra tė mira, veēanėrisht kur ne e
pėrjetojmė kėtė muaj tė vlefshėm.
I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e
Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: Kur vjen muaji i
Ramazanit, hapen dyert e xhenetit. Shėnon Buhariu.
Halid b. Abdurrahman Ed Dervish
Pėrktheu: Almedin Ejupi
12.9.2008