Sdo mend se ndėr
shkaqet e shpėtimit dhe tė suksesit nė ēėshtjet e
kėsaj bote dhe tėbotės
tjetėr ėshtė qė njeriu tė jetė i ēiltėr me
vetveten dhe mos ta arsyetojė shumė atė, nė
mėnyrė qė mos tė befasohet nga vdekja e pastaj tė
pendohet, pasi pendimi atėherė nuk do ti sjellė
dobi.
Vėlla i nderuar,
ska dyshim se tė qarėt nga frika e Allahut tė
Lartėsuar ka vlerė tė madhe. Transmetohet se i
Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi tė, ka thėnė: Shtatė grupe
njerėzish Allahu do ti fusė nėn hijen e Tij ditėn
kur nuk do tė ketė hije tjetėr pos hijes sė Tij.
Ndėr ta pėrmendi edhe njeriun e vetmuar, i
cili e pėrmend Allahun dhe i rrjedhin lotėt.
Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
Pėrse tė tjerėt qajnė nė Ramazan, kurse unė jo?
Kjo pyetje sillet nė mendjen e shumicės sė atyre
qė kanė mangėsi nė kryerjen e urdhrave tė Allahut,
port ė gjithė ne kemi mangėsi dhe e lusim Atė qė
tė na falė. Kur dėgjojmė ajete kuranore, kur
lexohen hadithe tė tė Dėrguarit tė Allahut ose
rrėfime nga tė parėt tanė, vėrejmė se shumica e
njerėzve tė cilėve u janė zbutur zemrat qajnė.
Pėrse ata qajnė, kurse unė jo?
Bėj pėrpjekje qė tė kem frikė nga Allahu, por
smundem. Ata pranė meje, qajnė. A thua, pėrse?!
Shkakun vėlla i nderuar, e ka treguar Allahu i
Lartėsuar: Jo, nuk ėshtė ashtu! Por tė kėqijat
qė i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan. (Mutafifin,
14)
Pra, pėr shkak tė veprave tė tyre, nė zemrat e
tyre nuk depėrtojnė mirėsitė dhe u ėshtė shtuar
hutimi e pakujdesia. Pikėrisht ky ėshtė shkaku i
vėrtetė pėr qarjen e pakėt nga frika e Allahut tė
Lartėsuar.
Ēfarė i bėri ata qė tė kenė frikė dhe tė qajnė,
madje tė ndiejnė kėnaqėsi me kėtė veprim, kurse ne
nuk qajmė?
Ata u larguan nga mėkatet dhe synim kanė botėn
tjetėr, zemrat e tyre u pėrmirėsuan dhe sytė e
tyre lotuan. Ndėrsa ne, kur i humbėm kėto, zemrat
tona u prishėn dhe sytė tanė u shterėn.
Vėlla i nderuar, dije se frika ndaj Allahut, pas
sė cilės pason qarja, nuk vjen dhe nuk vazhdon
vetėm se nga pasimi i gjėrave nė vijim dhe
vazhdimi i tyre:
1- Pendimi tek Allahu i Lartėsuar dhe kėrkimi i
faljes me zemėr dhe gjuhė, duke iu drejtuar Atij
me pendim dhe frikė. Nė kėtė mėnyrė, njeriu do tė
ketė turp nga Allahu i Madhėrishėm, i Cili e ka
begatuar duke i dhėnė mundėsinė tė pendohet.
2- Braktisja e mėkateve dhe pasja kujdes prej
tyre, qofshin tė vogla a tė mėdha, tė dukshme a tė
padukshme, ngase ato janė sėmundje tė vazhdueshme
qė ia vėshtirėsojnė zemrės kryerjen e veprave tė
mira, e bėjnė atė tė errėt dhe gjithmonė sjellin
brenga dhe zhgėnjim.
3- Afrimi ndaj Allahut me respektimin e urdhrave
tė Tij me agjėrim, me namaz, me haxh, me lėmoshė (sadaka),
me pėrmendjen e Tij dhe me bamirėsi.
4- Pėrkujtimi i botės tjetėr (ahiretit). Ēudia mė
e madhe vėlla i nderuar, ėshtė se ne e dimė se kjo
botė do tė mbarojė dhe se e ardhmja e vėrtetė
ėshtė nė botėn tjetėr. Megjithėkėtė, ne nuk
punojmė pėr kėtė tė ardhme tė pėrhershme e tė
vėrtetė. Allahu i Lartėsuar thotė: Kush ėshtė
qė ka pėr qėllim vetėm kėtė botė, Ne atij qė duam
i japim nė tė aq sa duam, e pastaj atij e bėjmė tė
hyjė nė xhehenem i nėnēmuar, i pėrbuzur. E kush e
ka pėr qėllim botėn tjetėr, duke qenė ai besimtar,
pėrpiqet pėr tė ashtu siē i takon asaj, angazhimi
i tyre do tė jetė i pranishėm (te Zoti). (Isra,
18-19)
5- Dija pėr Allahun e Lartėsuar, pėr emrat dhe
cilėsitė e Tij. Allahu thotė: Po Allahut ia
kanė frikėn nga robėrit e Tij, vetėm dijetarėt.
(Fatir, 28). Ėshtė thėnė: Kush e njeh mė shumė
Allahun, ia ka frikėn mė tepėr Atij.
Mė pas, tė porosis pėr shtimin e leximit mbi
gjendjen e burrave tė mirė e tė sinqertė dhe
marrjen e tyre si shembull nė jetė.
Vėlla dhe motėr e nderuar, ditėt e kėtij muaji
janė ditė mirėsish e begatish pėr shumė raste qė
robi tė kthehet tek Allahu. Djajtė (shejtanėt)
lidhen nė pranga, hapen portat e mirėsive e
shtohen adhurimet. Ndaj, kthehu te Zoti yt, afroju
dhe drejtoju Atij. Largohu prej mėkateve dhe pa
dyshim qė syri yt do tė lotojė dhe zemra do tė
ketė frikė e do tė rrėqethet.