Nuk
dėshiroj fėmijė pėr shkak tė frikės nga varfėria
Shumė prej burrave dhe grave
muslimane nuk bėjnė fėmijė apo e kufizojnė numrin
e fėmijėve tė tyre nga frika e varfėrisė. Si ka
mundėsi qė njė besimtar dhe besimtare tė ketė
frikė nga varfėria apo nga risku i fėmijės sė
tyre, kur Allahu subhanehu ue teala ka thėnė:
Nuk ka asnjė gjallesė nė tokė qė Allahu tė mos ia
ketė garantuar furnizimin e saj. (Hud, 6).
Gjithashtu, Allahu subhanehu ue teala thotė:
Sa e sa gjallesa janė qė nuk kanė mundėsi pėr
furnizimin e vet. Allahu i furnizon ato edhe ju.
Ai ėshtė dėgjuesi, i dijshmi. (El Ankebut,
60)
Mos iu frikėsoni furnizimit tė fėmijėve tuaj sepse Allahu subhanehu
ue teala ėshtė Ai i cili ju furnizon ju dhe ata,
pra vetėm nga Ai kėrkoni furnizim. Allahu
subhanehu ue teala thotė: Pra kėrkojeni
furnizimin tek Allahu, adhurojeni Atė dhe shprehni
falėnderimin Atij, pse tek Ai do tė ktheheni.
(El Ankebut, 17)
Allahu subhanehu ue teala e ka urryer veprėn e injorantėve nė kohėn
e Pejgamberit alejhi selam, tė cilėt i vrisnin
foshnjat e tyre nga frika e varfėrisė. Gjithashtu,
Allahu subhanehu ue teala na ka ndaluar ta bėjmė
njė gjė tė tillė. Allahu subhanehu ue teala thotė:
Ju mos i mbytni fėmijėt tuaj nga frika e
varfėrisė, se Ne ua sigurojmė furnizimin atyre dhe
juve, e mbytja e tyre ėshtė mėkat i madh. (El
Isra, 31)
Allahu subhanehu ue teala i ka urdhėruar muslimanėt qė ti
mbėshteten vetėm Atij: Dhe vetėm Allahut
mbėshtetjuni, nėse jeni besimtarė tė sinqertė.
(El Maide, 23) Dhe thotė: Kush i mbėshtetet
Allahut, Ai i mjafton atij. (Et-Talak, 3)
O ju muslimanė, mbėshtetuni Allahut subhanehu ue teala dhe mos kini
frikė nga furnizimi i fėmijėve tuaj, sepse Ai i
cili ia ka garantuar furnizimin e tyre duke qenė
ata nė barkun e nėnės, Ai ėshtė i cili ia ka
garantuar furnizimin edhe nė kėtė botė.