Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A i urdhėroni njerėzit qė tė bėjnė tė mira e veten po e harroni?

Allahu i Lartėsuar thotė: "Vallė, a i urdhėroni njerėzit qė tė bėjnė tė mira e veten po e harroni, ju qė lexoni shkrimet?! A nuk arsyetoni?" (Bekare, 44)
Ky ajet kuranor ka zbritur nė kontekstin e pėrkujtimit Beni Israilėve tė dhuntive tė Allahut tė Lartėsuar ndaj tyre. Qėllimi i ajetit – Allahu e di mė sė miri- ėshtė tė sqarojė gjendjen e ēifutėve dhe tė atyre qė janė si ata dhe qė ecin sipas ligjeve tė tyre. Ata kryenin detyrėn e kėshillimit dhe tė mėsimit ashtu siē bėn zanatliu me zanatin e tij, tregtari me tregtinė e tij, punėtori me punėn e tij, vetėm me pėrmbushjen e detyrės sė tyre, me qėllim qė tė fitojnė kompensimin pėr atė qė bėjnė. Ata nuk e shikojnė gjendjen e tyre kundrejt urdhrave me tė cilat i urdhėrojnė njerėzit.

Me fjalėn "njerėzit" nė ajet synohet masa e gjerė nga populli i ēifutėve. Kuptimi i ajetit ėshtė: Si po i urdhėroni pasuesit tuaj dhe masėn e gjerė qė tė bėjnė mirė, por po e harroni veten tuaj?

Gjithashtu, ajeti ėshtė edhe kėrcėnim pėr dijetarėt e tyre sepse ata e dinė se ajo me tė cilėn ka ardhur i Dėrguari i Allahut ėshtė e vėrtetė. Ata i urdhėrojnė pasuesit e tyre me kėshilla e nuk dėshirojnė shpėtimin e vetvetes. Ibn Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, gjatė komentimit tė kėtij ajeti thotė: "A po i ndaloni njerėzit nga mosbesimi (kufri), ndėrsa po e lini veten tuaj? Ju po mohoni atė ēfarė ka nė Tevrat, po e kundėrshtoni marrėveshjen Time dhe po mohoni atė qė dini nga Libri Im.”

E mira nėnkupton dobinė nė vepra pėr ēėshtjet e kėsaj bote dhe tė botės tjetėr. Ėshtė transmetuar se e mira ėshtė nė tri gjėra: "E mira nė adhurimin e Allahut, e mira nė kujdesin ndaj tė afėrmve dhe e mira nė sjelljen ndaj tė tjerėve".

Qortimi nė ajet ėshtė pėr shkak tė lėnies sė veprės sė mirė e jo pėr shkak tė urdhėrimit pėr nė mirėsi. Kėshtu Allahu i Lartėsuar nė Librin e Tij i ka qortuar ata njerėz, tė cilėt urdhėrojnė pėr vepra tė mira dhe nuk punojnė me to. I ka qortuar me njė qortim, i cili lexohet edhe sot e kėsaj dite. Urdhėrimi nė tė mirė ėshtė obligim pėr dijetarin dhe mė parėsore ėshtė qė i dijshmi tė punojė bashkė me ata qė i urdhėron e jo tė largohet prej tyre. Shuajbi, paqja e Zotit qoftė mbi tė, i drejtohet popullit tė vet duke u thėnė: "Unė nuk dėshiroj tė bėj atė, qė jua ndaloj juve." (Hud, 88)

Urdhėrimi nė tė mirė dhe tė punuarit me tė janė obligim dhe nuk bie njėra prej tyre e tė lihet tjetra sipas mendimit mė tė saktė tė dijetarėve. Harresa nė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar (e veten po e harroni) ka pėr qėllim lėnien, respektivisht po e lini veten tuaj nga obligimi i asaj qė po i urdhėroni tė tjerėt.

Harresa النسيان vjen me kuptimin e lėnies; kėtė kuptim ka nė kėtė ajet. Ngjashėm me kėtė ka ardhur edhe nė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: "Ata e kanė harruar Allahun, por edhe Ai i ka harruar ata" (Tevbe, 67), gjithashtu fjala e Tij: "Kur ata i harruan paralajmėrimet Tona" (En'am 44) e ajete tė tjera. Gjithashtu, kjo fjalė e ka kuptimin e tė kundėrtės sė tė mbajturit mend dhe tė kujtesės.

Fjala e Allahut tė Lartėsuar: "A nuk arsyetoni?!" nėnkupton pyetjen e mohimit tė arsyetimit tė tyre dhe ėshtė pyetje nė formė tė mohimit dhe tė qortimit. Ēdokush qė vazhdon tė tregohet i pavėmendshėm pėr veten e vet dhe nuk mendon pėr tė mirėn e saj, pothuajse i ka humbur arsyetimi dhe logjika. Ndėrsa pėr atė se ky veprim konsiderohet i keq nuk dyshon asnjė i menēur.

Qėllimi kryesor i kėsaj porosie kuranore ėshtė tėrheqja e vėrejtjes pėr besimtarėt nė pėrgjithėsi, e pėr thirrėsit nė veēanti, rreth domosdoshmėrisė sė pajtimit dhe bashkimit tė fjalės dhe veprės, e jo qė fjala e tyre tė jetė nė njė luginė ndėrsa vepra e tyre nė njė luginė tjetėr. Dija mė e dobishme ėshtė ajo qė e vėrteton vepra. Prandaj, ai qė urdhėron nė tė mirėn dhe nė tė dobishmen, duhet tė nxitojė i pari drejt saj. Nė hadithin e vėrtetė, pėr tė Dėrguarin e Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, thuhet se: "Morali i tij ishte Kurani". Sjellja dhe veprat e tij ishin nė pajtueshmėri tė plotė me atė qė ka zbritur Kurani dhe ka urdhėruar pėr tė. Puna ėshtė fryt i dijes dhe nuk ka dobi dija pa vepėr.

Nė fund po e pėrmbyllim bisedėn tonė rreth kėtij ajeti me fjalėn e Ibrahim en Nahaij, Allahu e mėshiroftė, i cili thotė: "Unė i urrej rrėfimet pėr shkak tė tre ajeteve kuranore. Fjala e Allahut tė Lartėsuar: "Vallė, a po i urdhėroni njerėzit qė tė bėjnė tė mira..." (Bekare, 44), fjalėn e Tij: "Pėrse thoni atė qė nuk e bėni?" (Saf, 2), dhe fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: "Unė nuk dėshiroj tė bėj atė, qė jua ndaloj juve." (Hud, 88)

E lusim Allahun e Madhėrishėm tė na bėjė prej atyre tė cilėt e punojnė atė qė e urdhėrojnė. "Ndėrsa suksesi im varet vetėm nga Allahu. Tek Ai mbėshtetem dhe Atij i drejtohem." (Hud, 88)


 

Almedin Ejupi
12.4.2009

                                         www.klubikulturor.com