Si
qėndron puna me ata qė pajtohen pėr njė ēėshtje
dhe mė pas tėrhiqen?
Pyetja:
Si qėndron puna me ata qė pajtohen pėr njė ēėshtje apo
qė premtojnė dhe lidhin besė pėr hir tė Zotit pėr njė
ēėshtje dhe mė pas pėr shkak tė tekave dhe qejfeve tė
veta e prishin atė? Apo si qėndron puna me atė person qė
premton fejesėn, pa marrė parasysh situatat aktuale nė
tė cilat mund tė gjendemi dhe ndėrkohė pėr shkak tė
qejfeve tė veta dhe tė njerėzve tė vet e refuzon njė gjė
tė tillė, e siē dihet po ia merr kohen dhe angazhimet
personit tė kundėrt dhe ndoshta po e lėndon shumė rėndė
dhe mund lirisht tė konkludojmė se kjo ėshtė tradhti
parabashkėshortore. Si gjykon Islami pėr tradhti tė
tilla me tė cilat u shkaktohet humbje dhe dėm i madh
personave qė u bėhet tradhti? Ju faleminderit pėr
pėrgjigjen, Zoti ju bekoftė!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Nuk e kemi shumė tė qartė pėr problemin pėr tė cilin na
shkruani, por si duket ėshtė fjala pėr ndonjė
marrėveshje e fejesės qė keni pasur me dikė apo qė keni
qenė afėr saj dhe tani pala me tė cilėn jeni marrė vesh,
nuk dėshiron mė qė tė realizohet kjo fejesė.
Sido qė tė jetė, nėse pėr kėtė ekziston arsye, edhe pse
ju nuk jeni nė dijeni pėr ato arsye, atėherė nė kėtė nuk
ka mėkat dhe tė keq. Por nėse nuk ka arsye, atėherė
parimisht besimtari duhet ta pėrmbushė premtimin e tij
dhe tėrheqja nė kėto raste nuk ėshtė shenjė e mirė.
Ēėshtja e vendimit pėr martesė nuk ėshtė njė gjė e
thjeshtė dhe nuk ėshtė njė punė qė ka kthim mbrapa, apo
edhe nėse ka, atėherė pas vetes lė pasoja, prandaj
mendojmė se ndoshta mė mirė ėshtė tė merret vendim tani
sesa kur puna shkon mė larg dhe atėherė kur pasojat janė
mė tė mėdha. Me fjalė tė tjera, themi se ėshtė e mundur
qė pala tjetėr t'i ketė arsyet e veta pse nuk pranon tė
pėrmbushet kjo marrėveshje dhe mė mirė ėshtė qė vendimi
i tyre tė bėhet tani sesa mė vonė. Ndoshta ky vendim pėr
ju ėshtė jo i mirė apo nuk ju pėlqen, por dijeni se
Allahu i Lartmadhėruar nė caktimin e Tij ka urtėsi dhe
njohuri tė cilat ne nuk i kuptojmė ose do t'i kuptojmė
mė vonė. Allahu i Madhėruar thotė:
“Mund ta urreni njė gjė, por ajo ėshtė e mirė pėr ju;
e mund tė doni njė gjė, por ajo ėshtė e dėmshme pėr ju.
Allahu e di e ju nuk e dini.” (Bekare, 216)
Prandaj, vėlla i nderuar, ju kėshillojmė qė tė
pėrmbaheni pėr kėtė vendim tė palės tjetėr dhe tė mos
nxitoni qė tė mendoni se kjo shkon nė dėm tuajin, pėr
arsye se shumė herė neve na ndodh qė tė kemi dėshira tė
ndryshme, por ato tė jenė tė dėmshme pėr ne dhe e
kundėrta. Lus Allahun e Lartėsuar t'ju japė tė mirėn nė
kėtė botė dhe nė botėn tjetėr! Amin!