Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Si duhet tė veprojė njė grua muslimane nė rast se pėrpiqen ta rrėmbejnė?

Pyetja:

Es-selamu alejkum!
Doja t’ju pyesja se si duhet tė veprojė njė grua muslimane nė rast se (Allahu mos na sprovoftė) pėrpiqen ta rrėmbejnė... pasojat dihen.
E di se duhet tė rezistojė sa mundet, por po qe se ndodhet para grykės sė njė revolveri duhet tė kundėrshtojė apo t’u bindet? A vlen e njėjta gjė edhe kur je (Allahu na ruajttė) fare pranė njė thike?
Allahu ju shpėrbleftė!


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Ėshtė njė parim i pėrgjithshėm nė dispozitat islame se nė raste tė jashtėzakonshme, kur njeriu detyrohet ta shkelė ndonjė ligj ose ndalesė qoftė nga frika, dhuna, vdekja apo ndonjė rrethanė tjetėr tė ngjashme, atėherė personi i kėtillė ėshtė i arsyetuar dhe nuk llogaritet shpėrfillės. Allahu i Lartėsuar nė lidhje me shkeljen e mėkatit mė tė rėndė, mosbesimit (kufrit), e pėrjashton nga dėnimi personin i cili e bėn kėtė (kufirin), kur ai ėshtė i detyruar dhe nga frika, por me kusht qė kėtė ta bėjė vetėm me gjuhė, duke e urryer veprimin e tillė me zemėr. Ai nė Kuran thotė:
“Kushdo qė mohon Allahun, pas pranimit tė besimit, (do tė dėnohet ashpėr), pėrveē atij qė ėshtė i detyruar me forcė, ndėrkohė qė zemra e tij ėshtė plot besim. Ndėrsa ata qė ia hapin zemrėn mosbesimit, do tė kenė mbi vete zemėrimin e Allahut dhe njė dėnim tė madh.” (Nahl, 106)
Nga ky ajet kuptojmė se njeriu i cili shkel ndonjė ndalesė dhe pėr kėtė ėshtė i detyruar, atėherė i personi i kėtillė ėshtė i falur pėr shkeljen e asaj dispozite.
Prandaj nėse edhe femra nė ndonjė rrethanė tė jashtėzakonshme, detyrohet ta shkelė ndonjė dispozitė atėherė nuk ka mėkat, posaēėrisht nėse janė situatat tė cilat ju i pėrshkruani. Allahu i Lartėsuar konkretisht pėr kėtė thotė:
“...Nėse ndokush i detyron ato (femrat pėr amoralitet), Allahu do tė jetė Falės dhe Mėshirėplotė pėr to.” (Nur, 33)
Mirėpo kėtu duhet tė kemi parasysh se jo ēdo rrethanė mund tė konsiderohet e justifikueshme pėr tė shkelur besimtari ndonjė dispozitė. Sido qė tė jetė, kjo problematikė diskutohet mjaft mirė nga dijetarėt islamė nė vende tė shumta nė librat e jurisprudencės islame, madje ekzistojnė edhe studime e disertacione tė ndryshme qė rrahin problemin kur njeriu konsiderohet i detyruar dhe kur jo, pastaj edhe cilat dispozita mund tė shkelen dhe cilat jo dhe kėshtu me radhė.

 


Alaudin Abazi
6.12.2009

                                             www.klubikulturor.com