Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
S’po mundem tė pajtohem me fatin

Pyetja:

Zoti qoftė gjithmonė me ju dhe ju shpėrbleftė me tė mirat qė po bėni.
Kam njė hall shumė tė madh dhe s’po mundem tė pajtohem me fatin. Para dy vjetėsh jam njohur me njė djalė i cili ishte besimtar shumė i madh i fesė dhe i falte pesė vaktet.
Pas njė kohe shumė tė shkurtėr vendosi qė tė vinte tek familja ime dhe tė bisedonte me ta, me babanė tim, i cili po ashtu i fal pesė vaktet dhe ėshtė shtatėdhjetėvjeēar.
Unė kam qenė shumė e sinqertė me tė . Pėrpara s’kam pasur lidhje tjetėr, ai e dinte kėtė, mirėpo filloi qė pėr ēdo gjė tė gėnjente, nuk fliste asnjėherė tė vėrtetėn. Kur jam lidhur me tė, mė ėshtė betuar nė Zot se ėshtė shumė i sinqertė me mua. Unė i kam besuar pėr ēdo gjė, kam menduar tė lidh jetėn me tė e mė pas kemi planifikuar edhe fejesėn. Mirėpo ai s'ishte i sinqertė, njė ditė mė tha qė s’mundemi mė tė jemi bashkė. E luta tė ma tregonte arsyen pse, por nuk m'u pėrgjigj. Filluan familja ime tė mė pyesnin pėr shpjegime, por nuk kisha ēfarė t’ju thosha, e ndieja veten fajtore para tyre.
Pas njė muaji filloi prapė tė mė thėrriste e unė mendova dhe vendosa t’ia fal gabimin e parė. Thashė me vete se ndoshta ka gabuar dhe si besimtare qė jam e fala. Mirėpo pas njė muaji mė thirri nė telefon dhe mė tha se po fejohem me njė tjetėr e sa i pėrket ty dhe familjes tėnde, s’ka ē’ju intereson mė pėr mua.
Ju lutemi mė tregoni se sa ka tė drejtė njė besimtar qė shkon nė xhami tė lėndojė njė njeri qė s'ka faje. Si mundet ta thyejė besėn e Zotit njė njeri i cili ėshtė betuar pėrpara njė njeriu? Ai edhe vėllanė e kishte hoxhė.
S’po mundem tė pajtohem me kėtė fakt edhe pse jam besimtare shumė e fortė, s’po mundem tė besoj qė mundet njė njeri tė bėjė kėsi gjėrash.
Ju lutemi mė ndihmoni se ēfarė tė bėj. E di qė familja ime mė kanė falur, mirėpo pėr ēdo ēast e di qė e mallkojnė, edhe pse e ndiej veten shumė fajtore pse jam lidhur me tė, pse e kam lėnduar edhe veten edhe familjen time, por thjesht kam menduar se ėshtė njeri i Zotit, i cili e respekton fenė dhe Zotin.
Faleminderit. Zoti jua shpėrbleftė me tė mira!


Pėrgjigjja:

Alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Motėr, kjo ėshtė si rezultat i mosnėnshtirimit tėnd ndaj urdhrave tė Allahut xh.sh., sepse Allahu xh.sh e ka ndaluar qė tė kalojnė meshkujt me femrat. Allahu xh.sh. ka thėnė: “Dhe mos ju afroni amoralitetit”.
Kurse Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: “Dy sytė bėjnė amoralitet dhe amoraliteti i syve ėshtė shikimi, duart bėjnė amoralitet dhe amoraliteti i duarve ėshtė prekja.” (Muslimi)

Na ėshtė ndaluar neve tė shikojmė apo tė prekim gjinitė e ndryshme. Gjithashtu Islami e ka ndaluar edhe tė shikojmė gjinitė e ndryshme. Allahu xh.sh. i ka urdhėruar meshkujt qė tė ulin shikimin e tyre: “Thuaju besimtarėve tė ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre” (En-Nur 30) Gjithashtu i ka urdhėruar femrat tė ulin shikimin e tyre: “Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre, tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme, le tė venė shamitė mbi kraharorin e tyre dhe tė mos ua tregojnė bukuritė e tyre askujt” (En-Nur 31), dhe kjo nėnkupton se shikimi ėshtė njė shtytje pėr amoraliet.

Pastaj Allahu xh.sh. na ka ndaluar edhe tė vetmohemi me gjini tė ndryshme. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Mos tė vetmohet njė mashkull me njė femėr pėrveē nėse ajo ka njė mahrem me vete.” Buhariu dhe Muslimi.
Kur Allahu xh.sh na ka ndaluar qė tė prekim dorėn apo trupin e gjinisė tė ndryshme, po ashtu na ka ndaluar tė vetmohemi me ta dhe na ka obliguar tė ulim shikimin. E si motėr pas tė gjitha kėtyre argumenteve njė mulsiman, siē thua ti pėr atė djalin, se ka qenė musliman i mirė, si ka mundėsi qė njė musliman i mirė tė pranojė tė kalojė me njė femėr? Po ashtu, edhe ti oj motėr muslimane, si tė pranosh t’i bėsh mėkat Allahut xh.sh. duke kaluar me njė djalė pa u martuar me tė?!

Kjo ēka tė ka ndodhur motėr ėshtė pėr shkak tė mėkateve tė tua, sepse Allahu xh.sh. nuk e ndalon asnjė send pa arsye apo ndonjė urtėsi dhe kjo ėshtė njė ndėr urtėsitė e Allahut se pse e ka ndaluar qė tė kalojnė meshkujt me femra.

Sė fundi motėr, tė kėshilloj qė tė pendohesh te Allahu xh.sh. nga kjo vepėr dhe mos tė kalosh me askėnd. Martohu ashtu siē na ka obliguar Allahu xh.sh. dhe kėtu do ta gjesh lumturinė, sepse lumturia nuk gjendet nė aventura dhe harame.

 

Eroll Nesimi
26.7.2009

                                             www.klubikulturor.com