Selam alejkum! Doja tė pyesja imamin se n.q.s. njė nga
netėt teke tė 10 ditėshit tė fundit tė Ramazanit nuk e
agjėroj dhe ajo mund tė ketė qenė Nata e Kadrit, n.q.s.
e agjėroj atė ditė pas Ramazanit, mė quhet sikur kam
agjėruar Natėn e Kadrit?
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Fillimisht besimtari duhet ta kuptojė se Allahu i
Lartėsuar nuk e ngarkon robin e Tij me njė gjė qė nuk
mund ta pėrballojė, ashtu si nuk e merr nė pėrgjegjėsi
pėr gjėrat tė cilat i neglizhon me arsye. Prandaj nėse
njeriu e lė pa agjėruar ndonjė ditė prej ditėve tė
Ramazanit, qoftė edhe Natėn e Kadrit, por me arsye;
ėshtė i sėmurė apo ėshtė nė udhėtim dhe agjėrimi i bėn
dėm atij, atėherė ai me lejen e Allahut nuk do tė
privohet nga shpėrblimi tė cilin do ta fitonte po tė
ishte i shėndoshė dhe tė kishte mundėsinė ta agjėronte
atė ditė dhe tė bėnte ibadet atė natė. Dija e Allahut
ėshtė absolute dhe e pėrfshin edhe atė qė e kemi bėrė,
por edhe atė qė nuk e kemi bėrė dhe po tė ishte e mundur
nga ne ta bėnim, se si do ta bėnim. Pėr kėtė themi se
nėse njė besimtar gjatė viteve tė mėhershme ka qenė i
kujdesshėm qė dhjetė netėt e fundit tė jetė i
pėrkushtuar dhe ta shtojė adhurimin qė ta arrijė Natėn e
Kadrit, por nė kėtė Ramazani i ndodhi atij ndonjė
pengesė sikurse sėmundja, atėherė Allahu nuk do t`ia
humbė vazhdimėsinė e veprave, pasi ai nuk e neglizhoi me
vetėdashje, por me arsye. Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja
qofshin mbi tė thotė: “Nėse robi i Allahut sėmuret apo
shkon nė udhėtim, atij i shėnohen shpėrblimet tė cilat i
kryente, kur ishte nė shtėpi dhe ishte shėndoshė.”
(Shėnon Buhariu)
Allahu e di mė sė miri!