Selamu
alejkum!
Kisha njė pyetje rreth namazit tė sabahut.
Kur falet namazi i sabahut nė shtėpi, a mundet qė tė
falet edhe nėse ende sėshtė thirrur ezani nėpėr xhami,
por koha e imsakut ka 1 orė apo mė shumė qė ka hyrė.
Nėse po, pas sa kohe bėn tė falet ky namaz prej kur ka
hyrė koha e imsakut?
Po nisem gjithmonė nga ajo se ka disa xhami qė e
thėrrasin ezanin e sabahut mė herėt e disa mė vonė, por
nė njė periudhe kohe 10-15 minuta nė mes tyre. Allahu ju
shtoftė diturinė!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij,
mbi
shokėt
e tij
dhe mbi
tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Hyrja e kohės sė namazit nuk ndėrlidhet domosdoshmėrisht
me thirrjen e ezanit nė xhami kjo pėr faktin se ėshtė e
mundur qė njė kohė e namazit tė hyjė nė orėn e caktuar
me kalendar (takvim), mirėpo xhemati tė merret vesh ta
thėrrasin ezanin disa minuta mė vonė, sikurse ndodh nė
namazin e drekės. Hyrja e kohės sė namazit tė drekės me
kalendar gjatė verės ėshtė pėrafėrsisht nė ora 12:30,
mirėpo nė tė gjitha xhamitė ezani thirret nė ora 13:00.
Prandaj nėse muslimani pėr ndonjė shkak tė arsyetuar nuk
mund tė dalė nė xhami ose do tė udhėtojė para ezanit tė
drekės, atėherė atij i lejohet ta falė drekėn me
pėrcaktimin e kalendarit nė orėn 12:30, edhe pse ende
nuk ėshtė thirrur ezani nė xhami. Gjithashtu edhe gruas
qė falet nė shtėpi, i lejohet ta falė drekėn ashtu siē
ėshtė paraparė me kalendar, edhe nė qoftė se ezani ende
nuk ėshtė thirrur nė xhami.
Gjithashtu edhe namazi i sabahut nuk ndėrlidhet me
ezanin e sabahut qė thirret nė xhami. Te ne rėndom ezani
i sabahut nėpėr xhami thirret pesėdhjetė minuta para
lindjes sė diellit, ndėrsa koha e faljes hyn shumė mė
herėt se kjo. Koha e tij hyn 18 minuta pas imsakut. Kjo
ėshtė kėshtu duke pasur parasysh kalendarėt, tė cilat
bėjnė llogaritjen e kohėve nė rajonin e Ballkanit; nė
Shqipėri, Kosovė, Maqedoni dhe Bosnje. Nėpėr kėta
kalendarė bėhet vėrejtja se ekziston njė kohė prej 18
minutash nga imsaku deri nė kohėn e sabahut, prandaj ne
duhet tė presim pėr aq kohė pas imsakut qė ta falim
namazin e sabahut. Allahu e di mė sė miri!