Selam
alejkum! E kam njė pyetje. Dje, derisa isha agjėrueshėm,
u ula dhe shikova tv njė serial. Aty ishte njė skenė
erotike tė cilėn nuk e shikova, por u ndjeva disi
ndryshe edhe pse s’e pashė, u ndjeva me epsh. Kjo zgjati
disa orė, pastaj u pastrova, mora gusėl dhe fala
ikindinė. Nuk jam e sigurt nėse kam pasur orgazėm, se
s’kisha shenja tė mėdha. Pyetja ime ėshtė nėse jam bėrė
xhunub, a e kam prishur agjėrimin edhe a kam qenė e
pastėr pėr tė agjėruar sot pasi jam pastruar dhe kam
marr guslin gjatė asaj dite kur ka mundur tė ndodhė
orgazma? Ju faleminderit shumė, Allahu ju shpėrbleftė!
Pėrgjigjja:
Alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Para se t'i pėrgjigjem pyetjes tėnde, dua tė ta
pėrkujtoj qė mėkati nė Ramazan ėshtė shumė mė i madh
sesa jashtė Ramazani ashtu sikurse edhe shpėrblimet janė
mė tė mėdha nė Ramazan sesa jashtė Ramazani.
Shikimi i filmave qė kanė pėrmbajtje erotike nuk ėshtė i
lejuar edhe jashtė Ramazanit, kurse nė Ramazan harami
ėshtė edhe mė i madh.
Allahu xh.sh. ka thėnė: “Thuaju besimtarėve tė ndalin
shikimet (prej haramit), t’i ruajnė pjesėt e turpshme tė
trupit tė tyre se kjo ėshtė mė e pastėr pėr ta. All-llahu
ėshtė i njohur hollėsisht pėr atė qė bėjnė ata. Thuaju
edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnė
pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre, tė mos zbulojnė
stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme, le tė
venė shamitė mbi kraharorin e tyre.” (En-Nur 30-31)
Allahu xh.sh. nė kėtė ajet i urdhėron meshkujt edhe
femrat tė ulin shikimet e tyre, pra mos tė shikojnė
gjininė tjetėr, dhe ky ajet ka pėr qėllim mos t'i
shikojnė nėpėr rrugė duke e ditur se nuk janė duke bėrė
dashuri apo nuk janė tė zhveshur, kurse tė shikosh
gjininė tjetėr duke bėrė marrėdhėnie apo tė shikosh
skena erotike ky ėshtė njė haram edhe mė i madh pėr tė
cilin duhet tė pendohesh sinqerisht tek Allahu xh.sh.
Sa i pėrket pyetjes tėnde pėr agjėrimin tėnd, kjo varet
nga gjendja jote, se a je bėrė xhunub apo jo.
1. Nėse nuk je bėrė xhunub, atėherė nuk e ke prishur
agjėrimin dhe agjėrimi yt ėshtė nė rregull.
2. Kurse nėse je bėrė xhunub, e ke pėr obligim ta
kompensosh kėtė ditė.