E nderuara
redaksi, jam njė motėr me mbulesė dhe njė djalė xhaxhai
mendoj se e kam vėlla nga qumėshti, por nuk po kam guxim
t'i flas pėr dore apo tė dal para tij pa mbulesė,
prandaj kam nevojė pėr njė argument tė fuqishėm dhe njė
fetva se kur e kemi dikė vėlla/motėr nga qumėshti.
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij,
mbi
shokėt
e tij
dhe mbi
tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Tė pėrgėzoj motėr e nderuar se ajo qė ke bėrė ti ėshtė e
njė rėndėsie tė madhe nė Islam. Pra, para se tė
ndėrmerrni ndonjė hap, tė shikoni nė fenė tuaj se qysh e
gjykon ajo atė gjė.
Allahu i Lartėsuar nė Kuranin e Madhėrishėm thotė:
"Pėr Zotin tėnd jo, ata nuk janė besimtarė (tė asaj qė
tė zbriti ty as tė asaj para teje) derisa tė mos
zgjedhin ty pėr tė gjykuar nė atė konflikt mes tyre, e
pastaj (pas gjykimit tėnd) tė mos ndiejnė pakėnaqėsi nga
gjykimi yt dhe (derisa) tė mos binden sinqerisht.
(Nisa, 65)
Pra, pėr tė qenė musliman i denjė kėrkohen nga ti tri
gjėra:
E para: Para se tė veprosh ndonjė gjė, tė shikosh
mendimin apo atė qė thotė feja jote.
E dyta: Tė hapėsh gjoksin tėnd dhe tė jesh i gatshėm ta
pranosh gjykimin e Islamit nė atė formė qė ai e sheh
duke mos e favorizuar atė nga anon ti apo epshi yt. Dhe
e treta dhe e fundit, ti dorėzohesh atij gjykimi edhe
nėse nuk tė duket i drejtė nė shikim tė parė.
Allahu i Lartėsuar nė Kuranin e Tij Famėlartė i ka
pėrcaktuar muslimanit dhe muslimanes ata apo ato qė i
lejohen pėr martės nė njė formė shumė tė prerė.
Allahu nė njė citat kuranor cakton ato qė i ndalohen
muslimanit pėr martesė: U janė ndaluar juve (tė
martoheni me): nėnat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja,
hallat tuaja, tezet tuaja, bijat tuaja, bijat e motės,
nėnat tuaja qė ju kanė dhėnė gji, motrat nga gjiri,
nėnat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat qė janė nėn
kujdesin tuaj e tė lindura (prej tjetėr babai) nga gratė
tuaja me tė cilat patėt kontakt, e nėse nuk kenė pasur
kontakt me to (me gratė), atėherė s'ka pengesė (tė
martoheni me ato vajza), dhe (janė tė ndaluara) gratė e
bijve tuaj qė janė tė lindjes suaj (jo tė bijve tė
adoptuar), dhe tė bashkoni (pėrnjėherė nė njė nikah) dy
motra, pėrpos asaj qė ka kaluar. Vėrtetė, Allahu fal
shumė, ėshtė mėshirues i madh. (Nisa, 23)
Njėri nga ata qė i ndalohet muslimanit tė martohet me tė
ėshtė motra nga qumėshti, ashtu siē u cek nė citatin e
lartpėrmendur. Pėr tu konsideruar vėlla apo motėr nga
qumėshti, duhet qė sė paku tė ushqehet nga qumėshti i
nėnės sė atij apo asaj motre 5 herė dhe tė ushqehet
derisa tė ngopet, duke qenė brenda 2 viteve tė lindjes
sė tij apo saj, sepse Pejgamberi, paqja dhe shpėtimi i
Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: Nuk konsiderohet
ridaa tė ushqyer pėrpos brenda 2 viteve tė lindjes,
dhe hadithi qė gjendet nė Sahih Muslim nga Ajshja,
Allahu qoftė i kėnaqur me tė, e cila thotė: Nga ajo qė
u zbrit nė Kuran ishte tė ushqyerit dhjetė herė nga
gjiri dhe ajo u anulua me pesė herė dhe vdiq Pejgamberi,
paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė dhe nuk
ndryshoi asgjė.
Nėse ushqehet mė pak se 5 herė, atėherė nuk konsiderohet
vėlla apo motėr nga qumėshti. Po nėse ushqehet 5 herė
apo edhe me tepėr, atėherė ai fėmijė bėhet i afėrt nga
qumėshti me fėmijėn e asaj nėne.
Allahu e di mė sė miri.